Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

Dizinformimi dhe propaganda per rezoluten mbi Kosoven

Recommended Posts

Konferenca Islamike aprovon nje rezolute per Kosoven qe, ne fakt, le akoma vend per shume pikepyetje. Ndryshe nga sa u paralajmerua , rezoluta e aprovuar nuk u ben apel vendeve te organizates per te njohur pamvaresine e Kosoves, nuk ka nje karakter detyrues, dhe nuk mund te cilesohet si nje hap drejt njohjes se Kosoves si shtet, per kete kjo rezolute perfaqeson nje dokument qe limitohet te promovoje bashkepunimin ekonomik per zhvillimin e zones. Sigurisht , ka pasur shume tentativa instrumentalizimi per rezoluten, duke i dhene mundesi te gjitheve te therrasin per fitore.

albania_OIC.jpg

 

Dizinformimi dhe propaganda elektorale kane qene elementet karakterizues te mbledhjes se 36-te nderministrore te Puneve te Jashtme te vendeve te Organizates se Konferences Islamike (OIC), e dedikuar diskutimit dhe aprovimit te projektit te rezolutes mbi Kosoven . Ndryshe nga sa u paralajmerua , rezoluta nuk u ben apel vendeve anetare te njohin pamvaresine e Kosoves. Nje test fillestar i rezolutes eshte aprovuar rreth dates 12 maj 2009 nga ana e Komitetit te Larte te Konferences Islamike ne Jeddah te Arabise Saudite, ne te cilen pershendetej progresi i bere ne Kosove ne vitin e pare te pamvaresise, zgjerimi i funksiomit te EULEX ne te gjithe Kosoven, rikonfigurimi i UNMIK-ut , duke u bere nder te tjera apel vendeve anetare per njohjen e Kosoves, madje dhe zhvillimin e bashkepunimit shume-sektoresh per ekonomine kosovare.

 

Kjo leter e dokumentit ishte e perpunuar nga Shqiperia dhe e sponsorizuar pastaj nga Arabia Saudite , por nuk arriti te fitoje konsensusin prane komitetit te punes te perbera nga diplomatet qe perfaqesonin shtete te ndryshme. Pak ora nga mbarimi i konsultimeve me ministrin e jashtem serb ,Vuk Jeremic, ka deklaruar se projekti i rezolutes nuk eshte aprovuar nga Siria, Egjipti, Azerbaigian dhe disa shtete te tjera anetare te Konferences. "Arritem qe , per mes amendamenteve te propozuara nga shtetet alleate te Serbise brenda Organizates se Konferences Islamike , te hiqeshin nga rezoluta e OIC disa pika, sikurse riferimi ndaj njohjes se pamvaresise se Kosoves dhe perdorimi i emmrit shtet per Kosoven",ka deklaruar Jeremic. Nga fjalet e shefit te diplomacise serbe, duke cituar bisedat telefonike qe kishte pasur me vende alleate brenda vete Organizates, del qe, ne fak, rezoluta eshte çnatyruar nga elementet e saja me te rendesishme, aq sa per tu percaktuar si e "refuzuar".

 

Kundershtimi ndaj nje riperpunimi te mundshem vijne nga deklararar e Ministrit te Jashtem Shqiptar, Lulzim Basha qe - ne fushate elektorale dhe ne mbrojtje te vetes - pergenjeshtron se rezoluta te kishte pesuar ndryshime sikurse pretendonin serbet, sipas ti arritem te eleminohej kerkesa per njohjen e Pamvaresise , duke afirmuar "aprovimin ne unanimitet te rezolutes" dhe qe "ishte bere nje hap i rendesishem perpara ne procesin e njohjes nderkombetare te Kosoves". Ne te vertete , sikurse deshmon dhe vete teksti i vete rezolutes te publikuar nga mediat kosovare , ne perfundim te mbledhjes se ministrave te jashtem eshte aprovuar nje dokument ne te cilin nenvizohej qe nga shpallja e pamvaresise me 17 shkurt 2008, Kosova ka bere progrese te dukshme per krijimin e institucioneve demokratike, duke krijuar kuadro ligjore dhe institucionale njehohesisht , duke kontribuar ne ruajtjen e paqes dhe stabillitetit te rajonit . Konferenca Islamike, sidoqofte, permes "njohjes se progreseve te bera permes forcimit te demokracise ne Kosove", dhe "njohjes se rikonfigurimit te shpejte te misionit te Kombeve te Bashkuara dhe zgjerimit te EULEX-it". Nder te tjera "mirepret bashkepunimin e Kosoves me institucionet ekonomike dhe financiare te OIC, dhe fton komunitetin nderkombetar, te vazhdoje te kontribuoje ne promovimin e ekonomise se Kosoves". Ne fund rezoluta ka ngarkuar Sekretarin e Pergjithshem te OIC qe gjate mbledhjeve te ardhshme te ministrave te jashtem te Organizates te informoje ata mbi zhvillimet ne Kosove, duke bere qe Kosova te jete ne menyre te perhershme pjese e axhendes se diskutimeve.

 

 

Eshte e qarte qe ne asnje pjese te rezolutes nuk ka nje referim te Kosoves si Shtet, pamvaresisht nga propaganda dhe dizinformimi qe eshte bere , duke arritur te thuhet se rezoluta, konkretisht, nuk u pergjigjet atyre obiektivave per te cilat eshte perpunuar. E vetmja qe shpresonte ka qene Shqiperia, e perfaqesuar nga ministri i puneve te jashtme Lulzim Basha, prezenca e te cilit ka patur si "mision" qe te aprovohej nje rezolute per mbeshtetjen e Kosoves dhe te dialogut politik per te pershpejtuar procesin e njohjes se Shtetit te Pamvarur te Kosoves. Ne takimet e ndryshme me drejtuesit e OIC - nje nga keto me Sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Konferences Islamike , Ekmeleddin Ihsanoglu, dhee perfaqesuesit e delegacioneve te Turqise, Bahrain, Jemen, Marokut, Sirise, Filipineve, Libanit, Bangladeshit, Kazakhstanit, Egjiptit, Azerbaigianit, Burkino Faso e Irakut - Ministro Basha ka nenvijezuar vullnetin e pjeses shqiptare per te intensifikuar bashkepunimin ne te gjitha fushat me interesa reciproke, duke i dhene perparesi atij ekonomik dhe komercial. Basha, gjate nderhyrjes se tij, ka afirmuar qe “Kosova eshte bere deshmitare e zhvillimeve thelbesore drejt progresit". "Ajo tashme eshte e lire dhe e pamvarur. Liria e saj ka krijuar nje klime te re qe rezaton paqe dhe stabilitet ne kete siguri, ne ekonomi, ne raportet nderetnike ne Kosove, por dhe ne te gjithe rajonin ”, ka thene Ministri i Jashtem Lulzim Basha. Nder te tjera, duke falenderuar Shtetet anetare te OIC qe tashme kane njohur Kosoven si nje shtet te pamvarur, Basha u ka bere thirrje Shteteve te tjera qe te marrin kete hap, sepse perveç qenies si akt solidariteti per popullin shqiptar , do te ishte nje kontribut per te forcuar paqen dhe stabilitetin ne rajon,qe do tu ofroje gjithe shteteve te Ballkanit prospektiva reale per zhvillimin dhe nje mireqenje te metejshme".

 

Fjale qe kane rene ne vesh te shurdhet , duke konsideruar se perveç nje apeli bashkepunimi, sidoqofte nuk eshte detyruese dhe per vendet anetare te Konferences, nuk ka ndodhur gje tjeter, gje qe njohjet e reja te Kosoves vazhdojne te jene akoma te ngrire prej shume kohesh. Prishtina, nga ana e saja , ka tentuar qe me çdo menyre te merrte pjese ne Konferencen Islamike, por Siria nuk ka dashur te ftoje delegacionin Kosovar , sikur konfirmojne disa burime per Radion e Kosoves. Te njejtat burime thojne qe ministri i jashtem i Kosoves kishte bere nje kerkese per te qene pjese e delegacionin te Shqiperise , por dhe ne kete rast kane marre nje pergjigje negative, sikurse dhe perfundimi i konsultimeve.Ne fakt, ndersa Arabia Saudite ka hapur mbledhjen duke afermuar qe "ne emer te gjithe vellezerve myslyman ne bote ,Kosova duhet te njohet si Shtet", sapo kishin shprehur kondershtine e tyre Siria, Egjipti, Azerbaigiani, Indonezia dhe Irani. Ne çdo menyre , perfundimi i arritur duket te kete qene "nje fitore"per te dyja palet:serbet kane konfirmuar qe diplomacia serbe ka triumfuar, fale aleateve te saj duke mos qene Serbia nje vend anetar i kesaj organizate, ndersa ne shqiptaret kemi treguar se çeshtja kosovare na perket edhe neve , duke pare rezoluten si nje hap drejt mbydhjes se kundershtive nderkombetare per njohjen e Kosoves, e arritur falee "nderhyrjes vendimtare te Tiranes".

 

Ne vazhdim , ja tek eshte dhe teksti i plote i rezolutes N. 14/36-POL mbi gjenden ne Kosove.

 

RESOLUTION NO. 14/36-POL ON THE SITUATION IN KOSOVO

 

The Thirty-Sixth Session of the Council of Foreign Ministers (Session of Enhancing Islamic Solidarity),
held in Damascus, Syrian Arab Republic from 28 Jamadul Awal – 1 Jamadul Thani 1430 .H (23-25 May 2009); 
Guided by the principles and purposes of the Charter of the United Nations, the Charter of the OIC, 
the Universal Declaration of Human Rights, the International Covenants on Human Rights, 
the Geneva Conventions of August 1949, 1951 as well as other instruments of international law; 
Upholding the role of the U.N. in the peaceful settlement of disputes and maintenance of international 
peace and security; Referring to the UN Security Council Resolutions No.1160 (of 31st of March 1998), 
No.1999 (of 23rd September 1998) No. 1203 (of 24th October 1998) No.1239 (of 14 May 1999) 
and 1244 of 10th of June 1999 and the relevant statements of its President. Referring to
Resolution No. 16/31 adopted at the Thirty-first Session of the Islamic Conference of Foreign Ministers
held in Istanbul on 14-16 June 2004; the Resolution No.36/34 of the 34th Session of the ICFM
Islamabad, 15-17 May 2007; the Final Communiqué of the 11th OIC Summit, Dakar, 13-14 March 2008;
the Declaration of the OIC Ministerial Meeting in Kampala in June 2008 and in New York in September 2008
where is noted the Declaration of Independence by the Assembly of Kosovo of 17 February 2008;
Reaffirming the strong interest of OIC regarding the Muslims in the Balkans, and the 
importance of the stability in the whole Balkan region; 1. Takes note of the progress made 
towards strengthening the democracy in Kosovo, serving peace and stability in Kosovo and 
the whole region. 2. Further takes note of the accelerated UN Mission’s reconfiguration, 
deployment of EULEX throughout Kosovo, in compliance with UN Secretary General’s guidelines 
and the current Kosovo institutional and legal framework. 3. Welcomes the cooperation of Kosovo
with the OIC Economic and Financial institutions, and calls on the international community,
to continue contributing to the fostering of the Kosovo’s economy. 4. Requests the Secretary General 
to follow up the implementation of the present resolution, and to submit a report thereon
to the 37th Session of the Council of Foreign Ministers.

 

 

Burimi:

The 36th Session of the Council of Foreign Ministers of OIC

Final Report

Share this post


Link to post
Share on other sites

Thaci eshte shprehur:"Vendet islamike le te mos na njohin, e ardhmja e Kosoves eshte Europa dhe institucionet Euro-Atlantike dhe jo vendet arabe".

I ndjeri Ibrahim Rugova eshte shprehur:"Mallkuar qofte dita kur turqit pushtuan trojet shqiptare".

 

Ndoshta vendet arabe jane te deshperuara qe nuk arriten ta kthenin Kosoven ne nje shtet satelit filo-arab. Por dua te theksoj se vendet arabe kane shume probleme mes tyre dhe kjo rezolute nuk mund te funksionoje asnjehere.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shtojca per politiken e jashtme Shiptare dhe Ekonomine Shqiptare:

 

1. Shqiperia nuk ben pjese ne vendet qe kane njohur juridiksionin e gjykates nderkombetare te drejtesise si te detyrueshme.

Burimi : International Court Of Justice

 

*Aresye e mundshme : ndoshta politikanet Shqiptar i druhen ndjekjes penale nga ana e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

2. Shqiperia njeh juridiksionin e Gjykates Nderkombetare per Krime :

 

Burimi: International Criminal Court

 

*Shqiperia ka firmosur ne Rome statutin me 18 Korrik 1998.

*Shqiperia ka depozituat kerkesen per ratifikim ne statutin e Romes me 31 Janar 2003.

*Kjo gjykate nderkombetare varet ne menyre direkte nga institucioni i OKB.

 

3. GDP e Shtetit Shqiptar:

 

$21.82 billion (2008 est.)

Ze vendin e 116 ne bote

$20.57 billion (2007)

$19.4 billion (2006)

Shenim: te dhenat jepen ne dollare te SHBA

Shqiperia ke nje sektor informal, te pareportuar, qe mund te jete sa 50% e prodhimit te brendshem bruto.

 

4 GDP - fuqia blerese (PPP):

 

$6,000 (2008 est.)

ze vendin e 131 ne bote

$5,700 (2007 est.)

$5,400 (2006 est.)

Shenim: te dhenat jepen ne dollare te SHBA

 

5 Buxheti:

 

te ardhurat: $3.771 billion

shpenzimet: $4.538 billion (2008 est.)

 

6 Borxhi publik:

 

51.2% e GDP (2008 est.)

ze vendin e 34 ne bote

 

7 Vlera e inflacioniot (çmimet e konsumatoreve):

 

4% (2008 est.)

ze vendin e 60 ne bote

 

8. Zhvillimi i prodhimit industrial:

 

3% (2008 est.)

ze vendin e 100 ne bote

 

 

9 - Prodhimi i energjise elektrike : 2.892 billion kWh (2007 est.)

Konsumi i energjise elektrike : 3.607 billion kWh (2007 est.)

 

 

10- Partneret nderkombetare ne Exportit

Italia72%, Greqia 8.8%, Kina 2.7% (2007)

 

 

11- Partneret nderkombetare te Importit

Italia 27.6%, Greqia 14.8%, Turqia 7.4%, Kina 6.8%, Gjermania 5.6%, Zvicra 5%, Rusia 4.2% (2007)

 

Burimi : Central American Inteligence -CIA

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...