Armend Qushku 2 Report post Posted June 8, 2009 Fushate e drejtuar drejt sensibilizimit per te mbajtur rruget sa me te sigurta dhe per te ulur numrin e femijeve te shtypur neper trotuare. Rk8uPuGYPXk Keshilla te dobishme per te mos vrare njeri gjate drejtimit te makines: 1) Mos shikoni gocat e bukura kur po ngisni makinen. 2) Mos u perplasni me Jeep-in me ngjyre te kuqe. 3) Mos ecni me shpejtesi ne rruget e fshatrave. 4) Beni kujdes ndaj adoleshentave qe kryqezojne rrugen. 5) Gjate parakalimeve, eshte e keshillueshme te shtypni qenjte sesa ti shmangni duke u aksidentuar ju apo te tjeret. Nder te tjera, nisjet duke xhiruar gomat si Fast and Furious bejne qe femrat te mendojne se e keni te vogel.(trurin XD ). Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted June 8, 2009 Jashtezakonisht shme sensibilizues kjo video. Sidomos per shqiptaret ku sepaku 50% e tyre kane marre patentat pa kurse duke mos ditur as sinjalistiken me minimale. Po per faj ketij sistemi as sot patenta shqiptare eshte e pakthyeshme ne vendet e huaja ne patente te nje shteti te bashkimit europian. Kujdes nese po ngasni makinen ne shqipri dhe ndodheni jo para nje rreth-rrotullimi (rotatoria, italisht) por ne rreth-rrotullim mos mendoni se keni ju precedencen (te drejten per te paraprire) por duhet te ndaleni ne rreth-rrotullim dhe te jepni ju precedence, dicka qe eshte kunder kodit rrugor. Meqe jemi ne kte teme ka dicka qe eshte akoma me e rende. Ne rast aksidenti makine: Sic duhet Ne rast aksidenti nese nuk ka te lenduar dhe procedohet miqesisht midis dy shofereve duke plotesuar formularet e aksidentit, sigurimet e makinave duhet te zgjidhin se cili ishte gabim dhe cili ishte drejt. Ne rast lendimi personash duhet detyrimisht thirrur policia dhe ambulanca, ne kete rast eshte policia ajo qe zgjidh skemen e aksidentit duke ja sinjalizuar sigurimeve te makinave perkatese. Sic eshte Ne shqiperi, ne rast aksidenti, zakonisht duhet te perballesh me kercenime te tipit: merri celsat, nga jeni, etj. ku harrohet se pse i paguajne sigurimet e makinave qe duhet te merren me keto raste. Por me e keqja eshte se sigurimet e kane bere zakon qe ti zvarrisin keto raste duke mos paguar apo duke i demshperblyer padrejtesisht. Ky zakon i keq i sigurimeve vjen si shkak: 1) I keq-funksionimit te sistemeve sigurative(zvarritja, demshperblimi etj.). 2) Sepse njerezit tentojne ti zgjidhin problemet vete me ane te forces apo formave te tjera duke injoruar keshtu sigurimin e makines. Sigurimi Sigurimi i makines ka per detyre te paguaje demet e makines me para ose duke e riparuar ate tek nje oficine mekanike. Pervec demeve mekanike sigurimi mbulon edhe demtimet fizike te personit ose personave qe ndodheshin ne makine gjate aksidentit. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted June 10, 2009 Kodi rrugor nuk funksionon ashtu siç duhet , madje si per ironi te fatit nuk ndodhet as ne kodet qe ka botuar Qendra e Publikimeve Zyrtare: QPZ Kush eshte i interesuar ta lexoje mund ta gjeje ketu: WiKI Edhe pse me shume pergjegjesia bie mbi qytetaret sepse ata jane perdoruesit e vetem te infrastruktures rrugore. Duhet te dine ta shfrytezojne ate qe eshte pasi nuk mund te pretendohet per nje superinfrastrukture ne nje kohe kur zhvillimi yne ekonomik nuk na e lejon. Sidoqofte rruget kombetare qe kemi tani jane shume me te mira se ato te disa viteve me pare, jane plotesisht ne gjendje te plotesojne ne menyren e duhur kerkesat e automobilistave. Te ashtequajturat autostrada qe ngjajne me shume si rruge kombetare jane te privuare nga senjalistika qe parashikohet ne kodin rrugor .Sistemi yne rrugor ka shume pika te "rrezikshme" qe per faj te inxhiniereve apo thjesht te gabimeve te shofereve duke mos i dhene paresine (siç thote GONNY) tjetrit perfundojne ne aksidente nga me te ndryshmet , disa fatale per jeten. Perveç funksionimit te strukturave perkatese qe merren me mbarevajtjen e ketij sherbimi publik duhet te kete medoemos nje sensibilizim ne shkalle te gjere per te bere te vetedijshem pjesen e popullsise qe perdor makinat apo dhe vete kembesoret. Ne shume qytete shqiptare mungojne vijat e bardha per kalimin e kembesoreve, kjo dhe vete ne kryeqytetin Shqiptar. Nje pjese e mire ne cilesine e jeteses eshte rezultat i punes se individeve te impenjuar secili per te bere pjesen e punes qe i takon me ndergjegjen dhe aftesine e tij. Shume pakenaqesi personale, madje dhe disa difekte te sherbimeve, jane pasoje e faktit se shikojme gjithmone lart , ata qe drejtojne, ne vend qe te shikojme perpara vetes , punen apo ate qe po bejme. Nuk varet gjithçka nga qeverisja , nje pjese e mire e standarteve e ka per detyre ti plotesojne vete qytetaret shqiptar. NENI 68 i Kodit Rrugor pika 4: Cilido që qarkullon me biçikletë që nuk ka goma pneumatike ose në të cilën, pajisjet e frenimit a të sinjalizimit pamor zanor mungojnë ose nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë nen dhe në nenin 69, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. nuk kisha degjuar ndonjehere se ndonjeri ka marre gjobe per nje gje te tille.... >__ Shpresoj te mos jem i vetmi :rofl: Quote Share this post Link to post Share on other sites