Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
bili

Nezir Myrta - Buzëqeshjet E Lirisë

Recommended Posts

Nezir Myrta / HISTORIA E POPULLIT

 

 

 

 

 

 

 

 

Historia shpesh -

është edhe lojë grabitçare

e fëmijve

 

fëmijët luajnë në zall -

me gur e bujashka me copa hekuri

edhe me zjarr

keshe po mbarojnë ura kulla tempuj e rrokaqiej

 

vijnë tjerët e ua prishin më këmbë -

e mbi ato ndërtojnë lodra tjera

 

vijnë tjerët e luajnë lojëra tjera

dhe harrohet Loja e Fëmijve të Parë

 

këngët zonat e mrekullueshme hyjnore

harrohen vallëzimet e Shqipeve e Gjuha e Parë

 

e fshihen gjurmat e gishtave të përgjakur nëpër zalle!

 

Kush mund ta luajë ma bukur Atë Lojën e Parë

se sa Ata që e luajtën Të Parët ?

Kush mund të nxierri Za ma të bukur

se sa Ata që kënduan Të Parët?

 

Historia shpesh -

është Lojë grabitçare e fëmijve!

 

 

 

(SHËMBJA E NJË HISTORIE)

 

 

Erdhen -

e m'i rrëxuan krejt murana e mure Trojesh

statujat e Kangëve të Diellit e Hyjnive

faltore hyjnore hyllire iu rrjedhë gjuha gjak ende

pllakat e gurëve të datave të mia të mëdha

ma thyen zemrën e këngve të gurta

 

e nuk i lanë kund dy gur bashkë

 

mbi muranat e rrëxuara -

ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohërash

e mbaruan tempuj tjerë e thurën këngë tjera

dhe e çthuren historinë!

 

Erdhen tjerët vargevijë -

u sollen rreth atllasëve madhorë akropole Ethanë

m'i rrëxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit të Hershëm

qytete të lashta që i harroi historia në parahistori

m'i thyen gurët e varreve, m'i vodhen mbishkrimet

germat e mia të Gjuhës së Parë

e,

varret nuk flitshin as eshtrat nuk lësonin zane

i fshinë emrat e trojeve të mia emrat e gjyshave

ma shkyen hartën time gjeografike emrat e lumejve e detrave

emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllësive

 

ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtë

tej Apollonisë Butrintit që sot janë pa koka

vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve të hershëm

edhe sot në epoken e re

 

erdhen tjerët e mbjnë gozhduar në çengela gjeohistorinë time

nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shëmbur

e,

deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane...

 

Erdhen e thuren historië e tyre të pahistori

dhe e çthuren historinë e botës!...

 

Ballkani Hillirik - plaku europian

të gjithve ua vizatoi në zall me kunin - germat e para

të gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh

të gjithve iu dha dje dije të shkruajnë emrat e tyre

zanore diftongje formema

 

krejt çka sheh e s'sheh syri

krejt çka ndien e s'ndien veshi

krejt çka thotë e s'thotë gjuha

 

ua dha krejt çka thot vet zoti Thoti

që fliste Shqip!

 

Është Lëkundje linguistike botërore

Lëkundje Lukunishë!

 

Linguistikës i dridhet gjuha në gojë!

 

(1995) nga POEMA PËR POPULLIN

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / GJUHA SHQIPE

 

 

 

 

 

 

Gjuha shqipe -

është rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit

është Zoni i Zotit -

currilat e pikllimeve të shiut në strehë zemre

rrjedha e konit të pashterrshëm të jetës shkrum i gjallë

burim ka zemrën e gurit të trollit nëpër damarë të gjakut të shkëmbinjve

 

sa të jetë toka - tokë

sa të jetë dielli - diell e hana - hanë!

 

E thirrja - Nanë!

 

Gjuha shqipe -

është ushtima e ujëvareve kur bie mbi shkëmbinj

është shushurima e erës e dridhja e fuqishme e stuhive

 

është zani i zëmrës së nanës në majethike

është duhama e babait në tranët e kullës e në shtrat të vdekjes

është ushtima e ushtrisë grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut -

është gjëmimi i kullave rrafsh me tokë - nga krismat rrafsh me qiell

është marrshi vigan i popullit mbi tokën e vet të lirë!

 

Gjuha shqipe -

është gufimi i shpirtit nga të rrahurat e fuqishme të zemrës

kur dojë të shpërthejnë zanoret e para të emrit të trollit të lindjes

ku emrohet toka me emrin e vertetë të gjakut të derdhur

 

kur e sheh babain lidhur me zinxhirë e gjaku skurrë përfaqe

kur e sheh vllaun duke dhëne shpirt me grushta ne Dhe

kur e sheh motrën me flakë në krye duke vrapuar oborrit

 

kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrës thahen

kur bie kulmi i fatit në tokë e lukinitë edhe në qiell robërie!

 

Gjuha shqipe -

është rrezja e diellit në agim nga kaltria e kuqrremtë

është cicërrima e zogjve nëpër degë me bulëza e ngjyrat e luleve në kopshte shpirti

 

është frymëmarrja e thellë e gurit në murana lotësh

është ecja e vrullshme e të rinjve rrugëve fatit të dashurisë

është ecja çapkene e vashave duke i valvitur flokët në erë

është balli i lavruar i pleqve prej umave të kohërave të liga

është zani nënhundë i plakave duke tjerrur të kaluarën në furka

në shllungat e bashkëve të reve të tymosura

duke i mbështjellur pejtë e viteve e kohërat në boshta.

 

Gjuha shqipe -

flet kudo e gjithkah në dritë e terr

flet me krye, flet me sy, flet me gishta

e flet nënhundë -

kur populli është duke pregatitur historinë e vet

kur nuk i pëlqen diçka as gjithçka dhe e din se ende nuk i ka ardhë dita -

 

një ditë e ka edhe qeni - thot populli

e kur është dita e qenit, populli jeton qençe në kohë qeni

dikush e luan kryet në shënjë të shkeljes së lirive të njerit

e dikush e luan kryet për ta kallë vet shtëpinë e tij

 

populli - flet e fle rrallë e përmallë

 

njeriu vdes duke buzëqeshur sikur me luajtë

kur ka pse të vdesë!

Mate veten - pse u linde të bëhesh hamall bote gjithmonë të krrusesh

derisa të mbetesh dikund në ndonjë qoshe pa frymë!

Mate veten! E Mate Fjalën!

 

Të flasësh gjuhën shqipe -

duhet ta keshë fjalën në majegjuhe

ta njohësh atë gjuhë mijavjeçe me rrënjë në gjak dhe eshtra

nga belbëzimet e foshnjes në djep, në postajë, në shavar në kashtë -

nëpër buxhilla të ujit nga vërshimat e kobshme

t'i njohesh klithjet e fëmijve duke u rrëxuar në hapat e parë të ecjes këmbadoras -

t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxëjnë në t'thua në prag dere

kur mezi luhen e çohen duke u mbajtur për shkopin e viteve topalle -

t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve të vdekur duke u shkrirë si krypa në ujë -

t'i njohesh ofshamat e baballarëve para varreve që ua këputin shpirtin!

 

Atëherë ke çka folë e ke çka shkruan -

kur ta dridhë fjala fjalën në buzë pa e qitë përgoje

atëherë vërtet - ke çka kallxon!

 

Të flasësh në gjuhën shqipe -

duhet ta shqipërosh gjëmimin e motit e ta zbërtheshë në diftongje e zanore

bubullimën e Motit të Madh

të emrit të djalit të vetëm të Trollit Trim!

 

Kur emron foshnjen -

duhet parase ta keshë emruar djepin me kaptyll e emrat e lojërave të fëminisë -

emrat e gjymëtyrëve të trupit e dyerve të shtëpisë

përpara duhet të ia keshë emruar: rrugët, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen,

kathedralet, monumentet e muzetë historike e parahistorike -

me këtë gjuhën e bukur shqipe

 

përndryshe -

fëmia do të gabojë në emërtimet e fëmijve të vet

e ti do ta gaboshë rrugën në oborr e s'ke askënd të gjallë ta pyesesh -

 

e do të mungojnë gjithmonë lodrat e fëmijve

e do të mungojnë gjithmonë fjalët e pleqve

e do të mungojnë gjithmonë ushtarët e vërtetë e gjeneralet trima të mënçur -

do të mungojnë rrugët e jetës në shkolla

 

e do të mungojë historia!

 

Gjuha shqipe -

është bukuria e jetës mbi tokë

sa të jetë toka - tokë, e dielli - diell, e hana - hanë

 

e sa të jetë thirrja - Nanë!

 

(1995, duke pregatitur Lirinë e Kosovës)

 

nga POEMA PËR POPULLIN

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / POETI

 

 

 

 

 

 

mbaron lule prej zjarri

 

petale bojdhezta flakrojnë e t'i marrin sytë

aroma e zjarrtë gufon e t'i merr mendët -

bebëzat mbesin hapur si në agoni knaqësie

thot - le të bien edhe yje djerëse mbi faqet e mia

nuk mund t'ia marrin shkelqimin syve të mij

 

vjen e para dhe i pushon shpirti në fjalë

vjen e dyta dhe i zhgrehet fjala hark në zgabim

vjen e treta dhe çmendet egërsisht nga xhelozia

 

mbaron lule prej zjarri

 

flakët i bën petale të ndezura

me kokërrza të xixave mbaron polem dashurie

me gaca mbaron kunorën e ndezur prush shikimi

flokët e flakëta i derdhen vrushkuj malli

 

 

mbaron lule prej zjarri

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / LULE PREJ ZJARRI

 

 

 

 

JUFALEMINDERIT

 

 

për të gjitha fjalët

 

nëse janë fjalë të mira

do ta ndiej Një Dro Të Madhe, se duhet mbajtur fjalën!

 

Nëse janë fjalë kritike

do të më bëjnë më guximtar e të pathyeshëm

se edhe si fëmij nuk jam mësuar me përgdhelje

as me të puthura nane, as me përqafime babe

nëpër flake jete nuk kishin kohë, as nuk donin të më lazdronin

mbanin një tog ushtarësh të ardhshëm

Qeshen kur iu pata thënë: ju po shkoni

si shalë e shosh mesveti!

 

Me kujtohet gjyshja Azë, ma qitte një copë thes të shkyer

mbi kokë, kur flisja dhe ma ngrehte veshin prajtë e thoshte

Një Uratë Të Lashtë, Roje Nga Të Ligat: 'Raftë Ujku kësajde!'

 

Nana - Ndjesë Pastë, më thoshte: "T'lidhësha n'djep me Lulak Nyje dhe

sa ta kthejsha shpindën pak, të gjejsha tue luejtë jasht djepi

e Lulaku mbështjellës i thatë si një lëkurë gjarpni"...

e kam urrejtë gjithmonë edhe Të Lidhurit në Djep!

 

Edhe pushtetarët në Kosovë derimë 1990 ma vuan

epitetin politik: 'Elementi më i rrezikshëm për Qeverinë!'

Soteasajdite është në arkivat politike të kohës!

 

Edhe studjuesit e huaj habiten sot kur iu them se

Skenca Skipe është Filli i Fillozofisë Antikuite dhe

Ata që Projektuan Piramida, lanë

pasardhësit e Epirit e deritek Fara Jonë -

Faraon ishte Thoti Skipe Themeluesi i Hieroglifeve

- e

disa lexues tanë thonë u bëmë horë,

se nuk jemi na Ata Të Fillit të Fillozofisë...

(e dij, se jemi mësuar prore të Lidhur e të Dridhur në Kohëra)!

 

Edhe në forume rikirrikat m'i mbyllin, m'i fshijne temat

me qëllim që të linden edhe më të zjarrta e të

 

mbaroj lule prej zjarri

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / MBI ATLANTIS

 

 

 

 

 

Atlantida -

gjithkush e din se -

nuk mund të shkelet mbi ty

e askush nuk e din se -

ndoshta mund të shkelet mbi ty

 

Atlantida ime

Dashuria ime ujore

 

as në tokë as në qiell

nuk shkelet dot me këmbë

Atlantida ime ujore

 

Tokë e mashtruar nga Uji

Tokë e larguar nga Ajri

 

Etje të pashuar paske pasë

Vashë e mashtruar të Kroni i Shpatit të Shënjtë

dikund në Dushkajë

e,

me burrele të thatë

ende ecën nën ujë

ujoreve të paskajshme tokësore

Ende je në ujë

në pus të pafund të botës

keshe iu është dhënë fund marrive të moçme

e Ti ende nuk e gjete Shtëpinë e Lashtë

me dy-tri rrasa guritë mëdha mbi kulm

 

e kanë mbuluar myshqet ujore e mythi i kohëve të liga

hidrat helmuese ende ia marrin shpirtin

 

në Shtëpinë time ende banojnë peshkaqejt

 

Kohë peshkaqejsh çuditërisht ende mbretëron mbi ty

Atlantida ime -

Dashuria ime Ujore faqeskurruar me rrëke lotësh

Dashuri e mbetur nën ujë -

as e harruar

as permendesh kund për të gjallë

 

ç'faj paske bërë...?

 

Pse e bartë mbi supe gjithonë në cep të krahut

atë burrele të thatë ëndrrash dimri

kur bora e acari i fortë vëjnë gjithçka në gjumë

e,

fantazmat kriminale të moçme

ende i shpallin luftë vetvetes

e,

askush nuk e din se -

Ti ende ecën me gishta të ngrirë përgjakur

plot kopuja të mbledhur qelb perandorishë

Tëvona vrapon çmendive nëpër maja gjilpërash

 

kahmot ta kanë zënë priten

gjithkah në çdo anë e shteg

e nuk të lanë kurrë me pa ditë të bardhë

 

ende ecën nëpër copa xhamash të gjamëve

të gotave të thyera ilire

nga etja emadhe i flaken për shkëmbinj

dhe copë-copa e bënë Epikën

duke përfunduar një histori të gjallë

një histori të ngrirë që ende dridhet

si thupra në ujë!

 

Atlantida ime -

Dashuria ime Ujore!

 

Dashguri e ngirë mbetur nën ujë akull

vorbullë e padukshme -

të tretë nën Dhe deri në Ka të Zi

sytë nuk bëjnë dritë me të parë

kështu si je mos qofsh më tjetër

 

Atlantida ime

O Toka e Im At -

Atvendi im ç'faj paske bërë

e din apo s'e din?

 

Ky është Fillim i Fundit!

 

(31.08.1994)

Mi Atlantik

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / KOHA NE ZGRIPC

 

 

 

Nuk është jetë

as i thonë kohë

ku nuk i thohet bukës - bukë

ku nuk i thohet ujit - ujë

 

të huajt s'kanë ujë n'sy

 

shoh botën në fundpusi

shoh pusin përkrye bote

 

kohë në zripc

 

grimcon miu kangaru

telat e lyres së motshme illire

 

pip në këmbë -

çohet varri

shtat i gjallë

 

drithmat e kohës

rrënqethjet thupër

dridhin buzët e moteve

si thupra n'ujë

po -

kurrë nuk jemi me krye ulur

 

kujtimi kotet si kalë plak

ngarkuar gur brëngash të huaja

potkoni i mbeti gurrë në shkëmb

 

gurra e fatit në zhleb

 

ulurima ujqish në simfoni

ndjellin kob për klysht e vet

klyshi klyshin e lëpinë n'prag

 

tmerrohen -

kur shqipet bashkohen

 

vakt o vakt o Kolë Delia

derisa të çohet nga kllapia

Oso Kuka me flakë n'gojë

 

dridhet si thupra n'ujë

- koha në zgripc.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / EDHE KËTË NATË

 

 

 

 

 

 

...edhe këtë natë

e hëngërt ujku i bardhë i malit me borë,

se po e diegim të gjallë terrin le të ndeshet flakë

me dritën e agut të sotëm...edhe pa fustanella skordiste.

Vallja është e hapur dhe ti

me shaminë tënde në dorë

prij o perëndesha ime, se të ka hije se je vet Afrodita.

Afroje diten sa të duash se ajo vie vetiu, e ti rri

afër diellit sa të duash e plasma zemrën,

mbase nuk mund të të arrij në qiell...

Le të kallet kjo natë flakë e të zhduket terri përjetësisht

të ftova në valle dhe ta japi flamurin e prijses,

se e kam për nder -

ta kemë Afroditen e zbritur në Tokë në këtë ag të bardhë!

Ti veç ndaju pakëz vëllait tim të gjithmonshëm

- diellit, le të na shohi tok në valle diellore;

se kjo ditëafër do të mbetet Hyjnore!

U kalltë flakë kjo natë -

flakë shkreptëtima shqiponjash!

 

Raftë ujku kësajde!

Share this post


Link to post
Share on other sites
RRAHJET E ZEMRËS I BËRE FLATRA

 

 

 

 

TINGLLIMË PËR V

 

 

Thua se rrahjet e zemrës i bëre flatra,

Që drejtë meje në flatrim agu u nisen -

Ato rrahjezemre çdo sekond ndij katra,

Gjithnjë ma të forta. Kurr nuk molisen!

 

Pse derdhen vargje lotësh faqeve tua?

Duhet veç vargje gëzimi t'gërshetohen,

E sheh ashku im për Ty gufon si krua -

Vargje të bardha që kurr s'shterrohen!

 

Kjo zemër imja po rrahë vetëm për Ty!

Sytë e mij duan vetëm Ty me të pa!

Asgjë tjetër nuk dua të shikoj me sy!

 

Pse fytyra jote mbi mua si dielli tue ra?

Kur je shkreptimë agu me fllad tue fry -

Ta teri lotin n'faqe me puthje pa pra!

 

( 15.12.08 )

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / GUXO E JETO

 

 

 

 

Jeta top i larëm -

fëmiu i mëshon me këmbë,

e ndjekë nëpër bar, nëpër

therra, bregujit, breghumnere, breggremine, bregbote

herë i gëzuar,

herë sylot,

nuk din kah e gjuan, sa larg e gjuan,

ndodh mund ta gjuan

në ujë, greminë, në therra, a para qenve, e merr qeni i huaj...

ndodh edhe qeni yt luan me të, herë duke luajtur, herë duke

u ngërdhuzur

e fëmiu qanë e qeshet në të njejten kohë

- ndodh dikush

tjetër luan me topin, e fëmiu shikon, ecën, vrapon pas tij,

rrëxohu-çohu, gaz e lot - e kujton se topi është i tij përherë,

 

mashtrohet fëmiu pas topit të larëm.

 

E,

Një ditë topi i larëm mbeten në

një qoshe oborri në bar, në therra,

kryesore mos të mbetet në rrugë...

e

të luaj gjithkush me atë

top nëpër këmbë!

 

jeta është gjallëria, të gjallit e qenies

jetoje gjallëroje ashtu si e ke, e ku gjindesh

mos lejo dikush ta merr parasyve

top nëpër këmbë! -

Ndryshoje po munde po dijte po guxove

 

guxo e jeto!

 

(16.01.09)

Share this post


Link to post
Share on other sites
KAHDO SHKOJ E KAH MARR FRYMË

 

- Tingllimë për V.M.

 

Zgjati duart t'i qes rrethqafe,

Ëmbël me ashk të shtërngoj!

E mos të bëjmë kurr më gafe!

Gjithmonë Ty do të përqafoj!

Mos mendo se na zbeh heshtja,

Shkëputje linjesh a çka tjetër -

Të duhemi prore është çështja,

Është Amaneti i Shqipes Vjetër!

Kahdo shkoj e kah marr frymë,

Për mushkëritë tua lidh duhama;

Nuk ka borë as nuk ka brymë -

Që e vyshkë dashurinë tonë

Kur të merr lemza e ofshama

Kujto se je imja përgjithmonë!

 

(12.Fror, 2009)

Share this post


Link to post
Share on other sites
Gjithçka pa Ty!

 

 

Gjithçka pa Ty nuk ka kuptim -

duket veç mbrëmje e kurr agim

gabon zogu fluturimin rrotulohet bie në ujë

humb kënga ma e bukur pa ia tregua askuj

edhe në qiell duket si gabon dielli udhëtimin

edhe hëna në vend drite e ka veç errësimin

as bari nuk duket i blertë se humbë blerimin

as lumi s'di të valojë shih në shtratin e tharë

as gurra s'di të rrjedhi ujin e etjes me freskim

as era s'di të kthehet në flladin e saj ëmbëlsim

as bleta s'di të mbledhë më nëpër lule nektar -

as bilbili s'di të këndojë këngën, sikur më parë

edhe retë treten lartë, harrojnë të derdhin shi

edhe toka mbetet shkret e harron bima me mbij

edhe dita harron të gëdhihet nga nata systuhi

bota harron të zgjohet e bie në gjumë përsëri

edhe lulja shkul petalet, n'vend të jep bukuri

gjithçka pa ty nuk ka kuptim!

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nuk arrita ti lexoj te gjitha poezite por ne pergjithesi ka nje fryme poetike te mire. Ajo cfare vret me shume jane disa fjale qe un sinqerisht nuk i kuptoj domethenien:

zhleb

kangaru

zripc

etj...

Po ashtu bie ne sy tog-fjalesha si:

bregujit, breghumnere, breggremine, bregbote etj...

 

qe ne gjuhen shqipe nuk egzistojne.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...