Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Histori dhune në stadiume shqiptare

Recommended Posts

a_858.jpgNga sherret e presidenteve te shkelmat ndaj gjyqtarëve të ndeshjeve. Në Ersekë, Nino i Laçit ra pa ndjenja. Në Tiranë, Bakaj u ça në kokë

 

Rastet e dhunës në stadiumet shqiptare nuk janë të pakta. Gazeta “Albania” prezanton disa prej tyre të ndodhura gjatë këtij sezoni në kompeticionet e ndryshme futbollistike që organizon Federata Shqiptare e Futbollit, ato të Superligës, Kategorisë së Parë dhe të Dytë.,

 

 

LOJTARI PA NDJENJA - Sulmuesi i Laçit, Jetmir Nino, rrezikoi jetën në Ersekë në ndeshjen Gramozi-Laçi (1-2, java 13). Futbollisti laçjan u godit me shkelma e grushte në hyrje të dhomave të zhveshjes. Nino shkëmbeu fjalë me tone të ashpra me sulmuesin e Gramozit, Genn Hyseni (autori i golit të vetëm të kolonjarëve), dhe ky i fundit e goditi me grushte. Pas kosovarit ndaj Ninos qëlluan edhe lojtarë të tjerë të Gramozit. Nino ra pa ndjenja dhe u dërgua me ambulancë, ku mjekët e risollën në vete. Tifozët e Gramozit sulmuan me gurë dhe autobusin e Laçit. Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, akuzoi treshen e gjyqtarëve me në krye Kridens Metën, duke pohuar se arbitri nuk ka një penallti dhe i mohoi një gol kolonjarëve.

 

SHERR PRESIDENTëSH – Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj dhe homologu i tij te Bylisi, Besnik Kapllanaj, shkëmbyen replika të forta me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Bylis (3-0, turi i dytë), aq sa është ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Gjithçka ndodhi pas golit të dytë të Dinamos, të realizuar nga Elis Bakaj dhe festimeve të këtij të fundit. Në konfrontim u përfshinë edhe trajneri i portierëve të Bylisit, Arbër Sino, me zëvendëspresidentin e Dinamos, Avni Braçe. Forcat e policisë nxorën nga stadiumi me forcë presidentin e Bylist, Besnik Kapllanaj dhe trajnerin e portierëve të Bylisit, Arbër Sino.

 

SHKELMA GJYQTARIT - Lojtarët e Vlorës zunë me shkelma e grushte gjyqtarin nga Erseka, Mane dhe ndihmësit e tij, Qiriazi e Maze, të cilët i konsideruan fajtor në humbjen 1-0 me Domosdovën të zhvilluar në Përrenjas. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut. Golin e vetëm të takimit e shënoi Karaj në minutën e 13-të. Në minutën e 80-të trajneri i Vlorës, Rrapo Taho, tërhoqi skuadrën nga fusha, ndërkohë që lojtarët iu sulën me shkelma gjyqtarëve. Gjyqtaret u morën në mbrojtje nga policia lokale.

 

GODITET TRAJNERI - Trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, është goditur me një send të fortë në krah gjatë një dalje të tij nga bankina në ndeshjen Besa-Tirana (1-1, java 15). Pasuesi i kroatit Ilija Lonçareviç ishte duke i kërkuar sqarime njërit prej anësorëve të ndeshjes, kur një objekt e goditi në krah. Alban Tafaj u pa të dilte nga stadiumi me krahun e lidhur. “Jam goditur me një send të fortë nga ndonjë tifoz i papërgjegjshëm”, - tha Tafaj pas ndeshjes.

 

ZENKA MASIVE – Dhuna në stadiume vazhdoi serialin e telenovelës së saj. Në takimin Këlcyra-Tomori (0-1, 06.12.2009, java 11 e Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut), loja u ndërpre në minutën e 80-të nga gjyqtari Shkëlqim Balliu, pasi ndeshje u shoqërua nga tensioni i lartë. Në minutën e 50-të anësori Dyrmishi u godit me gur, ndërsa gjyqtarët në shenjë proteste ndërprenë për dhjetë minuta takimin, për të rifilluar më pas.

 

BRAKTISET NDESHJA - Në takimin Domosdova-Butrinti (3-2, i vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut), skuadra nga Saranda braktisi fushën në minutën e 83-të, menjëherë pas golit të Domosdovës të realizuar nga Karriqi, duke pasur kontestime të forta ndaj gjyqtarit korçar Kello. Maloku i Domosdovës në minutën e 65-të nuk realizoi nga pika e bardhë, asistenti Kaçani urdhëroi përsëritjen e penalltisë, sarandiotët kundërshtuan fort, por në gjuajtjen e dytë, Maloku realizoi golin 2-2 të ndeshjes. Butrinti protestoi edhe për golin e tretë të Domosdovës, pasi sipas tyre Karriqi ishte në pozicion jashtë loje. Zënka ka pasur edhe në sfidën Veleçiku-Mamurrasi(2-0, vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Veriut).

 

SHPULLA ANëSORIT - Futbollisti i Flamurtarit, Halim Begaj, goditi me shpulla gjyqtarin anësor Biçaku, duke protestuar për golin e shënuar nga Dinamo në humbjen 1-0 (java 13) në Tiranë. I nervozuar nga pësimi i golit vetëm pesë minuta përpara përfundimit të ndeshjesh, Halim Begaj, nuk i mbajti nervat duke goditur me shpulla e duke lëshuar një lumë të sharash, përpara se gjyqtari Lorenc Jemini ta ndëshkonte me karton të kuq. Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, e ndëshkoi veprimin e lojtarit të tij. Pas ndeshjesh, presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, bëri një debat normal me trajnerin e Dinamos, Shkëlqim Muça, në lidhjen me golin që solli edhe fitoren e vuajtur të kryesuesve të Superligës.

 

GRUSHTE Në DERBI - Katër kartonë të kuq, tre gola, penallti, sherre e grushte midis lojtarëve, konfrontim midis tifozëve në fushë, ndërhyrje fortë e policisë për të vënë rregull, e më në fund fitore 2-1 e Dinamos, në një pjesë të dytë që zgjati gati 60 minuta. Kapiteni i Tiranës, Devi Muka, goditi me shkelm e më pas me grusht sulmuesin e Dinamos, Elis Bakajn, menjëherë sapo lojtari më i mirë shqiptar i vitit 2009 shënoi golin e fitores për kryesuesit e kampionatit dhe të 11-in sezonal. Bakaj doli nga fusha i gjakosur dhe i fashuar. Gjithçka më pas nuk është futboll, por një turp për dy skuadrat e elitës shqiptare të futbollit dhe në mes të kryeqytetit shqiptar, jo në ndonjë fushë të kategorisë së dytë. Tifozët e të dyja skuadrave hynë në fushë, ndërkohë që në tapetin e “Qemal Stafës”, policia ndërhyri për të rivendosur rregullin.

 

 

RENDITJA E UEFA-s

Fair-Play, Shqipëria e 49-ta

 

Shqipëria renditet në vendin e 49-të përsa i përket “Fair-Play” nga 53 federata që aderojnë në UEFA. Klasifikimin e ka publikuar qeveria europiane e futbollit, që ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të zhvilluara nga klubet dhe ekipi përfaqësues në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Periudha e marrë në vlerësim është 1 maj 2009-30 prill 2010. Në kriterin e vlerësimit “Fair Play” janë marrë në konsideratë raportet e hartuara nga delegatët e UEFA-s, bazuar në kritere të tilla si pozitiviteti i lojës, respekti ndaj kundërshtarit, respekti ndaj gjyqtarëve, sjellja e tifozëve dhe e zyrtarëve, dhe gjithashtu edhe ndëshkimet me karton të verdhë e të kuq. Shqipëria, e 49-ta, ka zhvilluar 24 ndeshje ndërkombëtare në nivel kombëtaresh e klubesh, duke grumbulluar 7.589 pikë, e duke lënë pas vetëm San Marinon (7.535 pikë), Lihteshtejnin (7.374), Luksemburgun (7.340) dhe Andorrën (7.337). Përpara ndesh janë Bosnjë-Hercegovina (vendi i 47-të, 7.484 pikë) dhe Maqedonia (vendi i 48-të, 7.449 pikë). Ekipi më i mirë i renditjes “Fair-Play” është Suedia me 8.263 pikë, të grumbulluara këto pas 65 ndeshjesh. Në vend të dytë renditet Danimarka (8.169 pikë, 64 ndeshje) dhe në të tretin Anglia (8.168 pikë, 108 ndeshje).

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

Dhuna ne fushat tona te futbollit nuk eshte e vetmja gje qe shqeteson...Madje mund te them se eshte maja e ajsbergut.

Jane nje se problemesh qe shqetesojne ne futboll si:

1-Infrastruktura,sdadiumet cop-cop,terrenet stervitore ato qe jane, jane gjith balte ne dimer dhe pluhur ne vere,

2-Mungon nje strategji per ngritjen e futbollit ne shqiperi qe nga terrenet stadiumet deri te rritja e talenteve.

3-Investimet jane zero si pasoje e mos privatizimit dhe komercializimit te futbollit.

4-Dhuna shfaqet per arsye te gabimit te albitrave dhe paftesise se federates deri te njeanshmerite e saj.

5-Dhuna shafet edhe si pasoje e mungeses se kultures se popullit tone(ka nga ata qe i mbushin xhepat plot me gur kur shkojne ne stadium)

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...