Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Simba

Milani Felliq Lamtumiren e MALDINIT...

Recommended Posts

Askush nuk mund ta kishte imagjinuar as ai vete Paolo Maldini qe ne ndeshjen e fundit ne "san siro" do ti rezervohej nje lamtumire kaq e shemtuar nga stadiumi dhe tifozeria qe i dhuroi jo pak por 26 tituj kombetare e nderkombetare.

Pervec nje humbjeje te shemtuar me romen brenda (dhurate nga skuadra kjo) qe ve ne rrezik dhe pjesmarrjen direkt ne champions,gjerat shkuan edhe me keq per paolon e gjore.Tifozet e milanit ne diten e lamtumires se maldinit mbanin veshur fanellen e ish-kapitenit te milani Baresi.Kjo padyshim qe nuk ka qene nje vleresim per paolon.Por tifozet nuk e lane me kaq,ata gjate gjith kohes shpalosen parulla ofenduese ndaj tij dhe ndaj presidentit berlussconi i cili ne nje dite kaq te vecante gjeti kohe per te konfirmuar shkarkimin e karlo ancelotit.Tifozet e ofenduan legjenden e tyre me parulla te tila si : ..........MOSMIRNJOHES.....nuk je kapiteni ti....etj.Madje eshte e cuditshme se kane qene tifozet e ROMES ata qe kane menduar te respektojne legjenden me mbishkrimin:Faleminderit maldini,kapiten i vertet.

Pasi nuk i ka besuar syve me gjith ate kontestim injorant qe ju be nga tifozet maldini ka refuzuar te marre edhe nje cmim te ofruar nga presidenti berlussconi por eshte larguar direkt ne dhoma te shveshjes duke lene pas shijen e hillur te humbjes dhe pritjes qe ju rezervua nga "san siro"

 

Por pyetja qendron a e meriton nje lojtare si maldini nje lamtumire te tille ???!!! apo jane tifozet e milanit mosmirnjohes ?! Sigurisht per te paren nuk ka kush dyshim.Por ka mundesi te qendroje e dyta qe tifozet e milanit qe nuk dine te vleresojne idhujt e tyre dhe nje president qe i beri klubi me me shume trofe ne bote.....duke i thene shit kaka-n dhe shporru...gjithsesi edhe maldini u ka rezervuar dicka tifozeve:Jam krenare qe nuk jam si ju.....

MOS VALLE KA ARDHUR DITA TI VIJE TURP NJERIUT QE TE JET TIFOZ MILANIt ???....kur e thote nje si maldini zor te mos e besosh .......

berlussc.jpg

maldini.jpg

TOTTI_MALDI.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pershendetje Anton !

Ne fakt nuk e kisha ne menje me tu pergjigje se sa pashe temen thashe do jete nji nga temat e zakonshme qe ti hap kur flitet per Milanin,por kur e lexova aty nga fundi s me nejten gishtat rehat.

Ajo qe bane nji pjese e tifozerise se Milanit ndaj njeriut legjende te kesaj skuadre nuk ishte aspak e hijshme dhe une personalisht nuk jam dakort me ta.

Jane disa aspekte qe duhen pare pak ma larg:

Krisja e pare mes tifozeve ultra' te milanit dhe kapitenit te tyre e ka zanafillen ne finalen famekeqe te Stambollit ne 2005-en.Tifozet me te drejte fishkellyen dhe kundershtuan skuadren per humbjen e finales dhe Paolo Maldini si kapiten qe ishte i fyeu ata publikisht.ndoshta kishin te drejte te dyja palet,tifozet qe kundershtuan dhe kapiteni qe ju pergjigj.Ai kishte ne dore argomentin e forte qe ata nuk ishin mirenjohes per ate cka Milani kishte bere (2 here ne finalen e Cahmpions ne 3 vjet).Sic dihet tifozeria e Milanit eshte teper kerkuese dhe pretendon nga skuadra e cila jo gjithmone arrin objektivat.

Nuk po baj krahasime me skuadren tejter te milanos se asht si me krahasu Arin me Bakrin apo aluminin por ajo qe ke shkrujt ne fund te postimit tand nuk rrin as ne qiell as ne toke.

Tifozlleku bahet per skuadren e jo per 1 lojtar ne vecanti.

Une qe kur jam tifoz me MILANIN mbaj mend qe ne finalen e Athines (1994)me barcelonen e ktej.Qe atehere tek Milani kane kaluar lojtare te famshem e ma pak te famshem,Milani ka fitu shume po edhe ka humb,tifozlleku ngelet.Ti qe kur je tifoz i asaj skuadres mban mend vetem 3 kampionate kartoni te fitume ne tavoline e 1 te vjedhun se per champions nuk bahet fjale,jeni te famshem per rrahjet ne fushe te tipit Valencia apo pezullimin e derbyt per faj te tifozerise tuaj te bukur ose hedhjen e motorrit nga shkallet e san siros ne ndeshjen me atalanten...

Emocioni ma i madh per tifozat e Milanit ishte ne maj 2003.Ne semifinale ju nxorrem jashte ju e ne finale Juven,dicka te tille ju as ne playstation nuk do ta arrini.

 

Ne mund t ja lejojme vetes te kundershtojme edhe legjendat e sportit kurse ju,JO, se nuk i keni.

Paolo Maldini meriton dhe ka rrespektin nga e gjithe bota e sportit po ashtu edhe nga tifozet kundershtare dhe ne kohet e sotme kane ngel pak shembuj si Paolo Maldini.Sic thote Shakohoxha, 'ky njeri' ka arrite 8 here ne finalen e Champions dhe e ka fitu 5 here per te mos fole per trofete e tjera.

 

Une kam pase fatin e mire ta shof ne fushe 2-3 here si ne San Siro po edhe ne Bologna dhe kur e shikon te jep me vertete ndjesine e nje miti qe ka ngritur 26 trofe dhe me pas te gjitha gjerat negative harrohen. .... nejse kto jane gjana qe interistat nuk i kuptoni,nuk e kaloni dot Melegnanon* me fantazine tuaj.

 

 

 

* melegnano eshte kufiri jugor i milanos,dmth deri aty ku kane te drjete te shkojne interistat :)

 

900 ndeshje me Milanin

 

 

Ndeshjet

 

646 në kampionat

 

139 në Kupa Kampionesh

 

115 kompeticione të tjera

 

126 me Kombëtaren

 

 

Top 5 kuqezinjtë

 

900 Paolo Maldini

 

719 Franko Barezi

 

663 Kostakurta

 

658 Riviera

 

583 Tasoti

 

(vendi i shtatë, Cezare Maldini, me 412 ndeshje)

 

 

 

40 gola

 

29 në serinë A

 

3 në Kupat Evropiane

 

1 në Kupën e Italisë

 

7 në Kombëtare

 

 

Sukseset

 

7 Kampionate

 

5 Kupa Kampionesh

 

3 Kupa Interkontinentale

 

5 Superkupa Evropiane

 

5 Superkupa Italiane

 

1 Kupë Italie

 

 

Datat

 

20.1.1985

 

Debutimi në Serinë A

 

18.10.1985

 

Debutimi në Kupat Evropiane

 

12.11.1986

 

Debutimi me Kombëtaren Under 21

 

31.3.1988

 

Debutimi në Kombëtare

 

16.5.2009

 

Ndeshja numër 900 me Milanin

 

 

Rekordet

 

174 prezenca në kompeticionet UEFA për klube

 

 

13 trofe ndërkombëtarë

 

8 finale të Ligës së Kampioneve

 

TE DHENAT E MESIPERME FLASIN VETE.

_42964383_milan3300.jpg

7qw6.jpg

 

sport-graphics-2008_690631a.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Maldini i zhgënjyer nga Milani: Nuk më mbrojti

 

Kapiteni kuqezi “sulmon” klubin për mungesën e qëndrimit ndaj tifozëve: Asnjë fjalë solidarizuese ndaj meje

 

Me lejoi që të kaloj më mirë pak ditë. Për të shmangur zemërimin dhe për të reflektuar disi. Pastaj ka folur, pa “frena”. Paolo Maldini “sulmon” Milanin dhe kjo pas 24 vjetësh dashuri, duket e pabesueshme: “Pasi kanë kaluar gati tri ditë nga ai episod, - tha kapiteni, - klubi nuk ka mbajtur akoma një qëndrim. Nga presidenti e tutje asnjë nuk ka shprehur një fjalë solidariteti ndaj meje. Jam i zhgënjyer”.

 

- Paolo, pse ua prishën festën?

 

- Nuk e di, vërtet nuk e di. Kam pasur gjithnjë një sjellje lineare,, duke ndjekur idealet e mia e respektuar të gjithë. Nuk i kam frekuentuar mjediset e tifozëve, por jo për snobizëm, për mbiemrin që mbaj, kam dashur gjithnjë të tregoj diçka. Kështu dua të gjykohem vetëm për atë që kam dhënë në fushë. Nga ata që e shohin si formë respekti drejt mjedisit e klubit dhe nga ata që e interpretojnë këtë sjellje si një kurth ndaj tyre.

 

- Çfarë iu ka zhgënjyer?

 

- Heshtja e klubit. Nuk më pëlqeu që nuk mori asnjë qëndrim. Nuk pati as edhe një koment nga presidenti e me radhë, asnjë drejtues nuk tha një fjalë. Unë do të jem një idealist, por besoj se një klub si Milani duhet të distancohet nga episode të tilla.

 

- Ju keni reaguar shpesh ndaj tifozëve, me fjalë të ashpra madje.

 

- Ka qenë një reagim instiktiv dhe ndoshta kam gabuar. Por ka qenë një sjellje e momentit, unë isha një njeri i lënduar. Nuk kam pasur mundësi të mendoj, ka qenë përgjigjja e një aksioni të paramenduar prej ditësh, muajsh e ndoshta vitesh. Unë jam një njeri me ndienja e dobësi.

 

- “Krenar që nuk jeni një nga ata”. E konfirmoni?

 

- Po, sigurisht. Është e pamohueshme që unë jam milanist dhe që kam dhënë gjithçka për fanellën kuqezi. Pavarësisht nga kjo, jam kundërshtuar shumë herë. Isha kapiten prej gjashtë muajsh kur ata shkruan në një parrullë që nuk isha i denjë për shiritin dhe poshtë shtëpisë shkruan: ‘Më pak Holliwud, më shumë përkushtim’. E kujt, mua? Por janë gjëra që më kanë rritur. Unë kam fituar një pjekuri e liri intelektuale në të shprehur dhe s’do të heq dorë asnjëherë.

 

- Kristiani e Danieli, fëmijët tuaj, a iu pyetën?

 

- Jo, por Kristiani e kuptoi, edhe Danieli që është i zgjuar mori vesh diçka. Të dy dëgjuan komentet që bëra me gruan time. Ai episod pati një domethënie shumë të madhe.

 

- Dhe prishi festën tuaj.

 

- Që ishte shumë e bukur, pikërisht siç e ëndërroja. Diell, nxehtë, ndeshja pasdite si në debutimin tim, stadiumi plot me familje dhe 70 mijë njerëz që më duartrokitën. Më vjen keq për ata 500 vetë që deshën të më prishnin festën.

 

- I kujtoni përplasjet në të shkuarën mes jush e tifozerisë?

 

- Episodet e vërteta janë dy. I pari, pas rikthimit nga Stambolli ku humbëm Championsin, ndonëse luajtëm një finale të mrekullushme e më të mirë sesa Liverpuli. Në aeroport na kundërshtuan: ‘Duhet të na kërkoni falje’. Unë luaja prej një jete dhe duhet t’i kërkoja falje një djaloshi 20-vjeçar? Dhe pastaj më falni, po për çfarë? Që humbëm një ndeshje, të cilën e luajtëm në mënyrë të jashtëzakonshme? Në të vërtet atë mbrëmje Liverpuli na mundi edhe në nivel tifozerish: kur po fitonim 3-0, dëgjoheshin vetëm anglezët, gjithnjë e më shumë… Pastaj në aeroport fluturuan fjalë të rënda dhe rrezikuam përplasjen…

 

- Episodi i dytë?

 

- Në Montekarlo, Superkupa Europiane e 2007-ës, ultrasit nuk bënin tifo dhe nuk lejonin asnjë që të na mbështeste. Edhe në kampionat për disa muaj luajtëm në një atmosferë sureale. Skuadra e vuante këtë situatë dhe unë fola në shtyp. Ishte një intervistë prej kapiteni, që gjithsesi nuk u pëlqeu disa tifozëve. U organizua edhe një takim sqarues me disa prej tyre, ku u theksova ato që kisha thënë në shtyp, duke shpjeguar që ishte për të mirën e Milanit.

 

- Tifozët iu akuzojnë për disa fyerje.

 

- Nuk i kam fyer asnjëherë përveç se në aeroport pas kthimit nga Stambolli. Megjithatë, episodi i së dielës krijoi një linjë edhe më ndarëse mes meje dhe tyre.

 

- Për t’iu lënduar nxorrën një parrullë për Barezin.

 

- Dhe Frankoja pas ndeshjes më kërkoi falje. Unë nuk e kuptova pse, nuk e pashë atë parrullë. I thashë: ‘Franko, rri i qetë: ti më ke mësuar të eci drejt, me kokën lart, pa raporte të çuditshme’.

- Nuk mund të harrohen as 70 mijë të tjerët që iu përshëndetën.

- Mbështetja ishte e madhe, di që u shitën të gjitha fanellat e mia. Dua t’i falënderoj të gjithë. U preka para fillimit të ndeshjes, ndonëse i kisha të gjithë pranë. Më erdhi për të qarë, pastaj pashë Pirlon që ishte më keq se unë.

 

- Do të luhet ndeshja e lamtumirës që e kërkoi Abete?

 

- Jo, por e falënderoj shumë presidentin e Federatës Italiane të Futbollit që më qëndroi pranë dhe donte të organizonte diçka. Edhe Platini më shkroi një letër të bukur.

 

- Po me Leonardon a u grindët?

 

- Ja, këto zëra janë të pabesueshëm. Kur më thanë se flitej për një grindje mes nesh, isha në dhomat e zhveshjes i përqafuar me Leon. Në atë moment që më filmuan telekamerat, ai më ftoi të mos ua vija veshin gjërave të tilla dhe unë i thashë atë që mendoj për ata njerëz. Kaq.

- Në Firence do të luani ndeshjen e fundit. Vendimtare, pikërisht siç donit ju…

- Po, e kërkova vetë… E pabesueshme si i vështirësuam gjërat. Kur ishim 2-2 me Romën, ishim të kualifikuar, por nuk e dinim dhe kërkuam fitoren.

 

- Gjëja e parë që do të bëni të hënën që vjen?

 

- Do të shkoj të shoh Kristianin si luan në një veprimtari në Toskanë. Pas ndeshjes me Fiorentinën do të qëndroj në zonë.

 

- Po e ardhmja?

 

- Asgjë s’është përcaktuar. Kam nevojë për pushime.

 

- Më 6 korrik grumbullohet Milani, a do të bëni ndonjë vrap të vogël?

 

- Mundet, por po ju rrëfej diçka: kur kam qenë me pushime nuk bëja asgjë. Pikërisht asgjë. Në fillim i gënjeja përgatitësit atletikë, pastaj fillova t’ua them hapur: fiziku im kishte nevojë të pushonte i gjithi.

 

Letra-replikë

Galiani: Paolo, heshtja është përgjigja më e mirë

 

Pas intervistës së Maldinit mbi mungesën e qëndrimit nga ana e klubit pas prishjes së festës së lamtumirës në “San Siro” nga ana e një grupi tifozësh, vjen dhe replika e Adriano Galianit përmes një letre të shkurtër: “I dashur Paolo, e kuptoj hidhërimin tënd: unë jam akoma nën eskortë, siç e di, prej dy vjetësh pikërisht për shkak të sjelljeve të atyre njerëzve, që të kundërshtuan të dielën. Jam unë ai që mora vendimin për të heshtur e mos mbajtur asnjë qëndrim, jo vetëm sepse m’u këshillua, por para së gjithash e pashë dhe cilësoj se heshtja është arma më efikase për të mos lejuar vazhdimin e polemikave si ato të së dielës”.

maldini2.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...