Armend Qushku 2 Report post Posted September 16, 2009 Desha t'ju ftoj në këtë temë delikate dhe pak të trajtuar në forum. Jo vëtëm për sa i përket "të drejtave të kufizuara" dhe detyrave të bashkëshortëve që sidoqoftë ndikojnë në bashkëjetesën midis tyre por edhe ne fushën e ndjenjave, shprehësise emocionale që nganjëhere mund të jete e "cënuar" nga vetë gjendja psico-emocionale e partnerit në atë periudhë. Diskutime të këndshme në vazhdim . Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted September 16, 2009 varet ca quan ti izolim mer yahoo...Un mendoj se dikush duhet te martohet kur te jete i gatshem per ta bere nje gje te tille.Me fjale tjera duhet te jesh i perqendruar te familja dhe jo tek qefet etj.Pastaj nje cift duhet te funksionoj ne menyre kolegjiale.Te drejtat e dy personave behen nje. Un psh nuk fejohem se nuk jam gati dhe pak(kam pune mor vlla :D )...dua te bej qef dhe pak,te jem i lire etj etj..... Gjithsesi ti po pate ndonje mendje mos e merr me frike......pyet keta te martuarit se ka dash zoti kena plot ne forum... Quote Share this post Link to post Share on other sites
armana 0 Report post Posted September 16, 2009 Flas nga eksperienca: nese arrin te komunikosh ashtu si duhet me partnerin nuk mund te kthehet asnjhere ne izolim,perkundrazi gjate kohes se bashkejeteses forcohet besimi dhe keshtu familja shkon perpara. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted September 17, 2009 Ne fakt, ka disa kufizime. Nuk e besoj se jeta e te dy partenereve eshte sic ishte mepare. Ka (shume) disa gjera qe kushtet dhe rrethanat e i detyrojne partneret te kufizohen. Te marrim nje shembull banal i cili eshte ai me i dukshem nga te gjithe. Nese mepare dilje nga shtepia dhe nuk doje t'ja dije per asgje, ku mund te ishe me shoket vedalle andej kendej pa e vrare mendjen per shtepine sepse ke babane qe merret me te tilla gjera. Kjo situate ndryshon pas marteses aq me shume nese ti shkon te jetosh vetem. Martesa sjell padiskutim kufizime sipas meje. Quote Share this post Link to post Share on other sites
armana 0 Report post Posted September 18, 2009 Vura re qe gjithsecili kemi folur per vete, ne fakt jam dakord me ty ne kete rast, por per ne vajzat mendoj qe nuk ndryshon shum sepse ndoshta kemi tendencen te mos dalim shum dhe ne kete menyre nuk dallohet ndryshimi. Ose mund te jete dhe dicka tjeter psh: ne veri te shqiperise vajzat e reja nuk mund te dilnin ku te donin por pas martese ndoshta kane patur mundesine ta bejne nje gje te tille,sepse quhet tashme e martuar,apo jo??? :D Nejse mendoj qe varet gjithmone nga rasti, nuk mund te jete dicka e pergjithshme. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted September 18, 2009 He per fat te keq ka edhe nga kjo natyre sic eshte veriu i shqiperise, qe martesa mund te jete si nje clirim. Quote Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted September 19, 2009 ... MBYLLJE APO IZOLIM nuk do thoja... sic e tha edhe Goni jane ca kufizime qe jane mese normale te cilat vine pothuajse natyrale e nuk jane te imponuara reciprokisht. P.sh nqs cdo fundjave dilje me shoket/shoqet,tash te takon te dalesh shume me rralle dhe kjo nuk eshte mbyllje apo izolim,eshte thjeshte afrim ose futje ne rrjellen e jetes familjare. Po flasim per nje raport apo nje bashkejtese normale se ka edhe nga ata qe dalin e i thojne gruas rri ktu se nuk e di kur vi :tongue: Quote Share this post Link to post Share on other sites