bili 0 Report post Posted April 9, 2009 NJOHJA E UNIVERSIT http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/abdils10.jpg - Avdylselam Eminit, dëshmorit të Universitetit të Tetovës! (17.Fror, 1995) Në Ditën e Rënies heroike të Dëshmorit! Shkronjat shqipe ishin gjithmonë të përgjakura Ato krijuan me gjak fjalën - Ballkan Shkronjat shqipe edhe në fund të shekullit XX krijuan me gjak edhe fjalën - Universitet! Librat shqipe ishin gjithmonë të përgjakura se tingujt e Shqipes buronin nga aorta e zemrës Aty ku buron e vlon gjaku i dashurisë arbërore! Tingëllonin prore me buzë e gojë përgjakura- Fjalët shqipe Këngët shqipe edhe shiqimet shqipe! Me gojë të përgjakur gjithmonë folëm e kënduam Në vend të vajzës arbërore - Avdylselami puthi plumbat e armikut dashuroi vdekjen për Jetën e Universitetit e - kënga e lashtë mori dhenë e mori botën edhe ujërat me tallaze të shkumbëzuara: "O nuk po muj baclok me folë, Se m'ka ra do gjak në gojë!" - britën Bjeshkët e Nemuna me Hysen Bajrin jehonën e tyre e përciellen bjeshkët britmën në Kalanë e Tetovës - e britën gurët në themele të Universitetit nga Pollogu e valet atllantike të gjuha e atllantëve Bota përjetoi Përmbytjën e Madhe atëbotë, Bota është përmbytur por jo Atllantishtja! Me buzë të përgjakura puthëm Gurin themeltar me dashurinë e parë - me gishta të përgjakur shfletuam Historinë e Gurtë! Sepse shkronjat shqipe të gjithë i patën gjak - edhe kengët tona shqipe të gjithë i patën gjak edhe si njerëz të kësaj bote qorre na kanë gjak edhe gojën edhe librin u dasht ta hapim me gjak edhe shkruam e lexuam vaje prore me lot në sy edhe Universitetin shqiptar u dasht ta hapim me gjak sepse ua kanë dro shkronjave të para ballkanike! Universi është i madh të njihet kaq shpejtë! Nezir Myrta Njujork, 17. Fror, 1995. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/adem-j10.jpg -GJAKU I SHQIPES- Adem Jasharit Vret e pret dieg gjallë barbari, Prekaz i Drenicës kallet zhari! O ku jeni, bret Adem Jashari Në armë sot ju thrret Kosova! Britma vdekje kahdo buçasin! Çetnikët therrin grinë vrasin! Troje trime mbrojnë Prekasin! Kosova tha: Ademo u çlirova! E di kulla kush mbetët gjallë! Një mbeti, shkaut i bën ballë! Gjaku im Ballkan ka me kallë! Hej! Kosova ka Jasharaj plot! Reshë ushtarë lirie Qyqavica, Gjithë shqiptaria sot Drenica! Ringjallë bërtet Azem Galica! Gjakun Shqipes ia marrim sot! Digjet zjarr e flakë Dukagjini! Në ballë lufte Shqiponja prini! Tmerrin armikut kudo ia shtini, Dragoj Dragobie ep Gjakova! Nga Prekazi deri tej Gllogjani, Lidhen shqipet në besë vatani! Kuçedra zezë kurr nuk prani, Adem Jashari u çlirua Kosova! Syri i Shqipes nuk rrin në hak! Meidan armiku bëmë çdo prak! Lidhur Besa-Besë fëmij e plak! Dardania - Kushtrim Kombëtar! Shqipja i dridhi flatrat abërtare! Rrufeja mbi kuçedrën barbare! Botën e dridh zemra shqiptare! Gjaku i Shqipes ngritet në altar! (05.Mars.1998.) Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 A ISHE NDONJË KRISMË E FJALËS LIRI ? A ndieni n'shpirt një zë të largët skypas ju thrret me gërrhamë shekujsh të zhbiruar - brejtë tejash barbare një zë që brenë ashtin në palc me amanetin gojëhapur therë thellë n'tru prore - Yllbardhi Naissa Zharra Dardha Gurshumi Leskoviku e Buajana valet e Marges futë e zezë ende rrjedhin kuq - po zërat brejtës nga Podguri Zenta e Moraça e tej Tivarit të kobshem? Gjaku i Tivarit që nuk guxon të harrohet - po jehonat në Albanik Luginë të Presheves Medvegje e Bujanoc nga Bujana e Bujanoci tej Sharrit Tanushë e Haraçinë e n'Kala Tetove e deri tej Ohrit me sy n'Arbaninë e lashtë - që pret ‘dy fjalë i çova Devit e nuk e lanë retë’ e gjithmonë amaneti gojëhapur A vret amaneti gojëhapur a pret A ishe ndonjë krismë e fjalës - Liri! Janar, 16. 2005. Dashuria ndaj atdheut është fuqi perëndie! Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 ENDJA KISH RRËNJË - Një nënë vajton t'birin për s'gjalli! Shumë pave he mos pafsha tjetër, moj loke edhe gurin e drurin e shtina n'gjynah - e skurruar n'lot m'dridhet fotoja jote n'dorë mundohem me t'pa nëpër lot e s'mundem se m'dukesh i pershkllime vajit po qysh t'i plasi zoti sytë le që more botën në sy - po si i trete rrënjet e gjakut n'mallkime të flakur shkrumit lëshove lozë tretdheut të zi - tash ec e nxierri rrënjet me shkarpa nëpër këmbë me gjak t'syve të rrita e m'dole doresh pa a edhe unë me dhanë shpirt tue u grrithë n'vetmi a? - si ato qyqevetëm të botës tande të cilivilizuar e me i dhanë duhmë një mahalle - derisa ta ndien duhmen dikush nga rruga - po qysh t'i plasi zoti sytë e m'le qyqevetem përnat e skurrova n'lot foton tënde sa u pershkllij n'prehër e nuk ngjanë ma në ty mu ka ba duç n'gjij tue ngajtë jetës shtegepashteg - me njanen kamb n'dhe e tjetrën mbi dhe t'ka humbë pamja para syve, moj loke mendja paska rrënje Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 DREDHA E ERËS Dredha e erës në rrugë bën pluhnajë - mbyllni sytë për një çast sa të kalojë ajo bartë kujtime të diegura e insekte të cofta fjalesh ndodhë ndonjë infektim eventual kujdestari i rrugës - nën parmakë të pluhrosur shikon me bisht të syrit zilia të qet n'punë të trollit dredha e erës në rrugë mbledhë pluhurin e mendimeve të shprishura gjethet e fjalëve të verdha pa zanore çfarë nuk banë e dredhnja mbyllni hundët për një çast sa të kalojë - dredha e erës ndodhë pezmatim i kordhave zanore të pshëretimave në rrugë ndihet kollitje ironike! Fror, 20. 2005. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 NË TEH TË VËSHTRIMIT TËND 'Në teh të vështrimit tënd' të mprehtë si anza - prehet në zgabim ashku i vrullit të zërit gojëhapur si kokë ushtari ne tehshpate ne një dyluftim të gabuar - e, pelcasin arteriet e vrugta të dëshirave të ndryera shpërthejnë dikund afër kujtime të brishta qull - e tretën si fluska bore të lagshtë mbi faqet e mërdhezura e, rënkimet e baladave i len gojëhapur o ti je zanore e zanuar - në preftim pshëretimash në teh të veshtrimit tënd prehet krahu i vetulles sate - krahdallendyshe kullon zanore të etshme aq shumë të ëmbla me tu ngjitë buzët në ngjitës e sa të shkrira e në damarë të krahvetulles sate gufon afshi spirrë brëngash në teh të vështrimit tënd të mprehtë si zana - prehen ushtri dëshirash në beteja të kujtimeve të brejtura e të preme dikund në antikë - e, në fund luan kokn në shenjë pohimi fituese i rrokullisëë me maja xhufkash të këmbëve - i kthen mbarë me fytyrë kah zoti trupat e premtimeve qorre të rëna pa namnishan O ti je zanore e zanuar - n'preftim psheretimash! Fror, 26. 2005. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 AGU NË PRISHTINË Po agon rrezja fjalës së re - posa filluan të zbardhen psheretimat n'qiell qetësinëë e natës ende thejnë klithmat e do qenve e krrokamat e do korbave - retë e kuqrremta të djerësve të ëndrrave zbardhen tymtaret elektrike ende qesin tym ligniti në terr tëndave të familjeve të dëshmorëve iu fishkëllon dimri e pipat e hijeve uniforme të pallateve të shumë horrave iu ushton broçkulla pop-rroku e, nëpër rrugë ndihen cicërima zogjësh e cingërima të çelsave të dyqaneve e punëtorët ende flejnë po lind dielli mbi Prishtinë Dimër e dritaret e hapura kohës iu ka nxe gjaku n'dej lumejsh nëndetorë do të nxehet deti i lotëve e toka e varreve Flakë Janari patëm derisot po trishtimet ende rrinë të fshehura te Graça e te Vendi i Plumbtë Cilës pjesë të Prishtinës i bie rrezja e agut e para Kodres së Trimave të Zahir Pajazitit Edmond Hoxhës e Adem Zejnullahut e deri në grillat thikore të Afrim Zhitisë Kodra e Tre Trimave Rrezja e fjalës së re Po agon mbi Prishtinëë! Janar, 17. 2005. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 KOHA E RE Koha e re është buzëqeshje, Si kur e qet dielli syrin në ag; Thinjat e bardha janë reshje, Paraohë thinjur pret në prag. Koha e re është buzëqeshje, Sa ecje krenare ka vrulli i sajë - çdo ditë ndrron nga 'i veshje, E nga gëzimi shpërthen n'vajë! Shpejt para syve të iken koha, Mbetesh habitur se kah shkoi - Si zog i mashtruar në ca troha, Thuase tinëz përskaj të preftoi! Gëzimi mbaron sa ndrron moti, Si një mjegull kur ulet mbi mal - Fjalët t'i piklojnë buzët pika loti, Për gabimet pahiri o zot na fal! Koha e re është buzëqeshje - Sikur shkrep dielli me rreze n'ag! Thinjat e bardha janë reshje - kohë e thinjur të pret në prag! Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 FËËMIJËT E KOHËS Secila kohë i ka fëmijt e vet E koha kohës nuk i përngjet! Thomë ishte kohë e vështirë, Kur vuajtja brejti deri n'asht - Doje prore veç të jeshë i lirë, E kurr të mos mbetesh jasht! Sa shpejt ndrruan këto mote, Po nuk e harruam zërin e fisit - S'zhgohet jeta me prralla kote, Duke ndjekur veç hijen e lisit! Koha kohën e shkelë në ballë, Edhe kapërcen nëpër një tjetër - T'len vrragë sa të jeshë gjallë! Vera s'e kujton dimrin e vjetër. Amë e vështirë për bijtë koha, Çdo ditë pa ujë në sy të çorton! Ëndrren e trisht e mbulon coha, Mos kujto se ajo vetëm të don! Nuk është si nana që të pajton, E t'i falë mëkatet si bimë zemre! Prore pamëshirë koha të gjykon! T'bën ushul prej koke e thembre! Para kohës je gjithmonë një fëmij, Veç cacitesh me 'i shkop në dorë - Kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij: Sikur mbi një cung kur reshë borë. Pëngjajmë në kohën që e zhgojmë, Syri i kohës prore kudo na vështron; Sa ma shumë që njeritjetrin dojmë, Buzëqeshja e jetës prore na gëzon! Secila kohë i ka fëmijët e vet, E koha kohëës nuk i përngjet! Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 NJERIU NË FORMËN E ZOTIT Paska të ngjarë njeriu në zot, edhe zoti po ngjajka nëë njeri! Pra s'qenka bash gjithçka kot - njeriun krijoi nëë formëën e Tij! Gjithçka u dashka t'jetë e mirë, Duhet që fytyra diell të ndriçojë - Zemrën ta mbashë prore dëlirë, Fjala mjaltë të shkrihet në gojë! Kur njeriu në zot po përngjajka, ç'deshi djalli qëë prore rrin përbrij? Po thojka t'zeza e nuk po prajka! A mundet njeriu pa djallin të rrij? Njeriun që prore e mundon lakmia, Nuk matet parabote me hallin e tij; Atë njeri prore e sundon lukunia - Pa bërë gjëra t'kqija s'mund të rrijë! Që ta veçosh ti vetveten nga djalli, Matu me fuqinë e fjalës që e flet - Për pritjen me zemër a t'merr malli, A ka kush që me dashuri të pret? Fisi të gëzohet kur i del përpara - Ta njeh duhamen e gjakut në sy; Besnik i qendrove prore pa lara, Nuk ka gëzim ma të madh për ty! Paska të ngjarë njeriu në Zot, Edhe Zoti s'po ngjajka në njeri; Pra nuk qenka gjithçka kot - Njeriun e krijoi në formën e Tij! Fror, 14. 2005. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 BUZQESHJE LIRIE PRISHTINA Prini Prishtina me zëra nga troje të Shqipes zëra të rij shpëtuar pahiri nëpër kukama shekujsh zëra të lindur nga gjamët e vuajtjes deri n'Ka të Zi zëra mjerimi të lindur edhe atje ku dreqi ban vo atje ku nuk mundi të shkeli lirë as armiku ma i fshtirë nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikës nga zhvinat e Kaçanikut e kërrshat e Dibres zëra të lindur nëpër flakë e tym kohërash të nxime erdhen e prinë në Prishtinë e nëpër flakë e sollen lirinë Prishtina zëri i trojeve të Shqipes! Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 BUZËQESHJET E LIRISË A e paskemi njoftë sa duhet - hirin e mbetur të eshtrave te moçëm dardan Toplikut shkrum Luginës së Margës Dardhes Zharres Leskovikut Naises Gurshumit e Narones, Zentes, Moraçes, Aksit e Thyames - a frymon ende erë e veres së mjaltit të Kreshtabardhes a paskemi pasë boll gjak atje ku ashti thithë ashtin a paskan vdekur shumë nga ata që duhej të jetonin a po jetojnë nga ata që do të duhej të vdisnin ku ishit ju që doni sot të merrni aromë të freskët lirie prekni trupin a ju mungon ndonjë gjymëtyrë a keni coll një shënjë plumbi a një përrzhitje flakesh në rrebeshe prekni trupin a ndieni dhimbje ashti a pezmatime mushkërishë a keni trauma krismash e britmash a ndieni erë vdekje me ashk shpirti a ndieni në vete jehona heroizmash zemrash flakadane trojesh trime po britmat në Koshare Pashtrik Malishevë Obrije Qyqavik po tmerret në Prekaz Qirez Likoshan Qyshk e Raçak - ku ishe e ç'bëre kur griheshin në havan zanoret e lirisë pyete veten: a ishe ndonjë krismë e fjalës - Liri kur duhej e kur trolli trim thrriste gur e gjak përgoje mate veten se edhe guri e druri prore mbanë mend mate veten! Janar, 16. 2005. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 PO ETESH fjale mbi fjale ndertojne ura mbi shtratin e dimenzionit te ulte mes dy brigjeve te dyshimit ndodhë dikush bën ure mbi gur - pa pase lume as gurre as rrjedhe uji ku me dijte - parasheh ndonjë shperthim eventual uji pikërisht nën atë ure mbi gur me siguri diçka do të shperthej por dhe asgjë po etesh Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Ra - për një lule të mos te mbetet e paprekur e ta shkelin iriqet ne rrokullisje ta shpojne xhembat e hidhur ra - për një rreze të mos bie mbi gjak e te pergjaket edhe rrezja po ta shpojne puthjet e embla ra - po për kend ra dielli Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 VARGJE TE VERDHA Bukuria nuk shihet me sy nëpër vargje te verdha dikush paska qitë leng shtare për atë edhe duken te verdha Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 SKINIA kah doli - askush nuk e din mirë ushujzë ne brraka paska thithë ne gjak krijues pas nëntë bjeshkeve e dy kodrave koder pas bregu as erë as veri - as lindje as prarim kcen - ne te katra kah doli - askush nuk e din mirë veç thonë - doli me një draper flakrua ne hënë te re ku korri - nuk mbiu ku mbiu u rrit pahiri nëpër lot prush nëpër epika hi hutina me sy ne gardh flakron - ne hënë te vjetër kurr më - ne hënë te vet! Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 SHENIM PER KOSOVEN E VITIT 2005 DUKET SIKUR ENDE PERZIHEN FJALET - PAQA E PAQJA NE KOSOVE Ne kuzinat e Kosoves ende hahet paqja si çorbë mishi blok - e tjerët te ngopurit flasin për paqen e rendin e ri hane supe dhjami si filldreke duke ua rrudhur syrin hipokrit bjeshkeve për 'i xhep bollushtrash as sot ne Kosovë ende nuk mund t'i dallojne mirë dy fjalët: paqa e paqja bile as ne fjaloret shkencorë - se ata qe hengren paqje mengjeseve hangren plumba për paqen ballkanike ka edhe tjerë qe vyen u derguan ne gjyqin modern te Hages perdit mungohet edhe nagnje rreze drite: viktimat me gjaksore ne te njëjtin nën ligji qe ende e dirigjojne pikërisht ata - qe kryen krime e masakra civile te pafajshme mu ne trojet e tyre autotoktone - gjykohen ata qe vrane disa armiq e tradhetore për lirine e Kosoves - e jetojne ende ne Paqë ata qe masakruan mbi dhjetemije viktima te pafajshme civile pikërisht ne fundshekullin 20. rinovohen tempujt e huaj me dhunë e rivarrosen eshtrat tonë te pafajshem e te zhdukurit si gjë krejtsisht e harruar nga ndërgjegja e botës! Jasht fjalës Standard! T'i shilojne fe e atdhe! Ne Paqe i dergojne heronjte ne grilla dhe i lane kikiruket te flasin e shkruajnë për heronjte e luftën çlirimtare, ku edhe e quajne si faj për fatin e Kosoves - qe ende është një cope mishi e gjaku toke te Të Parve - shkeputur me gjak nga goja e kuçedres nga kthetrat barbare masakruese me shekuj e derisot - ku copat tjera te trupit shqiptar valviten ne laboratore gjoja moderne, e qe kuptohen edhe nga loja e femijve e loja e mijve a po hahet Paqa a paqja mengjeseve ne Kosovë ata me varre plumbash hane ende mengjeseve paqje - çorbëmishi - tjerët qe vuan bishtin nën këmbë ne kohe zjarri u shihet dhjami ne tru plagiati e - edhe as sot nuk guxojnë ta thonë te vërtetën as ne Paqë po tregojnë ''trimëri paslufte, e urti pas kuvendi'' ende pikepesë thiohet ne Kosovë jetojne ne Paqë! Po vlon, a po piqet liria!? Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 KREJT NATYRSHEM EDHE SOT Dy fjale ma kanë grryer shpirtin gjithjeten. Dy fjale ma kanë nxe gjakun gjithjeten. Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk. Dy fjale te ndara - njera ne njerin qosh te gjakut, e tjetra në fund te gjakut. Dy fjale qe notojne ne gjak. Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren. Dy fjale qe i nxene një diell. Dy fjale qe i perben një Toke. Dy fjale qe i perben një gjak. Dy fjale qe presin bashkim. Dy fjale te ndara dymije jetera. Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur peshperisin diçka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti, as nuk çmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit, as nuk po bashkohen persegjallit, as nuk pushojne nga klithmat, as nuk i shemben vetetimat, as vdesin persegjalli, as ngjallen persevdekurit Dy fjale qe thrrasin cdodite, Dy fjale qe endrroj çdo nate, prej atij momenti qe pava harten etnike Dy fjale do të ma marrin shpirtin Dy fjale do të ma falin jetën e re Dy fjalë rënkojnë në breza Dy fjale - Tivari e Preveza! Prill, 2005. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta / SHQIPËRIA E BASHKUAR E bukur është Kosova E Bukur është Shqipëria Siç është E Dashur Nana! Më çon peshë shtat'palë Qiell Më shtie në Dhe shtat'palë Tokë! Edhe deri atje ku bre miza hekur Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonë! Shqipëria e Zhbime - Rrafsh me Tokë Shqipëria e Mbime - Rrafsh me Qiell! Shqipëria me Botë në Sy - si Farë në tokat Mere nëpër mahalla të botës e bota me Shqipër në zemër Shqipëria gjithmonë e pushtuar Shqipëria - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! 2. Ushtima - Me shënjen Viktoria deri Te Molla e Kuqe Filloi - E Para Në Europën e Lindjes së Madhe U lind në Prishtinë E në thellësitë e Tokës së Kosovës E rreh tupani i Dardanisë! Dardania kumbonare bashkimi E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipëri! Me njeren dorë kafshaten e bukës E, jemi gati - Me tjetrën kambëzën e pushkës! Me gojë - bukë e plumba Me sy shkreptima rrufee shqiponjash Me hap drejtë shoqishoit në sy Derisa të bëhet njera Dyshë - - O Varre o Djepa! Derisa varret me shokë shqiptare të linden në Djepa Derisa Djepat me Dhëmb Ujku në Kaptyll Të përkunden në varre! Me gjak e varrë lidhet Balli i Republikës! Republika nuk lindet vetiu si dielli As nuk bie vetiu si shiu - Republikën e bashkojnë fije-fije Burrat - E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash ! - Ku janë Burrat? - Ku janë Varret? Duri gurin nuk e sheh Burri burrin nuk po njeh! Kosova - prore e kositur Kosova - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! (Janar, 1992) nga vëllimi poetik POEMA PËR POPULLIN Kjo poezi u emitua përmes RTV shqiptar më 1992, recitoi aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta / UNIVERSI VERSI IM U takuam në univers aq mallshëm aq me ashk zjarri u ngjitëm shpirtmëshpirt diellor e shpërtheu versi im vargu im i zjarrtë mu te Andromeda ku shpërtheu ashku në mijëra botëra të reja tinguj stërpikla yjore të reja v-ja viktoria Fitorja versi im vargu im Univers! Puthemi - si në gara marathonike mu sikur në lojërat antike të vdekjes mesazh real në rrafshin e pafund olympik puthje të djerësitura ashk bulëzimi universal atypëraty bulëzon rritesh pjekësh e jep frytin atypëraty - Ti më puthe derisa nuk vdiqe nga shpërthimet yjore të yjeve të rinj stërpikla universi krijuam 1001 botëra të reja a jemi vërtet në një Univers më duket kaq i vogël?! Desh krijuam univers të ri! (E Hënë, 3 Nëntor, 08. ora 5:30 pasdite) Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI - Poetëve të rinj Po lindet shqiptari i ri tok - me Nëntorin E Tretë - aty ku kishte lisa të mëdhënj stuhishë illirian antik me rrënjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik e trekontinental - linden vishkuj të rinj shqip thikpërpjetë fjalës së bukur nëpër shkronja të reja bulëzojnë bulevarde të fjalës artistike vishkuj të rinj patjetër u ngjajmë lisave të lashtë qiellor se rrënjet e tyre i kemi në shpirtin flakada fjalës së re ndritë feneri i kohës sonë e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire vesa ushtare e plumt agimeve yllëzon mbi gjethe tingujsh të rinj sofra plot bujari shqiptare - bukë kosove pjekur rrezesh me sy tejbjeshkëve symësy me kohën symize eva harroi mollën në degën e fjalës së atit vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymë gas e lot me një tufë bulëzash fjale në dorë biligoa i pëshpëritë vllait skendërbean mos të ndodhi kurr më tradhtia mes shpatash gatitë tinguj të rinj dashurie zjarri me fletëza trëndafilësh gota tingujsh plot nektar shpirti anila pishë e kallur ndez pishtar mbi varre dëshmorësh të rinj plot vrushkuj të zgjuar dashurie veneta m'i kujton venetët e lashtë me shtiza trojane e deradiane që sylot shpojnë mallin e Të Bukures Moree shqiponja e re flatron lartësive të tingujve dardhan duke i thyer lartësitë në rithme të rinj shkronjash shqiptari i ri po lindet në Nëntorin e Madh Nëntori i Tretë po vie! ( 11.11.08 ) Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta / AMANETI I KOHËS SONË - Në Ditën e Flamurit! Ismail Qemal Vlora - Mjekrrën bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora Në Dy Krahsh qëndron! Me ziosha zjarr ka Shkodra Kah Shkupi sytë në kodra - E deri n'Epir kafshon kobra! Shqipja me Dy Gojë gjëmon! Theranda jep Kushtrim Zjarr! Abdyl Frashëri i flet në varr! Koka e Alit tha: Epirin e marr! E te Topliku, Narona e Tivari! Nga Shpata Madhe Padrejtësi, Mbeti veç - Një Copë Shqipëri! Ende mbet i ngrimë emri - Illiri! Kudo në tradhtina ra shqiptari! Boll morëm mësim Skendërbeu, Kokën tmerrit - shpatë ia preu! N'pranga ma s'durohet Atdheu! Do të na Ndihmoj - Perëndia! Nuk vdiset gjithmonë të shkretë! Nëpër Tokë, për Air e nëpër Det! Amaneti i T'Parëve do të na vret! Po s'u bë shpejt Një - Shqipëria! O Ismail Qemal Vlora! Mjekrrën bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora! Në Dy Krahsh qëndron! Aargau, 28 Nandor, 1993. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta / POEMA PËR POPULLIN POEMA PËR POPULLIN Populi ecë e nuk ngutet Udhës me gropa zemre e kalldremeve historike Nuk ngutet se është i Lodhur- i Këputur nga Thikat Varrët Thika pas Shpinde ia kanë këputur shpirtin Pesha e hidhur e historisë së tij - Plot data lavra vitesh në ballë e shekuj betejash Pa Pre e pa Fre - Historia e Huaj i rrinë Gerrbë Mbi Shpindë ende!? E - Shpindën e ka plot gjak e trupin shoshë shpatash e plumbash Plot plagë të moçme mijavjeçe Duket sikur ngjitet gujaz Përpjetëzes Epike Kurrë i gjunjzuar numron Hapat e Epokave Që Ia lan veç një Copë Trup e Shpirt - E me shpirt ndërdhëmb mundohet Për Të Gjallë! Plot plagë të moçme mijavjeçe! 2. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Viteve të Krrusura Ura historike të Via Egnatias Koha pa ujë në Sy ia qet thiijat e përgjegjura për 'i pikë xeher tambli në Sy të gjegjur e t'regjur Tamblin e Nanës ia qet për hundësh - Deri ta qet një fjalëgoje tue qitë zjarr për sy e tym përgoje thuase - i kemi lindë zotit me zor! Populli ecë ngadalë e nuk ngutet - Varg i Gjatë Thik'përpjetë zor është m'u ngjitë kështu S'ka kohë me u ndalë as para varreve as para të vdekurve Të plagosur nuk sheh askund të shtrimë edhe ata ecin Përpjetëzes së Plumbtë Nuk kemi Kohë as me vdekë! E Koha bie mazunë përdhe, nuk qet za as fjalë përgoje Buzët - Shkrum i Gjallë - e luan kryet pëndueshëm - Ka dro do ta shkelë Tjetra Kohë në gjysëmrruge Mbetet kush mbetet e del në Breg Kohe - kush të del! Historia e Popullit - Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla Kur ecet Thik'përpjetëzes Gjarpnushë Historike Populli ecë ngadale e nuk ngutet...! 3. Ecë ngadale e nuk ngutet - Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshë e arkeologjishë të thyeme antke - Bjeshkët e Namuna i Banë me Shpindë E Bjeshkë Shtyen me Gjoks! Skurruar ne Gjak Triumfal të Fitoreve të Huaja E Dikush ne Gisht në Gojë - Dikund me Gisht në Kokë e dikund ia merr kamba kambën me Zorrë nëpër kambë - Pret të ia Jep Dorën Bjeshka - ajo ende i rrokullisë gur! Koha Breshkë Ende ia Qet Thijat e Përgjegjura... Përditë i del Doresh nganjë Bjeshkë e nga një Vrrijë Me hekura në duar - don të dali hekurah - Moteve të Nxime! Ia Nxini Jetën historia e veshur me Uniforma shtrigash Me Bjeshkë e Vrriijë ndër Sqetulla - Historia i ndalet para kambëve - keshe po ia fshinë djerëset e gjakun - djerëset i vlojnë n'ballë e s'un ia gjenë kund Çaren Vetit! Përditë në lojna të reja - Shtrigash të Vjetra! 4. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Epokave Qorre Historike me Hapa të Randë - Bjeshkë! Me Kokë Plumb - të rënduar mbi Kohë Me Kohë Plumb në Zemër! Me Shpindë të Plumbtë te Dy Luftave Botnore Me 'i Botë në Shpindë - me ndërskamca historike të pahistori Përditë ia grryejnë Gjeografinë e vet ndër kambë Përditë ta Grryejnë Dheun Ndër Kambë! E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahë Drangojsh për tu ngjitur në Qiell - E me i shtie në Grusht Retë e Mendimit Bosh! Ende - Mizat dojnë të bahen drangoj e Drangojtë sikur po paraqiten si miza - Me Sy Mize nëpër Pluhurin e Mbetur në Tribuna Tribunatorësh! Epokat e Lavdishe Hillire - diegur e humbur pashënjëpadokë Nën-Tokë e Nën-Ujëra! Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltë Rrënjen e Gjallë deri në Fundbote të Antikunit - Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan! Populli Ecë Ende Përpjetëzes Gjarpnushë Historike Ngadale E Nuk Ngutet...! (7. mars, 1996) Nga Vëllimi - POEMA PËR POPULLIN Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta / SHQIPËRIA E BASHKUAR E bukur është Kosova E Bukur është Shqipëria Siç është E Dashur Nana! Më çon peshë shtat'palë Qiell Më shtie në Dhe shtat'palë Tokë! Edhe deri atje ku bre miza hekur Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonë! Shqipëria e Zhbime - Rrafsh me Tokë Shqipëria e Mbime - Rrafsh me Qiell! Shqipëria me Botë në Sy - si Farë në tokat Mere nëpër mahalla të botës e bota me Shqipër në zemër Shqipëria gjithmonë e pushtuar Shqipëria - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! 2. Ushtima - Me shënjen Viktoria deri Te Molla e Kuqe Filloi - E Para Në europën e Lindjes së Madhe U lind në Prishtinë E në thellësitë e Tokës së Kosovës E rreh tupani i Dardanisë! Dardania kumbonare bashkimi E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipëri! Me njeren dorë kafshaten e bukës E, jemi gai - Me tjetrën kambëzën e pushkës! Me gojë - bukë e plumba Me sy shkreptëtima rrufee shqiponjash Me hap drejtë shoqishoit në sy Derisa të bëhet njera Dyshë - - O Varre o Djepa! Derisa varret me shokë shqiptare të linden në Djepa Derisa Djepat me Dhëmb Ujku në Kaptyll djepi Të përkunden në varre! Me gjak e varrë lidhet Balli i Republikës! Republika nuk lindet etiu si dielli As nuk bie vetiu si shiu - Republikën e bashkojnë fije-fije Burrat - E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash ! - Ku janë Burrat? - Ku janë Varret? Duri gurin nuk e sheh Burri burrin nuk po njeh! Kosova - prore e kositur Kosova - kurrë e nënshtruar! Shqipëria e Bashkuar! (Kalendor, 1992) nga vëllimi poetik POEMA PËR POPULLIN Kjo poezi u emitua përmes RTV shqiptar më 1992, recitoi aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi. Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted April 9, 2009 Nezir Myrta / POEMA PËR POPULLIN POEMA PËR POPULLIN Populi ecë e nuk ngutet Udhës me gropa zemre e kalldremeve historike Nuk ngutet se është i Lodhur- i Këputur nga Thikat Varrët Thika pas Shpinde ia kanë këputur shpirtin Pesha e hidhur e historisë së tij - Plot data lavra vitesh në ballë e shekuj betejash Pa Pre e pa Fre - Historia e Huaj i rrinë Gerrbë Mbi Shpindë ende!? E - Shpindën e ka plot gjak e trupin shoshë shpatash e plumbash Plot plagë të moçme mijavjeçe Duket sikur ngjitet gujaz Përpjetëzes Epike Kurrë i gjunjzuar numron Hapat e Epokave Që Ia lan veç një Copë Trup e Shpirt - E me shpirt ndërdhëmb mundohet Për Të Gjallë! Plot plagë të moçme mijavjeçe! 2. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Viteve të Krrusura Ura historike të Via Egnatias Koha pa ujë në Sy ia qet thiijat e përgjegjura për 'i pikë xeher tambli në Sy të gjegjur e t'regjur Tamblin e Nanës ia qet për hundësh - Deri ta qet një fjalëgoje tue qitë zjarr për sy e tym përgoje thuase - i kemi lindë zotit me zor! Populli ecë ngadalë e nuk ngutet - Varg i Gjatë Thik'përpjetë zor është m'u ngjitë kështu S'ka kohë me u ndalë as para varreve as para të vdekurve Të plagosur nuk sheh askund të shtrimë edhe ata ecin Përpjetëzes së Plumbtë Nuk kemi Kohë as me vdekë! E Koha bie mazunë përdhe, nuk qet za as fjalë përgoje Buzët - Shkrum i Gjallë - e luan kryet pëndueshëm - Ka dro do ta shkelë Tjetra Kohë në gjysëmrruge Mbetet kush mbetet e del në Breg Kohe - kush të del! Historia e Popullit - Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla Kur ecet Thik'përpjetëzes Gjarpnushë Historike Populli ecë ngadale e nuk ngutet...! 3. Ecë ngadale e nuk ngutet - Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshë e arkeologjishë të thyeme antke - Bjeshkët e Namuna i Banë me Shpindë E Bjeshkë Shtyen me Gjoks! Skurruar ne Gjak Triumfal të Fitoreve të Huaja E Dikush ne Gisht në Gojë - Dikund me Gisht në Kokë e dikund ia merr kamba kambën me Zorrë nëpër kambë - Pret të ia Jep Dorën Bjeshka - ajo ende i rrokullisë gur! Koha Breshkë Ende ia Qet Thijat e Përgjegjura... Përditë i del Doresh nganjë Bjeshkë e nga një Vrrijë Me hekura në duar - don të dali hekurah - Moteve të Nxime! Ia Nxini Jetën historia e veshur me Uniforma shtrigash Me Bjeshkë e Vrriijë ndër Sqetulla - Historia i ndalet para kambëve - keshe po ia fshinë djerëset e gjakun - djerëset i vlojnë n'ballë e s'un ia gjenë kund Çaren Vetit! Përditë në lojna të reja - Shtrigash të Vjetra! 4. Populli ecë ngadale e nuk ngutet - Epokave Qorre Historike me Hapa të Randë - Bjeshkë! Me Kokë Plumb - të rënduar mbi Kohë Me Kohë Plumb në Zemër! Me Shpindë të Plumbtë te Dy Luftave Botnore Me 'i Botë në Shpindë - me ndërskamca historike të pahistori Përditë ia grryejnë Gjeografinë e vet ndër kambë Përditë ta Grryejnë Dheun Ndër Kambë! E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahë Drangojsh për tu ngjitur në Qiell - E me i shtie në Grusht Retë e Mendimit Bosh! Ende - Mizat dojnë të bahen drangoj e Drangojtë sikur po paraqiten si miza - Me Sy Mize nëpër Pluhurin e Mbetur në Tribuna Tribunatorësh! Epokat e Lavdishe Hillire - diegur e humbur pashënjëpadokë Nën-Tokë e Nën-Ujëra! Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltë Rrënjen e Gjallë deri në Fundbote të Antikunit - Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan! Populli Ecë Ende Përpjetëzes Gjarpnushë Historike Ngadale E Nuk Ngutet...! (7. mars, 1996) Nga Vëllimi - POEMA PËR POPULLIN Quote Share this post Link to post Share on other sites