Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Simba

Qeshni me politiken....

Recommended Posts

Jam koshient se egziston edhe nje teme engjashme diku tjeter..por besoj se nuk eshte vendi duhur te trajtohet aty..pasi kur qeshim-qeshim ndersa kur flasim dhe diskutojme eshte gje tjeter....

Share this post


Link to post
Share on other sites

Edi RAMA tenton te shohe veshin pa pasqyre...!

 

Edi Rama hapi sytë kur në emisionin “Opinion” Sali Berisha përdori një shprehje që e ka përzemër. “Kur Rama dhe Meta ta shohin veshin pa pasqyrë, atëherë unë bëj koalicion me të”. Dhe Edi Rama vrau e vrau mendjen, dhe një ditë kur shkoi në shtëpi e pa veten para pasqyrës. Vetja i dukej, koka po se po dhe veshi dukej që ç’ke me të. E hoqi pasqyrën, por ç’të shikonte, veshi nuk dukej fare. I dha e i mori dhe veshi nuk i bindej. “Paska të drejtë axha Sali, veshi nuk u shifka me pasqyrë, kështu që koalicioni me PD-në nuk u realizoka. Koalicion me PD-në i bie të ketë vetëm ndonjë kryetar me veshë të gjatë”, tha me vete. Kroi kokën se mos i kujtohet ndonjë, po nuk i rezultoi që Meta, Gjinushi, Milo e ndonjë tjetër të kishte veshë të gjatë. Atëherë lëshoi batutën: Si duket edhe këtë herë Berisha nuk bën koalicion.

 

“Ora News” zbulon informatorin e Fatos Nanos

 

Të gjithë ngrinin supet se nga dilnin informacionet në media për ish-kryeministrin Fatos Nano. Jepnin dhe merrnin të gjithë, po mendja nuk i shkonte askujt. Zbulimi u bë gjatë emisionit “Ora e debatit” me gazetarin Alfred Peza, kur në një moment kreu i LSI-së, Ilir Meta, bëri deklaratën bombë: “Nëse doni të dini për Fatos Nanon, ja ku keni Gim Isakun dhe ai ua thotë të gjitha”.

Gimi i ndie ngushtë dhe menjëherë reagoi: “Unë nuk paguhem të jem informator i Nanos”, tha Gimi duke krijuar ilaritet në studio, por edhe te shikuesit. Tanimë të gjithë e kanë të qartë, nëse del ndonjë gjë nga të dhënat për Fatos Nanon, ia ka nxjerrë miku i tij, Gim Isaku. Në fakt Gimi e përgënjeshtron këtë.

 

 

Dialog imagjinar mes Berishës, Enverit, Zogut dhe Duçes, ditën që Shqipëria anëtarësohet në NATO

 

 

7 prill 2009. Në selinë e NATO-s në Bruksel pritet të ngrihet edhe flamuri i Shqipërisë si anëtarja më e re e aleancës së Atlantikut të Veriut. Më poshtë po botojmë një dialog imagjinar mes kryeministrit aktual, Sali Berisha, diktatorit Enver Hoxha, mbretit Ahmet Zogu dhe diktatorit italian, Benito Musolini.

 

 

SALI BERISHA: E patë, e futa Shqipërinë në NATO. Ju që e pushtuat me trupa dhe me ide komuniste, pëlcisni nga inati tani! Tani jemi në aleancën më të madhe të Perëndimit dhe kjo është dita më e gëzuar e jetës sime. Vetëm Edi Rama nuk e donte këtë anëtarësi. Ai u thoshte të huajve, prisni sa të vij unë në pushtet. Por, tani s’ka më. Unë jam kryeministri pas Ismail Qemalit që kam bërë emër në historinë e Shqipërisë.

 

 

ENVER HOXHA: Ç’thotë ki, more! Në cilën aleancë ma fute Shqipërinë more Sali? Në atë aleancë që ne u ruajtëm për 50 vjet? Po kjo është tradhëti kombëtare more! Unë e hoqa Shqipërinë edhe nga Varshava.

 

SALI BERISHA: Po, ne pritëm në llogore për 50 vjet se mos na sulmonte njeri, por as amerikani e as gjermani, as rusi e as greku nuk na sulmoi. Kot qëndruam në bunkerë.

 

AHMET ZOGU: Po na sulmoi italiani ama, në kohën time, më 7 prill qielli i Shqipërisë u nxi dhe unë ika në Greqi.

 

 

SALI BERISHA: Për këtë qëllim unë në 7 prill, pra pas 70 vjetësh po ngre flamurin shqiptar në NATO.

 

 

BENITO MUSOLINI: Domethënë do jenë bashkë Italia dhe Shqipëria në një aleancë. E shikoni, unë këtë kisha qëllim më 7 prill, por nuk më kuptuat. Unë doja një aleancë me të gjithë Evropën dhe e nisa nga Shqipëria.

 

 

SALI BERISHA: Mirë o Duçe, po me Etiopinë çfarë kishe? Ne për herë të parë ishim në një shtet së bashku me zezakët e Afrikës.

 

 

ENVER HOXHA: Këtu Saliu ka të drejtë, ti Duçe je një armik i popullit dhe i partisë, dhe për këtë do ta paguash. Do ta paguash edhe ti Ahmet që kur të sulmoi Duçja, ti e le vendin në mëshirë të fatit. Por, mirë bëre ama, se ma le mua.

Ndërsa ti Sali edhe ke bërë mirë që sulmove Ahmetin dhe Duçen, por nuk ke bërë mirë që na e fute Shqipërinë në NATO. Po i them Mehmetit të merret një çikë me ty, se duket se më ke shpëtuar kur u morëm me Beqirin dhe Hito Çakon. Pastaj ta tregoj unë NATON-n ty.

 

SALI BERISHA: (Heshtje)

 

 

Gazetarja Eriona Ymeri dehet në 4-vjetorin e “Tirana Observer”

 

Gazetarja më e mirë e të gjitha kohërave, në sektorin e ekonomisë dhe njëkohësisht edhe shefja e marketingut të gazetës, u gëzua pa masë gjatë festës në 4-vjetorin e gazetës “Tirana Observer”. Piu e gëzua aq shumë, sa në një moment u deh keq. Nisi të tregojë të gjitha lajmet dhe informacionet që nuk ka botuar në gazetë, të gjitha skandalet ekonomike në Shqipëri dhe në fund deklaroi se kriza ekonomike e ka prekur Shqipërinë. Madje foli edhe për planin rregullues të qytetit të Fierit, që më në fund tani e ka një të tillë. Madje foli edhe për ata që janë diplomuar jashtë dhe janë kthyer për të punuar në Shqipëri. Foli për problemet e ngrohjes globale, madje edhe të vështirësive të presidentit Obama në këtë periudhë. Por edhe për presidentin Sarkozi dhe gruan e tij të dytë, Karla Bruni. Në fund, pasi foli mirë e mirë, botoi në numrin e radhës në gazetë lajmin me titull: Lista e personave që legalizohen nga Shaban Memia.

 

P.S. Pasi i doli pija, Eriona u kujtua që i kishte premtuar dikujt për t’i sjellë 1 kg raki, por nuk ia kishte dhënë.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

E fundit e Erion Veliajt: Meta, I love you!

 

Pasi tha se Ilir Meta mban peng interesat e qytetarëve. Pasi tha se Ilir Meta po sillet si ministër i qeverisë “Berisha”. Pasi tha se Ilir Meta vepron me një parti familjare. Pasi tha se Ilir Meta dhe 9 grevistët e tjerë kushtojnë 20 milionë euro pasuri. Pasi tha se Ilir Meta vepron në çift. Pasi tha e ç’nuk tha, dhe për të gjitha këto që ka thënë tani është në një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, i paditur nga vetë Ilir Meta, në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, në rubrikën e së shtunës “50 pyetje”, Erion Veliaj sqaroi opinionin publik se nuk e kishte direkt fare me Ilirin si emër dhe me familjen e tij. Madje, madje, kryetari i grupimit politik “G99” i uron gjithë të mirat e kësaj bote Ilirit dhe familjes së tij. “Unë e kam me fenomenin”, tha mes të tjerave Veliaj. Hajde merre vesh se kush është fenomeni këtu dhe kush është Ilir Meta.

Share this post


Link to post
Share on other sites

 

Bëhet ndryshimi në fjalorin e gjuhës shqipe, dy telat tani quhen mbërthecka Printoni E-mail

Shkruar nga T.O.

e diel , 15 mars 2009

 

M Mbërtheck/ë-A

f.sh. -A, -AT. 1.Kopsë; karficë për të kapur dy anët e një petku etj. 2. Ilik;thilë.

3. pjesa e fundit e këmbës së përparme të qingjit a të kecit të thekur, me të cilën i mbërthejnë barkun kur e pjekin në hell.

shtese:

4.(dy tela që mbërthejnë sutienat)

 

 

 

Nuk e ka parë fare në aspektin skandaloz videon e "Fiks"-it ish-zëvendësministri dhe studiuesi me pasion kolonjari i historisë së vendit tonë, Artan Lame. Kur një gazetar e pyeti Lamen, se si e komentonte këtë verim të Pangos, Tan Lame iu përgjigj: Shikoni, këtu, unë nuk dua të merrem me të tashmen, por vetëm me të shkuarën, me antiken dhe me atë që i ka munguar kulturës dhe historisë sonë kombëtare që nga Fan Noli, Fan Konica e Fan Fan Tulipani. Në rastin e Pangos, unë kam pikëvështrimin tim. Të gjithë jeni turrur, a bëri apo jo mirë Pango? Mos e shikoni vetëm në këtë drejtim. E gjithë kjo mesele ka një vlerë kombëtare. Cila është do thoni ju, që rrini tavolinave. Ja për shembull. Deri më sot ato dy telat që mbërthejnë atë gjënë në vendin intim të një femre nuk kishin një emër shqip. Ylli Pango, ministri i Kulturës, tregoi kulturë në këtë drejtim. Duke i vënë fjalën "mbërthecka", tashmë ato dy telat kanë një emër. I bëj thirrje Akademisë së Shkencave, i bëj thirrje Institutit të Gjuhësisë, i bëj thirrje ministrit të ri të Kulturës, i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i bëj thirrje gjithë Kolonjës dhe vetë Fan Nolit, Fan Konicës dhe Fan Fan Tulipanit, që të ndikojnë në mënyrë pozitive që në fjalorin zyrtar të shënohet fjala mbërthecka. Vetëm kështu kultura jonë do të mund të tregojë të njëjtën kulturë që kanë treguar një herë e një kohë të parët tanë me papion dhe me smoking.

 

 

 

Dialogu i Edi Ramës për Gërdecin me një plak në lagjen "Ali Demi"

 

Ka ngjallur të qeshura të mëdha biseda e Edi Ramës me një banor të lagjes "Ali Demi" në Tiranë, kur kreu i PS-së po trokiste derë më derë për të ftuar të gjithë në një miting të opozitës për Gërdecin. Sapo pa Ramën në derë i zoti i shtëpisë, tha: Më në fund ia arrita kësaj dite, vetë kryetari i bashkisë më erdhi në derë. Ja dhe dialogu:

I zoti i shtëpisë: Mirë se erdhe vetë, o kryetar! Unë isha matur disa herë të të vija vetë në zyrë, por mendova të të mos shqetësoja, se helbete, ke shumë punë.

 

Edi Rama: Po xhaxha, kam aq punë sa mezi kam ardhur këtu.

I zoti i shtëpisë: Mirë bëre që erdhe vetë. Unë kam një hall të madh. Më ka ardhur fatura e dritave për muajin shkurt, 150 mijë lekë të vjetra. Ky është kulmi, jo vetëm që shkurti është muaj i shkurtër, jo vetëm që unë vetëm një dritë kam ndezur, por unë s'kam as televizor, as dush e as ngrohje. Kështu erdhe që erdhe, më ndihmo që ata të KESH-it ta rregullojnë. Të dëgjohet fjala zotrote, se kryetar i bashkisë je, kryetar i PS-së je, më ndihmo.

 

Edi Rama: Po xhaxha, për këtë kam ardhur, të dielën duhet të dalësh në shesh për të protestuar për Gërdecin. Kjo qeveri duhet të shporret një herë e mirë. Mirupafshim!

 

I zoti i shtëpisë: Po fatura ime e dritave?

 

Edi Rama: Kur të vijmë ne në pushtet ma sill mua.

 

 

 

Nano: Pango mos u mërzit, ti je i yni!

 

Një nga njerëzit që është renditur në krahun e Ylli Pangos në historinë e skandalit të seksit është nga më të rrallët. Fatos Nano di të jetë edhe në këtë rast në të kundër të rrymës. Pasi ia treguan mirë e mirë për atë që ndodhi, Nano i gjendur si gjithnjë me pushime të stërgjata në Vjenë, reagoi në këtë formë: I çoni fjalë Yllit nga ana ime dhe i thoni të mos mërzitet. Sa skandale kam kaluar unë në qeveri, s’janë gjë fare përballë kësaj tëndes. Të vetmen gjë që ka bërë gabim, ishte fjalori me mbërthecka. Këtu nuk i falet Pangos, mësohet të ketë thënë Nano, po sa për të tjerat mos të mërzitet. I jap unë ca video që kam siguruar kur isha kryeministër dhe ta shikojnë ata. Pango është i yni dhe i të gjithëve. Mos e braktisni në këtë moment delikat!

Share this post


Link to post
Share on other sites

Vetem Ben Blushi mund te qesh pa leje ne PS

 

Socialistët vazhduan edhe këtë javë serinë e telenovelës "Dialog me Shqipërinë". Në pjesën e 313-të ngjarjet u zhvendosen në Kurbin. Kryetari dhe kryesia patën idenë që këtë pjesë ta titullonin "Balada e Kurbinit në PS". Mirëpo nuk kishte asnjë që të luante rolin e Timo Fllokos dhe Matilda Makoçit, ndaj kjo u shty për herë tjetër. Të gjithë deshën të luanin vetëm rolin e Pashait turk. Gjatë mbledhjes nuk ka munguar dhe humori mes socialistëve, aq sa në një moment Andis Harasani nuk hezitoi të qeshte me të madhe. Por komenti me të cilën e shoqëroi Rama të gajasjen e Harasanit, hyri menjëherë në historinë e partisë. "Andis, në Partinë Socialiste vetëm Ben Blushi lejohet të qeshë pa leje", ka thënë Rama. Pas kësaj në sallë as nuk foli e as nuk qeshi njeri.

 

 

Kush do vizë për në BE, të shkojë te sportelet e PS-së

 

Sa kot që lodhen shumica e shqiptarëve për të marrë një të uruar vizë për në Bashkimin Evropian. Kot e kanë dhe këta të Ministrisë së Integrimit që duken se çoç bëjnë për këto vizat. Problemi na qenkësh shumë i thjeshtë. Mjafton që PS të vijë në pushtet dhe do kemi viza me bollëk për të shkuar në Evropë. Dhe kjo nuk është premtim elektoral, se fushata, shyqyr zotit do edhe nja ca muaj që të vijë. Këtë e ka thënë vet "Qemal Stafa", në fakt jo Qemali direkt, por sozia e tij, Samir Tahiri, që drejton fondacionin "Qemal Stafa". Më pas mendimi u mbështet edhe nga kryetari i PS-së dhe i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Kur socialistët e shekullit të ri të vijnë në pushtet, të gjithë do të marrin viza në BE. Në fakt dikush nga salla me platenë e nderuar të analistëve bëri një llogari të thjeshtë. Zgjedhjet janë në 2009-n, edhe po fitoi PS, Oli Ren nuk lë këmbë shqiptari të kalojë në BE. Ndërsa në 2013-n ose në 2017-n ne mund të kemi bërë nja ca hapa para për në BE. Mos vallë Rama ka lënë të kuptohet se PS do vijë në pushet në 2013-n ose 2017-n. Nga të gjithë Qemalistët, të pranishëm në sallë dhe që çoç marrin vesh nga politika e re, kjo nuk u komentua.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nano i telefonon Berluskonit në Samit: Silvio, je i madh!

 

Shoku i vjetër i Silvio Berluskonit, shqiptari Fatos Nano, ka qeshur me lot me gafat e Berluskonit në Samitin e G20-s dhe atë të NATO-s. Kështu nuk rrinte dot pa komunikuar dhe për një moment e mori në telefon. Ja pak a shumë biseda që u zhvillua mes tyre:

 

Fatos Nano: Silvio, Tos Nano jam!

 

Silvio Berluskoni: Po ku je mo burrë, se vetëm me ty nuk kam folur sot në telefon.

 

Fatos Nano: E fortë ajo që bëre me Erdoganin, e le Merkelnin në këmbë dhe ia hoqe trurin fare.

 

Silvio Berluskoni: Po, a të kujtohet se kur martoi djalin ky Erdogani dhe nga kryeministrat na ftoi në dasmë vetëm ty dhe mua?

Fatos Nano: Po më kujtohet. Madje më kujtohet që Xhorxh Bushi u bë xheloz dhe mua s’më erdhi hiç mirë që u kishte thënë cave në një vend, që edhe pse mbahet si burrë babaxhan, Erdogan kishte ftuar në dasmë dy kryeministrat më rrugaçë të Evropës. Pra mua dhe ty.

Silvio Berluskoni: Nuk ka gjë Toso, mua s’më ka mbetur hatri. Pastaj këta amerikanët kanë një problem të madh, që, nëse ikin nga presidenca ikin edhe nga politika. Ja tani Bushi nuk është askushi. Ndërsa unë dhe ti ikim e vijmë sa herë të duam.

 

Fatos Nano: Mirë, mirë, por aty në NATO nuk jam ama.

 

Silvio Berluskoni: Po ç’ke o burrë i dheut, e rregulloj unë këtë punë. Kur të futet Shqipëria në BE do jesh ti President dhe unë mund të jem edhe vetë President, kështu që në ceremoninë e anëtarësimit të Shqipërisë do jemi bashkë.

 

Fatos Nano: I madh je Silvio dhe ua rregullojmë këtyre qerratallarëve këtu, sidomos këtij Edi Ramës, që thotë se Fatos Nano nuk ekziston.

 

Silvio Berluskoni: Kush është ky Edi Rama?

Edi Rama bën debat me Ben Blushin

 

 

Debati RAMA vs BLUSHI (BERISHA)

 

Një lajm i çuditshëm ka marrë dhenë këto ditë në media. Një kompani amerikane ka improvizuar një debat mes kreut të PS-së, Edi Rama, dhe deputetit Ben Blushi, si të ishin kundërshtarë politikë në një debat gjatë fushatës elektorale. Të dy u vunë përballë njëri-tjetrit dhe Edi Rama duhet të luante rolin e vet, ndërsa Ben Blushi atë të Berishës. Ja dialogu mes tyre:

 

Edi Rama: Zoti Berisha, jeni bërë si pinoku, jeni gënjeshtari më i madh në historinë e politikës shqiptare. Keni gënjyer për taksat, keni gënjyer për korrupsionin, keni gënjyer për të gjitha.

 

Ben Blushi (Sali Berisha): Ma mirë me veprue kështu se sa të bësh si ty, vepron me anë të 15-përqindëshit.

 

Edi Rama: Ja edhe kjo është një gënjeshtër me bisht. Shqiptarët nuk i hanë këto gjëra.

 

Ben Blushi (Sali Berisha): Ti je gënjeshtar dhe frikacak, se nuk ta mban të vësh emrin në listë si deputet.

 

Edi Rama: Unë kam një kontratë me shqiptarët dhe tiranasit dhe nuk e ndërpres. Nëse ata më japin një mandat për kryeministër, unë e lë bashkinë dhe bëhem shef i qeverisë.

 

Ben Blushi (Sali Berisha): Kur ta shohësh veshin pa pasqyrë. As mos e ço ndërmend.

 

Edi Rama: O Blush, po ti je me mua apo me Sali Berishën. Unë me të vërtetë të vura aty të imitosh Saliun, por jo të bëhesh më Sali se sa vetë Saliu.

 

Ben Blushi (Sali Berisha): Nuk foli fare.

Kompania amerikane që organizoi improvizimin, konkludoi: Fitues i debatit është Fatos Nano.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...