Armend Qushku 2 Report post Posted June 24, 2009 Gjashtë ditë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, figura politike që kanë shkëputur lidhjet me PS-në, duke nisur nga viti 2003, bënë një dalje publike, në atë që ata e quajtën bashkimi i së majtës. Ilir Meta, ndarë dhunshëm nga PS-ja në mesin e vitit 2003; Fatos Nano, i dorëhequr nga PS-ja pas humbjes së zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 dhe nxjerrjes të së majtës në opozitë dhe, në fund, Petro Koçi, deputet i PS-së, i vetëlarguar nga PS-ja rreth dy vite më parë, dje të vetëquajtur faktorë faktorëve politikë të së majtës shqiptare, prezantuan planin e tyre të "shpëtimit" të spektrit të majtë përballë një pozite të drejtuar nga Sali Berisha, që ka vënë në funksionim të plotë të gjitha strukturat shtetërore dhe buxhetin e shtetit për të mbajtur me çdo çmim edhe një mandat tjetër katërvjeçar në qeverisjen qendrore. Nuk ishte një zhvillim i papritur. Madje, i pritur të vinte në këtë pikë, edhe më parë, sepse protagonistët tryezës së djeshme kishin punuar shumë për këtë ditë. Dhe, sipas një skenari që shumëkush e dinte, duke përfshirë këtu edhe kundërshtarin politik të së majtës shqiptare, Kryeministrin Berisha. Me të gjitha etapat: rikthimin e Nanos në atdhe pas katër vitesh ekzili në Vjenë dhe metropole të tjera të botës, daljen e tij në emisionin televiziv të preferuar nga Berisha, ku do të bënte "fërtele" kryetarin e PS-së, Edi Rama, afrimin e tij me një fraksion të së majtës dhe së fundi, grupazhin para zgjedhjeve për t'i shtuar PS-së edhe një kundërshtar tjetër politik, përveç makinerisë shtetërore që drejtohet me tërbim nga Kryeministri Berisha drejt rrëmbimit të një mandati tjetër të pamerituar. Do të ishte një aleancë korrekte, qytetare dhe e mbështetur mbi kolona të forta besimi dhe respekti reciprok, ku normalisht nuk do të mungonte PS-ja e drejtuar nga Edi Rama dhe partitë e tjera që janë në koalicion me të, nëse këto katër vite të shkuara, nuk do të kishin qenë vite të gjata të një PS-je, jo vetëm në opozitë, por edhe të sulmuar, kafshuar dhe shantazhuar prej atyre që sot bëjnë thirrje për aleancën e madhe të fitores. Fatos Nano ishte tërhequr me "nder", duke e dorëzuar me protokoll qeverinë te pasardhësi i tij Sali Berisha, në shtator 2005. Ai ende mburret se transferoi në mënyrë paqësore dhe pa trazira, për herë të parë pushtetin te pasardhësi. Por, pushteti që la ai ishte i korruptuar fund e krye dhe ndonëse nuk dha llogari dhe as ia kërkoi kush për pushtetin e korruptuar që ngriti, haraçin e paguam të gjithë këto katër vitet e shkuara, që ikëm nga shiu korruptiv i Nanos për të rënë në breshrin korruptiv të Berishës. Ai erdhi vetëm gjashtë herë në punimet e legjislaturës së XVII të Kuvendit të Shqipërisë, dhe zgjedhësit e zonës 99, nuk dëgjuan prej tij asnjëherë të vetme as fjalën "Sarandë", zonës që i kish dhënë votat në 2005-ën. Ndërsa socialistë e demokratë jetuan nën Berishën katër vitet e një mandati sfilitës, z. Nano vijoi bizneset e tij, jetën e qetë familjare, me bashkëshorten e dytë, menaxhoi bizneset e veta dhe të bashkëshortes. Në Shqipëri e pamë të kthehej për t'i dhënë "një dorë" Berishës. Ashtu siç bëri para zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit 2007, kur puthej me Sali Berishën, duke i dhënë kredenciale politike një Kryeministri dhe kryetari partie, që kërkonte të bënte zgjedhje pa plotësuar asnjë standard minimal. U kthye sërish tetë muaj më vonë, kur u fut në garë për të plotësuar ëndrrën e tij të përjetshme, të bëhet Presidenti i shqiptarëve dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë dhe, kur nuk bëri, numrat, i fali Berishës gjashtë deputetë, jo për të bërë Presidentin e ri, por për t'i dhënë një tjetër dorë nga lënia e pushtetit, për shkak të krizës së kartonëve. Për ta përmbyllur këtë mandat katërvjeçar të një turisti opozitar, jo me qeverinë, por me partinë që e bëri tri herë Kryeministër me helmin që derdhi në hapje të fushatës elektorale, ku "armiku i shqiptarëve" doli Edi Rama dhe forca politike që ai drejton, dhe udhëheqësi i shqiptarëve u vesh vëllai i tij siamez, Berisha, për të cilin thuri vetëm lavde, madje edhe kur u përgjigj për masakrën e Gërdecit, u shpreh si i bezdisur se ia linte në dorë drejtësisë. Ilir Meta ishte larguar herët prej PS-së, zyrtarisht prej vitit 2003, por shpirtërisht prej shkurtit 2002, kur dha dorëheqjen si Kryeministër i qeverisë së rrëzuar prej lëvizjes së Nanos për "katharsis". Bashkë me të edhe disa dhjetëra ish-zyrtarë të PS-së, apo thjesht teknicienë, të pasuar prej zyrtarëve të tjerë që e panë veten jashtë administratës së Kryeministrit Nano, sepse ai thjesht i flaku. LSI-ja nuk do të ishte sot nëse Meta me shokë nuk do të ishin larguar nga PS-ja. Me mund dhe shumë kosto, partia u krijua. Por, pas zgjedhjeve të korrikut 2005, pati vetëm pesë deputetë në Kuvend, shumë pak krahasuar me ambiciet e ish-Kryeministrit. Por, si parti e vogël me orekse të mëdha, LSI-ja arriti të marrë nga torta e madhe e koalicionit të krijuara para zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit 2007. Bashki dhe komuna të rëndësishme iu lanë të lira dhe u lanë pas krahëve, në emër të fitores të së majtës, fushatat denigruese ndaj PS-së, kur drejtues të LSI-së hidhnin romuze tek skeleti i betontë i mbikalimit te "Zogu i Zi", lapidar i pushtetit represiv të Kryeministrit të PD-së, që hidhte përtokë veprat publike të financuara me paratë e taksapaguesve. PS-ja e "diktatorit" Edi Rama u tregua zemërgjerë dhe LSI-ja, pas zgjedhjeve vendore të 2007-ës thoshte me krenari se kishte fituar bindshëm. Në LSI kjo përkthehet pesë mijë të punësuar në pushtetin vendor, ose 20 mijë vota vetëm familjarët e administratës vendore. Por as fitorja e paimagjinueshme e shkurtit 2007 nuk do të afronte LSI-në me PS-në, sepse, ashtu si oreksi vjen duke ngrënë, forca politike e drejtuar nga ish-Kryeministri vijon të bëjë protagonisten. Në krye mbetet ëndrra për Kryeministrin. Duke kërkuar të pamundurën. Duke shkelur edhe mbi idealin që ishte bërë shkak për krijimi e LSI-së në shtator 2004: antiNano. Ikën për të shpëtuar nga Nano dhe fryma e tij e përjashtimit, si kongresi ku flakej Meta me shokë dhe sot nanoistët janë shumicë në kandidaturat për deputetë dhe në organet drejtuese të LSI-së. Gjithçka në funksion të një ideje fikse për 30 deputetë, që sot mund të ketë vajtur në 35, kur edhe sondazhi më optimist, apo edhe shoqata e një kurdi irakian, emigrant prej vitesh në Slloveni, të quajtur Baftiar, që bën raporte nga Ljubjana, i japin LSI-së një rol "plotësues" në tabelën e rezultateve zgjedhore të 28 qershorit 2009. Pak javë më parë, një sms si ato që dërgon Berisha, mbushur me kërkesat që mund të ketë shqiptarët për katër vitet e ardhshme vinte në celularë. Thoshte: "Votoni ..., kandidaten e PSV91. Për të do të votojë edhe Presidenti i ardhshëm i shqiptarëve" (?!) E kishte fjalën për Fatos Nanon dhe ëndrrën e tij të përjetshme. Njëri prej ish-zyrtarëve të Nanos mburrej se ishte dërguesi dhe prej muajsh militon në LSI. Edhe ai në dijeni të skenarit, që prej katër vitesh është luajtur me të majtën, jashtë PS-së, për ta shantazhuar, dobësuar dhe sfilitur atë. Që pastaj Nano dhe të tjerë të bëjnë edhe vallen në një tryezë që nuk është shtruar për të bashkuar të majtën, por të humburit. Nga Arben Rrozhani Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted June 24, 2009 Në 2005-ën e majta humbi zgjedhjet, sepse dy "burrat" e së majtës, Iliri dhe Fatosi, nuk e gjenin dot gjuhën e përbashkët mes tyre. Ia dhuruan pushtetin Berishës, megjithëse ai (si përherë) kishte më pak vota popullore. Ne të majtët dolëm në opozitë, sepse e meritonim, ashtu të kalbur në korrupsion nga qeverisja nanoiste, por edhe sepse Iliri dhe Fatosi NUK E DONIN njëri-tjetrin. Në 2009- ën, po këta dy "burra të së majtës", duan t'ia dhurojnë prapë pushtetin Berishës, megjithëse ky skizofren është mbytur nga gërdecët e skandaleve të njëpasnjëshme. Paradoksalisht, kësaj here, të majtët duhet të dalin prapë në opozitë, sepse Iliri me Fatosin tani E DASHUROJNË njëri-tjetrin. Ilir dhe Fatos, mos pandehni se ne të majtët në bazë nuk e dimë se çfarë bluani. Skema është e qartë. Juve ju intereson humbja e së majtës. Ju duhet fitorja e Berishës,sepse doni të merrni Partinë Socialiste. Do ta quani Edi Ramën fajtor për humbjen dhe do dilni si "mesiat" e së majtës, bashkuesit e së majtës, ata që e duan vërtet të majtën. Ti Ilir ëndërron të marrësh PS-në, kurse ti Fatos ëndërron karrigen e Presidentit me votat e Berishës. T'i ka premtuar votat Berisha o Fatos? Të gënjen o lumëmadh, sepse të njeh mirë. Jua njeh mirë kokën ai juve. E di që ju "burrat e së majtës" jargaviteni si kërmill për pak karrige. Ju njeh mirë, sepse jeni si ai: Gati të bëni gjithçka për karrige. Jazëk ju qoftë ajo që kanë bërë për ju votuesit e majtë! Ndaj, Ilir dhe Fatos, mos u bëni sikur po fikeni për të majtën, sepse këto kumbulla nuk i ha më njeri. Ju po fikeni për planet tuaja të pas 28 qershorit, të cilat startojnë vetëm nëse Rama, pra e majta, humbet zgjedhjet. Humbja e së majtës, është shpresa juaj e vetme, ndaj unë nuk mund t'ju quaj dot të majtë juve, sepse nuk ka të majtë që dëshiron humbjen e së majtës. Fatos dhe Ilir, ju e keni siguruar jetën tuaj, por një popull i tërë i majtë dhe i ndershëm është duke vuajtur një qeverisje bajraktarësh që pranon si shtetas shqiptarë vetëm "anëtarët e Partisë Demokratike". Gjithë të tjerët duhet të hanë miza. Juve mund të duroni edhe një 4-vjeçar tjetër Berishën në pushtet, duke flirtuar me të, por ky popull i majtë meriton fitoren më 28 qershor. Jo për Edi Ramën, aq më pak për ndonjë tjetër aty rrotull tij. Por sepse forca e gjërave duhet të heqë nga pushteti një Kryeministër në prag të marrëzisë totale që është duke i shkaktuar një katastrofë të re ekonomike e ndoshta edhe një faliment social Shqipërisë. Ndaj, të majtët, në emër të gjithë shqiptarëve të ndershëm, duhet t'i ndryshojnë gjërat më 28 qershor. Ju të dy, nëse doni të majtën, e keni zgjidhjen. Bëjuni thirrje gjithë të majtëve të votojnë Partinë Socialiste, si forca më e madhe e majtë e opozitës. Nuk ka nevojë të takoni Ramën për këtë. Por ju të dy, siç ju thashë më sipër, keni hallin tuaj. Ju nuk e doni realisht Ramën në takim, por doni të krijoni thjesht një alibi për atë që keni ndërmend të bëni pas 28 qershorit. Ju doni që Berisha të fitojë sërish dhe Rama të humbë. Një fije turp personal a nuk e keni? Goxha burra dhe ju tërheq për hunde një karagjoz si Berisha? Ju premton votat për President pas dy vjetësh dhe ju turr kundër PS-së dhe ju turreni e lehni. Të ishit ca brekëgrisur, si ata që ka pasuruar Berisha këta 4 vjet, do jua bëja hallall, se do thosha gjynah, gënjehen. Po ju jeni të dy të kamur tashmë. Blini vila në Vjenë, bëni vila në bregdet, llogaritë bankare i keni të begata. Dhe prapë gënjeheni nga Saliu, që ju mban të përçarë dhe ju ushqen me gënjeshtra. Letër e nënshkruar: Harilla Kreci, pensionist Tiranë Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted June 24, 2009 kjo aq me teper kur edi rama ka deklaruar se do te leje postin e partise nese humb zgjedhjet. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted June 25, 2009 UUUU sa kam qesh , sa kam qesh :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :P Quote Share this post Link to post Share on other sites