Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
ardianiii

Mbreterit e rilindjes loja me e mir ne bote

Recommended Posts

Loja me e mir ne RK

www.mbreteriterilindjes.com

 

Loje mesjetare e luajtur ne rolin multiplayer. Ne kete loje falas shikoni personazhin tuaj te zhvillohet ne nje komunitet. Zanatci,Luftetar, Fermer, Princ, Anetar Keshilli, Ambasador, tregetar, Hajdut, Murg, Kryetar Bashkie, Drejtues i Principates ose akoma edhe barman etj....

 

 

Mjel lopen tende ne agim,shit grurin tend ne dreke,hiq nga fronti Princin mbasdite dhe kalo neten i pire ne rruge.

Një ditë e bukur dhe e qetë në Mbretëritë e Rilindjes...

 

 

Kjo loje numeron mbi 254716 LOJTAR TE AKTIVIZUAR ne te gjithe Europen.

 

Mbreteria e Arberit u hap ne 16.01.2009 pas shume bisedimeve me adminet qe ndertuan kete loje.

 

Kjo loje luhet ne 25 gjuhe te ndryshme te Europes, midis te cileve eshte dhe gjuha Shqipe.

 

Mbreteria e Arberit numeron 390 lojtar, Mbreteria e Serbise 580 lojtar, Mbreteria e Greqise 9400 lojtar, Mbreteria e Turqiae 8700 lojtar. Mbreteria me e madhe eshte mbreteria e Frances me mbi 50.000 lojtar.

 

Vraponi trima dhe trimeresha koha nuk pret se Turqit, Greket, Serbet, Bullgaret, po vijne dhe Arberia me Skenderbeun ne krye ka nevoj per ju

 

 

 

Per fillestaret

 

 

1. Kliko tek adresa: http://www.mbreteriterilindjes.com

 

2. Kliko ku lexon Regjistrohu

 

Pasi aktivizon accountin nepermjet emailit ke te drejte te futesh ne loje.

 

 

Shpjegimi se si mund te luash:

 

Mireserdhet ne Mbreterite e Rilindjes!

Me siguri po sorrollatesh neper qytet , i humbur dhe pa ditur cfare te besh.

Mos harro qe cdo njeri mundohet të të ndihmoje sa me shume , pasi ti dhe cdo njeri tjeter nevojitesh per ta bere Mbreterine e Arberit sa me te fuqishme!

Ngjarjet ne Mbreterite e Rilindjes ndodhin ne 3 vende kryesore : Ne forum , taverne edhe ne bashki, prandaj mos harro ti vizitosh te treja!

USHQIMI

Patjter do e kesh vene re qe ne statusin tend lart thote qe je shume i uritur.

Ne menyre qe te jesh ngopesh duhet te hash 2 HP per dite.(Psh misri ka 1 HP , ndaj duhet te hash 2 misra ne dite qe te ngopesh , ose te hash nje buke qe ka 2 HP.)

1)Te hash ne shtepi

Kur regjistrohesh , ti automatikisht ke 2 buke ne canten(inventarin)tend.

Kliko te une-->Invetnari im dhe do shikosh 2 buke.Kliko butonin perdor per ta ngrene njeren nga ato.

 

 

 

 

2)Te hash neper taverna

Kliko te Qyteti --> Taverna dhe vizito cilendo te duash.Mundohu te zgjedhesh nje taverne me njerez brenda, te cilet mund edhe te ndihmojne.

Pasi te futesh ne taverne kliko ikonen e pjates , dhe te del menuja.

Zgjidh ushqimin qe mund te jete ose buke ose miser.Sa te jesh liveli 0 tavernen perdore vetem per buke , dhe jo per birra.

 

 

TREGU

Para se te filloj , sa te jesh liveli 0 mos bli asnje gje tjeter pervec Bukes dhe Misrit.Gjerat e tjera skane pse te duhen.

Zgjidh buken ose misrin me te lire. Pasi ti kesh futur ne shporte , bliji dhe pas 10 min do te te shfaqen ne inventarin tend.

Kjo gje behet jo vetem per buken por edhe produkte te tjera ,por sic thame , ato skane cte duhen derisa te vesh liveli 1.

 

 

 

PUNA

Ne menyre qe te vesh liveli 1 ty te duhen 90 leke dhe 5 pike reputacioni.Ekzistojne 4 vende ku mund te punosh sa te jesh liveli 0:

1)Miniera

Ky eshte vendi me i mire nqs ti po punon per te mbledhur leke.

Shko te jashte qytetit-->Punet-->miniera

Miniera normalisht te paguan 16 leke.8 i merr ne fillim te javes dhe 8 ne fund te saj.

2)Puno per lojtaret e tjere

Shko te qyteti-->Bashkia-->Oferta pune

Nuk eshte e thene qe te kete gjithmone oferta pune!

Keto oferta vihen nga lojtare te tjere , dhe po pranove ti do punosh per ata.

Rrogat nuk mund te jene me te uleta se 12 , por nuk lejohen as nen 15.

Pra nqs ti e ve rrogen nen 15 denohesh nga ligji.

Disa punë kerkojne dhe pike force apo inteligjence.Ti ke 0 pike ne te dyja , ndaj nuk mund te punosh ne ato pune qe kerkojne kushte te tilla.

Pasi te kesh aplikuar per punen duhet te presesh 10 minuta per te pare nese ai lojtar te pranoi apo jo.

3)Pune me paga minimale

Kjo eshte nqs je i deshperuar per te gjetur pune.

Nqs nuk gjen pune ne asnje nga keto lart , puno ketu.

Detyrat qe mund te te vihen jane te ndryshme dhe nryshojne nga dita ne dite.Normalisht keto rroga jane midis 6 dhe 8.Kjo rroge vjen 6 leke ne fillim te javes dhe 2 ne fund te javes.

4)Te punosh per kishen

Ne kishe mund te behen shume pune!

Njera nga keto eshte te punosh per kishen.Duke bere keshtu ti merr 5 leke dhe 1 pike reputacioni(Per te kaluar liveli 1 ty te duhen 5 te tilla).

Nje pune tjeter qe mund te besh eshte edhe lypja.Une nuk do te ta sugjeroja kete gje.Duke lypur , ti mund te marresh ose mund te mos marresh leke + qe nga lypja humbet nje pike repi.

Kjo varet nese ndonje lojtar tjeter i jep leke kishes.

Piket e reputacionit dhe piket e fames

Piket e reputacionit merren duke punuar ne kishe.

Nje menyre tjeter per te marre piket e reputacionit jane piket e besimit , qe mund te te japin lojtaret e tjere.Kur je liveli 0 , lojtaret e tjere mund te te japin deri ne 3 pike besimi.Une sugjeroj te shkosh neper taverna , ku mund te gjesh lojtare te tjere qe mund te te japin pike.

Per te kaluar liveli 1 ty te duhen 5 pike reputacioni , ndaj nqs merr 3 pike besimi nga lojtaret e tjere , duhet vetem te punosh 2 here ne kishe.

TE FTUARIT TUAJ

Nese fton ndonje mik ne Mbreterine e Arberit thuaj qe tek sponzori i tij te ve emrin e personazhit tuaj ne menyre qe ju te fitoni 10 leket e merituar sepse me kete veper ju e ndihmoni Mbreterine. Ne rast se nuk keni sponsor atehere si sponsor vendosni emrin e accountit tuaj ne kete menyre fitoni 10 leke.

dhe keshtu per cdo mik tuajin te ftuar ne Mbreteri do fitoni 10 lek.

KALIMI I NIVELIT

Para se te kalosh liveli 1 , duhet te dish ca fushe do te zgjedhesh!

Per kete pyet bashkiakun e qytetit , pasi nevojat per fushe ndryshojne nga dita dites.

1)Fushe me perime (Jane me te thjeshtat qe mund te fillosh)

2)Fushe me grure

3)Fushe me miser

-------------------------------

(Keto 3 te tjerat kerkojne me shume leke)

4)Fushe me lope

5)Fushe me dele

6)Fushe me derra

Per te kaluar liveli ik te Qyteti-->Siniskalit-->Tako sekretarin

Pasi te kesh aplikuar per te kaluar livel , do te te zbriten 90 leke ,dhe dites tjeter iken liveli 1.

 

RREGULLAT ELEMENTARE

 

- Ndalohet rreptesisht qe te hapesh me shume se nje llogari nga I njejti PC apo IP Adress, nese behet kjo shkelje e kesaj rregulle do denohesh nga gjykata apo nga vete adminet e lojes

- Per cdo gje qe futni ne treg per shitje se pari shikoni tek bashkia cmimet e lejuara pastaj

veja cmimin sepse edhe per ket denohesh nga bashkia me gjobat e caktuara.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Loja dita e dites po behet me interesante tani jemi me te fuqishem si shtet jane haruar koherat kur kemi qen 50 banore , ftoj gjithe RPG gamers per tu regjistruar ne loje per te deshmuar aftesit e tyre per politik , ekonomi , strategji luftimi , ballafaqim ne debat etj.

 

Tani loja numron diku rreth 3.079.000 lojtar :D :D

 

Provojeni :D :D

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pershendetje te gjitheve!

 

Ne qofte se ju pelqen historia dhe keni deshire ta jetoni ate kjo eshte e mundur ne Ranaissance Kingdoms, ku jane pothuajse te gjitha vendet e Evropes mesjetare & midis tyre dhe Mbreteria e Arberit

 

---------------------------------------------------------------------------------------------

Vraponi trima koha nuk pret se Turqit,Venediku,Serbet po vijne dhe Arberia me Skenderbeun ne krye ka nevoj per ju.

---------------------------------------------------------------------------------------------

Per tu fut ne kete loje klikoni tek linku: http://www.mbreteriterilindjes.com

 

E cila eshte ne gjuhen shqipe dhe ju mundeson qe personazhi juaj te lind ne Mbreterine e Arberit.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Loja është shumë e thjeshtë ! Ka disa kushte bazë si jeta e vërtetë , pra duhet të ushqeheni të punoni etj. Natyralisht nuk do lodheni me forcat tuaja kur të punoni apo nuk do paguani lekë të vërteta kur të ushqeheni !

 

Fillimi i lojës :

 

> mbreteriterilindjes.com

 

> regjistrohu

 

> nickname

 

> mashkull ose femër , gjinia mundet të ndryshohet gjatë lojës . Por kjo do ju kushtojë një shumë parash virtuale ! Ndërsa nickname nuk e ndrushoni dot .

 

> Mos vini referenca edhe nëse keni miq aty , se rrezikoni të dëmtoni ata .

 

> Kujdes kur të regjistroheni , duhet t'a bëni nga serveri me gjuhën shqipe se për ndryshe nuk luani dot në Arbëri .

 

> Jepni @mail tuaj edhe bëni verifikimin ashtu siç bëtë kur u regjistuat në këtë forum .

 

> Menjëherë futuni në lojë edhe pastaj shihni opsionet e lojës .

 

> Në invetarin tuaj keni 2 bukë edhe 50 lekë .

 

> Që të mbijetoni ju duhet të ushqeheni .

 

> Nga niveli 0 deri në nivelin 2 duhet të ushqeheni me 2 pikë urie .

 

> Nga niveli 3 deri në nivelin 5 me nga 3 pikë urie në ditë .

 

> Ushqimet janë këto :

 

-buka : 2 pikë urie(HP-health points)

-misër : 1 pikë urie

-mish : 2 pikë urie

-zarzavate : 1 pikë urie

-qumësht : 1 pikë urie

-peshk : 1 pikë urie

etj. Por këto janë produktet që gjenden kryesisht në Lezhë , qytetin tonë të vetëm(që është edhe kryeqytet) .

 

> Kur të jeni nivel 0 ushqehuni vetëm me 1 bukë në ditë ose 2 thasë misër . Produktet e tjera nuk ju duhen si nivel 0 , vetëm do ju vononin kohën për të kaluar në nivel 1 .

 

> Ushqimet kanë edhe funksione të tjera . Disa ushqime ju shtojnë aftësitë , pra :

1 peshk ka 2 pikë inteligjencë .

1 mish ka 2 pikë forcë .

1 zarzavat ka 1 pikë karizëm .

1 qumësht ka 1 pikë inteligjencë etj.

 

> Si nivel 0 nuk ju duhet t'i shtoni aftësitë(karakteristikat) tuaja .

 

> Për të kaluar në nivel 1 ju duhet vetëm të mblidhni 90 lekë edhe 5 pikë reputacioni , pra 3 pikë besimi nga lojtarët edhe 2 pikë fetare(nga puna në kishë) .

 

> Udhëzues i lehtë për të kaluar në nivel 1 :

 

-Ditën e parë ushqehuni me 1 nga bukët që keni në inventar .

-Pastaj klikoni tek opsioni "kishë" edhe punoni aty .

-Ditën e dytë përsëritni të njëjtën gjë , pra ushqehuni edhe me bukën e dytë që ju ka mbetur në inventar edhe punoni sërisht në kishë .

-Ditën e tretë shikoni tek opsioni "treg" edhe kërkoni për bukë ose misë me çmim të lirë . Llogarisni se ju duhet të ushqeheni me 2 pikë urie(HP) në ditë pra do blini ose 1 bukë ose 2 misër . Bëni llogaritjet kush ju kushton më pak . Gjithashtu keni mundësi të blini edhe në tavernë(bujtinë) . Klikoni tek emri i tavernës edhe klikoni tek "menu" , kur t'ju shfaqet menuja shikoni a janë më lirë se në treg edhe llogarisni se ku ju bien më lirë !

 

> Kur blini diçka në treg ju duhen pak minuta t'ju vi në inventar .

 

> Nga tavernat vetëm pak sekonda .

 

> Kur blini diçka në treg nuk do të thotë se jeni ushqyer me të , por vetëm se e keni në invetar . Pra ju duhet edhe të shkoni edhe në invetar edhe të klikoni "përdor" .

 

>Kurse tek tavernat ushqeheni automatikisht .

 

>Pra do ju duhet çdo ditë(reale) të kërkoni në qytet për ushqim të lirë edhe të ushqeheni çdo ditë .

 

> Natyralisht përveç ushqimit duhet edhe të punoni çdo ditë . Vendet ku mund të punohet :

 

-Kisha , të paguan 5 lekë edhe të jep 1 pikë besimi nga kisha .

-Miniera të paguan 8,5 lekë ditën tjetër edhe 8,5 lekë të dielën në mëngjes . Miniera është tek opsioni > Jashte qytetit > punon > minierë > punon në minierë .

-Edhe mund të punoni në privat tek qytetarët e tjerë , pra > bashkia > oferta pune , kini kujdes se disa oferta pune kanë nevojë të keni aftësitë(karakteristikat e larta , shembull forcën 19 etj.

-Në rast se vendi ka mobilizuar ushtrinë mund të punoni në ushtri .

 

> Ushqimi si nivel 0 nuk do ju kushtoj as sa gjysma e asaj që do merrni nga rrogat . Prandaj do kaloni në nivel 1 për më pak se 1 javë .

 

> Kur të jeni nivel 1 mund të keni tokën tuaj edhe domethënë të nxirrni edhe më shumë përfitime . Pra të mblidhni lekët për të blerë rroba të bukura , shpatë , mburojë etj.

 

> Aplikimi për nivel 1 bëhet kur të keni minimum 90 lekë edhe 5 pikë reputacioni , 3 nga lojtarët edhe 2 nga kisha . Kur ti keni shkoni tek > keshtjella > tako sekretaren e pare > edhe zgjidhni tokën që dëshironi .

 

> Ka 6 lloje tokash :

 

-Me zarzavate .

-Me grurë .

-Me misër .

-Me lopë .

-Me dele .

-Me derra .

 

> Para se të zgjidhni tokën që dëshironi duhet patejtër të lexoni udhëzuesit tek > forum > forumi i parë > principata e kastriotit > udhezues > aty do gjeni udhëzues edhe për nivel 4 e jo më për nivelet 0 që janë më të thjeshtat .

 

> Mbasi t'i keni lexuar të gjithë udhëzuesit , mendoni se kush tokë përshtatet për ju .

 

> Disa udhëzime të vogla :

 

-Toka me perime(zarzavate) ka nevojë të korret 1 herë në 5 ditë .

-Tokat me misër edhe me grurë kanë nevojë të kesh edhe thasë si toka që po kultivon se shërben si farë . Tokat mund t'i punoni vetë ose të punësoni dikë me aftësi më të larta që toka të jap më shumë prodhim .

-Tokat me kafshë janë më fitim-prurëse por kanë edhe vështirësi të mëdha . Pra ju duhet të blini kafshët edhe t'i ushqeni ato , gjithashtu shtohet rreziku që kafshët t'ju ngordhin . Që kafshët të jenë të shëndetshëm ju duhet të dëgjon meshën në kishë(hënave edhe mërkurave sipas orarit) ose të pini birra në taverna .

 

> Kujdes me birrat se po pitë shumë mund të deheni edhe nuk punoni dot as atë ditë nëse nuk ishit futur në punë më parë as ditën tjetër . Edhe as nuk ushqeheni dot .

 

> Për të muarrë pikët e besimit nga kisha ju a shpjegova , ju nevojiten vetëm të punoni atje . Kurse për të muarrë pikët e besimit nga lojtarët duhet të futeni në taverna(bujtina) kur ka lojtarë të krijoni shoqëri edhe t'i kërkoni pikë besimi .

 

> Çdo kush mund të jap 2 pikë besimi në javë prandaj mos harroni t'ja jepni ndo kujt se paastaj ju ikin kot kur mund të ndihmonit ndonjë .

 

> GJITHESESI BAZA NGELET TUTORI I LOJES(Lent_baci) EDHE UDHEZUESIT QE DO GJENI NE FORUMIN QE JU TREGOVA ME LART . LEXOJINI !

 

> Udhëzuesit do ju duhen sa jeni të ri në lojë se pastaj do mësoni me thjeshtësi marramendase !

 

> ARBERIA KA NEVOJE PER JU . TANI QE RREZIKU I PUSHTIMIT VENECIAN ESHTE ME AFER SE KURRE ! N'A DUHET TE HAPIN QYTETIN E DYTE , KRUJEN

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pershendetje djem dhe goca.

www.mbreteriterilindjes.com loja me e mire RPG online shqip :)

Loja dita e dites po behet me interesante tani jemi me te fuqishem si mbreteri jane haruar koherat kur kemi qen 50 banore , ftoj gjithe RPG gamers per tu regjistruar ne loje per te deshmuar aftesit e tyre per politik , ekonomi , st...rategji luftimi , ballafaqim ne debat etj.

 

Tani loja numron diku rreth 3.100.000 lojtar :D :D

Shqiptar jemi diku 400 persona hajdeni trima e trimeresha ejani futuni ne qytetin e Lezhes. :)

 

Shpejt Shpejt.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...