Armend Qushku 2 Report post Posted October 4, 2009 Asnjeri nuk meriton te vdese. Kjo i drejtohet si individit po ashtu dhe komunitetit. Shteti duhet tì garantoje te drejtat thelbesore çdo qytetari te tij. E drejta e shendetit dhe e jetes mjaftojne per te ndaluar denimin kapital. Perballe krimit shteti duhet te garantoje sigurine e qytetareve, per kete kriminelet duhet te vendosen ne ate gjendje ne te cilen ata te mos mund te cenojne te drejtat e te tjereve. Denimi me vdekje ligjeron hakmarrjen e komunitetit,e cila ngulit nje tip sadizmi edhe ne personat qe bejne krimet. Ai qe e konsideron veten te krishtere nuk mund te mbeshtese denimin me vdekje , pa asnje perjashtim. Dhjete Urdheresat dhe "kthe faqen tjeter" jane mjaft te qarta per sa i takon besimit. Edhe pse shume te krishtere ngaterrojne drejtesine hyjnore me ate juridike dhe harrojne (mjafton te shikosh gjendjen ne SHBA). Drejtesia mund te gaboje dhe nese denohet me vdekje nje i pafajshem,nuk eshte me e mundur te kthehesh mbrapa. Nuk eshte nje "denim" sepse nuk te jep nje shanc te dyte. Faktet konfirmojne qe denimi me vdekje nuk ul % e kriminalitetit. Kenaqesia qe provohet duke pare qe po vdes pergjegjesi per vdekjen e nje te afermi eshte vetem per nje çast, pasi nuk do te ktheje mbrapsht te afermin. Denimi me vdekje na jep disa individe mbi te cilet shfryjme zemerimin tone, aq sa harrojme fajet tona te perditshme - qe mund te na duken me pak te renda saqe mund t'ia falim vetes ket fakt se po dhunojme rregullat. Nese na duket e drejte qe per te percaktuar fajet duhet te paguash me jeten, ngadale-ngadale ne syte tone do te na duket e drejte vuajtjet e te denuarit qe do ta shoqeronin drejt vdekjes... Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted October 5, 2009 "Frika ka ruajtur vreshten" - Populli Quote Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted October 5, 2009 ... ne parim deri diku jam dakort me ato qe thua ti armenito,por duhet pare pertej aspektit apo etikes tone morale te imponuar kryesisht nga besimi fetar.Une,ashtu si shumica e diskutuesve ketu jam besimtar katolik,ndoshta nuk besoj aq sa duhet por te pakten aq sa me duhet. Eshte e vertete qe jeten na e ka dhane zoti dhe vetem ai ka te drejte te na e marre por kjo duhet te vleje per te gjithe e jo vetem per ata qe vrasin e presin meshire prej shtetit apo te afermve te viktimes. Ti mos me vraj se nuk te vret kush.Jo te gjitha rastet duhen fut ne 1 thes se p.sh po shtype dike me makine nuk eshte e njejte si te perdhunosh e te masakrosh nje femije. Ne nje teme analoge http://www.aol.al/idx/forumi/index.php?showtopic=198 e diskutuam gjere e gjate kete muhabet ku edhe sondazhi nuk pati nje rezultat dominues. shkurt me i ra: une jam i mendimit qe per raste specifike ai duhet te egzistoje,por duhet te vije nga drejtesia e jo nga vetegjyqesia. Denimi me vdekje u hoq ne shqiperi si kusht qe i vuri europa po se do ishte i nevojshem edhe nja 10-15 vjet ajo nuk diskutohet. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted October 6, 2009 Keshtu e pyeta dhe un nje here un nje profesor timin ne fakultet.......ai me tha: Nqs 'ti' do vrasesh nje person qe ka vrare dike ai qe ka vrare ai prape nuk do ngjadhet,vec se ti do ti shtosh botes nje viktime me shume.Duke qene njeriu qenia me e rendesishme ne bote duhet te minimizojme mundesi e vdekjes. Ne kete rast behet fjale per nje bote ideale qe vrasja te mos egzistoje...por a arrihet ! Kaini vrau Abelin ne jemi pas-ardhes te tyre Quote Share this post Link to post Share on other sites