Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Të vdesësh, apo të mos vdesësh nga eutanazia

Recommended Posts

a_449.jpg

Dy anët e një çështjeje të shumëdebatuar nga besimtarët dhe ateistët

Ishin burrë e grua, të dy të sëmurë me kancer dhe të dy vendosën të vdisnin së bashku. Një çift të moshuarish britanikë vendosën të ndërronin jetë me ndihmën e vetëvrasjes me asistencë të mjekëve, në klinikën zvicerane "Dignitas", që ofron këto lloj shërbimesh në përputhje të plotë me ligjet e vendit. Kjo klinikë eutanazie është ndër të paktat në botë që e lejon këtë shërbim. Aktualisht, eutanazia dhe vetëvrasjet me asistencën e mjekëve janë të ligjshme në Holandë, Belgjikë, Zvicër, por mbeten një praktikë e ndaluar dhe e paligjshme në pjesën më të madhe të botës.

 

Lajmi është dhënë nga e bija e çiftit në Londër, ku sipas ligjeve të vendit eutanazia është e ndaluar, dhe t‘i ndihmosh personat të vdesin, mund të të çojë deri në një dënim prej 14 vitesh burg. Por lajmi koincidon me vendimin e Gjykatës së Lartë britanike, që një dispozitë e tillë duhet "injoruar" tërësisht si dhe me rregullat e reja të futura nga shoqata e mjekëve, sipas të cilave një mjek apo personel mjekësor duhet të marrë parasysh dëshirën e shprehur nga pacienti për të mos zgjatur jetën e tij, pavarësisht se është i sëmurë rëndë. Edhe pse kohët e fundit qeveria e Gordon Braunit ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ndryshojë ligjin në fjalë, një anëtar i Dhomës së Lordëve ka reaguar duke thënë se ka ndër mend të paraqesë një projekt për të legalizuar eutanazinë në vend. Në mënyrë të anasjelltë, një ish-ministër i Partisë Konservatore akuzon se qëndrimi i Gjykatës së Lartë është ekuivalent me faktin që e lejon sot eutanazinë, "duke e bërë që të hyjë nga porta e pasme". Për të rindezur debatin ka mjaftuar fakti se Peter e Penelope Duf, bashkëshortët që zgjodhën të vdesin përmes eutanazisë në Zvicër, kanë qenë një çift shumë i pasur dhe i njohur në vend. Ai ishte një prodhues i rëndësishëm i verës, president i "International Wine Competitition" dhe promotor i Festivalit të Artit në Bath, qytet i Anglisë juglindore, në të cilin jetonin prej shumë vitesh. Zoti Duf, që ishte 80 vjeç, vuante nga kanceri në zorrën e trashë, ndërsa e shoqja, që ishte 70 vjeçe, prej kohësh ishte prekur nga një formë shumë e rrallë e tumorit në stomak. "Prindërit e mi bënë diçka të bukur dhe shumë të rëndësishme", u tha gazetarëve e bija, Helen. "është një histori e mrekullueshme, por për momentin nuk mund t‘u jap detaje të tjera, për shkak të pasojave ligjore të lidhura me këtë vendim", ka vazhduar më tej ajo. Çifti Duf ndërroi jetë më 27 shkurt në klinikën "Dignitas" në Zyrih, për shkak të marrjes së një doze të madhe barbiturikësh. Sipas të dhënave, Duf-ët janë çifti i dytë në Britani që kanë zgjedhur të vdesin përmes kësaj metode në këtë klinikë në Zvicër. Në vitin 2003 shkaktoi bujë të madhe vdekja e një çifti 50-vjeçarësh, ku ai vuante nga epilepsia, ndërsa ajo nga skleroza e shumëfishtë. Askush prej të dyve nuk ishte në pikën e vdekjes, por nuk duronin më të jetonin në ato kushte. Megjithatë, sipas ligjeve zvicerane nuk është e thënë që personat, të cilët duan të vdesin përmes eutanazisë, të jenë në momentet e fundit të jetës. Bashkëshortët Duf janë çifti i parë britanik që kryejnë një "vetëvrasje me asistencën e mjekëve", që kur "Lordi Chef Justice", autoriteti më i lartë gjyqësor në vend, ka thënë se kush ndihmon një të sëmurë të vdesë, nuk duhet të ndiqet penalisht, edhe pse ligji që i dënon rrethanat e tilla mbetet ende në fuqi. Sipas revistës "Times", në Londër, vendimi u pasua nga rregulla të reja të aprovuara prej "General medical Council", ku mjekët lajmëroheshin se mund të humbnin licencën nëse do refuzonin të pezullonin trajtimet që u zgjasin jetën të sëmurëve në fazën e fundit, edhe pse këta të fundit mund ta kenë shprehur hapur se nuk duan të jetojnë.

 

Ngjarja më e fundit e eutanazisë ishte ajo që ndodhi në Itali me Eluanën dhe betejën shumëvjeçare të të atit për t‘i hequr spinën që e mbante në jetë. Ky rast i preku të gjithë njerëzit, turistët, botën katolike. Pas thuajse dhjetë vjetësh, Gjykata e Apelit në Milano autorizoi ndalimin e ushqimit dhe mbrëmjen e 9 shkurtit të këtij viti, në një klinikë në "Udineze", vajza 38-vjeçare ndërroi jetë. Debati mbi këtë çështje prej vitesh ndez polemika të mëdha.

 

Të vdesësh njëlloj

 

Nëse disa zgjedhin klinika eutanazie për të vdekur në të njëjtën ditë dhe orë, të tjerë zgjedhin mënyra të tjera për të vdekur po në të njëjtën orë. Por, pavarësisht mënyrave, ajo që qëndron në thelb të gjithë kësaj është dashuria për njëri-tjetrin. "E donin shumë njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk donte të ishte i pranishëm në varrimin e tjetrit", tregon Helen, vajza e çiftit Duf. Edhe për psikologët, raste të tilla janë vërtet për t‘u shënuar. "Kur një çift jeton së bashku për 30 ose më shumë vjet, atëherë humbja e njërit prej tyre është e papërballueshme për tjetrin. Dhimbja është jashtëzakonisht e madhe dhe në qendër të kësaj qëndron dashuria dhe kujdesi për njëri-tjetrin", tregojnë psikologët. Tamam si rasti kur filozofi Andre Gorz, miku i Sartrit, dhe bashkëshortja e tij vendosën të vdisnin së bashku në të njëjtën ditë, por jo në një klinikë eutanazie.

 

Në derë kishin lënë një letër ku shkruhej: "Lajmëroni policinë". Mëngjesin e asaj dite, një mik i tyre i pa dhe dha alarmin: Trupi e filozofit Andre Gorz dhe gruas së tij, Dorine, preheshin afër njëri-tjetrit. Kishin vendosur të bënin atë që kishin menduar dhe dëshiruar gjithmonë: të vdisnin së bashku pas 60 viteve që kishin jetuar, njëlloj siç kishte bërë dhe Artur Koestler me gruan e tij të tretë, Cinthia. Kishin lënë shumë letra që ua kanë adresuar miqve të tyre, por arsyet e kësaj vdekjeje të dyfishtë në të njëjtën kohë janë përmbledhur në një tregim rrëqethës të publikuar nga Gorz një vit më parë, një himn dashurie i thurur për të shoqen. Një tekst i papritur, i pamenduar të shkruhej nga ky burrë. Në fund të atij vëllimi, Gorz shkruante se të dy nuk e imagjinonin dot jetën pa njëri-tjetrin dhe se ishte duke menduar prej kohësh për të gjetur një mënyrë që të mund të vdisnin së bashku.

 

 

 

Të zbulosh në internet datën e vdekjes

 

 

"Llogarit në një faqe interneti datën e vdekjes së tij dhe pëson një shok mendor". Viktima është një djalë 12-vjeçar, i cili prej disa javësh ha pak dhe ka frikë. Ishte gjyshja që, duke e parë të sillej ndryshe nga zakonisht, e pyeti se çfarë kishte ndodhur. "Di ditën, muajin dhe vitin kur do të vdes". Duke futur disa të dhëna personale, sajti mund të të japë një datë "të saktë" për vdekjen. Policia e ka të pamundur të ndërhyjë, sepse faqja e internetit është e ligjshme dhe kjo gjë nuk përbën krim.

 

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shkurtimisht dua te shtoj se nje rast i tille eshte verifikuar ne itali.

Eutanazia eshte perkufizimi i personave qe ndodhen ne koma biologjike per nje kohe shume te gjate (me vite) dhe sipas mjekeve eshte e pamundur te rizgjohen me. Eutanazia parashikon shkeputjen e pajisjeve qe e mbajne ne jete dhe vdekjen e saj natyrale.

Per keto situata ne itali po krijohet nje ligj i cili u jep mundesine te gjitheve te shkruajne nje testament ku te vendosin nese gjenden ne nje situate te tille, duan apo jo t'ua shkepusin pajisjet.

 

Ju si mendoni??

Share this post


Link to post
Share on other sites

Problemi eshte shume delikat !!!

Une nuk jam doktor dhe mendimi im eshte pak si siperfaqesor...

Kufiri mes jetes dhe vdekjes eshte nje vije teper e holle e ne shume raste e paperceptueshme.Shkenca ka arritur ne ate pike qe te mbaje 'gjalle' nje njeri me ndihmen e makinerive,por kjo ka edhe te mirat edhe te keqiat e saj.Shpresa qe personi te mund te jetoje vazhdon ndoshta te jete e madhe por kur kalojne shume vite ne nje gjendje te tille dhe kur nuk ka asnje aktivitet celebral,pra te trurit,une personalisht do doja qe dikush ta stakonte spinen e te prehesha ne paqe por per momentin mungon baza ligjore per ta bere nje gje te tille.Raste te tilla sic jane ai i Eluana Englaro ne Itali dhe Terry Schiavo ne amerike jane me se te mjaftueshme per te pershkruar nje situate te tille.

Dilema eshte e madhe... thone qe zoti ta ka dhane jeten dhe vetme ai ka te drejte me ta marre.... por ne rastet e siperpemendura nuk mund te quhet JETE... je thjeshte nje objekt mes dy boteve .

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ajo qe thellon me shume kete situate eshte fakti qe sipas qendrave rehabilituese ka pasur raste ku personi eshte rikthyer ne jete edhe pse pas 7 apo 10 viteve. Edhe pse teknologjia mjeksore ka bere shume progres, ende nuk eshte e mundur te verifikohet nese personi mund te rikthehet apo jo. Nuk duhet te harrojme ketu qe heqja e nje spine eshte nje dorezim apo paaftesi e po kesaj shkence mjeksore.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...