Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
BeniT

Poezi humoristike.....

Recommended Posts

'Te shkami i Kavaj?s....

 

Te shkami i kavajes

t'djelen kam shku ne plazh

kur te bregu i detit

turinin ta pash

 

Me trupin si njal

ma hoqe trunin fare

O zot na i hudh syt

o zocka lozonjare

 

Me ca rrobe banje

si drane kopliku

po u rrotullojshe

qe t'shifte publiku

 

Per i xhiro te bregu

te ftova per pak kohe

por ti refuzove

gjasme se nuk do

 

Po un e di

se ti per mu vdes

dhe un s'te ndahem

o ylli lalit t'vet

 

Ajo plaka jote

me inat me pa

kujdes mi dreq kujdes

se gocen nuk ta ha

 

Per drek i fute

domate me qep

dhe tasin e llalltes

e rrujte komplet

 

Per t'hy ne muhabet

te kerkova nje kaptin qep

po ti s'me dhe gja

se nje gjysem kishe vet

 

dallget bejne shkum

dielli rrezaton

po ti o yll bote

plazhin po terbon

 

O zot falemnderit

qe yllin tim kam pa

qe ja hongsha buzen

e tgjitha ca ka

 

Per ne cunat e rinj

o zot bej bismilah

se si rrushi lalit

ne kete dynja s'ka

Share this post


Link to post
Share on other sites

Poezi nga krahinat...

 

Vlore

Kemi brigjet plot me skafe

turist' plot nga gjithe bota

det si yni s'ka Evropa

lum si ne qe na ka Vlora.

 

Mirdite

Kena pula qe hane gur

kena shkrepa me ba mur

kena pisha me ba drite

lum per na qe rrim' n'Mirdite.

 

Sarande

Kemi Jonin per tu lare

prane Greqise per pazar

shtepi bosh e me verande

lum si ne per k'te Sarande.

 

Shkodra

Kena Bunen e Liqenin

kem' Rozafen dhe humorin

kem' gjakmarrjet e shoqnine

s'ka si Shkodra per Shqipnine.

 

Korca

Kemi fjalet, pastertine

nikoqire e besimtare

arsimdashes e shtegtare

Korca jone nuk ke te share.

 

Tirana

Kemi Dajtin edhe Lanen

Parlament , aeroportin

njerez plot ,pluhur e zhurme

o Tiron te duam shume.

 

Durresi

Kemi portin me te madh

kemi plazhe te pamate

korridorin tete, si dhe autostrade

Durrsi i refugjatve e Teutes me varke.

 

Gjirokastra

Kemi keshtjellen, shtepite muze

ish- udheheqsin, te madhin Kadare

konsullaten, tregtare me shumice

Gjirokaster guri, kursen pa teprice.

 

Fieri

Kemi fushat myzeqare

kemi Benz-a kemi pare

bejm' kanabis e duhan

Fieri yne qe je me nam."

Share this post


Link to post
Share on other sites

1

Jemi ulur ne lendina

kapim peshqit me dore

marrim 10-ta ne mesime

babin e kam minator.

 

2.

Partizani ne muze

ai luftoi per atdhe

per liri ai dha jeten

o c'me vodhen bicikleten.

 

3.

Doli dielli lart ne male

edhe treni po vrapon

puntoret hapin kanale

na mungonte nje vagon.

 

4.

Sec kalova nje kanal

dallge dallge u be liqeni

ne humnere u ngrit nje mal

qenin tim e shtypi treni.

 

5.

Babi im eshte minator

e ka gjoksin plot me lesh

edhe sikur minator mos jesh

gjoksin prape me lesh do ta kesh.

 

6.

Doli marsi hyri prilli

atij i celi fytyri

celi dardha celi ftoi

ne arra vrapon langoi

une ty te dashuroi.

7.

Filloj bora zbardhi sheshi

edhe mua me ngriu veshi

kam veshur corape leshi

kemba ime 43-shi.

Share this post


Link to post
Share on other sites

çka po ban vaki me mua

s'po e marr vesh dot.

t'tana vajzat fort em duan,

t'mirat dhe ma fort.

do po m'thirrkan casanova

t'tjerat don juan,

thon qe zemren un ja'u vodha

se jam kush jam e kam çka kam.

 

thon qe dashuria troket veç pak here

troket neper zemra qe kan çels le ne dere,

por nga anet e mia thone qe ka dhe njerez

qe dine te bejne magjira e s'kane nevoje per çels.

s'ka tjeter shpjegim qe jam kaq i etur,

dikush ndoshta thote e keqja te ka gjetur

se te gjitha vajzat embel i shikoj

me sy te zgurdulluar trupin ja'u pershkoj.

 

ngadale kur afrohen, horizontet zbardhen

fjalet e ngaterruara neper vargje ndahen.

te dehur nga pasioni dhe nga eksitimi

perfundojme ne shtrat nga ku vjen terbimi.

fama ime hapet shume shpejt neper femra,

fliten sa t'verteta po ashtu dhe rrena.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Kisha ngelur keq,

Beqare e pa martuar.

Kush me kishte ardh'

I kisha refuzuar.

 

Jo per gje

Po kisha pretendime

Vij nga der e madhe,

Me nam rraca ime.

 

Tani ta vazhdoj ,

Atje ku e lash.

Shum keq kisha ngelur,

Sic jua thash.

 

Te tere fshatit ,

I kish hyre halli per mua.

"Ngeli vajza ne dere,

U rrit u be grua."

 

Kushuri te panjohur

Filluan te dalin,

Nje te milte lopen

Nje te milte kalin.

 

Filluan te me cojne

Ne Xhami e Kisha,

Isha 18,

Magji than qe kisha.

 

Kur pane qe nuk nxorren

Dot qime nga qulli.

U hodh halla,t'me cojne

Ne Tiran te Luli.

 

S'lane njeri te shenjte

E harixheshk pa me cuar,

Por me ne fund u martova

Te 60-at sa i kisha kaluar.

 

Lumturi e madhe,

U mbush shtepia plot.

E levdonin dhendrin,

Qe na ish poliglot.

 

Te Shtunen,naten e dasmes,

Lumemadhi burri im,

Beri bishtin pyk,

Dje isha ne varrim.

 

 

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...