Armend Qushku 2 Report post Posted July 11, 2009 Shenim: Kopjova këte kryevepër të At Gjergj Fishtës, mbasi kur më rá në dorë mu kujtue se kur e kam lexue sëpari prej Prof. Gaspër Ugashit, më ka pasë thanë: “Po t’a nap me e lexue ketë libër, mbasi kjo vepër do të cilësohet njëditë nga kritika letrare, kryevepra e Fishtës në satirë, vepër e cila e rreshton ndër kolosët ma të mëdhaj të letërsisë botnore.”(Në vitin 1958) Gjatë kopjimit kam vue shenjat e domosdoshme të dialektit gegënisht, mbasi shpesh vargut i ndryshon kuptimi prej mungesës së tyne; kryesisht hundakja (â) dhe theksi. Mbasi të përfundoni së lexuemi, mos e futni në sirtarin e librave, por kalonje në duert e tjerëve dhe, mundësisht në duert e ma të rinjve që të kuptojnë se pse iu tretën Eshtnat dhe iu prish vorri nga komunistët aziatikë e lindor këtij Tribuni? Melborne, Korrik 2005 Fritz Radovani – de AngeliisGomari_i_Babatasit_Veriu.com_.pdf Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted July 11, 2009 Eshte me te vertete nje kryeveper! Ia vlen ta lexosh e te thellosh mendjen me satiren e Fishtes. Thuhet se në zanafillë të “Gomarit” qëndron mundja në një lojë dominosh prej Z.Dhimitër Beratti, ministër i qeverisë shqiptare. Gjergj Fishta atë kohë ishte anëtar i Parlamentit dhe Z. Beratti, për tʼia bërë edhe më të rëndë mundjen, i shkruan një poezi humoristike, ia fut në një zarf me mbishkrim ministerial, i vë vulën zyrtare dhe ia dërgon në Parlament me anë të korrierit të dikasterit. Duke menduar se ka të bëjë me ndonjë njoftim të rëndësishëm e urgjent, Fishta e hap aty për aty dhe mbetet i çmeritur. Me tʼu bërë një pushim, lë Parlamentin, shkon té ministri dhe e kërcënon duke qeshur: “Hè Toskë! Hé Toskë! Ti ké marrë pendën për të shpotitë nji Gegë; tashti prite se kush asht Gega! Kam për ta kallzue vetë!”. Shqyptar! Ket kangë veta e kam shkrue, Por m’thuej ça kam fitue? Idhnim e t’çame krejet Me t’ba me dalun fejet! – E pra tash kallxon moti Se a kjeçë kangtar i zoti.- Por s’asht për t’u çuditun, Pse kur mi dhe t’kobitun Krye-kungujt vehen t’parë, Vaj-halli! Për kangëtarë... Ani, krye-kungujt desin Por kangët e mija jesin. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted July 12, 2009 Rrofsh per ete kryeveper shqiptare. Eshte nje nder te kesh ne arkivin tone nje veper te tille dhe besoj shume lexues do ta kene me te lehte per ta gjetur Quote Share this post Link to post Share on other sites