Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
GenTo

SHQIPERISE I MUNGON NJERIU APO MENTALITETI NDRYSHE

Recommended Posts

Po ti marresh shqiptaret nje nga nje, ata sot, te gjithe nga me i humburi e deri tek me i dituri, do te thone se jane shume te pakenaqur me gjendjen ekomomike dhe drejtimin e vendit.

Sherbimet ndaj qytetarit dhe te komunitetit te zones apo rajonit nga kjo klase qeveritaresh, administratoresh dhe politikanesh ne krahasime me vendet e tjera, jane nga me skandalozet bile edhe se fqinjet, si Maqedonia dhe Mali i Zi, qe reciprokisht jane me te vegjel per nga popullsia dhe siperfaqja, me vendin tone dhe ndryshimi eshte shume i madh ne cdo aspekt te jetes ... te gjithe dine te bejne dallimin.

Nuk po diskutojme vende si Italia, Gjermania, Franca, Anglia, Austria etj etj.

Pra mentaliteti I NJERZEVE tane nuk eshte i prapambetur per te dalluar te mire dhe te bukuren, nga e shemtuara dhe e keqja, njerzit jane te hapur dhe te levizur dhe jo te izoluar, dhe krahasimet si metoda me thjeshte, bejne qe ata te vlersojne veten me te tjeret, dhe te shprehen pse JO NE te behemi si keta, efekti i pare " SIMPEL" i deduksionit per njohjen e vetvetes...

 

Por ku qendron e keqja??

Mendoj se ne raportin ose marrdhenien SHTET -KOMUNITET ka dicka qe nuk shkon, ose eshte jashte funksionit, ose eshte e manipuluar nga rufjanet politkane, ose njerezit nuk njohin kete mardhenie qe eshte ne funksion te tyre per te permirsuar jeten e tyre dhe mirqenien e te gjithe komunitetit, duke lene nje boshllik qe le vend per manipulim dhe mashtrim nga qeveritaret dhe administratoret e tyre, politkanet, te cilet gjithe ditet dhe javet, muajt dhe vitet i kalojne me mashtrime publike, oratori dhe thenie e fjalime te pafundme, per gjoja investime e financime, plane rregullimesh, projekte per zhvillim, qe humbasin dhe rishfaqen sa here kur eshte nevoja per ti hedhur HI SYVE komunitetit, njerezeve qe ne emer te tyre bejne karrier te dyshimte, dhe para te pista ne jeten e tyre.

 

PRANDAJ O POPULL MOS E HANI KOLLAREN E NJERZEVE POLITIKANE ME BUZQESHJEN E TYRE TE PESHTIRE DUKE JU MASHTRUAR PER DITE E PER HERE E DUKE MOS NDRYSHUAR AS NJE GJE NE JETEN TUAJ...

 

 

artikull i marre nga Gazeta Kritika

Share this post


Link to post
Share on other sites

Bukur e ke shenuar mesazhin por une diqka kam me shtue se populli Shqipetar eshte nje nder popujt ma te menqur ne bot qe nuk din per vete Pra mos ia hudh fajin politikaneve por popullit sepse ato vet e kan votuar prandaj duhet rrespektuar e nese populli nuk eshte i kenaqur me to ateher vin zgjedhjet tjera e le te votojn per ma te miret ,e mos te mashtrohen me nga nje birr . Pra po e perfundoj me dissa fjal ,, POPULL SHQIPETAR MOS E KSHYRNI INTERESIN PERSONAL APO FAMILJAR POR VOTONI PER ATO QE DUHET VOTUAR pra mendoni per SHQIPERIN, KOSOVEN ,QAMERIN ETJ.SE E DIM SE ESHTE DJEPI DHE SHPIRTI I SHQIPETAREVE (ilireve). huh.gif

Share this post


Link to post
Share on other sites
QUOTE (gasarb @ May 15 2006, 09:54 AM)
Mentaliteti dhe vetem mentalitetiMirepo shtrohet pyetja , po a jane njerezit qe duhet ta ndryshojne mentalitetin?..PO

Ju thoni qe populli duhet te ndryshoje mentalitet dhe kjo pjeserisht mund te jete e vertete. Partia e Punes a e ndryshoje mentalitetin popullit? Pyetje kjo qe edhe qeveria duhet jape kontributin e saj.

Share this post


Link to post
Share on other sites

gasarb shkurt hesapi mentaliteti dhe qeverisja shkojne bashk, sipas meje populli eshte burim i pashterrshem ideshe, dokesh etj... qe prodhon per te cuar perpara nje shoqeri e cila per mentalitetin e momentit eshte e drejte.

Ne mund te marrim shembuj sa te duash ku shteti ka ecur para duke aplikuar dhe duke i dhene hapesire njeriut te zhvilloje mentalitetin e saj.

Vendet Arabe, Shtetet komuniste besoj se mund te gjesh nje mentalitet ndryshe nga vendet qe kane pasur nje regjim kapitalist. Kjo pra eshte pjedhuri e qeverisjes.

 

Tung!

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ju thoni qe populli duhet te ndryshoje mentalitet dhe kjo pjeserisht mund te jete e vertete. Partia e Punes a e ndryshoje mentalitetin popullit? Pyetje kjo qe edhe qeveria duhet jape kontributin e saj.

 

 

PARTIA JUAJ E PUNES E NDRYSHOJ NE DEGJINERIM MENTALITETIN !!!

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ky AAAA ka ngele te a-ja.I fut nje parrudhe dhe mendon se e mbaroi punen e tij.

 

Asht e vertete se Partia e punes u perpoq qe te ndryshoje mentalitetin por sa arriti kete nuk mund ta theni.

Ne me te drejte kemi verejtje per gjendjen ky gjendet vendi dhe populli yne.

por kam mendimin se perpara se sa ta themi se jemi ne kete dhe ne ate gjendje te perdorim mendjen dhe te bejme nje analize te problemit.

Ne radhe te pare duhet zgjedhur baza e krahasimit.Dhe ne pergjithesi ne Shqiptaret me te drejte zgjedhim vendet e perparuara duke bere gabimin qe ben secili per veten e tij, qe do te jete sa me mire.

Po te krahasohemi me Europen Perendimore me te vertete qe gjendja jone nuk e eshte e mire.Por po te kujtojme se ne çfare gjendjeje kishim ne 90 dhe edhe nje here te shikojme me imtesi gjendjen e sotme do te verejme se jane bere shnderrime kolosale dhe vazhdojne te behen.

Ne pergjithesi populli me intuite ka zgjedhur rrugen e duhhur ndersa drejtuesit e sotem nuk jane ne kete ritem.Perse ketu eshte pyetje.

Mendimi im eshte se ne radhe te pare regjimi komunist e rrafshoi superstrukturen. Vrau, burgosi , shpronsoi, denigroi dhe e mbajti ne nje gjendje mizerabel te gjithe ata qe kishim trashegim , thunti dhe shkolle per te drejtuar. Mirpo kjo nuk eshte vetem humbja e keteyre njerezve apo e grupimeve por eshte humbje e tere popullit. Sepse si çdo gje tjeter dhe kjo shtrese nuk ishte produkt i nje viti apo dekade por e tere historise se vendit tone. Nga ky kendveshtrim mungesa e sotme e drejtuesve te afte dhe te perkushtuar eshte produkt i asaj shkretetire qe la komunizmi nga pas dhe i prishjes se laboratorit qe e prodhon, i mekanizmit qe ben seleksionimi.

Ne keto kondita eshte teper pozitive çdo verejtje dhe pakenaqesi qe jep gjithsecili por duhet dhe ta pregatisim veten per nje kohe relativisht te gjate dhe ne çdo moment te japim kontributin tone ne ecjen perpara.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shqipnia i ka te tana e ska kurgja mor ta marsha se ne Shqiptarve na mungon gjithca e sna mungon kurgja me perjashim te injorances dalluse q* asht tribalizem ose racizem vetepengus per njari tjetrin vetem.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Duke pare tema ne forum me ra syni te kjo pergjigjeja e ksaj teme qe ndodhet ktu poshte(Trotuaret E Tiranes, mbushur nga tavolinat) pergjigjur nga "losha".

un mendoj qe kjo eshte pergjigjeja qe i pershtatet ksaj teme.

 

 

!Me vjen çudi se kur bashkia (dhe qeveria ) do te zbatojne nje here ligjet.Sa po fillon vera trotuaret mbushen me tavolina dhe karrike ku nuk mund te kalosh dot, vendosin tenda vend e pa vend ore do te behemi dhe ne njesoj me boten ku çdo gje behet me rregull ku nuk ke te drejte te shqetesosh njerezit.Nje here pyeta njerin me çfare guximi i nxjerr ai me tha i paguaj qe te mos me shqetesojne.Keto jane korrupsione policia bashkiake pse harxhon kot kaburantin me leket e popullit dhe nuk ben pune se i kane para syve.!

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...