Simba 3 Report post Posted June 26, 2009 Ne fakt un vdekjen e keti ylli e mora vesh ketu tek veriu.Sapo erdha ne pune dhe hapa kompjuterin dhe faqen tone e pash...s'mu besua vertet ! Bota ka humbur nje nga yjet e muzikes boterore. Smu besua as mua ndonese lajmin e mora ne oret e vona te nates rreth 00:30 sepse lajmi ka qene vetem se kishte pesuar atak kardiak. Los Angeles Time ka dhene lajmin e para rreth ores 11:00 te nates te dates 25 qERSHOR 2009 se ylli popit ka mbyllur syet pergjithmone. Veriu Portal ka qene adresa e pare shqiptare online e cila ka shpallur lajmin e vdekjes se Michael Jackson, vetem 1 ore pas Los Angeles Time. Share this post Link to post Share on other sites
VeriuPortal 0 Report post Posted June 26, 2009 Kengetari, kantautori, balerini, kompozitori, muzikanti, prodhuesi diskografik amerikan u shua dje ne Los Angeles per shkak te nje arresti kardiak, qe pritet te konfirmohet edhe nga autopsia. Pas nje muaji Michael do te mbushte 51 vjec. Por nje nate me pare ai u ndje keq dhe kur mjeket mberriten ne shtepine e tij ne kodrat e Los Angeles, rreth ores 21:20 me oren shqiptare, ishte vone. Vellai Ransy tregon se Michael u rrezua papritur. Cdo tentative me pas per ta shpetuar ka qene e kote. "Kur ambulanca mberriti ne spital, zemra e Michael Jackson kishte pushuar se rrahuri", thote nje prej anetareve te ekipit te ndihmes se shpejte. Neurologet thone se pas pese minutash arrest kardiak, demet qe shkaktohen ne tru jane te pakthyeshme. "Nese do te kishte mbijetuar do te qendronte ne koma vegjetative", shpjegon Marco Pappagallo, drejtor i Pain Clinic del Mount Sinai Hospital ne New York. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pasi u mesua lajmi per vdekjen e Jackson, televizionet nderprene transmetimet normale per te dhene dokumentare mbi jeten e tij, te seleksionuara ne nje kohe rekord. Vdekja e parakohshme e mbretit te muzikes pop, Michael Jackson ka shtuar ne menyre te menjehershme trafikun ne faqet e internetit Google dhe Twitter. Nje zedhenes i Google ka bere me dije se fluksi i menjehershem qe kane klikuar pothuajse ne te njejten kohe emrin e Jackson i ka bere te mendojne per nje sulm pirat. Nderkohe, mesazhe pa fund vijne nga bota e artit. “Michael ishte me e mira e me te mires”, shkruajne Coldplay, ndersa Lenny Kravitz shton: “Ai ishte vete muzika dhe qe kur ishte 10 vjec per mua ishte nje mit si James Brown apo Aretha Franklin. Ishte shume defryes dhe si nje femije, por kendonte si nje i rritur”. Me nje titull domethenes ka dale edhe tabloidi “The Guardian” qe shkruan: “Ishte Barack Obama i muzikes pop”. Sipas ketij tabloidi, ne vitet ’50 ishte Elvis, ne vitet ’60 Beatles, ndersa vitet ’70-’80 na dhuruan Michael Jackson. Kjo ngjarje nuk u ka shpetuar nga vemendja as mediave ekonomike. Keshtu, “Wall Street Journal” shkruan se Michael ishte popstari me me shume dhunti i kohes se tij. “New York Post” ia ka kushtuar 9 faqet e para mbretit te pop-it, duke shkruar: “Ai u rikthye ne Neverland”. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites