Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Magdalena shqiptare

Recommended Posts

a_448.jpgSipas pershkrimeve te Dhiates se Re nje tempull ne Malin e Ullinjve, ka qene vendi i preferuar i Jezu Krishtit per t'u takuar dhe debatuar me banoret e Jerusalemit.

 

Zakonisht aty Jezusi eshte provokuar prej skeptikeve per probleme te ndryshme.

 

Ne nje mengjes, shkruan Gjoni, ne pjesen e tij te Dhiates se Re, kur Jezusi kishte mberritur ne Tempull, farisenjte u grumbulluan rreth tij, duke e sjell me vete nje femer. Ajo grua ishte Maria Magdalena dhe ishte zene ne marredhenie jashtemartesore.

 

"Mjeshter, kjo grua eshte zene ne flagrance duke e tradhtuar burrin e saj. Sipas urdhrave te Moisiut kjo duhet te vritet duke e goditur me gur: Por cka thua ti?".

 

Derisa farisenjte flisnin, Jezusi po shkruante dicka ne toke, duke provuar te mos ua varte shume veshin. Mirepo kur ata insistuan qe te merrnin nje pergjigje prej tij, atehere ai u ngrit ne kembe dhe iu drejtua te pranishmeve qe mbanin ne duar guret per ta goditur Marine.

 

"Ai qe eshte pa mekat ne mesin tuaj, le ta hedh gurin i pari ne drejtim te saj".

 

Dhe prape Jezusi u ul dhe vazhdoi te shkruaj dicka ne toke.

 

Ata qe e degjuan se cfare u kishte thene Mjeshtri, shkruan Gjoni, filluan ta leshojne tempullin nje nga nje, prej me te vjetrit deri tek me i riu. Jezusi mbeti vetem, dhe gruaja duke qendruar ne mes te tempullit te braktisur.

 

"Grua ku mbeten akuzuesit e tu? As nje njeri nuk te denoi", Jezusi e pyeti.

 

"Jo Zoteri, askush", u pergjigj Maria. Jezusi i tha se "as une nuk te denoj: shko, dhe mos bej me mekat".

 

Ky rrefim paksa i gjate, m'u kujtua, derisa degjova farisenjte e Kuvendit te Shqiperise kur po hidhnin balte mbi Ylli Pangon, ministrin mjeran qe u cyt ne mekat prej nje skenari te pergatitur medial.

 

Nuk e kam ndermend ta shfajesoj Pangon. Ai po e paguan cmimin e punes se tij. Gur dhe rrasa ne drejtim te Magdalenes shqiptare kane te drejte te hedhin e gjithe shoqeria civile, e edhe mediat. Vetem duhet ta kene parasysh nje gje: Ylli Pango as nuk eshte politikani i pare e as i fundit, qe ka rene viktime e deshires se madhe per me shume seks, duke mos i zgjedhur mjetet. Apo duke i zgjedhur mjetet. Ne rastin konkret duke e shfrytezuar poziten e tij si minister, per t'i joshur gocat e reja.

 

Mirepo, a nuk ka qene po kaq skandaloz edhe ish Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton?

 

Per mendimin tim, ka qene edhe me keq se sa kaq. Ai ka performuar me te dashuren e tij, Moniken, ne zyren me vendimmarrese te botes. Ne dhomen Ovale. Aty ku potencialisht paradite ka mundur te jete zhvilluar nje bisede per kokat berthamore, per shembull me Boris Jelcinin, pasdite ka mundur te kete qene e shtrire mbi tavoline e zhveshur asistentja e Presidentit te SHBA-ve, duke u zbavitur seksualisht me shefin e saj. Dikush mund te thote, se Clinton nuk e ka kushtezuar kukullen e tij, por a nuk mjafton fakti se ajo ka qene varese e Presidentit dhe Presidenti ka qene burre i martuar.

 

Cfare ka bere Ylli Pango? E ka bere faqen e zeze.

 

Per kete e ka marre denimin meritor te shefit te tij, Kryeministrit Berisha. U shkarkua, ndoshta ne afat rekord ne historine e parlamentarizmit. Disa minuta pasi ne Fiks Fare u shfaqen pamjet. Krejt ne rregull eshte deri ketu. Kryeministri Berisha, ndonese pa ndonje alternative serioze, e kreu obligimin e tij si shef i ekzekutivit. Cdo akuze per kete rast kunder Berishes, prej kujtdo qofte, eshte perpjekje deshperimisht joserioze per ta demtuar te gjithe Qeverine. Kryeministri nuk e ka per obligim t'i kontrolloje ministrat e tij kur gjenden nen jorgan. Apo ndoshta deputetet fisnike te Kuvendit te Shqiperise, po kerkojne qe Pango te vritet me gure ne ndonje vend publik?

 

Shume do te deshiroja qe disa caste ne ate Kuvend, t'i kalonte Jezusi. Do te doja t'i shihja ato fytyra deputetesh dhe deputetesh kur do t'u thuhej: "Ai qe eshte pa mekat, le ta hedhe gurin i pari".

 

Jam i bindur deri ne asht qe gardianet e moralit ne Kuvendin shqiptar te paret do te largoheshin kokulur prej salles. Te me ndieni qe prej nga kendej kufirit po e gjykoj gjendjen ne Shqiperi, por klithjet se "nuk qendroj me ne kete salle me ate deputet", me duken krejtesisht te pasinqerta dhe jane teper irrituese. Por, mendoj qe Ylli Pango e mori denimin e merituar. Kurse cdo perpjekje tjeter per te krijuar drama mbi kete rast, ose Zoti na ruajt qe dikush te provoje t'i fitoje zgjedhjet vetem prej ketij rasti, me duket e kalkuluar gabimisht.

 

Bill Clinton, pas skandalit me Monika Levinskin nuk kishte humbur ne sondazhe.

 

Vetem sa i ishte rritur popullariteti, per shkak te menyres se si e ka menaxhuar krizen. Ndoshta Ylli Pangos nuk do t'i rritet popullariteti, por nese vazhdohet te mbahet kjo teme e nxehte ne Shqiperi, fitues prej saj do te dale Kryeministri Berisha, i cili e beri ate qe duhej te bente.

 

* Botohet njekohesisht me "Express", Prishtine

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nuk mund te them se skandali i Bill Klinton ishte me i madh se sa ky i Pango-s.Ky zoteriu i kushtezonte seciles qe kerkonte pune favore seksuale.U ndodh edhe burrave te martuar te dashurohen ne nje vajz tjeter qe nuk eshte gruaja e tij,por ky ishte kafsheror,ky nuk e beri per dashuri por nga epshet e shfrenuara dhe imoraliteti.

Dhe per ate se jan te tjeret me te zi se ky ose jo, un vetem shpresoj qe te tjeret si ky te ndjejn friken e nje kamere te fshehur dhe te len keto marrezira.

:inatosur: njerezve si Pango

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nuk ka asgje per tu skandalizuar. Ne cdo zyre te cdolloj institucioni nese nje vajze e bukur me minifund dhe gjysem-gjoksi jashte, shkon te kerkoje pune, ajo do te ndeshet me ngacmime seksuale. Me falni, po si eshte e mundur qe dikush deshiron te punesohet ndershmerisht shkon tek shtepia e zyrtarit te beje aplikimin?????

Veprimi eshte i shemtuar, por besoj se te gjitha femrat qe kane trokitur ne zyra te ndryshme te vetme jane ndeshur ne situata te tilla apo te ngjashme.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Nuk ka asgje per tu skandalizuar. Ne cdo zyre te cdolloj institucioni nese nje vajze e bukur me minifund dhe gjysem-gjoksi jashte, shkon te kerkoje pune, ajo do te ndeshet me ngacmime seksuale. Me falni, po si eshte e mundur qe dikush deshiron te punesohet ndershmerisht shkon tek shtepia e zyrtarit te beje aplikimin?????

Veprimi eshte i shemtuar, por besoj se te gjitha femrat qe kane trokitur ne zyra te ndryshme te vetme jane ndeshur ne situata te tilla apo te ngjashme.

 

 

Nje gje nuk e kam te qarte un ktu z.admin. Sipas teje femrat duhet te shkojn te kerkojn pune me prinder per dore,pastaj mos duhet babi te shoqeroj vajzen cdo dite per ne pune e mundesisht edhe te rrij me te gjat orarit te punes?

Pastaj sipas keti ish-ministrit skandaloz vetem nje femer e bukur dhe qe i ben qefin shefit mund te kete nje vend te mire pune ne noi ministri,se te jesh vetem e zgjuar kjo eshte pak.

Pastaj ka femra qe edhe ne nje kostum elegant duken aq bukur dhe shefit i hip ne koke ta bej per vete edhe nese per kete arsye asaj i duhet te lere vendin e punes.Njoh nje vajze 22 vjecare qe para dy vitesh i eshte dashur te lere vendin e punes edhe pse aty te gjitha punetoret kan qene me kostum elegant(punonte ne banke),drejtori nuk ia linte vendin sa u detyrua te largohet nga puna edhepse mbante familjen me ate page qe merrte ajo.

E di ku me shkon mendja tani?-keta Amerikanet duket te kene qene te marre qe kan sjell ne Kosove nje ambasadore qe ngjan me nje burre,per te menduar ne se Amerika ka femra te bukura ata duhet te sillnin ketu ndonje nga miss-et e jo Tina Kaidanov.

Ja deri ne cilen pike ka arrit morali i shqipetarit,per asgje nuk duhet te quditemi tashi perderisa i trafikojn motrat e tyre si prostituta jasht shteti.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Mos keqinterpreto ate cfare dua te them.

Per vetin nuk eshte hera e pare qe degjoj per ngacmime e deri ne tradheti me shefin e punes. Un nuk po them se duhet te shkoni me prinder per dore neper zyra por nqs jeni te shoqeruar aq me mire sepse nuk i dihet se cfare personi do te gjeni zyre.

Le te marrim rastin ne fjale. Nese ju vajzave do t'ju thoshte nje zyrtare privat ose shteteror hajde tek shtepia ime se do flasim per pune, ju cfare do benit?

Pra, ajo cfare thashe ne postimin e mesiperm ishte kjo. Qe nese, ajo po kerkon pune, imazhi dhe sjellja e saj duhet te deshmoje si e tille.

Ne rastin e Fiks Fare kemi te bejme me nje drame skenike. Sic thote populli "As te leshon, e as te ***" ku nga njera ane thoshte jo kam ardh per pune e nga tjetra thoshte duhet te zhvishem, do vij tek shtepia, shihemi ne oren XXX ej...

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...