Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
bili

Nezir Myrta - Buzëqeshjet E Lirisë

Recommended Posts

NJOHJA E UNIVERSIT

http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/abdils10.jpg

- Avdylselam Eminit, dëshmorit

të Universitetit të Tetovës!

 

 

 

(17.Fror, 1995) Në Ditën e Rënies heroike të Dëshmorit!

 

 

 

Shkronjat shqipe ishin gjithmonë të përgjakura

Ato krijuan me gjak fjalën - Ballkan

Shkronjat shqipe edhe në fund të shekullit XX

krijuan me gjak edhe fjalën - Universitet!

Librat shqipe ishin gjithmonë të përgjakura

se tingujt e Shqipes buronin nga aorta e zemrës

Aty ku buron e vlon gjaku i dashurisë arbërore!

Tingëllonin prore me buzë e gojë përgjakura-

Fjalët shqipe Këngët shqipe edhe shiqimet shqipe!

 

Me gojë të përgjakur gjithmonë folëm e kënduam

Në vend të vajzës arbërore -

Avdylselami puthi plumbat e armikut

dashuroi vdekjen për Jetën e Universitetit

e -

kënga e lashtë mori dhenë e mori botën

edhe ujërat me tallaze të shkumbëzuara:

"O nuk po muj baclok me folë,

Se m'ka ra do gjak në gojë!" - britën

Bjeshkët e Nemuna me Hysen Bajrin

jehonën e tyre e përciellen bjeshkët britmën

në Kalanë e Tetovës - e

britën gurët në themele të Universitetit

nga Pollogu e valet atllantike të gjuha e atllantëve

 

Bota përjetoi Përmbytjën e Madhe atëbotë,

Bota është përmbytur por jo Atllantishtja!

 

Me buzë të përgjakura puthëm Gurin themeltar

me dashurinë e parë -

me gishta të përgjakur shfletuam Historinë e Gurtë!

Sepse shkronjat shqipe të gjithë i patën gjak -

edhe kengët tona shqipe të gjithë i patën gjak

edhe si njerëz të kësaj bote qorre na kanë gjak

 

edhe gojën edhe librin u dasht ta hapim me gjak

edhe shkruam e lexuam vaje prore me lot në sy

edhe Universitetin shqiptar u dasht ta hapim me gjak

sepse ua kanë dro shkronjave të para ballkanike!

 

Universi është i madh të njihet kaq shpejtë!

 

Nezir Myrta

Njujork, 17. Fror, 1995.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta

 

 

http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/adem-j10.jpg

 

-GJAKU I SHQIPES-

 

Adem Jasharit

Vret e pret dieg gjallë barbari,

Prekaz i Drenicës kallet zhari!

O ku jeni, bret Adem Jashari

Në armë sot ju thrret Kosova!

 

Britma vdekje kahdo buçasin!

Çetnikët therrin grinë vrasin!

Troje trime mbrojnë Prekasin!

Kosova tha: Ademo u çlirova!

 

E di kulla kush mbetët gjallë!

Një mbeti, shkaut i bën ballë!

Gjaku im Ballkan ka me kallë!

Hej! Kosova ka Jasharaj plot!

 

Reshë ushtarë lirie Qyqavica,

Gjithë shqiptaria sot Drenica!

Ringjallë bërtet Azem Galica!

Gjakun Shqipes ia marrim sot!

 

Digjet zjarr e flakë Dukagjini!

Në ballë lufte Shqiponja prini!

Tmerrin armikut kudo ia shtini,

Dragoj Dragobie ep Gjakova!

 

Nga Prekazi deri tej Gllogjani,

Lidhen shqipet në besë vatani!

Kuçedra zezë kurr nuk prani,

Adem Jashari u çlirua Kosova!

 

Syri i Shqipes nuk rrin në hak!

Meidan armiku bëmë çdo prak!

Lidhur Besa-Besë fëmij e plak!

Dardania - Kushtrim Kombëtar!

 

Shqipja i dridhi flatrat abërtare!

Rrufeja mbi kuçedrën barbare!

Botën e dridh zemra shqiptare!

Gjaku i Shqipes ngritet në altar!

 

(05.Mars.1998.)

Share this post


Link to post
Share on other sites

A ISHE NDONJË KRISMË E FJALËS LIRI ?

 

 

 

A ndieni n'shpirt një zë të largët skypas

ju thrret me gërrhamë shekujsh të zhbiruar -

brejtë tejash barbare një zë që brenë ashtin në palc

me amanetin gojëhapur therë thellë n'tru prore -

Yllbardhi Naissa Zharra Dardha Gurshumi Leskoviku e Buajana valet e Marges futë e zezë ende rrjedhin kuq -

po zërat brejtës nga Podguri Zenta e Moraça e tej Tivarit të kobshem?

 

Gjaku i Tivarit që nuk guxon të harrohet -

 

po jehonat në Albanik Luginë të Presheves Medvegje e Bujanoc nga Bujana e Bujanoci tej Sharrit Tanushë e Haraçinë e n'Kala Tetove e deri tej Ohrit me sy n'Arbaninë e lashtë -

që pret ‘dy fjalë i çova Devit e nuk e lanë retë’

e gjithmonë amaneti gojëhapur

 

A vret amaneti gojëhapur a pret

 

A ishe ndonjë krismë e fjalës - Liri!

 

Janar, 16. 2005.

 

Dashuria ndaj atdheut është fuqi perëndie!

Share this post


Link to post
Share on other sites

ENDJA KISH RRËNJË

 

 

 

- Një nënë vajton t'birin për s'gjalli!

 

 

 

Shumë pave he mos pafsha tjetër, moj loke

edhe gurin e drurin e shtina n'gjynah - e

skurruar n'lot m'dridhet fotoja jote n'dorë

 

mundohem me t'pa nëpër lot e s'mundem

se m'dukesh i pershkllime vajit

po qysh t'i plasi zoti sytë le që more botën në sy -

 

po si i trete rrënjet e gjakut n'mallkime të flakur shkrumit

 

lëshove lozë tretdheut të zi

- tash ec e nxierri rrënjet

me shkarpa nëpër këmbë

me gjak t'syve të rrita e m'dole doresh

 

pa a edhe unë me dhanë shpirt tue u grrithë n'vetmi a?

- si ato qyqevetëm të botës tande të cilivilizuar e

me i dhanë duhmë një mahalle - derisa ta ndien duhmen dikush nga rruga -

 

po qysh t'i plasi zoti sytë e m'le qyqevetem

përnat e skurrova n'lot foton tënde sa u pershkllij n'prehër e nuk ngjanë ma në ty mu ka ba duç n'gjij tue ngajtë jetës shtegepashteg - me njanen kamb n'dhe e tjetrën mbi dhe t'ka humbë pamja para syve, moj loke

 

mendja paska rrënje

Share this post


Link to post
Share on other sites

DREDHA E ERËS

 

 

 

Dredha e erës në rrugë bën pluhnajë

 

- mbyllni sytë për një çast sa të kalojë

ajo bartë kujtime të diegura e insekte të cofta fjalesh

 

ndodhë ndonjë infektim eventual

kujdestari i rrugës - nën parmakë të pluhrosur shikon

me bisht të syrit zilia të qet n'punë të trollit

 

dredha e erës në rrugë mbledhë pluhurin e mendimeve

të shprishura gjethet e fjalëve të verdha pa zanore

çfarë nuk banë e dredhnja

mbyllni hundët për një çast sa të kalojë

- dredha e erës

ndodhë pezmatim i kordhave zanore të pshëretimave

 

në rrugë ndihet kollitje ironike!

 

 

Fror, 20. 2005.

Share this post


Link to post
Share on other sites

NË TEH TË VËSHTRIMIT TËND

 

 

 

'Në teh të vështrimit tënd'

të mprehtë si anza -

prehet në zgabim ashku i vrullit të zërit gojëhapur

si kokë ushtari ne tehshpate ne një dyluftim të gabuar

- e,

pelcasin arteriet e vrugta të dëshirave të ndryera shpërthejnë dikund afër kujtime të brishta qull - e

tretën si fluska bore të lagshtë mbi faqet e mërdhezura

e,

rënkimet e baladave i len gojëhapur

 

o ti je zanore e zanuar - në preftim pshëretimash

 

në teh të veshtrimit tënd

prehet krahu i vetulles sate -

krahdallendyshe kullon zanore të etshme aq shumë

të ëmbla me tu ngjitë buzët në ngjitës

e sa të shkrira e në damarë të krahvetulles sate

gufon afshi spirrë brëngash

 

në teh të vështrimit tënd

të mprehtë si zana -

prehen ushtri dëshirash në beteja të kujtimeve të brejtura e të preme dikund në antikë

- e,

në fund luan kokn në shenjë pohimi

fituese i rrokullisëë me maja xhufkash të këmbëve -

i kthen mbarë me fytyrë kah zoti trupat

e premtimeve qorre të rëna pa namnishan

 

O ti je zanore e zanuar -

n'preftim psheretimash!

 

Fror, 26. 2005.

Share this post


Link to post
Share on other sites

AGU NË PRISHTINË

 

 

 

 

Po agon rrezja fjalës së re -

 

posa filluan të zbardhen psheretimat n'qiell

qetësinëë e natës ende thejnë klithmat e do qenve e krrokamat e do korbave -

 

retë e kuqrremta të djerësve të ëndrrave zbardhen

 

tymtaret elektrike ende qesin tym ligniti në terr

tëndave të familjeve të dëshmorëve iu fishkëllon dimri

e pipat e hijeve uniforme të pallateve të shumë horrave

iu ushton broçkulla pop-rroku

e,

nëpër rrugë ndihen cicërima zogjësh e cingërima

të çelsave të dyqaneve e punëtorët ende flejnë

 

po lind dielli mbi Prishtinë

 

Dimër e dritaret e hapura

kohës iu ka nxe gjaku n'dej lumejsh nëndetorë

do të nxehet deti i lotëve e toka e varreve

 

Flakë Janari patëm derisot po trishtimet ende rrinë

të fshehura te Graça e te Vendi i Plumbtë

 

Cilës pjesë të Prishtinës i bie rrezja e agut e para

 

Kodres së Trimave të Zahir Pajazitit Edmond Hoxhës

e Adem Zejnullahut e deri në grillat thikore të Afrim Zhitisë

 

Kodra e Tre Trimave Rrezja e fjalës së re

 

Po agon mbi Prishtinëë!

 

 

Janar, 17. 2005.

Share this post


Link to post
Share on other sites

KOHA E RE

 

 

 

 

Koha e re është buzëqeshje,

Si kur e qet dielli syrin në ag;

Thinjat e bardha janë reshje,

Paraohë thinjur pret në prag.

 

Koha e re është buzëqeshje,

Sa ecje krenare ka vrulli i sajë -

çdo ditë ndrron nga 'i veshje,

E nga gëzimi shpërthen n'vajë!

 

Shpejt para syve të iken koha,

Mbetesh habitur se kah shkoi -

Si zog i mashtruar në ca troha,

Thuase tinëz përskaj të preftoi!

 

Gëzimi mbaron sa ndrron moti,

Si një mjegull kur ulet mbi mal -

Fjalët t'i piklojnë buzët pika loti,

Për gabimet pahiri o zot na fal!

 

Koha e re është buzëqeshje -

Sikur shkrep dielli me rreze n'ag!

Thinjat e bardha janë reshje -

kohë e thinjur të pret në prag!

Share this post


Link to post
Share on other sites

FËËMIJËT E KOHËS

 

 

 

Secila kohë i ka fëmijt e vet

E koha kohës nuk i përngjet!

 

 

Thomë ishte kohë e vështirë,

Kur vuajtja brejti deri n'asht -

Doje prore veç të jeshë i lirë,

E kurr të mos mbetesh jasht!

 

 

Sa shpejt ndrruan këto mote,

Po nuk e harruam zërin e fisit -

S'zhgohet jeta me prralla kote,

Duke ndjekur veç hijen e lisit!

 

 

Koha kohën e shkelë në ballë,

Edhe kapërcen nëpër një tjetër -

T'len vrragë sa të jeshë gjallë!

Vera s'e kujton dimrin e vjetër.

 

 

Amë e vështirë për bijtë koha,

Çdo ditë pa ujë në sy të çorton!

Ëndrren e trisht e mbulon coha,

Mos kujto se ajo vetëm të don!

 

 

Nuk është si nana që të pajton,

E t'i falë mëkatet si bimë zemre!

Prore pamëshirë koha të gjykon!

T'bën ushul prej koke e thembre!

 

 

Para kohës je gjithmonë një fëmij,

Veç cacitesh me 'i shkop në dorë -

Kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij:

Sikur mbi një cung kur reshë borë.

 

 

Pëngjajmë në kohën që e zhgojmë,

Syri i kohës prore kudo na vështron;

Sa ma shumë që njeritjetrin dojmë,

Buzëqeshja e jetës prore na gëzon!

 

 

Secila kohë i ka fëmijët e vet,

E koha kohëës nuk i përngjet!

Share this post


Link to post
Share on other sites

NJERIU NË FORMËN E ZOTIT

 

 

 

 

Paska të ngjarë njeriu në zot,

edhe zoti po ngjajka nëë njeri!

Pra s'qenka bash gjithçka kot -

njeriun krijoi nëë formëën e Tij!

 

 

Gjithçka u dashka t'jetë e mirë,

Duhet që fytyra diell të ndriçojë -

Zemrën ta mbashë prore dëlirë,

Fjala mjaltë të shkrihet në gojë!

 

 

Kur njeriu në zot po përngjajka,

ç'deshi djalli qëë prore rrin përbrij?

Po thojka t'zeza e nuk po prajka!

A mundet njeriu pa djallin të rrij?

 

 

Njeriun që prore e mundon lakmia,

Nuk matet parabote me hallin e tij;

Atë njeri prore e sundon lukunia -

Pa bërë gjëra t'kqija s'mund të rrijë!

 

 

Që ta veçosh ti vetveten nga djalli,

Matu me fuqinë e fjalës që e flet -

Për pritjen me zemër a t'merr malli,

A ka kush që me dashuri të pret?

 

 

Fisi të gëzohet kur i del përpara -

Ta njeh duhamen e gjakut në sy;

Besnik i qendrove prore pa lara,

Nuk ka gëzim ma të madh për ty!

 

 

Paska të ngjarë njeriu në Zot,

Edhe Zoti s'po ngjajka në njeri;

Pra nuk qenka gjithçka kot -

Njeriun e krijoi në formën e Tij!

 

 

Fror, 14. 2005.

Share this post


Link to post
Share on other sites

BUZQESHJE LIRIE

 

 

 

 

PRISHTINA

 

 

 

 

 

 

Prini Prishtina

me zëra nga troje të Shqipes

 

zëra të rij shpëtuar pahiri nëpër kukama shekujsh

 

zëra të lindur nga gjamët e vuajtjes deri n'Ka të Zi

zëra mjerimi të lindur edhe atje ku dreqi ban vo

atje ku nuk mundi të shkeli lirë as armiku ma i fshtirë

 

nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes

nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikës

nga zhvinat e Kaçanikut e kërrshat e Dibres

 

zëra të lindur nëpër flakë e tym kohërash të nxime

 

erdhen e prinë në Prishtinë

e nëpër flakë e sollen lirinë

 

Prishtina zëri i trojeve të Shqipes!

Share this post


Link to post
Share on other sites

BUZËQESHJET E LIRISË

 

 

 

 

A e paskemi njoftë sa duhet -

hirin e mbetur të eshtrave te moçëm dardan Toplikut shkrum

Luginës së Margës Dardhes Zharres Leskovikut Naises Gurshumit

e Narones, Zentes, Moraçes, Aksit e Thyames -

a frymon ende erë e veres së mjaltit të Kreshtabardhes

 

a paskemi pasë boll gjak atje ku ashti thithë ashtin

a paskan vdekur shumë nga ata që duhej të jetonin

a po jetojnë nga ata që do të duhej të vdisnin

 

ku ishit ju që doni sot të merrni aromë të freskët lirie

prekni trupin a ju mungon ndonjë gjymëtyrë a keni coll

një shënjë plumbi a një përrzhitje flakesh në rrebeshe

 

prekni trupin a ndieni dhimbje ashti a pezmatime mushkërishë

a keni trauma krismash e britmash a ndieni erë vdekje me ashk shpirti

a ndieni në vete jehona heroizmash zemrash flakadane trojesh trime

 

po britmat në Koshare Pashtrik Malishevë Obrije Qyqavik

po tmerret në Prekaz Qirez Likoshan Qyshk e Raçak -

ku ishe e ç'bëre kur griheshin në havan zanoret e lirisë

 

pyete veten: a ishe ndonjë krismë e fjalës - Liri

kur duhej e kur trolli trim thrriste gur e gjak përgoje

mate veten se edhe guri e druri prore mbanë mend

 

mate veten!

 

Janar, 16. 2005.

Share this post


Link to post
Share on other sites

PO ETESH

 

 

fjale mbi fjale

ndertojne ura

mbi shtratin e dimenzionit te ulte

mes dy brigjeve te dyshimit

 

ndodhë dikush bën ure

mbi gur -

pa pase lume as gurre as rrjedhe uji

 

ku me dijte -

parasheh ndonjë shperthim eventual uji

pikërisht nën atë ure mbi gur

me siguri diçka do të shperthej

por dhe asgjë

 

po etesh

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ra -

 

për një lule

të mos te mbetet e paprekur

e ta shkelin iriqet ne rrokullisje

 

ta shpojne xhembat e hidhur

 

ra -

 

për një rreze

të mos bie mbi gjak

e te pergjaket edhe rrezja

 

po ta shpojne puthjet e embla

 

ra -

 

po për kend

 

ra

 

dielli

Share this post


Link to post
Share on other sites

SKINIA

 

 

 

 

 

kah doli -

askush nuk e din mirë

ushujzë ne brraka

 

paska thithë ne gjak krijues

 

pas nëntë bjeshkeve

e dy kodrave

 

koder pas bregu

 

as erë as veri -

as lindje as prarim

 

kcen -

ne te katra

 

kah doli -

askush nuk e din mirë

 

veç thonë -

doli me një draper

flakrua

ne hënë te re

 

ku korri -

nuk mbiu

 

ku mbiu

u rrit pahiri

nëpër lot prush

nëpër epika hi

 

hutina

 

me sy ne gardh

flakron -

ne hënë te vjetër

 

kurr më -

ne hënë te vet!

Share this post


Link to post
Share on other sites

SHENIM PER KOSOVEN E VITIT 2005

 

 

 

DUKET SIKUR ENDE PERZIHEN FJALET -

PAQA E PAQJA NE KOSOVE

 

 

 

Ne kuzinat e Kosoves

ende hahet paqja si çorbë mishi

blok -

e tjerët te ngopurit flasin për paqen e rendin e ri

hane supe dhjami si filldreke

duke ua rrudhur syrin hipokrit bjeshkeve

për 'i xhep bollushtrash

 

as sot ne Kosovë ende nuk mund t'i dallojne mirë

dy fjalët: paqa e paqja

bile as ne fjaloret shkencorë -

se ata qe hengren paqje mengjeseve

hangren plumba për paqen ballkanike

ka edhe tjerë qe vyen u derguan ne gjyqin modern te Hages

perdit mungohet edhe nagnje rreze drite:

viktimat me gjaksore ne te njëjtin nën ligji

qe ende e dirigjojne pikërisht ata -

qe kryen krime e masakra civile te pafajshme

mu ne trojet e tyre autotoktone -

 

gjykohen ata qe vrane disa armiq e tradhetore

për lirine e Kosoves -

e jetojne ende ne Paqë ata qe masakruan

mbi dhjetemije viktima te pafajshme civile

pikërisht ne fundshekullin 20.

 

rinovohen tempujt e huaj me dhunë e

rivarrosen eshtrat tonë te pafajshem e te zhdukurit si

gjë krejtsisht e harruar nga ndërgjegja e botës!

 

Jasht fjalës Standard!

 

T'i shilojne fe e atdhe!

 

Ne Paqe i dergojne heronjte ne grilla

dhe i lane kikiruket te flasin e shkruajnë

për heronjte e luftën çlirimtare, ku edhe e quajne si faj

për fatin e Kosoves -

qe ende është një cope mishi e gjaku toke te Të Parve

- shkeputur me gjak nga goja e kuçedres

nga kthetrat barbare masakruese me shekuj e derisot -

ku copat tjera te trupit shqiptar valviten ne laboratore

gjoja moderne, e qe kuptohen edhe nga loja e femijve

e loja e mijve

 

a po hahet Paqa a paqja mengjeseve ne Kosovë

 

ata me varre plumbash hane ende mengjeseve paqje -

çorbëmishi -

tjerët qe vuan bishtin nën këmbë ne kohe zjarri

u shihet dhjami ne tru plagiati e -

edhe as sot nuk guxojnë ta thonë te vërtetën as ne Paqë

po tregojnë ''trimëri paslufte, e urti pas kuvendi''

ende pikepesë

 

thiohet ne Kosovë jetojne ne Paqë!

 

Po vlon, a po piqet liria!?

Share this post


Link to post
Share on other sites

KREJT NATYRSHEM EDHE SOT

 

 

 

 

Dy fjale ma kanë grryer shpirtin gjithjeten.

Dy fjale ma kanë nxe gjakun gjithjeten.

Dy fjale qe ende nuk mund t'i shoh bashk.

Dy fjale te ndara -

njera ne njerin qosh te gjakut,

e tjetra në fund te gjakut.

Dy fjale qe notojne ne gjak.

Dy fjale qe thrrasin prore njeratjetren.

Dy fjale qe i nxene një diell.

Dy fjale qe i perben një Toke.

Dy fjale qe i perben një gjak.

Dy fjale qe presin bashkim.

Dy fjale te ndara dymije jetera.

Dy fjale, qe zanoret e tyre, tingllojne vajshem, sikur

peshperisin diçka te thelle me krramze brejtese, sa tingellojne nga funddeti

sa tingllojne nga majemali, as nuk shihen mesveti,

as nuk çmallen mesveti, as nuk dorzohen persegjallit,

as nuk po bashkohen persegjallit,

as nuk pushojne nga klithmat,

as nuk i shemben vetetimat,

as vdesin persegjalli,

as ngjallen persevdekurit

Dy fjale qe thrrasin cdodite,

Dy fjale qe endrroj çdo nate, prej atij momenti qe pava

harten etnike

Dy fjale do të ma marrin shpirtin

Dy fjale do të ma falin jetën e re

 

Dy fjalë rënkojnë në breza

Dy fjale - Tivari e Preveza!

 

Prill, 2005.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / SHQIPËRIA E BASHKUAR

 

 

 

 

 

E bukur është Kosova

E Bukur është Shqipëria

 

Siç është E Dashur Nana!

 

Më çon peshë shtat'palë Qiell

Më shtie në Dhe shtat'palë Tokë!

 

Edhe deri atje ku bre miza hekur

Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonë!

 

Shqipëria e Zhbime - Rrafsh me Tokë

Shqipëria e Mbime - Rrafsh me Qiell!

 

Shqipëria me Botë në Sy -

 

si Farë në tokat Mere nëpër mahalla të botës

e bota me Shqipër në zemër

 

Shqipëria gjithmonë e pushtuar

Shqipëria - kurrë e nënshtruar!

 

Shqipëria e Bashkuar!

 

 

2.

 

Ushtima -

Me shënjen Viktoria

deri Te Molla e Kuqe

Filloi -

 

E Para

Në Europën e Lindjes së Madhe

U lind në Prishtinë

E në thellësitë e Tokës së Kosovës

E rreh tupani i Dardanisë!

 

Dardania kumbonare bashkimi

E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipëri!

 

Me njeren dorë kafshaten e bukës

E, jemi gati -

Me tjetrën kambëzën e pushkës!

Me gojë - bukë e plumba

Me sy shkreptima rrufee shqiponjash

Me hap drejtë shoqishoit në sy

Derisa të bëhet njera Dyshë -

 

- O Varre o Djepa!

 

Derisa varret me shokë shqiptare të linden në Djepa

Derisa Djepat me Dhëmb Ujku në Kaptyll

Të përkunden në varre!

 

Me gjak e varrë lidhet Balli i Republikës!

 

Republika nuk lindet vetiu si dielli

As nuk bie vetiu si shiu -

 

Republikën e bashkojnë fije-fije

Burrat -

E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !

 

- Ku janë Burrat?

- Ku janë Varret?

 

Duri gurin nuk e sheh

Burri burrin nuk po njeh!

 

Kosova - prore e kositur

Kosova - kurrë e nënshtruar!

 

Shqipëria e Bashkuar!

 

(Janar, 1992) nga vëllimi poetik POEMA PËR POPULLIN

 

Kjo poezi u emitua përmes RTV shqiptar më 1992, recitoi aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Nezir Myrta / UNIVERSI VERSI IM

 

 

U takuam në univers

aq mallshëm aq me ashk zjarri

u ngjitëm shpirtmëshpirt diellor

e shpërtheu versi im vargu im i zjarrtë

mu te Andromeda ku shpërtheu ashku

në mijëra botëra të reja

tinguj stërpikla yjore të reja

v-ja

viktoria

 

Fitorja

 

versi im vargu im

Univers!

 

Puthemi -

si në gara marathonike

mu sikur në lojërat antike të vdekjes

mesazh real në rrafshin e pafund olympik

puthje të djerësitura ashk bulëzimi universal

atypëraty bulëzon rritesh pjekësh e jep frytin

atypëraty -

Ti më puthe derisa nuk vdiqe

nga shpërthimet yjore të yjeve të rinj

stërpikla universi

krijuam 1001 botëra të reja

 

a jemi vërtet në një Univers

më duket kaq i vogël?!

 

Desh krijuam univers të ri!

 

(E Hënë, 3 Nëntor, 08. ora 5:30 pasdite)

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI

 

 

- Poetëve të rinj

 

 

 

Po lindet shqiptari i ri

tok -

me Nëntorin E Tretë -

aty ku kishte lisa të mëdhënj stuhishë illirian antik

me rrënjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik

e trekontinental -

linden vishkuj të rinj shqip thikpërpjetë fjalës së bukur

nëpër shkronja të reja

bulëzojnë bulevarde të fjalës artistike

vishkuj të rinj patjetër u ngjajmë lisave të lashtë qiellor

se rrënjet e tyre i kemi në shpirtin flakada

fjalës së re ndritë feneri i kohës sonë

e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire

vesa ushtare e plumt agimeve yllëzon mbi gjethe tingujsh të rinj

sofra plot bujari shqiptare - bukë kosove pjekur rrezesh

me sy tejbjeshkëve symësy me kohën symize

eva harroi mollën në degën e fjalës së atit

vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymë

gas e lot me një tufë bulëzash fjale në dorë

biligoa i pëshpëritë vllait skendërbean

mos të ndodhi kurr më tradhtia mes shpatash

gatitë tinguj të rinj dashurie zjarri me fletëza trëndafilësh

gota tingujsh plot nektar shpirti

anila pishë e kallur ndez pishtar mbi varre dëshmorësh të rinj

plot vrushkuj të zgjuar dashurie

veneta m'i kujton venetët e lashtë me shtiza trojane

e deradiane që sylot shpojnë mallin e Të Bukures Moree

shqiponja e re flatron lartësive të tingujve dardhan

duke i thyer lartësitë në rithme të rinj shkronjash

shqiptari i ri po lindet

në Nëntorin e Madh

 

Nëntori i Tretë po vie!

 

( 11.11.08 )

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / AMANETI I KOHËS SONË

- Në Ditën e Flamurit!

 

 

Ismail Qemal Vlora -

Mjekrrën bardh si bora!

Kah Kosova o Isa Ora

Në Dy Krahsh qëndron!

 

 

 

Me ziosha zjarr ka Shkodra

Kah Shkupi sytë në kodra -

E deri n'Epir kafshon kobra!

Shqipja me Dy Gojë gjëmon!

 

 

 

Theranda jep Kushtrim Zjarr!

Abdyl Frashëri i flet në varr!

Koka e Alit tha: Epirin e marr!

E te Topliku, Narona e Tivari!

 

 

 

Nga Shpata Madhe Padrejtësi,

Mbeti veç - Një Copë Shqipëri!

Ende mbet i ngrimë emri - Illiri!

Kudo në tradhtina ra shqiptari!

 

 

 

Boll morëm mësim Skendërbeu,

Kokën tmerrit - shpatë ia preu!

N'pranga ma s'durohet Atdheu!

Do të na Ndihmoj - Perëndia!

 

 

 

Nuk vdiset gjithmonë të shkretë!

Nëpër Tokë, për Air e nëpër Det!

Amaneti i T'Parëve do të na vret!

Po s'u bë shpejt Një - Shqipëria!

 

 

 

O Ismail Qemal Vlora!

Mjekrrën bardh si bora!

Kah Kosova o Isa Ora!

Në Dy Krahsh qëndron!

 

 

Aargau, 28 Nandor, 1993.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / POEMA PËR POPULLIN

 

 

 

 

 

POEMA PËR POPULLIN

 

 

 

Populi ecë e nuk ngutet

Udhës me gropa zemre e kalldremeve historike

Nuk ngutet se është i Lodhur- i Këputur nga Thikat

Varrët Thika pas Shpinde ia kanë këputur shpirtin

 

Pesha e hidhur e historisë së tij -

Plot data lavra vitesh në ballë e shekuj betejash

Pa Pre e pa Fre -

 

Historia e Huaj i rrinë Gerrbë Mbi Shpindë ende!?

E -

Shpindën e ka plot gjak e trupin shoshë shpatash e plumbash

 

Plot plagë të moçme mijavjeçe

 

Duket sikur ngjitet gujaz Përpjetëzes Epike

Kurrë i gjunjzuar numron Hapat e Epokave

Që Ia lan veç një Copë Trup e Shpirt -

E me shpirt ndërdhëmb mundohet Për Të Gjallë!

 

Plot plagë të moçme mijavjeçe!

 

2.

 

Populli ecë ngadale e nuk ngutet -

Viteve të Krrusura Ura historike të Via Egnatias

Koha pa ujë në Sy ia qet thiijat e përgjegjura

për 'i pikë xeher tambli në Sy të gjegjur e t'regjur

 

Tamblin e Nanës ia qet për hundësh -

Deri ta qet një fjalëgoje

tue qitë zjarr për sy e tym përgoje

 

thuase - i kemi lindë zotit me zor!

 

Populli ecë ngadalë e nuk ngutet -

Varg i Gjatë Thik'përpjetë zor është m'u ngjitë kështu

S'ka kohë me u ndalë as para varreve as para të vdekurve

Të plagosur nuk sheh askund të shtrimë edhe ata ecin

Përpjetëzes së Plumbtë

 

Nuk kemi Kohë as me vdekë!

 

E Koha bie mazunë përdhe, nuk qet za as fjalë përgoje

Buzët - Shkrum i Gjallë - e luan kryet pëndueshëm -

Ka dro do ta shkelë Tjetra Kohë në gjysëmrruge

 

Mbetet kush mbetet e del në Breg Kohe - kush të del!

 

Historia e Popullit -

Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla

Kur ecet Thik'përpjetëzes Gjarpnushë Historike

 

Populli ecë ngadale e nuk ngutet...!

 

 

3.

 

Ecë ngadale e nuk ngutet -

 

Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshë e arkeologjishë të thyeme antke -

Bjeshkët e Namuna i Banë me Shpindë

 

E Bjeshkë Shtyen me Gjoks!

 

Skurruar ne Gjak Triumfal të Fitoreve të Huaja

E Dikush ne Gisht në Gojë -

Dikund me Gisht në Kokë e dikund ia merr kamba kambën

me Zorrë nëpër kambë -

Pret të ia Jep Dorën Bjeshka - ajo ende i rrokullisë gur!

 

Koha Breshkë Ende ia Qet Thijat e Përgjegjura...

 

Përditë i del Doresh nganjë Bjeshkë e nga një Vrrijë

Me hekura në duar - don të dali hekurah - Moteve të Nxime!

Ia Nxini Jetën historia e veshur me Uniforma shtrigash

 

Me Bjeshkë e Vrriijë ndër Sqetulla -

 

Historia i ndalet para kambëve -

keshe po ia fshinë djerëset e gjakun -

djerëset i vlojnë n'ballë e s'un ia gjenë kund Çaren Vetit!

 

Përditë në lojna të reja - Shtrigash të Vjetra!

 

 

4.

 

Populli ecë ngadale e nuk ngutet -

Epokave Qorre Historike me Hapa të Randë - Bjeshkë!

Me Kokë Plumb - të rënduar mbi Kohë

 

Me Kohë Plumb në Zemër!

 

Me Shpindë të Plumbtë te Dy Luftave Botnore

Me 'i Botë në Shpindë -

me ndërskamca historike të pahistori

Përditë ia grryejnë Gjeografinë e vet ndër kambë

 

Përditë ta Grryejnë Dheun Ndër Kambë!

 

E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahë Drangojsh për tu ngjitur në Qiell -

E me i shtie në Grusht Retë e Mendimit Bosh!

 

Ende - Mizat dojnë të bahen drangoj e Drangojtë sikur po paraqiten si miza -

 

Me Sy Mize nëpër Pluhurin e Mbetur në Tribuna Tribunatorësh!

 

Epokat e Lavdishe Hillire -

diegur e humbur pashënjëpadokë Nën-Tokë e Nën-Ujëra!

Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltë Rrënjen e Gjallë

deri në Fundbote të Antikunit -

 

Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!

 

Populli Ecë Ende Përpjetëzes Gjarpnushë Historike

Ngadale E Nuk Ngutet...!

 

(7. mars, 1996) Nga Vëllimi - POEMA PËR POPULLIN

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / SHQIPËRIA E BASHKUAR

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E bukur është Kosova

E Bukur është Shqipëria

 

Siç është E Dashur Nana!

 

Më çon peshë shtat'palë Qiell

Më shtie në Dhe shtat'palë Tokë!

 

Edhe deri atje ku bre miza hekur

Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonë!

 

Shqipëria e Zhbime - Rrafsh me Tokë

Shqipëria e Mbime - Rrafsh me Qiell!

 

Shqipëria me Botë në Sy -

 

si Farë në tokat Mere nëpër mahalla të botës

e bota me Shqipër në zemër

 

Shqipëria gjithmonë e pushtuar

Shqipëria - kurrë e nënshtruar!

 

Shqipëria e Bashkuar!

 

 

2.

 

Ushtima -

Me shënjen Viktoria

deri Te Molla e Kuqe

Filloi -

 

E Para

Në europën e Lindjes së Madhe

U lind në Prishtinë

E në thellësitë e Tokës së Kosovës

E rreh tupani i Dardanisë!

 

Dardania kumbonare bashkimi

E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipëri!

 

Me njeren dorë kafshaten e bukës

E, jemi gai -

Me tjetrën kambëzën e pushkës!

Me gojë - bukë e plumba

Me sy shkreptëtima rrufee shqiponjash

Me hap drejtë shoqishoit në sy

Derisa të bëhet njera Dyshë -

 

- O Varre o Djepa!

 

Derisa varret me shokë shqiptare të linden në Djepa

Derisa Djepat me Dhëmb Ujku në Kaptyll djepi

Të përkunden në varre!

 

Me gjak e varrë lidhet Balli i Republikës!

 

Republika nuk lindet etiu si dielli

As nuk bie vetiu si shiu -

 

Republikën e bashkojnë fije-fije

Burrat -

E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !

 

- Ku janë Burrat?

- Ku janë Varret?

 

Duri gurin nuk e sheh

Burri burrin nuk po njeh!

 

Kosova - prore e kositur

Kosova - kurrë e nënshtruar!

 

Shqipëria e Bashkuar!

 

(Kalendor, 1992) nga vëllimi poetik POEMA PËR POPULLIN

 

Kjo poezi u emitua përmes RTV shqiptar më 1992, recitoi aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nezir Myrta / POEMA PËR POPULLIN

 

 

 

 

 

POEMA PËR POPULLIN

 

 

 

Populi ecë e nuk ngutet

Udhës me gropa zemre e kalldremeve historike

Nuk ngutet se është i Lodhur- i Këputur nga Thikat

Varrët Thika pas Shpinde ia kanë këputur shpirtin

 

Pesha e hidhur e historisë së tij -

Plot data lavra vitesh në ballë e shekuj betejash

Pa Pre e pa Fre -

 

Historia e Huaj i rrinë Gerrbë Mbi Shpindë ende!?

E -

Shpindën e ka plot gjak e trupin shoshë shpatash e plumbash

 

Plot plagë të moçme mijavjeçe

 

Duket sikur ngjitet gujaz Përpjetëzes Epike

Kurrë i gjunjzuar numron Hapat e Epokave

Që Ia lan veç një Copë Trup e Shpirt -

E me shpirt ndërdhëmb mundohet Për Të Gjallë!

 

Plot plagë të moçme mijavjeçe!

 

2.

 

Populli ecë ngadale e nuk ngutet -

Viteve të Krrusura Ura historike të Via Egnatias

Koha pa ujë në Sy ia qet thiijat e përgjegjura

për 'i pikë xeher tambli në Sy të gjegjur e t'regjur

 

Tamblin e Nanës ia qet për hundësh -

Deri ta qet një fjalëgoje

tue qitë zjarr për sy e tym përgoje

 

thuase - i kemi lindë zotit me zor!

 

Populli ecë ngadalë e nuk ngutet -

Varg i Gjatë Thik'përpjetë zor është m'u ngjitë kështu

S'ka kohë me u ndalë as para varreve as para të vdekurve

Të plagosur nuk sheh askund të shtrimë edhe ata ecin

Përpjetëzes së Plumbtë

 

Nuk kemi Kohë as me vdekë!

 

E Koha bie mazunë përdhe, nuk qet za as fjalë përgoje

Buzët - Shkrum i Gjallë - e luan kryet pëndueshëm -

Ka dro do ta shkelë Tjetra Kohë në gjysëmrruge

 

Mbetet kush mbetet e del në Breg Kohe - kush të del!

 

Historia e Popullit -

Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla

Kur ecet Thik'përpjetëzes Gjarpnushë Historike

 

Populli ecë ngadale e nuk ngutet...!

 

 

3.

 

Ecë ngadale e nuk ngutet -

 

Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshë e arkeologjishë të thyeme antke -

Bjeshkët e Namuna i Banë me Shpindë

 

E Bjeshkë Shtyen me Gjoks!

 

Skurruar ne Gjak Triumfal të Fitoreve të Huaja

E Dikush ne Gisht në Gojë -

Dikund me Gisht në Kokë e dikund ia merr kamba kambën

me Zorrë nëpër kambë -

Pret të ia Jep Dorën Bjeshka - ajo ende i rrokullisë gur!

 

Koha Breshkë Ende ia Qet Thijat e Përgjegjura...

 

Përditë i del Doresh nganjë Bjeshkë e nga një Vrrijë

Me hekura në duar - don të dali hekurah - Moteve të Nxime!

Ia Nxini Jetën historia e veshur me Uniforma shtrigash

 

Me Bjeshkë e Vrriijë ndër Sqetulla -

 

Historia i ndalet para kambëve -

keshe po ia fshinë djerëset e gjakun -

djerëset i vlojnë n'ballë e s'un ia gjenë kund Çaren Vetit!

 

Përditë në lojna të reja - Shtrigash të Vjetra!

 

 

4.

 

Populli ecë ngadale e nuk ngutet -

Epokave Qorre Historike me Hapa të Randë - Bjeshkë!

Me Kokë Plumb - të rënduar mbi Kohë

 

Me Kohë Plumb në Zemër!

 

Me Shpindë të Plumbtë te Dy Luftave Botnore

Me 'i Botë në Shpindë -

me ndërskamca historike të pahistori

Përditë ia grryejnë Gjeografinë e vet ndër kambë

 

Përditë ta Grryejnë Dheun Ndër Kambë!

 

E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahë Drangojsh për tu ngjitur në Qiell -

E me i shtie në Grusht Retë e Mendimit Bosh!

 

Ende - Mizat dojnë të bahen drangoj e Drangojtë sikur po paraqiten si miza -

 

Me Sy Mize nëpër Pluhurin e Mbetur në Tribuna Tribunatorësh!

 

Epokat e Lavdishe Hillire -

diegur e humbur pashënjëpadokë Nën-Tokë e Nën-Ujëra!

Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltë Rrënjen e Gjallë

deri në Fundbote të Antikunit -

 

Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!

 

Populli Ecë Ende Përpjetëzes Gjarpnushë Historike

Ngadale E Nuk Ngutet...!

 

(7. mars, 1996) Nga Vëllimi - POEMA PËR POPULLIN

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...