Armend Qushku 2 Report post Posted June 8, 2009 Per kontrolimin e medias, ata qe jane ne pushtet mund ta bejne me ane te nje qarkoreje . Kam nje te njohur qe punon ne TV**. Per motive qe dihen , nuk do citoj emrin e tij, dhe as do te jap detaje rreth punes qe kryen ai: nuk dua te kem nje te papune ne ndergjegje . Ju mjafton te dini se kryen nje rol shume te rendesishem ne zyren e regjise se nje programi mjaft te ndjekur. E po ja, para pak dites (para se te fillonte fushata elektorale ) kane dhene nje direktive te brendshme per te ndaluar kadegorikisht çdo transmetim ose dokumentar rreth viteve te erreta te 97' . Dhe jo vetem kaq por eshte absolutisht e ndaluar te trajtohen argumente qe mund te terheqin vemendjen drej kesaj çeshtjeje ose tu japin mundesi te ftuarve ne studio te flasin per ate periudhe kaq te perfolur te politikes dhe historise shqiptare. Kontakti im ne TV** ka shtuar se , direktiva kishte ardhur disa minuta perpara se te fillonte transmetimi i parashikuar dhe sebashku me stafin i eshte dashur te ndryshoje nje pjese te mire te permbajtjes duke ndryshuar temat qe mund te ishin te "rrezikshme" me disa te tjera te ashtequajtura te panjohura per publikun ose si te themi ndryshe: "qe ngjallin pak interes nga publiku". Besoj se jeni ne dijeni se si funksionon nderhyrja politike mbi mjetet e komunikimit. Tashme eshte kulmi i fushates elektorale dhe kemi nje diferencim te dukshem te medias se shkruar apo te folur ne Shqiperi. Per shembul vihet re dukshem afiniteti i TVSH&TVKLAN per poziten dhe TopChannel & News24 per opoziten. Po ku perfundoi e drejta e fjales dhe informimi i drejte i qytetareve. Ndodhemi perpara nje strumentalizimi politik ne fushe te gjere te mjeteve te informimit dhe komunikimit. Ja pra kjo eshte e ashtequajtura "Fuqia e Katert" e dokumentuar ne nje Film te mahnitshem nga Orson Welles ne SHBA. Po le te kthehemi te realiteti shqiptar... Pa patur lejen e klaneve politike , mases popullore nuk i arrin asnje informacion (informacione qe mund te vinin ne veshtiresi pozicionet e interesat e tyre) per ate qe realisht po ndodh (ref. shqiptareve ne Shqiperi). Domethene qe gjerat qe nuk jane ne interes te klasave politike ne vend duhet te jene te panjohura nga shqiptaret. Ajo qe me ka bere me shume pershtypje nga deshmia e ketij te njohuri eshte pikerisht menyra me te cilen me ka treguar per kete: nuk ma ka thene veçmasi sikur do te tregoje nje lajm sekret ; dhe as nuk i ka shpetuar padashje per pakujdesi kur po diskutonim. Asnjera nga ato: me ka treguar ngjarjen me nje spotanitet te dukshem , sikur te behej fjale per nje gje normale , sikur nje gje e tille te mos te godiste , sepse keto jane rregulat, funksionon keshtu,ndodh perdite, nuk eshte asgje e veçante. Ai natyrshem me la te kuptoj qe kur flitet per çensure , nje fjale kaq imponente , nje akt i frikshem, nuk duhet te mendojme domosdoshmerisht per aktet e djegjeve apo te shkaterrimit: çensura eshte nje rutine e punes se perditshme ne shqiperi. Morali : Nese te pelqen karriera, mesohu me çensuren. Duke vazhduar bisenden me te njejtin person, me tregoi nje shembull te humusit mbi te cilin mund te lulezoje çensura, nje terren qe ben pjellore çdo diktature . Duke u ambientuar me shembullin e nje sistemi autoritarist, ky informues i çmuar me tha: “Nga ana tjeter, eshte e lehte te korruptosh dhe te korruptohesh dhe kuptohet mjaft mire se kush bie pre e ketij mekanizmi . Mendo qe me propozuan te drejtoja regjine e nje programi mbremjeje duke me kerkuar ne kembim qe te spostoja disa vota , duke ftuar ke te donin ata , duke ndjekur kete apo ate linje, nuk ishte e thene se nuk do te pranoja . Ne rast se ty do te premtonin nje vend ne drejtorine e shendetsise çfare do beje?. Kemi te gjithe shpresa , te gjithe duan te ndertojme familje , te kemi nje makine te mire, nje rezidence ne bregdet, te bejme karriere”. Dhe ja , nuk arrita ti shpjegoja ne asnje menyre se mua per te ndertuar familje, te kem nje rezidence apo mbi te gjitha te bej karriere nuk me intereson. Keshtu qe mund te isha i korruptueshem vetem atehere kur do te isha perballe nje mundesie qe nuk mund te punoja me per gjithe jeten pa i dhene llogari dikujt, gje qe ben te pamundur ne vetvete mundesine e korruptimit. Duhet te kuptojme se nje shoqeri è themeluar dhe e bazuar mbi fitimin, prodhimin dhe pronen private, skllaveria kryesore eshte puna dhe vete puna mund te jete skllaveri. Karriera eshte shkalla drejt nje skllaverie te arte, te dekoruar e zbukuruar, nje skllaveri e arte ku dhe vete pronarit nuk i mungojne zinxhiret : ku sakrifikon jeten per te luftuar per te mbajtur shkopin per te drejtuar,per te bere ligjin, dhe pastaj duke mbledhur , mbledhur, mbledhur me veshtiresi , ngjitesh ne maje per tu gjetur ne fund i vetem si nje i vdekur i plotfuqishem. Te lirohesh nga puna , te shkundesh nga vetja "doreshtrengimin" dhe ambicjen, jane pikat kryesore te lirise. Nese realizimi yt ka te beje me nje pozicion social dhe ndonje mall (shkurt: nese ndiheni i realizuar me disa gjera materiale), jeni lehtesisht i pilotueshem ,manipolueshem. Por nese kerkon vetem te jetosh i lire dhe ne paqe , nuk ka monedhe qe mund te te bleje. Akoma duhet te vazhdojme kete agoni qe prej dy dekadash ka paralizuar fjalen e lire ne median shqiptare? Sa eshte e afte politika shqiptare dhe sa merita i takojne kesaj klase politike per arritjet qe ka bere Shqiperia? Shqiperia humbet mundesine e liberalizimit te vizave, nuk arrihet te plotesohet asnjeri nga tre kushtet kryesore, kush ka faj per kete? I ishte dhe nje afat kohor i mjaftueshem per plotesimin e ketyre standarteve. Mali i Zi ne tre vite nga 2006-2009 ka miratuar me qindra ligje dhe ka qene i afte per plotesimin e standarteve edhe pse nje vend me 1/4 e popullsise se Shqiperise. Kemi te njejtin minister ambienti prej 12 vitesh (23 ne politike), perveç "majmerise se dukshme" dhe pasurimit personal te tijin sa ka kontribuar Zoti Xhuveli per ambientin ? Ekosistemet dhe biodiversiteti ka pesuar nje shkaterrim konstant gjete ketyre viteve , diçka ketu nuk funksionon ! Qeverisjet shqiptare kane treguar se funksionojne sipas filozofise : "Nese do qe nje gje te behet duhet te dish se çfare duhet lene pa bere.” Ku ishim , ku jemi dhe ku do vemi ? <_> Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted June 9, 2009 Jam dakort se gazetaria ne shqiperi eshte klienteliste dhe varur politikisht.Ja shiko "TOP CHANNEL" 70% te kohes per fushaten elektorale ja kushton P.S dhe kualicionit te saj.Ndersa pozita dhe PD jane fare te diskriminuar.Pa le mire se censurohet P.D si parti por censurohen edhe veprimtarite e qeverise si inagurime punimesh,raportet pozitive qe vine nga organizmat nderkombetare per qeverine etj. Zoteri,nuk mund te arrihet pavarsi nje media duke share palen tjeter e duke qene i njeanshem..... Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted June 9, 2009 Ose TV KLAN ku gjate nje edicioni lajmesh fjala "Sali Berisha" mund te permendet me shume se 40 here. Sdq nese nje media duhet te shaje dike tjetra duhet ta lavderoje. Ajo qe me ben me shume nervoz eshte se keto media qe duket hapur qe jane te majta ose te djathta dali dhe thone "Jemi nr 1 ne informacion, t shpejte dhe te PAVARUR". Ne fakt, nje media-s i kushton shtrenjt qe t'i mbaje krah nje force politike sepse edhe shikuesit largohen nese nje media censuron per arsye politike nje lajm ose del hapur ne mbrojtje. Sot per sot mund te themi se Top-Channel ka rreh 35 % te share po ashtu edhe TV KLAN rreth 35%, e gjithe kjo sepse shikohen vetem nga simpatizante te dy forcave politike. Dicka tjeter qe dua te theksoj eshte edhe INTERPRETIMI I LAJMIT. Mbreme (8-qershor-2009) doli ne nje konference shtypi ambasadori amerikan Xhon Uillers ku foli per nje sondazhe te bere nga organizata joqeveritare PULS dhe per zgjedhjet ne pergjithesi. Top-channel tha: Xhon Uillers tha ne nje konference shtypi se shqiperia duhet te beje kujdes me zgjedhjet sepse jane nje test i rendesishem etj... et.. TV KLAN tha: Ambasadori amerikan tha se sondazhi (qe nxirrte fitues PD) ishte i financuar nga ambasada amerikane dhe ajo britanike, por sondazhi ishte bere nga PULS, ku rezultatet nuk ishin ato qe amerika mbeshtet etj... etj... Pra per motive politike dy media mund te interpretojne lajmin ne menyra te ndryshme duke censuruar ato pjese te lajmit qe nuk i shkon per shtat forces politike qe mbeshtesin. Ky eshte dizinformim! Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted June 10, 2009 Sondazhet per zgjedhjet e 28 qershorit: SONDAZHI i "ZOGBY" per daten 10 shkurt PS 37 % PD 30 % LSI 5 % PDK 1 % PBDNJ 1 % PR 1 % Të pavendosur 19 % Refuzojnë të përgjigjen 4 % vleresimi pozitiv per kryetaret e partive Edi Rama 44 % Sali Berisha 32% Problemet kryesore në vend 66 % papunësia 47 % varfëria 32 % korrupsioni 9 % krimi 8 % shkolla dhe arsimi Drejtimi që po merr Shqipëria 44 % po ecën në rrugën e duhur 41 % drejtim i gabuar Sondazhi i “Gani Bobit”, zgjedhjet i fiton PD-ja PD me 46.6%, PS me 42.1% 8.1% e votuesve ende nuk kanë vendosur Per sa i perket sondazhit "Puls" , ambasadori amerikan eshte distancuar nga ai. TIRANË - Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Whithers ka sqaruar sot pozicionin e ambasadës në lidhje me sondazhin e publikuar sëfundmi, ku PD del fituese. "Në media ditët e fundit kemi parë referenca mbi një të ashtuquajtur sondazh amerikan. Një gjë e tillë nuk ekziston. Qeveria e SHBA-së ofroi burimet financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, dhe jo të përfundimeve amerikane", tha Withers. Ndërsa vijoi "më lejoni të shprehem sa më qartë të jetë e mundur. Qeveria e SHBA-së është e interesuar vetëm në një sondazh, dhe ky është sondazhi që do mbahet më 28 qershor. Dhe ata që do ta mbajnë do të jenë shqiptarët". Deklarata e tij, mori shkas nga sondazhi i kryer dje nga organizata "Puls" për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit e cila nxirrte fitues PD-në me 43 % të votave, ndërsa PS-në me 34 % të votave. Nder te tjera Sondazhi nuk jep të dhëna bazë, si për shembull, kush dhe përse është paguar për zhvillimin e sondazhit, sa njerëz janë anketuar për këtë sondazh, si u përzgjodhën njerëzit, prej çfarë zone apo grupi demografik janë përzgjedhur të anketuarit, a janë të bazuara rezultatet e sondazhit në përgjigjet e të gjithë njerëzve që janë intervistuar, në cilën periudhë u krye sondazhi, si u zhvilluan intervistat, çfarë pyetjesh janë kërkuar nga intervistuesit, sipas cilës renditje janë parashtruar pyetjet, çfarë sondazhesh të tjera janë kryer për këtë çështje, a thonë sondazhet e tjera të njëjtën gjë, dhe nëse janë të ndryshëm, përse ndodh diçka e tillë? Asnjë përgjigje për pyetjet sa më sipër nuk serviret në "sondazhin" e publikuar, ndërkohe që ata që mbajnë firmën e një raporti të tillë, heshtin. Heshtin dy qendrat që janë marrë me anketën, po ashtu edhe USAID-i dhe Ambasada Britanike. Websiti i "Puls" Sondazhet qe paraqesin nje hendek kaq te thelle mes rezultateve te tyre besoj se jane te pabesueshme . Por , per t'u kthyer ne teme, problemet e politizimit te medias nuk kane filluar sot, ato na jane ngjitur si rrolle qe nga vitet e diktatures . Per t'u vazhduar me PD e PS ..... Sigurisht vehet re me shume politizimi i pozites ndaj nje televizioni publik, ne fund te fundit dhe ktu ne Itali nuk duket çudi qe te gjitha mediat TV jane pro Berlusconiane. Pushteti per poziten dhe çdo e mire qe i vjen prej tij mund te krahasohet me nje prone private per mbajtjen e se ciles do te perdornin te gjitha mjetet e nevojshme, te ligjshme apo te jashteligjshme . Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted June 10, 2009 Sondazhet per zgjedhjet e 28 qershorit: SONDAZHI i "ZOGBY" per daten 10 shkurt PS 37 % PD 30 % LSI 5 % PDK 1 % PBDNJ 1 % PR 1 % Të pavendosur 19 % Refuzojnë të përgjigjen 4 % vleresimi pozitiv per kryetaret e partive Edi Rama 44 % Sali Berisha 32% Problemet kryesore në vend 66 % papunësia 47 % varfëria 32 % korrupsioni 9 % krimi 8 % shkolla dhe arsimi Drejtimi që po merr Shqipëria 44 % po ecën në rrugën e duhur 41 % drejtim i gabuar Sondazhi i “Gani Bobit”, zgjedhjet i fiton PD-ja PD me 46.6%, PS me 42.1% 8.1% e votuesve ende nuk kanë vendosur benia qefin vetit benja deri me 28 qershor...... Mbani mend e djathta fiton 10% diference................. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted June 10, 2009 ..... benia qefin vetit benja deri me 28 qershor...... Mbani mend e djathta fiton 10% diference................. Nuk simpatizoj asnjeren nga krahet politike qe aktualisht kane pushtuar fushen politike ne Shqiperi. Per mua asgje rrenjesore sdo te ndryshonte sikur te fitonte njera apo tjetra Parti. Sigurisht qe te dy krahet politike mund te benin ndryshime ne mandatin e ardhshem, si e majta po ashtu e djathta kane potencialin dhe burimet per te ndryshuar duke permiresuar situaten ne vend. Uroj te fitoje e "keqja" me e vogel, ne menyre te kemi me pak korrupsion, me shume pune, drita,uje, rruge, nje sistem shendetsor, policor te denje per nje vend demokratik dhe ku sherbimet dhe burimet perdoren dhe jane ne dispozicion te qytetarit. Ku te mos shkelet e drejta e fjales, ku e drejta per t'u shkolluar, sheruar, degjuar, e drejta per drejtesi te jene te arritshme per te gjithe pa dallime partiake, rrace apo feje . Tashme te gjithe politikanet e dine se çfare duan Shqiptaret , sepse jane pothuajse te njejtat kerkesa qe prej dekadash shoqerojne fushatat elektorale. Populli do arritje , do te preke ate qe ndertohet, do te shfrytezoje sherbimet qe parashikohen me kushtetute si drejtesia , shendetesia , liria, arsimimi, dhe e drejta e jetes. Kjo e fundit po u mohohet shume e shume te ngujuarve ne zonat e "Veriut" ku si per ironi te fatit mund te ngrihet nje paralelizem me gjendjes se 5 shekujve mepare dhe sotmotit ku me qindra familje ne malesite e Shqiperise jetojne akoma ne ate mjerimin e "Koheve te lavdishme mesjetare". Ku gjeja e gjalle dhe njerezit flene ne nje kasolle, ku akoma per te marre uje perdorin "kutrumet" dhe burimet disa km larg vendbanimit, aty ku e vetjma gje qe i largon nga mesjeta eshte nje fill korrenti qe u çon driten e "shpreses" per nje jete me te mire. E per çudi ndriçim elektrik ne ate zone ua kishte derguar 50 vite mepare me ane te punes dhe djerses se shqiptareve qe ndertuan ata vepra madheshtore qe perdorim edhe sot . Duhet te krijohet nje shtet social , shteti ndertohet prej qytetareve , eshte i qytetatit dhe duhet te punoje per qytetarin. Shteti Shqiptar nuk eshte as i Nanos, as i Berishes e as i Rames, keta sjane gje tjeter veç disa aktore qe luajne rolin e tyre ne skenen politike. Dhe kur publiku te jete lodhur me ta do te vijne te tjere aktore me te rinj per ti rene te njejtit avaz... duke i bere "betime dashurie" nga ballkoni Shqiperise dhe Shqiptareve, duke perdorur dhe manipuluar ne mase popullsine me ane te ndjenjave kombetare dhe krenarise. Nuk po shtoj gje tjeter , se besoj se ka nevoje.... keto i dini me mire se une,,, thjesht mund te shtoj vetem nje gje: ne kemi detyren me te lehte, jemi spektatoret dhe mund te kritikojme sipas deshires performancen e aktoreve tane ne skene. Mos te ekzistonte kritika sdo kishte perparim apo permiresim ne shoqeri. Anjshtajn ka thene: "Meso prej te kaluares, jeto te sotmen dhe shpreso per te nesermen" ja po presim te nesermen , kush e di se çdo te ndodhe pas zgjedhjeve.... <_> Quote Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted June 10, 2009 ..Problem rrenjesor ne Shqiperi eshte se media vuan nga nje klientelizem i thelle dhe nderthurja e saj me politiken eshte e tmerreshme.Sot politiken dhe ekonomine e drejton media me trillime,shantazhe e kercenime.Mbaj mend ne 2005-en Mero Baze ishte ne bythes te Sales... kushedi pse sot eshte armik i tij i betuar. Aleksander Franga(tv Klan) kur ishte te Koha Jone deri ne '96-'97 ishte i persekutuar nga Shik-u sepse shante Salen,sot ai ka ne dore nje media vizive dhe te shkruar dhe eshte pothuajse ortak me Salen. Kam qene i vogel kur Aleksander Frangaj u zgjodh deputet me Partin Aleanca Demokratike ne '96-en ne mos gabohem,ne fjalimin e tij ku une isha i pranishem,si kalamajt qe s kane pune tjeter, dhe s la gja pa thane per Salen.... Sot interesat e tij me politiken e detyrojne te mbaje se s ben nje krah.Doli perkrah Sales e mori licencen e Ora News ne ate kohe. Nuk po flas pse 'gazeten55' se te ben te vjellesh.... Kushedi pse nje muaj me pare numri i Gazetes Shqiptare ne te cilin zbardhesin telefonatat e djalit te kryeministrit me Delijorgjin dhe Mediun 15 minuta pas shperthimit ne Gerdec,u zhduk nga tregu ne mengjes.... erdhen unfot e bllokuan daljen e gazetes.... Top Channel qe me dashje apo pa dashje ka patur perplasje me pushtetin aktual dhe rrezikoi nxjerrjen nga ambientet nga ku aktualisht transmeton (qendra nderkombetatre e kultures,Piramida) dhe per te cilat ka nje kontrate 20 vjecare te bere me qeverine Nano. Ne fakt ne pasqyrimin e lajmeve Top Channel mban krahun e Rames dhe kje esht me se e dukshme.... sot media eshte kthyer ne nje istrument perfitimi politik,ekonomik etj etj... Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted June 11, 2009 1-5.900 k\m rruge 2-Dyfishimi i pagave dhe pencioneve. 3-Rruga durres-kukes (kryevepra inxhenerike shqiptare,e kam vizituar personalisht) 4-Antarsimi i shqiperis ne NATO 5-Firmosja e marveshjes se asocim stabilizimit 6-Aplikimi per ne B.E (e cila bahet vec pasi te plotesohen kushtet,te cilat sigurisht qe jane bere) 7-Dixhitalizimi i shqipersi (para 4 vitesh inteneti ne shqiperi ndollej vetem ne qendra te ndyshme qe edhe ato ishin shume te rradha,pra interneti ishte nje luks.Sot interneti ka hyre ne c'do shkolle dhe ne shumicen e familjeve ne qytet,por edhe ne fashtra te ndryshem se paku ka nganje qender te tille) 8-24 ore drita nga vetem 12 deri ne 16 qe kishim 4 vjet me pare. Zoterinj un e kuptoj se shqiperia ka serish shume per te bere por mos harroni se kjo parti demokratike e mori vendin nga sistemi i bunkerve dhe e beri nje vend kandidat per ne B.E Beni nje pyetje vetes...pse gjitha keto arritje sidomos ne fushen e politikes se jashtme...? pergjigj-ja eshte e thjeshte.Kjo qeveri ka punuar dhe bota na ka vleresuar per kete. Nese ju jeni nihiliste nga natyra eshte gje tjeter...... SHQIPERIA PO NDRYSHON ......... Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted June 11, 2009 1-5.900 km rruge Sa nga keto jane te ristrukturuara dhe sa nga keto jane ristrukturuar disa here gjate te njejtit mandat? 2-Dyfishimi i pagave dhe pencioneve. Inflacioni gjate 4 viteve ishte ne vleren e 5-7% gje qe medoemos do rriteshin me te pakten 7x4 afersisht 30% per te mos rene ne recension, por duke pare zhvillimin ekonomik te vendit (tipik i vendeve te botes se trete qe duan te arrijne vendet e zhvilluara) *te mos harrojme dhe faktin e ndryshimit te vleres se dollarit qe nga para kater viteve dhe deri tani, dhe buxheti i shtetit shqiptar matet me dollare kur japin statistikat, per kete nuk eshte çudi nje fryrje e shifrave . 3-Rruga durres-kukes (kryevepra inxhenerike shqiptare,e kam vizituar personalisht) - Nese sgaboj ate rrugen e nisen te majtet dhe ka akoma pune per te bere qe te mbarohet krejtesisht si rruge. Po jemi mesuar me inagurime çdo muaj te asaj rruges, çdo 100 metra i presin shiritin, kjo qe ne kohen e PS. Ne fund te fundit populli shqiptar po i pagun mbi kurriz me taksen e asaj rruge qe po pagohen ka gati nje dekade tashme. 4-Antarsimi i shqiperis ne NATO - Besoj se skam çte them , vetem se dihet se e vetmja strukture e paster dhe e pamanipuluar politikisht ka qene ushtria . Kane ruajtur disiplinen dhe vlerat qe duhet te mbarte nje institucion i tille. Dhe reformat ne ate kane qene te vazhdueshme nga te gjitha qeverite. Por theksoj se anetaresimi ne NATO sipas mendimit tim (dhe idese qe kam krijuar me ane te informacionit qe kam patur ne dispozicion) eshte pasoje e gjeopolitikes dhe interesave me te larta se ato te shtetit shqiptar, te mos harrojme se SHBA, ka qene nje promotor dhe katalizator mjaft i fuqishem per arritjen e nje konsensusi nga ana e te gjitha shteteve anetare. 5-Firmosja e marveshjes se asocim stabilizimit - ne mos gaboj vendet fqinje kete e kane plotesuar ne 2-3 vite pune, por e djathta ka nje rol kyç per kete pasi tregoi vullnetin qe kishte per te luftuar korrupsionin dhe kryer reforma. 6-Aplikimi per ne B.E (e cila bahet vec pasi te plotesohen kushtet,te cilat sigurisht qe jane bere) - Aplikimi per ne BE nuk behet pasi plotesohen kushtet, Kroacia ka aplikuar prej shume e shume vitesh, Turqia gjithashtu , BE do te prononcohet per sa i perket aplikimit te Shqiperise ne BE pas zgjedhjeve , dhe nese keto te fundit nuk zhvillohen sipas standarteve popollit Shqiptar do t'i duhet te "lincoje" te gjithe shtresen politike qe i shkon dem mundin dhe djersen . Shpresoj se kjo fryme moderatore qe ka perfshire keto zgjedhje te vazhdoje dhe pas tyre. Boll na kane merzite me rremujera. Zgjedhje pa standarte = Humbje te kredibilitetit ne syte e te gjitha shteteve anetare, gje qe do ishte fatale. 7-Dixhitalizimi i shqipersi - dixhitalizimi eshte me shume si komercial ne pergjithesi ne vend,ndersa projekti per informatizimin e shkollave ka qene dhe eshte vene ne zbatim edhe perpara , ne mos gaboj ne Hydajet-Lezha kane sjelle sallen e re te kompiuterave 1-2 vjet para se te vinte PD ne pushtet. Por e Djathta kete e ka vene ne zbatim dhe kryer me " sukses" te themi deri nje nje pike. Pasi qe te mos shkoj larg me thane : Ne shkollen e Ishull-Lezhes nuk u lene te perdorin kompiuterat nxenesve pasi "nuk duan te harxhojne energji elektrike" , e papame eheheh , si mund te mendohet zhvillimi i lendes se informatikes kur drejtoria arsimore ose ajo e shkolles nuk u le per perdorim sallen e kompiuterave mesuesit qe do te zhvilloje lenden e tij. Per energjine elektrike PD ka zhvilluar nje sistem menaxhimi "interesant" dhe efektiv per ate kapacitet furnizimi qe ka ne dispozicion. Zoterinj un e kuptoj se shqiperia ka serish shume per te bere por mos harroni se kjo parti demokratike e mori vendin nga sistemi i bunkerve dhe e beri nje vend kandidat per ne B.E - Ndoshta per dike qe jeton ne Shqiperi eshte me e lehte te jete ne kontakt me ndryshimin, por per nje qe viziton Shqiperine nje-dy here ne vit , ato ndryshime na duken te pavlera. Heh :) , per çudi veren e kaluar ne Ishull na kishin prishe rrugen e ndertuar vetem para tre vitesh sepse do vendosnin tubat e ujesjellesit te ri qe po ndertojne te lagja . Mah , ka kuptim te ndertosh per te prishur dhe pastaj kush e di se kur do e shofim te ristrukturuar ate rrugen <_ bunkeret jane pjese e historise sone sipas meje duhet te krijohen struktura per ruajtjen listimin dhe mirembajtjen tyre. krenar qe jemi nga bunkerlandia> Beni nje pyetje vetes...pse gjitha keto arritje sidomos ne fushen e politikes se jashtme...? - Pyes veten pse kaq shume manipulim me perkrahjen tradicionale qe SHBA i ka bere kombit shqiptar dhe jo PD-se ? Gjithe ajo propagande per Bushin (vrasesin e shekullit). Pata rastin te shihja nje cope video te Bushit me Salen dhe Topin ne Vjene (ne mos gaboj) pak kohe pas vizites ne Shqiperi te tij. Po i thoshte Saliut se i kujtohej vizita qe kishte bere ky vete (Bushi) ne fushe-kruje [tu puthe plakat e fushe-krujes] dhe Saliu nuk merrte vesh se ca po i thoshte Bushi. Topi dicka e kuptovi, por ne fund Bushi mbydhi biseden me te qeshuren e tij Sarcastike se skishte me kuptim muhabeti he he he ! Nese ju jeni nihiliste nga natyra eshte gje tjeter ... :( SHQIPERIA PO NDRYSHON ......... Nje njolle te zeze fushata e tanishme elektorale po ben me perdorimin e femijeve dhe figures se tyre per publicitet politik. Ne te gjitha venden qe kane nenshkruar kartat per te drejtat e njeriut dhe te femijeve eshte rreptesisht e ndaluar nje gje e tille , ne Shqiperi ndodh e kunderta. Eshte e pamoralte nje gje e tille . Jam pa fjale , sdi çte them me per kete ..... :o PS-SPOT MfCHfgVzmUM PD-SPOT wQ0tRIY94OU Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted June 12, 2009 ALBANIA'S ELECTIONS AND THE CHALLENGE OF DEMOCRATIC TRANSITION Komisioni i Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe Video Raport mbi Varferine ne Shqiperi -->Dokumenti Raport mbi Papunesine ne Shqiperi --> Dokumenti Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted June 17, 2009 Kujdes nga keto media,nuk thone te verteten ! Quote Share this post Link to post Share on other sites