Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Simba

Homoseksualizmi vlere e se majtes shqiptare !

Recommended Posts

Te gjitha keto qe jane shkruar me poshte jane te referuara revista dhe gazeta te ndryshme...C'do gje eshte e faktuar...

Nuk ka pse te ndihet askush i ofenduar pasi nuk eshte asgje e tridhuar nga un...

 

Ju ftoj ta lexoni pasi shkrimi eshte sa trondites aq edhe humoristik !

 

 

 

 

Homoseksualizimi është bërë sot vlerë e së majtës shqiptare. Edi Rama në zgjedhjet vendore të shkurtit 2007, zgjodhi si imazhin e vet të fushatës hebreo-amerikanin Arthur J. Finkelstein, themeluesin dhe pronarin e kompanisë “Arthur J. Finkelstein and Associates”, që e asistoi Edi Ramën dhe PS-në në fushatën elektorale. Arthur Finkelstein, shefi i kompanisë që asistoi fushatën elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e fundit vendore, është një homoseksual i deklaruar, i cili në prill 2005 e pranoi publikisht që, katër muaj më parë, në dhjetor 2004, ishte martuar me mashkullin me të cilin bashkëjetonte prej një kohe të gjatë, në një ceremoni martese të zhvilluar në Massachusetts të SHBA-ve. Dhe për herë të parë për këtë gjë nuk shkroi ndonjë gazetë e çfarëdoshme por vetë gazeta “New York Times”, e cila në 9 prill 2005 botoi lajmin sensacional se hebreo-amerikani Arthur J. Finkelstein, 59 vjeç, para katër muajsh, pra në dhjetor 2004, ishte martuar në mënyrë sekrete me një mashkull disa vjet më të ri në moshë, me të cilin bashkëjetonte prej 40 vitesh, gjë të cilën Finkelstein e pranoi publikisht. Pra, z. Finkelstein bashkëjetonte që në moshën 19 vjeçare me një mashkull më të ri në moshë, pra që kur kishte filluar bashkëjetesa kishte qenë i mitur, çka do të thotë se z. Finkelstein është pedofil. Z. Finkelstein, i cili deri në momentin e bërjes publike të këtij fakti pati drejtuar fushatat elektorale të shumë politikanëve të njohur në SHBA-të dhe në Izrael, u bë një person i padëshiruar për politikanët e shquar, dhe tashmë klienti i tij politik ka mbetur Edi Rama.

Arsyen e zgjedhjes të këtij njeriu na sugjeron një shkrim i Edi Ramës i botuar në vitin 1997, në revistën “Përpjekja” të sponsorizuar nga Fondacioni “Soros”. Në këtë shkrim Edi Rama thotë se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve ’90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një stacion treni. Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: “Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41) Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë ***** dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë *** me **** e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari». ?”(Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 42) Në parantezë, këtu veteranët, që sot e propozojnë Edi Ramën për titullin “Nderi i Kombit” të shohin sesi Edi Rama tallet me dëshmorët duke perifrazuar në titull vargjet e këngës së njohur partizane “Lule Sofo, lule djalë”. Edi Rama nuk e thotë nëse e ndau atë natë “tek mullari”, dilemën « ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë *****… apo të lodhesh duke shtyrë *** me loqe», por me siguri që kjo ka qenë e njëjta dilemë me atë që e ka torturuar mikun e vet Arthur J. Finkelstein. Për një marrëdhënie mes njerëzish që e shqyrtojnë së bashku këtë dilemë, dëshmon kjo letër sa mallëngjyese, aq edhe e dyshimtë, që Edi Rama i shkruan Blendi Gonxhes kur ky ishte në Greqi, letër që Edi Rama ka pasur kurajën kompromentuese ta botojë në librin e vet “Refleksione”: “I nderuari Gonxhe, kriza e personalitetit tim besoj se është fare e lexueshme përderisa unë po merrem me një figurë kaq të hepuar si ti. Hepimi yt që mbi të gjitha është mungesë personaliteti, sidoqoftë nuk e balancon aspak zbrazëtinë time të plotë përpara jetës… Megjithatë zotrote mos kujto se erdhi dita të jetosh kryelartë në një kohë që unë ende marr frymë mbi të njëjtën botë ku zvarritesh edhe ti”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 163) Pas të gjitha gjasave, ky që i shkruan këto, duhet të jetë ai “që shtyn”. Edhe shoqëria civile pranë Edi Ramës duket qartë se e ka homoseksualizmin vlerë të saj. Lëvizja «Mjaft» u vu në qendër të një skandali publik vitin e kaluar kur u publikuan fotografi të një orgjie mjaftistësh, ku meshkujt ishin veshur si femra. Shefi i «Mjaft» Erion Veliaj atëherë, në një konferencë shtypi u shpreh se këto ishin party normale ku kishin marrë pjesë dhe diplomatë të huaj. Nga kjo shqiptarët kuptuan vetëm që këto gjëra janë normale për mjaftistët, që i kanë thënë mjaft edhe moralit tradicional. Sa për diplomatët e huaj pjesëmarrës, ata me siguri duhen të kenë qenë holandezë, se Holanda, «sodoma» e Europës, është ajo që financoi Lëvizjen «Mjaft» që nga krijimi i saj. Po vitin e kaluar qytetarët e Tiranës ishin shumë të indinjuar me një grup transvestitësh dhe homoseksualësh,(mjaftiste) që kur u detyruan të largohen nga gropa e Hajdin Sejdisë prapa Pallatit të Kulturës ku i bënin orgjitë deri më atëherë, kur kjo u vendos të mbyllej nga qeveria, kishin filluar t’i bënin orgjitë në qendër të Tiranës, në trotuarin e rrugës mes Pallatit të Kulturës dhe Hotel “Tiranës” duke tmerruar njerëzit që kalonin me familjet e tyre. Arrestimi i këtyre sodomianëve nga policia u bë pas protestave të mëdha të qytetarëve. Çuditërisht OJQ-të, mes tyre dhe “Mjaft”, që nuk kishin reaguar përballë protestave qytetare kundër këtyre orgjive publike, reaguan kur policia veproi për t’u dhënë fund këtyre gjërave të papranueshme. Atëherëkreu i Lëvizjes “Mjaft” Erion Veliaj, e çoi kritikën e vet për qeverinë deri në arrestimin e këtyre transvestitëve, siç bëri në një intervistë në TVA, në fillim të shtatorit të 2006, kur i pyetur për punën njëvjeçare të qeverisë, doli në mbrojtje të këtyre të degjeneruarve, duke ia atribuuar këtë veprim të policisë, të cilin e dënoi, si përgjegjësi të qeverisë dhe duke u shprehur se ky veprim do të shkaktojë protestat e organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të homoseksualëve. Kuptohet që këto organizata do t’i informonte dhe perkrahte Lëvizja «Mjaft».

Share this post


Link to post
Share on other sites

Demokratët akuzuan dje kryesocialistin Edi Rama si njeri të skandaleve seksuale, madje duke i kujtuar orgjitë kolektive me tri femra jo shumë kohë më parë. Shkak për këtë është bërë sulmi që tellallët e tij po i bëjnë zëdhënësit të PD-së, Gerti Bogdani. Duke i dënuar këto sulme, përmes një deklarate për shtyp, PD-ja bëri dje të ditur se nuk mund të mbulojë lakuriqësinë e turpin e tij, duke vënë në shënjestër të sulmeve zëdhënësin demokrat. Sipas PD-së, nuk është Gerti Bogdani që akuzon Edi Ramën për orgji kolektive me zotërinjtë A.K.S.N.E.T. dhe tri femra si vetja e tyre, por është Edi Rama që i organizoi ato për 6 muaj rresht, edhe duke i filmuar dhe hedhur ato në panel. “Nuk është Gerti Bogdani që ka akuzuar Edi Ramën se në aksese histerike të orgjive të tij prishte qetësinë familjare të komshinjve të tij, por janë komshinjtë e tij, të cilët e kanë denoncuar atë disa herë në polici për prishje të qetësisë familjare të tyre”, - thuhet në njoftimin për shtyp. PD bën më tej të ditur se nuk është Gerti Bogdani ai që ka zhveshur lakuriq Edi Ramën, ish-ministër, në plazhet publike, por është Edi Rama që ka vendosur standarde, të cilat qëndrojnë në kreun e piramidës së turpit të moralit njerëzor. Ndaj Partia Demokratike i kërkoi dje: “Shalsit të Bashkisë dhe Mimit të Partisë të ndërpresin sulmet ndaj zëdhënësit të Partisë Demokratike dhe të garantojnë qytetarët se lideri i tyre nuk do të shfaqet më pa të mbathura në publik”. Partia Demokratike dënon këto sulme ndaj z. Bogdani, i cili u tha qytetarëve të Shqipërisë të vërtetat për liderin e tyre, të vërteta që nuk i di vetëm Tirana dhe Shqipëria, por e tërë bota. “Shalsi i Bashkisë dhe Mimi i Partisë duhet ta dinë se nuk është Gerti Bogdani që akuzoi Edi Ramën për akuza të rënda ndaj së shoqes se fëmijën e ka me të atin e tij, por është vetë Edi Rama, që ka divorcuar nënën e djalit të tij për këto akuza dhe i ka rrënuar jetën”.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

.. hey po kaq poshte ka ra etika e politikes dhe politikaneve shqiptare.... :(

sinqerisht keto lloj akuzash shprehin mjerim intelektual dhe neveri ndaj kujtdo qe bahen.Mua me ka rastise te nigjoj Salen te thote ne Shkoder ne prani edhe te disa femijeve qe : Ka shume mundesi qe Edi Rama te jete i tredhun...po shprehje per nje pseudoburre shteti jane keto apo ato te mesipermet....

Une nuk asht se jam socialist as komunist e as demokrat... (politika asht kurve e ma kurva jane ata qe bajne po nejse)...

Personalisht mendoj se gjithe kete balte gratis qe po ja hedhin Edi Rames e bajne per te vetmen arsye se ju ka hy frika ne palce se ai do fitoje edhe sikur i vetem te dale (sic ka ba ne Tirane).

Ndoshta ky (Rama) mund te jete 100 here ma i keq se Sala apo Fatosi &Co por une po te votoja (s kam votu kurre) do ja jepja voten Edi Rames e jo Partise Socialiste.

Duke i ndjeke mjaft zhvillimet politike kam vu re se ai po ban 1 politike disi te re,disi ndryshe,jo me shpifje te neveritshme te stilit komunisto-berishist....

Fakti qe pas shume kohesh qe i beheshin akuza te shpifura per te birin dhe ish gruan e tij reagoi ne menyre me se normale dhe jo me kercenime e me sharje me rop shpie ne mes te parlamentit sic bani Shoku Sali para ca kohesh,tregon se politikes se shpifjeve,trillimeve dhe shantazheve po i vjen fundi.

Pastaj secili ka anet e veta pozitive dhe negative... me vjedh kane vjedhe e kane me vjedhe kushdo qe te hype ne qeveri dhe e perseris: Ndoshta ai eshte shume ma i keq se ata qe kane udhehqe Shqiperine deri sot... por pa e provu asht kot me fole.

620mGpwAlNA

Share this post


Link to post
Share on other sites

Meqe ti shoku toni jeni afer PD-se, si eshte e mundur qe Gerti Bogdani dha doreheqjen fill pas dites ku qe i detyruar te lexoje disa fakte mbi jeten private (si ndarja me gruan, biresia e djalet te tij etj,...) te Edi Rames??

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gerti Bogdani dha dorheqjen nga zedhenes i partis demokratike sepse eshte zgjedhur kryetare i forumit rinor te partis demokratike dhe sipas statutit nuk i mban dot te dy postet.

Gerti Bogadani nuk dha doreheqjen sepse tha te verteten e turpeve te m.r 15% (edi rama njihet me kete nofke pasi ai sistematikish merr 15% te vleres se cdo leje ndertimi qe jep).Gerti Bogdani nuk dha doreqjen se ai tregoi fetyren e vertet te perversiteteve te pafundme te edi rames qe ka derguar ne cmendine gruan e tij(duke akuzuar se femijen e ka me babane e edit) apo qe merr nje homoseksual me fame boterore per ti bere fushaten apo qe deri dje dilte lakuriq anembane europes dhe organizonte orgji te pa-fundeve ne mes tiranes.

 

Nuk eshte problemi se Edi Rama ka bere keto gjera se ne fund te fundit i ka bere sipas moralit qe ka,por problemi me i madh eshte tek ata njerez qe besojne tek vlerat e keti te degjeneruari dhe shohin edhe veten e tyre deri diku tek ai duke shpresuar tek ky person i pashprese...

Share this post


Link to post
Share on other sites

EDI RAMA VS SHEFQET PECI…………..(E kaluara e rames si piktor ne lushnje)

 

 

Edi Rama ka shkruar një libër me titull “Etërit, seksi dhe krenaria kombëtare”, fragmente të të cilit janë botuar në librin antologjik “Quo Vadis Shqipëri?”, të botuar në vitin 1993 nga Edi Rama në bashkëpunim me Ardian Klosin. Në këtë libër Edi Rama shkruan se ai i ka zili mizat për shkak se ato mund të shkojnë dhe të ndyjnë kudo: “Pikërisht për këtë unë i kam zili mizat. Mizat dhe të gjitha kafshët me përjashtim të njeriut”. (“Quo Vadis Shqipëri?”, botimet “Albania”, Tiranë 1993, f. 144)

Edi Rama i ka zili mizat se ato mund të ndyjnë vjershat e Shefqet Peçit. Edi Rama shkruan se mizat: “mund të rikthehen në Shqipëri me të njëjtin avion që kthehej Shefqet Peçi, pasi ishte kuruar në Austri, bile mund të shtriheshin mbi bllokun e poezive të tij, duke ia marrë gjumit tek titulli dhe duke pshurrur tek firma e komandantit lab në pension”. (“Quo Vadis Shqipëri?”, botimet “Albania”, Tiranë 1993, f. 145)

Këto gjëra për Shefqet Peçin nuk i kanë shkruar as armiqtë e tij për vdekje, ata me të cilët është përgjakur. Ata e kanë sharë, por nuk kanë thënë se është një burrë për t’ u pshurrur, ndryshe do të ishin njëqind herë më tepër për t' u pshurrur ata vetë, të cilët i mundi Shefqet Peçi. Shefqet Peçi është një simbol i Labërisë antifashiste të majtë dhe të pshurrësh Shefqet Peçin është njëlloj sikur të kesh pshurrur gjithë Labërinë e majtë. Me ç’ fytyrë shkoi Rustem Peçi në takimin me Edi Ramën, dhe do të dalë në miting e një marshim sot, përkrah njeriut që i ka pshurrur të atin. Pshurrja e Shefqet Peçit nga ana e Edi Ramës është njëqind herë më e keqe se arrestimi që Berisha i bëri Shefqet Peçit, se burgu për burrat është, por pshurrja është për qentë.

A e di Rustem Peçi se nga vjen gjithë ky mllef i Edi Ramës për Shefqet Peçin? Në rast se nuk e di, po ia tregoj unë, siç ma ka thënë një veteran, histori të cilën Rustem Peçi mund ta verifikojë fare lehtë, aq më tepër që në mitingun e sotëm do të ketë shumë veteranë nga rrethet. Mllefi i Edi Ramës për Shefqet Peçin vjen nga një histori që ka ndodhur në Lushnjë, në vitet tetëdhjetë. Këtë histori, Edi Rama e përshkruan pjesërisht në parathënien që ka shkruar për librin “Kandiski” (përkthim), në 1998. Në parantezë, titullin e parathënies “Cadri Forever”, Edi Rama e shpjegon kështu: "Cadri është xha Kadriu, modeli i vetëm në Institutin e Arteve, për piktura dhe skulptura "lart nga të njëqindtat", që pozonte “vazhdimisht me kapa të ndryshme partizane”. (Edi Rama: “Cadri Forever”, tek “Kandinski”, botime “Përpjekja”, Tiranë 1998, f. 151).

Në “Cadri Forever”, Edi Rama tregon për një episod në Lushnje, në vitet tetëdhjetë, ku ishte çuar për të bërë një pikturë murale në kohën e komunizmit dhe ku përndiqej nga veteranët e luftës. Edi Rama shkruan: "Ndër ta dukej më i vendosuri Kasketa, një veteran trukokallë që gjatë dimrit shqeponte si mos o Zot, sepse siç thuhej i therte plaga e vjetër e një plumbi mbetur në këllqe prej kohës kur mori malet e Myzeqesë për t’ u bashkuar me Nacional-Çlirimtaren, e që, çdo muzg endej bulevardit në përgjim tonin, për të na u qepur paskëtaj me një çekiç të fshehur në sqetullën e xhaketës së hirtë, bishtin e të cilit ua nxirrte fshehurazi bashkëqytetarëve të një ideali, si shenjë të sigurt të ekzekutimit tonë, dënim kapital që ai vetë e paskej dhënë solemnisht për Zakin dhe mua "dy leshgjetërve nga Tirana zbritur në Lushnjë për të bërë orgjia". (Edi Rama: “Cadri Forever”, tek “Kandinski”, botime “Përpjekja”, Tiranë 1998, f. 156)

Ajo që nuk e thotë Edi Rama është se në një nga këto ditë në Lushnjë ndaloi Shefqet Peçi dhe atij iu ankuan veteranët, se djali i Kristaq Ramës bënte orgji homoseksuale lakuriq dhe po i jepte shembullin e keq rinisë. Udhëheqja e partisë e rrethit kishte frikë të merrej me të, se dihej që shoku Kristaq ishte njeri i afërt me udhëheqjen në Tiranë dhe dhëndër në derën e Spiro Kolekës. Shefqet Peçi, i cili ka qenë burrë që për moral nuk falte as fëmijët e vet, atë mbrëmje u çua nga kafeneja e turizmit, këputi një thupër të mirë në kaçubet në lulishtet para tij, dhe u nis drejt ndërtesës ku ishte Edi Rama me bandën e vet të ashikëve e dylberëve. Shefqet Peçi dha urdhër të shpërthejnë derën dhe i zuri lakuriq Edi Ramën me të vetët. Para se ata të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, Shefqet Peçi i hyri me thupër Edi Ramës lakuriq, i cili nuk guxoi të kundërshtonte se e dinte se komandanti lab kishte dhe kobure dhe nuk ia përtonte asaj. Atë natë Edi Rama mund të ketë ëndërruar vërtet të pshurrte vjershat e Shefqet Peçin, po e vërteta është se atë natë Edi Ramës shurra i shpëtoi nën vete dhe i lagu pikturat e orgjive që kishte bërë.

Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë se Edi Rama nuk ka pshurrur në shkrimet e veta vetëm vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi varret e 28 mijë dëshmorëve. Në librin “Refleksione”, me autorë Edi Rama dhe Ardian Klosi, të botuar në vitin 1992, në Tiranë nga shtëpia botuese “Albania", Tiranë gjendet edhe një manifest që daton në shtator 1991, në të cilin Edi Rama dhe Ardian Klosi paraqesin pikëpamjet e tyre për çështje të historisë së Shqipërisë së kohës së Luftës së Dytë Botërore (f. 179-185). Në këtë libër të Edi Ramës dhe Ardian Klosit ata që për PS- në që sot e drejton Edi Rama janë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në nder të të cilëve Edi Rama ve kurora me lule çdo 5 maj dhe 29 nëntor, quhen gjaku i rremë në themel të kolltukëve të pushtetarëve komunistë. Në hyrjen e librit të tyre “Refleksione“ Edi Rama dhe Ardian Klosi shkruajnë: “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltukëve nisi tërmetin“. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 7)

Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama nuk ka pshurrur vetëm mbi vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi Luftën Antifashiste Naciona-çlirimtare, duke e quajtur “luftë e përgjakshme civile”. Edi Rama shkruan: "Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë". (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione”, Shtëpia botuese "Albania", Tiranë 1992, f. 180-181)

Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama në librat e veta nuk ka pshurrur vetëm mbi vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi Konferencën e Pezës, në shtëpinë ku është bërë ajo sot banon, kuptohet jo për nder të kësaj shtëpie historike, por për nder të Varrit të Ashikut, një monumenti homoseksual, që është aty afër. Edi Rama ka shkruar: «Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës, ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 180)

Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama në librat e veta nuk pshurr vetëm vjershat e Shefqet Peçit, por edhe Kongresin e Përmetit, kur shkruan: "Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike". (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f.182)

Nëse Rustem Peçi me të gjitha këto që ka shkruar Edi Rama, do të jetë sot në krah të tij, siç ka paralajmëruar, atëherë kësaj i thonë me një fjalë shumë të rëndë andej nga Kurveleshi. Nëse veteranët dhe ish- ushtarakët që e mbajnë si idhull Shefqet Peçin dhe 28 mijë dëshmorët, sot do të jenë në marshim pas Edi Ramës, atëherë kjo është njëlloj sikur ata me Edi Ramën në krye të kenë shkuar dhe të pshurrin në varrezat e dëshmorëve.

Apo mos duan të na mbushin mendjen Rustem Peçi, veteranët dhe ish-ushtarakët se ata i duan 26 të vdekurit e Gërdecit më tepër se Shefqet Peçin dhe 28 mijë dëshmorët? Kjo nuk është për t’ u besuar. Për ato që ka shkruar Edi Rama për Shefqet Peçin dhe 28 mijë dëshmorët, duhet që Rustem Peçi, veteranët dhe ish- ushtarakët, jo ta bëjnë prijës në marshimin e tyre në bulevardin e madh të Tiranës, por ta zhveshin lakuriq (për këtë gjë ai nuk ka nevojë të shtrëngohet) dhe ta rrahin me thupër, ndërsa banda e bashkisë luan melodi partizane.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...