Armend Qushku 2 Report post Posted January 19, 2010 Sandri dje i humbi shpresat se socialistët do të hynin në Kuvend të hënën. Gjithë plani trejavor që kishin bërë për këtë çështje, duket se u zbeh. Kaçi, që hartoi strategjinë, nuk i dilte fare në telefon. Blushi, që ka vazhdimisht dyshimin se ca njerëz nga grupi punojnë me të dy krahët, s'kishte as nerva të diskutonte për këtë gjë. Doktori e merrte një herë në dhjetë minuta dhe e pyeste "Ç'ka ndonjë gjë të re?" Kjo e sikletoste dhe më shumë. Ishin aq mirë punët, në vijë. Futeshin këta të pestë të hënën, pastaj bëhej një mocion për debat kundër doktorit, gjoja do merrte mbështetje maksimale, do porositeshin dhe këta të partisë çame të kritikonin fort, dhe do të vinte dhe pjesa tjetër e PS në Kuvend. Pastaj le të iknin sërish, se nuk prishte më punë. E kishte gati dhe atë arsyetim. Do thoshte që këta të Ramës po ecin në gjurmët e Nanos, që shkonte një herë në gjashtë muaj në Kuvend. Por fare papritur plani ndryshoi. Kaçi thotë që "Rama u ka bërë presion të vetëve". Blushi thotë: "Kaçi po na e bën si në zgjedhje, që deri ditën e zgjedhjeve thoshte, e kam bërë unë formulën, një ditë më pas, kur humbën, thoshte e kemi bërë bashkë". Sandri nuk dinte ç't'i thoshte doktorit. E vetmja zgjidhje ishte të bënin fjalime të forta të hënën për në Kuvend dhe ta paraqisnin përmbytjen si sukses i vitit i qeverisë. Edhe doktori, i pezmatuar për dështimin e planit, e pranoi me gjysmë zëri këtë si variant. - Sandër, pa pyet një herë çfarë shifrash kanë këta për të dielën. Çfarë do nxjerrin? - Nuk e di doktor. Kanë nxjerrë grafikët e prodhimit të Fierzës dhe dy digave të tjera, dhe duan të të akuzojnë se ke rritur sasitë që të vësh në punë digat me kapacitet të plotë në dhjetor për t'i shitur energji Fazlliçit. - Ashtu ë? Pisat, po kush ka treguar, di gjë? - Po jo doktor, kjo s'është e vërtetë, s'ka nevojë të gjejmë kush ka spiunuar. - Sandër, kjo që thua ti, dakord, po ne duhet të gjejmë kush ua ka dhënë shifrat. - E kuptova, - tha Sandri. Mbylli telefonin me doktorin dhe u lidh me KESH-in. E thirri drejtorin për një kafe. - Pa kujtohu, - tha, - kush mund të ketë raportuar shifrat te PS? - Vallahi, - tha, - s'ka njeri që i di veç meje dhe një tjetri aty. I vetmi që i ka marrë shifrat zyrtarisht ka qenë Ruli, se më tha që "më duhen për ISP". Po qe se i ka shitur ai, se ai është i nxehur shumë me Priftin, se i ka hequr njerëzit e vet nga puna. - Jo mo burrë, se s'i them dot doktorit që të ka tradhtuar Ruli. - Nejse, unë nuk thashë t'i thuash doktorit, por të tregova kush i ka shifrat veç meje dhe një njeriut tjetër të besuar. Ai është i nxehur shumë me Priftin. Dhe me këtë Fazlliçin s'ka shkuar kurrë, se ai kishte lidhje direkt me doktorin. Dhe kur merrte tenderët, as telefon s'i bënte Rulit. Vinte këtu pesë minuta, sa firmosej kontrata, i fuste një telefon doktorit, dhe ikte. Ruli tërbohej dhe sa herë mbaronin tenderët, merrte shifrat. "Më duhen për studime", - thoshte. Këtë bëri dhe tani. Le që ai ka kanale komunikimi dhe me Ramën, sa herë i duhet. Ua thoshte gjithmonë për tangërllëk këtyre të mive këtu. "Fola dhe me Ramën dje, - thoshte, - i thashë që e ke gabim këtë punë." E ka zakon që mburret që punon me të gjithë. - Nejse, Rulin e kam mik e s'e shes dot. Po kjo qenka e rëndë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t'i them doktorit me takt ta detyrojë Rulin të çohet të hënën dhe të mbajë fjalim sa mirë janë menaxhuar digat dhe se pse KESH ka bërë një punë të shkëlqyer. - Aman më qafsh, po e bëre këtë, do na shpëtosh. Do jetë kryevepër. Se, e para, do bëhet si legen, se nuk na shikon dot me sy e mund t'ia plasin ata të PS që Ruli na i ka dhënë shifrat. - Nejse, unë kaq do ta bëj, pastaj të shkojë si të shkojë, - tha Sandri. - Shumë mirë, shumë mirë, - fërkonte duart drejtori. - Se ai pis s'ka lënë gjë pa bërë kundër nesh tani. I ka hequr ky Prifti ca hajdutë që ka pas në ministri dhe është bërë bishë. S'ka kujt t'ia nxjerrë dhe na e nxjerr ne tani. Ja, ka vajt na ka shit gjithë sekretet. Kam hall se bien në dorë të prokurorisë dhe pastaj hajt sqarohu me ta. Se doktori na ka dërguar me shkrim dore shifra të tjera dhe po ndryshojmë gjithë të dhënat. - E di mo e di, se bashkë i kemi bërë ato. Nejse, kështu po e bëjmë. Deri këtu po e çoj unë Rulin, sa të çohet të hënën në seancën e jashtëzakonshme të mbrojë KESH-in dhe menaxhimin e digave. Ata, po kanë bythë, le ta denoncojnë, po s'kanë bythë, le ta ruajnë. - Shefo, mos e merr kaq lehtë, - i tha drejtori, - se e ruajnë ata, se u duhet dhe për herë tjetër. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted January 19, 2010 Te gazeta Tema e more ket? lol Nuk jane aspak objektiviste keto artikuj. Mero Baze deri dje shante socialistet dhe ngrinte ne qiell Berishen sot ben te kunderten. Ne shqiperi sa shkelet interesi dikujt kalon nga njeri tra ne tjetrin. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted January 21, 2010 Satira eshte gallate , jo cdokush eshte ne gjendje te satirizoje. Sidoqofte nuk perkrah Mero Bazen per levizjet e tij. Dihet qe medja nuk duhet te mbeshtese poziten apo ata qe jane ne pushtet sikurse ndodh ne Itali. Por ama duhet te jete e balancuar dhe reale mbi pasqyrimin e realitetit. Sandri shpëton Taçin nga parullat në stadium kundër tij Sandri e kishte menduar të lehtë, por dje ishte në hall. Taçi, i cili i premtoi 100 mijë euro vetëm që të siguronte një dalje në foto me kryeministrin, i binte gjithë ditën telefonit të sigurohej për takimin. Sandri nuk dinte ç't'i bënte. Shikonte numrin e Taçit dhe fliste me vete: - Ç'më gjeti me këtë k..., dhe këtë kam mangët. Më duhen aq shumë ato lekët, pa di unë ç'i bëja këtij. Pasdite u lidh me doktorin. - Si do t'ia bëjmë nesër, - tha, - të vijnë ata të Realit në zyrë apo jo? - Sandër, tani ata le të vijnë, e kupton vetë ti, por e kupton vetë ti, vetëm spanjollët. - Po mirë mo, ai që po paguan paratë duhet t'i shoqërojë, se vetëm s'kanë si vijnë ata. - Sandër, ti e di që unë kam shumë respekt për të, dhe ia kam shpërblyer gjithë ç'ka bërë për mua dhe familjen time, por në foto s'e pranoj dot. Ka gjyq javën tjetër, ma përdorin fotografinë. I çova gruan herën e parë, dhe po ma nxjerrin çdo ditë në TV. E kupton vetë ti tani... - Po si t'ia bëjmë, se gjynah, ka harxhuar gjithë ato pará? Ai për atë punë i harxhoi, ndaj e la dhe ndeshjen një javë para gjyqit. - Sandër, dëgjo. Po të më dëgjosh mua, i thuaj atij t'ia kërkojë si nder Bamirit. Shiko, na bën shumë punë, po e priti Bamiri. Pse na bën shumë punë? E para, e shikojnë ata gjyqtarët me Bamirin dhe e ndihmojnë në gjyq. Së dyti, po na akuzuan se ne kemi lidhje me Taçin, e kemi si fakt se Bamiri e ka më mik se ne. Dhe ajo që ka më shumë rëndësi është që spanjollët e quajnë ndoshta më të rëndësishme që i ka çuar te presidenti. - Mirë, po i them një herë, po ai e kishte qejfin te ty. Se dhe këta të tatimeve i janë qepur, i kërkojnë lekë çdo ditë. I kishte ikur një ditë shifra atij 2,5 milionë euro, dhe ata i rrinë në oborr, i thonë: "S'ke për ta paguar Realin, pa na dhënë ne lekët tona". Po ai u ka për t'u dhënë 70 milionë atyre, ku t'i gjejë ai 70 milionë?! - Sandër, e di unë këtë, po thuaji njëherë mos shkon te Bamiri dhe del në foto me Bamirin, se më duhet shumë ajo foto. - Mirë, po i them një herë, por, po nuk pranoi Bamiri, si t'ia bëjmë? - Po le të provojë me Edi Ramën. Shiko, dhe me atë kemi interes. Dhe po doli një foto me atë, na vlen shumë, se e kupton ti pastaj, le të hapë gojën e të thotë që është biznesmeni i Familjes, se i nxjerr foton. Po tani s'kam ç'them, se ai ka foto vetëm me gruan time. Ndaj më duhen fotot dhe me këta. - Po ato lekët e stadiumit kush do t'i marrë? - Po ato e kemi zgjidhur, i merr Fondacioni i Fëmijëve dhe i përdor për fëmijët në zonat e përmbytura. Por foto nuk duam. Foto jo, se na prish shumë punë. - Nejse, po i them një herë dhe të marr prapë. U lidh me Taçin. I shpjegoi që "doktori është shumë i interesuar që ti të bësh një foto, ose me Bamirin, ose me Ed Ramën, se ke ngel vetëm në foto me gruan e tij". - Po ça të bëj vëllai, se dhe ata sikur më bëjnë naze. Desha me i dhënë këtij Bamirit bluzën e Kakasë, por tha: "Nuk e du, se nuk më bën, jam i shëndoshë". - Po e bëjmë më të madhe, - i thashë... - Jo, - tha, - se s'ka kuptim po u bë më e madhe, se nuk është origjinalja e Kakasë. - Po mirë, thuj këtij Ed Ramës. - Po s'dun këta të Realit tek Ed Rama, se ai qenka i binjakëzu me Barcelonën dhe e marrin si fyerje. S'di ç'të bëj mo burrë. Thuj dhe një herë doktorit, se s'dihet, më pret. Sandri u lidh prapë me doktorin. - Qenka në hall, - tha. - Tek Ed Rama nuk shkuakan këta të Realit, se Tirana qenka e binjakëzuar me Barcelonën dhe ka rivalitet me Madridin. Bamiri i paska lënë më takt përjashta, se i ka ofruar ky bluzën e Kakasë dhe i ka thënë që "nuk më bën se jam i shëndoshë". Si t'ia bëjmë? - Ashtu...? Qenka punë dreqi. Dëgjo, ...shiko Sandër, nejse, ta mendojmë një herë, shiko, unë them, nejse, dakord, duhet gjet një zgjidhje, shiko, s'pranojnë ë..., punë dreqi, unë them, shiko, ta presë Ilir Meta. Shiko, e ka pas mik të vjetër, e ka ndihmu të futet në biznes, e ka ndihmu në fushatë, e ka mik të vjetër. Le të dalë me Ilir Metën. S'e pres dot vetë, më kupton. I kam borxhe, por tani e kupton vetë ti. Pas kësaj Sandri nuk dinte ç'të bënte. E mori prapë Taçin dhe i tha propozimin e doktorit. - Unë të dhashë paratë për doktorin, - i tha Taçi, - se Ilir Metën e kam pa pará, se e kam pagu gjithë jetën. I zënë ngushtë, Sandri, të cilit i duheshin ato 100 mijë eurot, i shpiku një rrezik tjetër. - Dëgjo, - i tha. - Më tha Lul Basha që ka të dhëna që një grup gazetarësh kanë porosit një banderolë të madhe që do ta nxjerrin në stadium, "Taçi kriminel". Tani po merremi, t'i identifikojmë kush janë. Do vëmë roje te dera dhe s'do lëmë asnjë njeri me banderola brenda. Ti si të duash, por, po nuk pagove gjë, do ta kesh stadiumin plot me banderola. - O vëlla, ça thu mo burrë? Jo mo s'thashë gjë për lekët unë, thashë sikur të vinte doktori. Lekët hallall mo, se unë e di që ti për mua po punon. Nejse, thuj pak Lulit ta shikojë mirë atë punën e stadiumit, se unë u kam thënë këtyre të Realit që e kam mbyll gjyqin dhe jam i pafajshëm. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted January 22, 2010 Antene e meros tek tema ka nje vit e ca qe e lexoj dite per dite....eshte gallate per ne pavarsisht se i nxine jeten dikuj tjeter. Gjithsesi un jam i dashuruar mbas "antena brenda familjes milan".....qe shkruaj vet kur kam kohe dhe kur kam materjal...... Quote Share this post Link to post Share on other sites