GenTo 0 Report post Posted April 10, 2009 Nga t ja fillojme.... :wizard: :wizard: :wizard: :wizard: :wizard: ???????????????? Duke lexuar si cdo mengjes gazetat e perditshme (si pleqte) pervec Zerit te Popullit e Rilindjes Demokratike sec me rane ne sy ca lajme disi te cuditshme dhe te them te drejten derisa nuk i lexova ne 2-3 faqe web mu duken si shpikje te mediave. Sa hap internetin lexoj : Mihal Delijorgji ortak me Fahri Balliun Atehere... Mihal Delijorgji sic mund ta dini eshte ish pronar i firmes qe kishte marre persiper zmontimin e materialeve luftarake ne GERDEC me kontrate nga qeveria shqiptare.Te gjithe e dime se c'ndodhi keshtu qe nuk ja vlen te zgjatem ne kete pike. Fahri Balliu,biznesmen ne disa fusha dhe nder te tjera botues e i 'GAZETES 55'... se di sa nga ju do ta kene lexuar kete pseudogazete e cila sic dihet qe nga dalja e saj ne treg eshte me berishiste se vete berisha dhe me extremiste se Rilindja Demokratike.... Nder te tjera Fahri Balliu eshte keshilltar e Kryeministrit tone te nderuar. Fahri Balliu ose me mire e bija e tij,zonjusha Henris Balliu na rezultoi se ishte ortake ne nje firme ndertimi me Z. Mihal Delijorgji dhe vellane e ketij te fundit.... hmmm cuditerisht ky fitoi tenderin per demontimin e municioneve te Gerdecit eh .... cfare rastesie... Sot lexoj: Kunata e Balliut, mbi 100 milionë euro tendera me partnerë serbë Ish-kryeredaktorja e gazetës “55”, Blegina Kodra, kunata e Fari Balliut, është bashkadministratore me një shtetas serb në një kompani të ndërtimit të rrugëve në Tiranë, e cila ka fituar mbi 100 milionë euro tenderë nga qeveria shqiptare. Kompania e regjistruar më 27 korrik të vitit 2007 në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, në kohën kur Blegina Kodra ka qenë dhe Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, përbën një konflikt të pastër interesi, pasi një zyrtare civile nuk mund të përfitojë fonde nga buxheti i shtetit në një aktivitet privat. Kompania e bashkëdrejtuar nga Blegina Kodra dhe Sllobodan Markoviç fitoi tenderin e ndërtimit të rrugës Vlorë-Levan dhe më pas segmentit kryesor të rrugës Levan-Tepelenë. Ajo po ashtu ishte fituesja e tenderit për ndërtimin e mbikalimit të Tiranës.... artikulli vazhdon me tej po nuk po e bej copy/paste te gjithin. Dikush do thote se lexoj vetem gazetat qe shajne qeverine e kryeministrin.... me thoni nje media te paanshme ???? Do te doja te shpresoja qe keto afera te mirefillta korruptive te mos ishin te verteta por me sa shof nuk ka shprese qe te jene te tilla. Sic thone do fjale te urta. KU KA ZA,S ASHT PA GJA ... ose KU KA TIM KA NE GJACA. Qe politikanet vjedhin,kjo eshte e ditur ne tere boten e jo vetem ne vendin tone.. por qe te vjedhin ne kete menyre e te ndodhin ngjarje te renda si ajo e Gerdecit e ne fund te dalin te palagur ata qe e thuren kjo eshte e padurueshme. Korrupsioni e ka kapur shtetin shqiptar nga te gjitha anet,nuk ka te beje kahu politik... MJERE SHQIPERIA KUJT I KA NGELE NE DORE :( :( :( :( :( Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted April 10, 2009 Prokurorja dha dy ditë më parë shpjegime publike për median rreth një kompanie të paverifikuar të Mihal Delijorgjit dhe disa ortakëve të tij. Ajo tha, “që e dija” dhe “po verifikojmë”. Sikur Prokuroja, brenda kësaj mënyrën dalje më se të kombinuar, të dilte dy ditë më parë, më pak për të bërë “Top modele” dhe më shumë për të bërë detyrën, apo, apo, të kishte as më shumë e as më pak zellin e ekzagjeruar me “rastin Fazlliç”, ajo nuk do të kishte kursyer një urdhër bllokimi të kompanisë “Trans Digging Constuction”, shumë më shumë kohë më parë, pa pritur “verifikimin”, sepse të gjithë e mbajmë mend, se në urdhër-bllokimin e Damir Fazlliçit asaj s’është se ia ndjeu për “verifikimin” e tij, kur pretendoi se filloi hetimet “kryesisht” ndaj tij, hetime që ende vazhdojnë të gëzojnë të njëjtin status dhe megjithëse Damir Fazlliç hynë e del sa herë t’ia dojë kokrra e qejfit në Shqipëri. Por, ndërsa Prokurores “i ra si bombë” dosja “Fazlliç”, ajo realisht nuk pati kohë “ta verifikonte”, por thjesht të zbatonte skenarin e tentativës bllokimit të tij duke fabrikuar një argument më shumë politik, e kundërta ka ndodhur me (mos)bllokimin e “Trans Digging Constuction”, për të cilën ajo ka pasur gjithë kohën e mundshme për “verifikim” dhe pas këtij procesi, kur pa se nuk mund të prodhonte profesionalizëm, fabrikoi argumentin e zhurmshëm të radhës, në dobi të politikës, duke nxjerrë ca dokumente nga dosja “Delijorgji” dhe duke ushqyer mediat me “zhurmën” e radhës. Pas kësaj Prokuroja e pati shumë të thjeshtë. Duke qenë e mbarsur me kompleksin e fëmijërisë së dyzuar të saj, përballë jetës me prindër të dyfishtë, biologjikë e natyralë, ajo nuk e pati të vështirë të ndërsente të njëjtin person, për të cilin familja e shthurur e të cilit mjafton si argument për ta bërë atë xheloz deri në atë pikë, sa të sulmojë edhe fëmijët e ish-mikut të tij. Tashmë nuk është më tabu fakti që enturazhi i afërt i kryesocialistit Edi Rama ka leje për të gatuar poshtërsi kundrejt shërbimeve pa asnjë shpërblim, por thjesht nga qejfi dhe vetëm nga inati, dhe për këtë arsye nuk është ndonjë zbulim as ortakëria e dy zonjave Rama, me ish-mikun e mikut të Delijorgjit. Shumë mbështetës, jo vetëm të PD-ës por, edhe të PS-ës, kanë telefonuar këto ditë në redaksinë e gazetës “55”, të habitur nga fenomeni që ata ende nuk e kuptojnë. Pyetja e tyre është natyrisht joparimore, por e sinqertë: “Përse përbaltja vazhdon me të njëjtët amoralë?”. Fillimisht, deri pardje nuk e kuptonim shqetësimin real të mbështetësve që telefononin në redaksinë e gazetës “55”. Por, krejt e kundërta ndodhi dje, dhe gjithçka u kristalizua, kur pas skemës së njohur së shpërndarjes nëpër mediat elektronike e dokumentit të radhës, si gjithmonë nga i njëjti person, fjalën e mori politika pasi ky dokument ishte shtrydhur në atë farë mase aq sa përmbajtja e tij, jo nuk lexohet, por tashmë nuk mbahet as mend. Duke i qëndruar këtij argumenti, në respekt jo aq të kronologjisë se sa të shpjegimeve dhe kujtimeve të mbështetësve të gazetës “55”, saktësisht të martën, u gjet një person amoral, jo aq pse atij i mungon një dyshek bashkëshortor në inventarin e shtëpisë, por se atij thuhet që i del mangët edhe bashkëshortja, për të gatuar tollovinë e radhës nën logjikën e atij se “nuk duhet të bashkëpunosh me një person pse ai tre vjet më pas mund të dalë me ‘cen’ në biografi”. E pas “bërjes së qimes tra”, i njëjti person me moral jo aq për t’u marrë shembull, kishte bërë kujdes që “qurret tuberkulare” por edhe “gëlbazën mediatike” ta “shtrinte” në faqe gazetash, me pronarë që të vetmin moral të tyre kanë të bëhen baltë e shërbëtorë në kufijtë e të paparashikueshmes, pse mund të sigurojnë ndërtimin e një pallati e kulle, apo arnimin e unazave e rrugëve në Tiranë. Pas kësaj, saktësisht po pardje filloi pjesa më mjerane, por këtë herë, sipas skenarit të njëjtë, për politikën. Dhe për koincidencë, të njëjtët amoralë të zhytur në llumin e imoralitetit familjar, marrin përsipër të përbaltin në emër të të shiturit moral. Një nga ata amoralë, i njohur dhe i përfolur edhe në media edhe si hajdut xhepash dhe për të cilin bota i njeh ende si baba, jo atë që mund të ekzistojë në certifikatë por një tip “Flamuri a Fatmiri i qumështit”, nxitoi i pari pardje të fillonte përbaltjen e radhës, i ndërgjegjshëm se dje për “të mos ngelur në hije”, do të bënte të njëjtën gjë edhe amorali tjetër, i cili dikur kur e pyesnin në parlament, me duket, “se ç’punë bënë motra jote”, ai, nga padija ndoshta, përgjigjej “ore mbush ti”. E pra, këtë tipa që nuk dinë kë kanë baba, apo ç’profesion nga më të vjetrit ka motra, bëjnë sikur dinë ca gjëra të tjera, që jo se kanë lidhje me ata vetë e aq më keq me familjet e tyre, por se ata i marrin të mirëqena, pa tentuar ti kuptojnë, po i panë në televizione, apo po i lexuan në gazeta me pronarë, ndërtues pallatesh, kullash, unazash e rrugësh në Tiranë. Pyetja torturuese për shumë jo vetëm demokratë, por edhe socialistë, në këtë moment nuk është e ndershme dhe nuk ia vlen të komentohet, por sidoqoftë ajo shpreh një mentalitet makthi dëshpërues, në prag të konfirmimit të pushtetit. Të dëshpëruar nga një opozitë, të cilën nuk e mbrojnë dot, të dëshpëruar nga pamundësia për t’u pajtuar me ato që janë më të shenjta, familja dhe morali, ata, me sa duket, duan një përgjigje dëshpëruese, për ata që ende të njëjtët amoralë, që pas dyshekëve bashkëshortorë ju mungon edhe bashkëshortja, apo, apo, ata që të vetmen vlerë të tyre kanë që, bota i njeh për pasardhës në mos të një baxhoxhiu, të një shitësi të prodhimit të baxhove, apo, apo, ata që bëjnë të diturin vend e pavend për çdo lloj gjëje në parlament e jashtë tij, dhe tregohen aq të paditur e naivë, pse nuk kanë informacion se një kollare që mund t’ua dhurojë motra, nuk dihet se me ç’punë i ka nxjerrë eurot e asaj gjëje që i shtrëngon rrylin e fytit. Dhe kjo e bën të dhimbshme pafajësinë e mbështetësve demokratë e socialistë të PD-ës. Ndaj dhe pyetja e tyre dëshpëruese, e bërë nën dhëmbë dhe me shumë dhimbje, është: “Po pse përbaltja do të vazhdojë me të njëjtët amoralë që shesin moralë?!!! Së paku ata të ndryshonin”. ... Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted April 11, 2009 Epo kjo eshte shqipria! Nuk ka drejtesi sepse gjerat funksionojne ne menyre klanore. Nqs miku i mikut te mikut ka miq ne pushtet nuk mund te denohet sepse ka lidhje me mikun e mikut te mikut pra, nqs Ina Rama po kerkon drejtesi me nje vullnet personal ajo nuk do ta arrije kurre sepse zinxhiri i hetimeve do te kompromentoje diku atje, tek miku i mikut te mikut. Ne qeshor duhet te vendosim se cili klan do te vije ne pushtet ai i PD-se apo ai i PS-se sepse drejtesine ne shqiperi duhet ta shikojme me dylbi. Quote Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted April 11, 2009 hmmm.. ne mos gabofsha Pokuroren e Pergjithshme e vendosi vete Berisha &Co pasi me shantazhe meskine i beri presion ish presidentit Moisiu per firmosjen e shkarkimit te Theollori Sollakut.Ish drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra u zu mat duke u kerkuar nipave te Moisiut qe daja i tyre te firmoste shkarkimin e Sollakut perndryshe kompanise se tyre ajrore 'ALBATROS AIRWAYS' do i hiqej licenca e flututimit... dhe ashtu ndodhi.Moisiu nuk firmosi,ALBATROS u detyrua te falimentonte dhe Gazmend Dibra u shperblye me postin e Drejtorit te Pergjitshem te Burgjeve edhe pse ishte nen hetim (gjasme). Ina Rama u vu ne ate post nga Argita Berisha (qeverisesja e vertete e Shqiperise per momentin,gjithmone duke ju referuar mediave eh...) se kane qene shoqe shkolle... por kur Ina Rama duke bere thjeshte punen e saj zbuloi se Argita kishte lidhje ekonomike me Damir Fazllic qe dyshohet si pastrues parash ne Ballkan i cile ne Porto Romano ne Durres ka blre nga qeveria mijera hektare toke me cmin simbolik dhe tani aty eshte projektuat te ndertohet nje parke energjitik dhe vlera e asaj toke eshte 400fishuar.... ...Se Lulezim Bashes kur ishte minister i Transaporteve i hyne pa dashje ne xhep miliona dollare nga fondi i ndertimit te rruges RReshen-Kalimash ..... Se tragjedia e Gerdecit u shkaktua nga nje firme ne te cilen ishin ortake miq te afert te Kryeministrit dhe i biri i tij emrin e te cilit e beri nje tjeter biznesmen por cuditerisht ai vdiq ne nje aksident...... ishin ufot Normal qe do i dalin te gjihte kunder Kryeprokurores se nuk po ban ate per te cilen e kane vu ne ate post.... Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted April 14, 2009 Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve, i sugjeroi kreut socialist, Edi Rama, qe tu kerkoje falje banoreve per lidhjen e tij te ngushte Mihal Delijorgjin. Ky i fundit, pronar i kompanise ku ndodhi shperthimi i demontimit te armeve ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona. Avokati i ZMK-se, Altin Goxhaj, akuzoi se Kryetari i Bashkise Tirane, Edi Rama, i dha dy muaj para zhvillimit te zgjedhjeve, leje ndertimi Delijorgjit. "Jane keto leje, pjese e 30 lejeve qe Edi Rama i ka dhene Delijorgjit dhe jane keto, pjese e qindra lejeve te ndertimit qe shkaterruan dhe betonizuan qytetin e Tiranes, duke i hequr cdo shans rehabilitimi ne te ardhmen", u shpreh Goxhaj. Sipas tij, ne Tirane ndodhet nje Gerdec akoma me i madh urban, qe nuk ndodh ne nje dite te vetme, por perdite, duke shkaterruar te ardhmen e qytetit dhe qytetareve. "Edi Rama duhet te dale para qytetareve dhe t'iu kerkoj falje banoreve te Gerdecit per fajet e tija. Ai duhet te shkoje ne Prokurori dhe te shpjegoje, se cfare e lidh ate kaq ngushte me Mihail Delijorgjin lejet per te cilin nuk munguan kurre", vijoi Goxhaj. Ne replike me akuzat e ZMK-se, numri dy i Bashkise Tirane, Eduard Shalsi, u shpreh se akuzat nuk jane gje tjeter vecse nje manover dhe nxitje qe vijne nga Levizja Socialiste per Integrim. Sipas Shalsit, kreu i LSI-se, Meta, harron qe 15 marsi eshte dita e perkujtimit te viktimave te Gerdecit, jo e shpifjeve mbi lejet e ligjshme te dhena nga Bashkia Tirane. "Ilir Meta eshte kaq i verbuar nga urrejtja, saqe ka harruar se eshte dita per te kujtuar tragjedine e fabrikes se paligjshme te Gerdecit dhe jo per te shpifur mbi lejet e ligjshme te Bashkise se Tiranes", u shpreh Shalsi. Sipas tij, Meta eshte bere njesh me kryeministrin Sali Berisha dhe se bashku perfaqesojne shembelltyrat e politikes se vjeter. "Gjynah qe Meta perdori nje dite te madhe per nje poshtersi te vogel", vijoi Shalsi. Numri dy i Bashkise, akuzoi Meten si bashkepunetorin kryesor te qeverise ne pushtet dhe kreut te saj Sali Berisha. Bashkim ky, qe sipas Shalsit behet pikerisht ne nje dite perkujtimore si ajo e nje vjetorit te tragjedise se Gerdecit, e ndodhur ne 15 mars 2008 Quote Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted April 14, 2009 hmmmm sikur qeveria nuk e dinte sec c behej e kush po e ndertonte fabtriken e Gerdecit... dokumentet e meposhtme thone te kunderten :( Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted April 16, 2009 KETO QE JANE TE PA LARA: 1)Ne njeren fotografi eshte nje feste e mjaftit e oraganizuar ne kohen kur ne krye te tij ishte Erion Veliaj,ne nje nga skutat e tiranes ku veliaj & co organizonin perversitete (ketu) jane te maskuar si tranvestile dhe vampire...ndersa sot ky i pamoralshem na ben moral.... 2)Ne fotografine tjeter eshte Kristaq Rama me Nexhmije Hoxhen ne vitin 1972 ne nje nga pleniumet partis se punes ku "kryqezoheshin" dhe persekutoheshin "armiqt" e popullit dhe partis....babai i kryetarit te PS duartrokiste nderkaq keto krime........FESTA_E_MJAFT.bmp Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted April 19, 2009 P.S PA ALTERNATIVE.......... Kreu i PS-së është përfshirë nga paniku se po i dalin duarsh si të vjetrit e partisë, ashtu edhe të rinjtë që ka sjellë me vete. Pas Harasanit, protestat i kanë vijuar Ben Blushi e Arben Malaj, ndërkohë që Edvini ka pezulluar daljet televizive derisa të vendoset se cilët do të jenë “dëshmorët” e listës së deputetëve TIRANE – Lëvizja më e fundit e Edi Ramës, që ka të bëjë me tentativën për prezantimin e një programi të pretenduar elektoral, i ka krijuar atij vetë, kreut të PS-ës, më shumë probleme se sa përfitime. Në kushtet kur Edi Rama ka prezantuar vetëm numra “faqesh”, “masash”, apo edhe “drejtimet themelore” në programin e tij elektoral dhe ka prezantuar zyrtarisht edhe disa nga emrat e “ekipit” të zbatimit të mundshëm të këtij programi, pjesa tjetër e “të vjetërve” në PS, që nuk e kanë gjetur veten aq vizualisht përkrah Ramës në prezantimin e programit nëpër qytete e fshatra, duke ndjerë rrezikun e shmangies nga beteja elektorale, nuk ia kanë kursyer shqetësimin e tyre edhe kreut të PS-së. Në këto kushte Edi Rama, ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, duke pezulluar pjesëmarrjen e drejtuesve të PS-ës, të të gjitha niveleve, nëpër debatet televizive politike, në mediat vizive. Burime nga selia e PS-së, bëjnë të ditur se zemërimit të disa ditëve më parë të Andis Harasanit, i janë bashkëngjitur edhe emra të tjerë, si Arben Malaj e Ben Blushi. Në takimet e këtyre “të vjetërve” me Edi Ramën, mësohet se Harasani, Malaj e Blushi, “merak” të tyre kanë pasur, mungesën e hapësirave për t’u shfaqur si prezantues e mbrojtës të programit, përkrah apo edhe veç Ramës. Ndërsa Harasani nuk kursen ankesat e justifikuara në ekrane televizionesh, Malaj, ka gjetur një zgjidhje origjinale, duke u paraprirë vizitave të Edi Ramës dhe duke u ulur në rreshtin e parë të militantëve, për arsyen e vetme, t’i tërheqë vëmendjen jo aq kryetarit sesa, të fokusohet nga ndonjë kamer televizive, për ta parë edhe anëtarët e mbështetësit e partisë, jo vendimmarrës për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë të PS-së. Nga ana e tij, nuk dihet nëse Ben Blushi apo Arben Ahmetaj, në tentativë për t’u ndjerë edhe më të sigurt, i kanë vënë qëllim respektivisht vetes, për të “dubluar” njëri-tjetrin në takime me elektoratin në fshatrat e Korçës, si gjetje për të ngatërruar anëtarët e mbështetësit e partisë, jo vendimmarrës për hartimin e listave të kandidatëve për deputetët PS-ës. Përpos këtyre sforcimeve individuale, prej secilit prej të rrezikuarve si kandidatë të mundshëm të PS-ës, ata kanë gjetur edhe “kurajë”, t’ia përplasin në fytyrë Edi Ramës, xhelozinë e tyre për zgjedhjen e “të rinjve” nga ana e tij. Në këtë përplasje me Edi Ramën, mësohet se Andis Harasani, Arben Malaj apo edhe Ben Blushi, nuk kanë lënë pa sulmuar as simbolin e “të rinjve”, Saimir Tahirin, kreun e Fondacionit “Qemal Stafa”. Sipas të zemëruarve “të vjetër”, Saimir Tahiri, i cili nuk ka munguar në prezantimin dhe mbrojtjen publike të programit elektoral, nuk është asgjë më shumë se një i pashkolluar, që më të shumtën e herëve i ka lënë studimet e larta përgjysmë, sesa i ka mbaruar ato. Për të zemëruarit “e vjetër”, Saimir Tahiri, “ikona” e prezantimit dhe e mbrojtjes së programit elektoral të PS-së, është as më shumë e as më pak, një i padiplomuar. I gjendur përballë këtij “reaksioni”, kreu i PS-së, Edi Rama, ka ofruar si zgjidhje të përkohshme dhe provizore, pezullimin e pjesëmarrjeve në ballafaqime publike (edhe nëpër emisione debatesh në televizione) të “të vjetërve” e “të rinjve”. Kjo zgjidhje e Edi Ramës, nuk ka kaluar pa rënë në sy, kur nëpër emisionet e ndryshme të formatit të debateve politike, prej pak ditësh mungojnë figura drejtuesish “të rinj” apo “të vjetër” të PS-ës, në ballafaqime t e mundshme me kundërshtarët e tyre politikë. ... Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted June 5, 2009 Erion Veliaj zhduk bashkë me të vëllanë 300 mijë euro kredi për biznesin rinor..... Si u mbyll dhe u zhduk pa lënë gjurmë zyra e Fondacionit MJAFT, ditën kur duhej të raportonte se çfarë po bëhej me paratë e vetëpunësimit të të rinjve ,Nga Avokat Altin Goxhaj* “Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija që Maarti Ahtisaari themelon të tilla fondacione, po do sigurohem që t'ia them tani që e kemi më shpesh në rajon”. Erion Veliaj (Marrë nga shkrimi i Erion Velias “Mero Baze, më në fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanën e vet” botuar në gazetën “Koha Jonë” në 28 Tetor 2005) Erion Veliajt prej vitesh i është kërkuar të bëjë transparente paratë që ka përfituar nga donatorët ndërkombëtarë të destinuara për shoqërinë civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë. Arsyetimi i tij karakteristik spërdredhës ka qenë se ai i jep llogari donatorëve të huaj dhe jo shqiptarëve.Prej një viti, kërkesa për transparencë është përsëritur me tone më të forta pas angazhimit të hapur politik të Veliajt me G99 si provë integriteti pasi ai po i kërkon shqiptarëve që të bëhet administrator i taksave të tyre. Si mund t’i besohet dikujt të administrojë taksat e shqiptarëve që refuzon hapur të bëjë transparente sa para ka marrë dhe si i ka harxhuar fondet që burojnë nga taksapaguesit e huaj? Në fakt arsyeja pse Veliaj refuzon të tregojë sa para ka marrë dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye të forta: E para, Veliaj nuk tregon dot se ka përfituar mbi 5.4 milionë euro nga komuniteti ndërkombëtar, kontribute këto për shoqërinë civile shqiptare sepse të gjithë do të kuptonin se pse sot në Shqipëri nuk ka më asnjë qendër rinore që të ofrojë shërbime për rininë. E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milionë euro janë grabitur drejtpërdrejt nëpërmjet bizneseve familjare të klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj). Dhe e fundit, sepse me një pjesë të këtyre parave të dhëna nga donatorët për të mbështetur shoqërinë civile shqiptare janë kanalizuar për të financuar në mënyrë të paligjshme Partinë private të tipit OJF G99. Por një nga rastet më të paprecedente në shoqërinë civile shqiptare është pikërisht mënyra se si Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi përfitoi 300 mijë euro që duhej të ofroheshin si kredi të buta për rininë shqiptare i ndau dhe zhduku me të vëllanë e tij Arbër Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Mazniku dhe Fuga. E gjithë kjo grabitje ka ndodhur nëpërmjet vrimës së zezë të Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllën dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe të gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj për të fshehur gjurmët e korrupsionit galopant me donacionet ndërkombëtare të destinuara për shoqërinë civile shqiptare. Një ndër pikat më të errëta të këtij Fondacioni është “zhdukja” pa lënë gjurmë e vet Fondacionit bashkë me qindra mijë eurot e tij, të cilat mund të kenë fluturuar një ditë të bukur në numrin që kontrollon Erion Veliaj në San Francisko, “145 Swiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)”. Një ndër arsyet kryesore që ky Fondacion u zhduk një ditë të bukur pa lënë gjurmë, është edhe se Fondacioni MJAFT ka gëlltitur një shumë të pallogaritshme parash (nga të dhënat paraprake rezultojnë 300 mijë euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbështetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Wales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbretërore angleze). Parimi i konfliktit të interesit si mekanizëm korrupsioni për mbështetjen e Politikanit Erion Veliaj Në 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anëtar i Bordit të Balkan Youth Children Foundation, një Fondacion ndërkombëtar që u krijua me qëllim mbështetjen e iniciativave rinore në Ballkanin e pasluftës së Kosovës dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi për zgjedhjen e Velisë si përfaqësues i Shqipërisë në krye të këtij Fondacioni, erdhi në 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros në Shqipëri, shqiptaroamerikani Fron Nazi, i cili njihet si një ndër ekspertët kryesorë të Sorosit në Ballkan. Ky është njeriu që zgjodhi celulën e parë të Soros në Tiranë në 1992. Në vitin 2004, sapo Erion Veliaj bëhet anëtar Bordi, një lumë donacionesh të destinuara për shoqatat rinore në Shqipëri të cilat aplikonin më kot për fonde, shkuan për MJAFTËT e Velisë. Për këtë arsye po atë vit, u regjistrua në Gjykatën e Tiranës Fondacioni MJAFT, një organizatë e cila kërkonte të diversifikonte politikën e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatorë të ndryshëm për MJAFT, pasi shumë donatorë e kuptonin se po thyenin çdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milionë euro në numrin e llogarisë së Lëvizjes MJAFT megjithëse kishte vetëm 1 vit jetë. Sipas të dhënave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur në vitin 2004 si anëtar i Bordit të Balkan Children and Youth Foundation, në krye të të cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, në konflikt të pastër interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: “Youth Business Albania (YBA)” (“Biznesi Rinor Shqiptar”). Duke shkelur çdo parim të konkurrimit të barabartë për projektpropozime (pasi ishte jashtë çdo lloj kriteri të aplikimeve), i gjithë fondi i BCYF shkretoi të gjithë buxhetin bazë të këtij fondacioni për Shqipërinë. Problemi bazë i pakënaqësisë ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit që kishte një anëtar Bordi me mbështetjen e strukturës së tij. Sipas CV së Erion Velisë në Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar të Fondacionit MJAFT në San Francisko (e cila sipas të dhënave të ëebsitit të zhdukur të fondacionit MJAFT është më e rekomandueshmja për çdo transfertë donacionesh pasi është “pa taksa”). Problemi më i madh që kishte projekti i “Biznesi Rinor Shqiptar” ishte mënyra e harxhimit të parave. Ky projekt synonte dhënien e mikrokredive për të rinjtë, para të cilat do tu jepeshin me grante deri në 4000 Euro për çdo biznes të ri dhe më pas me paratë që do të kthenin së bashku me përqindjet e të kredituarve të parë do të kreditoheshin të tjerë të rinj dhe kështu me radhë do të krijohej një Bankë Rinore e cila do të vazhdonte të funksiononte si subjekt i shoqërive të mikrokreditit. Kjo fushë përcaktohet si dhënie kredish dhe fondacionet që japin para me përqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nëse nuk kanë një licencë të dhënë nga Banka e Shqipërisë. Paratë e donatorëve më të rëndësishëm në botë, përfshirë Familjen Mbretërore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), të cilat njihen botërisht për mbështetjen që i japin bizneseve dhe vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet fondeve të mikrokreditit, iu dhanë një organizate pas asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa asnjë lloj ekspertize të domosdoshme dhe të detyrueshme që kërkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga të dhënat e dokumentuara se nuk ka plotësuar asnjë kërkesë për t’iu njohur e drejta e dhënies së mikrokrediteve pranë Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, as sipas ligjeve të para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënë mikrokredi. Ndaj dhe për këtë qëllim këto fonde iu duheshin besuar një institucioni të licencuar por Veliaj nuk mund të pranonte që ti ikte nga dora që thelë kaq e majmë që më pas do ta ndante me të vëllanë, Maznikun dhe Fugën. Në vitin e parë, shuma prej 55,800 dollarësh amerikanë, iu dha 15 të rinjve, të cilat duhej ta kthenin me përqindje më të lartë për të shërbyer si kreditim i besueshëm dhe jashtë çdo risku për të tjerë të rinj. Personat që morën shumën ishin anëtarët e Lëvizjes MJAFT të cilët në kundërshtim me ligjin për OJF-të, e kthyen organizatën e tyre në një organizatë që ndan fitime. Por ajo që përcaktoi konfliktin më tipik të interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vëllait të vet Arbër Veliaj 18 vjeçar i cili edhe mori që në fillim grantin maksimal që lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshëm financiar dhe i dënueshëm nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nën hundën e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave duke përfshirë në shkeljen e ligjit mbi piramidat e ‘97 edhe zyrtarë të lartë të kohës. Problemi kryesor që pati granti i parë i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lënë gjurmë një ditë të bukur e të gjithë fondit të mikrokredit rinor prej 300 mijë eurosh, fakt që ka implikuar në këtë lojë të shëmtuar vetë zyrtarët e BCYF. Këta zyrtarë janë vënë në siklet të madh këto ditë se nuk po dinë si të raportojnë dështimin e tyre dhe vrimën financiare me emrin Fondacioni MJAFT që zhduku një ditë të bukur 300 mijë euro të Familjes Mbretërore Angleze dhe të disa donatorëve të tjerë, para që u dhanë për të mbështetur punësimin rinor në Shqipëri. Në vetë faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e të dhënave komprometuese se kush kontribuoi për paratë e mikrokreditit të paligjshëm rinor në Shqipëri, kush i mori dhe mbi të gjitha në formë spektakolare, tregohet Arbër Veliaj duke marrë paratë në një ceremoni zyrtare nga vetë i vëllai Erion Veliaj (siç shihet edhe në foton bashkëngjitur). Qindra mijë euro të kontribuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar dhe të zhdukura nën hijen e rëndë të personalitetit Marti Ahtisaari, janë një nga rastet që tregon se si kanë abuzuar këta pionierë të politikës së re të korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet më parë i kujtoi Mero Bazes që e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin që e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashmë i ngelet Ahtisarit ti përgjigjet pyetjes: a është ai krijues i fondacionit të Sudes në Shqipëri me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarisë bankare në San Francisko të të cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari që nuk ka asnjë dijeni për këtë histori, edhe sepse nuk është ai që e ka krijuar kurrë Fondacionin MJAFT, është pikërisht modeli se si Veliaj shpik çdo lloj historie mbi mbështetje ndërkombëtare për të fshehur vjedhjet e tij mbi paratë e rinisë shqiptare. Mënyra se si Veliaj ka keqpërdorur emrin e Ahtisarit është tipike si përralla e Velisë që gëzonte mbështetjen e Obamës (një përrallë që s’po përmendet më prej javësh pasi i ka dalë boja në mënyrë qesharake). Ajo që ka rëndësi sot është pikërisht që një nga elementet bazë të gjoja programit të G99 bazohet te punësimi i rinisë nëpërmjet fondeve të mikrokreditit. Pyetjeve që duhet t’iu përgjigjet Veliaj tashmë është se para se të përrallisë mbi punësimin e të rinjve shqiptarë nëpërmjet mikrokredive, më parë duhet të deklarojë ku janë 300 mijë euro të zhdukura të Fondacionit MJAFT, një pjesë të dhuruara nga Familja Mbretërore Angleze, që duhet të qarkullonin si mbështetje kreditimi për biznesin rinor shqiptar? Përse Fondacioni MJAFT është shpallur i mbyllur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe përse nuk raporton se ku janë 300 mijë eurot e kreditimit rinor? Përse Fondacioni MJAFT ka fshirë faqen e vet online (duhej të ishte aktiv në faqen trokit ketu) dhe përse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Lëvizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta “SOT” denoncoi zhdukjen e parave të Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave të Fondacionit MJAFT apo do të vazhdohet se qenka fshirë pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me të gjithë dokumentacionin (ndërkohë që pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë nuk ka ardhur kurrë ndonjë denoncim i tillë)? Ç’lidhje kanë 300 mijë euro-t e zhdukura pa lënë gjurmë me krijimin e biznesit të paligjshëm Grafik Propaganda (biznes i paligjshëm dhe pa numër licence) që drejtohet nga vëllai i Erion Velisë i cili ka mbi 80 klientë duke qarkulluar deri tani mbi 500 milionë lekë? Përse Erion Veliaj i ka deklaruar donatorëve se ai s’ka asnjë lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shumë mirë se është ai një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ku dhe numri i llogarisë ndërkombëtare të Fondacionit që ndodhet në San Françisko kontrollohet drejtpërdrejtë nga ai vetë? Ja pra këto janë pyetjet që Erion Veliaj duhet t' iu përgjigjet në prezantimin e sotëm zyrtar të programit të G99 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashkë me bashkëpunëtorët kryesorë të zhdukjes së 300 mijë eurove të kreditimit të biznesit rinor do të prezantojë përballë disa dhjetëra të rinjve (që vijnë për të parë Alban Skënderajn), platformën e re por njëkohësisht të vjetër të punësimit të të rinjve shqiptarë nëpërmjet kreditimit të biznesit rinor. Por ai duhet të tregojë sot se çfarë bëri me 300 mijë eurot që iu besuan për kreditimin e biznesit rinor në 2004 dhe në vazhdim. A po mos plani i Veliajt është që siç i zhduku bashkë me të vëllanë, Maznikun, Milvën 300 mijë eurot plus përqindjet e vetëpunësimit të të rinjve do të bëjë edhe me dhjetëra miliona eurot e Qeverisë Shqiptare për punësimin e të rinjve nesër në rast se larg qoftë xhepistët e shoqërisë civile do të vijnë në pushtet?Festa_e_Mjaft.bmp Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted June 12, 2009 Levizja "mjaft" tashme del hapur si nje vegel e bindur e partis G99 dhe e se majte ne pergjithesi. Kjo organizate pasi prodhoj nje parti te majte (G 99) dhe i sherbej edi rames per te rrezuar NANO-n nga froni i pushtetit dhe partis ne 2005 tani kerkon te behet pale hapur me G 99. Nderkohe qe ne statutin e saj thuhet se ajo eshte nje organizate e pavarur qe ka per qellim te jete prane qytetareve........ Keshtu disa prej ketyre prej "gjeneraleve" te kesaj oraganizate kane kerkuar ne gjykate te c'regjistrohen nga "levizja mjaft" per tu paraqitur ne zgjedhje si komisioner te "G 99".Por qe nje vendim i gjykate te hyj ne fuqi do kohe keshtu qe ka mundesi tu ngeli thate kerkesa e tyre. Quote Share this post Link to post Share on other sites