Armend Qushku 2 Report post Posted February 8, 2009 Ilir DHIMA Shpresoj t’i korespondoj pohimit të lexuesit, duke i nisur këto rradhë me konstatimin e faktit, se në çdo orë të ditës, nëpër biseda, fjalime, diskutime, debate, ekrane, faqe gazetash etj, etj, ne dëgjojmë, lexojmë dhe shqiptojmë me tepri të skajshme termat ‘mendim’, ‘besim’, ‘ndërgjegje’ dhe ‘fe’, të cilat edhe pse shpesh herë në përmasa inflacioniste, realisht përfshijnë një gamë të gjerë të aktivitetit shpirtëror. Sepse, të drejtat për lirinë e ushtrimit të tyre rezervohen në zemrat dhe mendjet e njerëzve, që kurrë nuk rreshtin së prodhuari emocione dhe shkëndija gjykimi. Prandaj, duke i përmbledhur së bashku këto të drejta, në shoqëritë e civilizuara të kohës sonë po fiton qytetari gjithnjë e më dendur qarkullimi i shprehjes ‘forumi i brendshëm’. Mirëpo, kur individi veçmas apo në grup e shfaq, e demonstron këtë forum, atëhere edhe shteti ndërgjegjësohet për ekzistencën dhe karakterin e tij. Në këtë kuptim është për t’u përshëndetur hartimi më së fundmi edhe në vendin tonë i një Projektligj “Për lirinë e fesë, organizatat fetare dhe marrëdhëniet e ndërsjella me shtetin”. Nga një vështrim integral i tekstit të këtij akti kuptohet që kemi të bëjmë me pasqyrim të realiteteve të reja dhe koncepteve moderne në këtë fushë. Dhe, aq më tepër rendësi merr kjo, po të mbajmë parasysh diversitetin e besimeve dhe normave fetare që praktikohen ndërmjet shqiptarëve. Gjithashtu, fryma tërësore e këtij Projektligji përputhet pak a shumë, jo vetëm me dispozitat tona kushtetuese, por edhe me Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, neni 9 i së cilës i kushtohet posaçërisht kësaj fushe. Posaçërisht, sepse liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është sot një nga themelet e shoqërisë demokratike, brenda kuptimit të Konventës. Në dimensionin e saj fetar është jo vetëm një nga elementet më jetike që përbëjnë identitetin e besimtarëve dhe konceptin e tyre për jetën, por njëherazi edhe një aset të paçmushëm për ateistët, agnostikët, skeptikët dhe të painteresuarit. *** Paragrafi i parë i nenit të sipërpërmendur parashikon në hapësira të gjera kontinentale që çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose bindjet, si edhe lirinë për të shfaqur fenë e tij ose bindjet e tij individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, arësimit, praktikave dhe kryerjes së riteve. Kësaj përmbajtjeje duket që synon t’i përgjigjet edhe Projektligji i hartuar tashmë nga Qeveria, sidomos nëpërmjet disa paragrafëve të neneve 10, 11 etj, ku sanksionohet ndalimi i diskriminimit të drejtpërdrejtë për shkak të bindjeve fetare, nëpërmjet masave të ndryshme shtrënguese nga strukturat shtetërore. Gjithashtu, akti ynë tenton të shkojë në të njëjtën linjë edhe me formulimin e paragrafit të dytë të nenit 9 të Konventës, i cili shprehet që liria e shfaqjes së fesë ose e bindjes nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shëndetit ose të moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Por, duke dhënë këto vlerësime të përgjithshme rreth Projektligjit në fjalë, nuk do të thotë se nuk gjendet asnjë pikë e tij për t’u diskutuar, qoftë edhe në këtë hapësirë të vogël gazetareske. *** Konkretisht, prej disa vitesh diskutohet te ne, nëse duhet të pranohen apo të përçmohen në gjirin e shoqërisë sonë ata individë që paraqiten me mjekra të gjata apo pantallona treçerekshe, simbole të fesë së tyre islame. Me të njëjtën valë zëri është shqiptuar shqetësimi rreth pranisë gjithnjë e më të shtuar të grave e vajzave me shami të kokës, gjithashtu si simbol të asaj feje. Madje është arritur deri sa të mbushen faqe të tëra gazetash kundër këtyre shfaqjeve, me moton: “Islami cënon laicizmin dhe kërcënon demokracinë dhe integrimin”. Por, ndërkohë, artikuluesit e kësaj thirrjeje nuk u ndërsyen ndonjëherë ndaj mjekrave të disa intelektualëve dhe artistëve ortodoksë, katolikë apo edhe laikë. Sikurse në asnjë rast nuk u shpreh përbuzja, përkundrazi, ndaj figurës së Nënë Terezës, Nderi i Kombit, e cila nuk ka se si të identifikohet pa atë velin dallues, që e mbajnë të tëra pasueset e Urdhërit të saj dhe të urdhrave të tjerë katolikë. Pa u zgjatur me plot përqasje duket se Projektligji e zgjidh njëherë e mirë këtë dilemë, derisa u garanton qytetarëve shqiptarë mbajtjen e simboleve edhe në institucionet publike. Aq më shumë që disa prej këtyre simboleve, qoftë mbajtja e shamisë së kokës, qoftë edhe varja e kryqit të të krishterëve në mënyrë të dukshme etj, ndonjëherë kanë përdorime estetike, sikurse edhe utilitare. Por ndryshon puna kur bëhet fjalë për mbajtjen në mjedise publike të ferexhesë, asaj velloje myslimane që mbulon të gjithë fytyrën e gruas, sepse në ndonjë rast ajo napë e plotë dhe e errët mund të shpërdorohet nga mendje demoniake, të fshehë bashkë me portretin edhe synime ogurzeza që s’kanë asgjë lidhëse dhe asnjë motiv të përbashkët me qëllimet hyjnore. E pra, edhe selektimi i simboleve ndoshta është e nevojshme të jetë objekt i përcaktimeve ligjore. *** Në domososhmërinë e zgjerimit të këtyre përcaktimeve tërheq vemendjen edhe një Rekomandim i Avokatit të Popullit, sipas të cilit ndërtimi i objekteve të kultit, siç janë kryqet, teqetë, xhamitë, varrezat dhe të tjera objekte të shenjta, të mos lejohet të ngrihen pa vend ose pa leje, duke rrezikuar kështu respektimin e tolerancës fetare në nivel lokal dhe kombëtar. Dhe, ky Rekomandim tingëllon plotësisht i arësyeshëm, përderisa shteti nuk ka pse t’i heqë vetes të drejtën që për këto raste të cedojë nga planifikimi i territorit dhe ushtrimi i kontrollit mbi të. Prandaj, ndoshta do të ishte më mirë që në tekstin përfundimtar të Projektligjit të bëhej referim edhe në dispozitat përkatëse të Ligjit për urbanistikën ose në ndonjë akt tjetër normativ të kësaj fushe. *** Pa pretenduar që në këtë artikull lexuesi do të mund të gjejë mendimin më të kualifikuar për çështjet që trajton Projektligji i marrë në shqyrtim, sidoqoftë mbase ia vlen t’i hedhim një sy përmbajtjes së nenit 31 të tij, përmbajtja e të cilit të bën të mendosh se ka të bëjë me ndërhyrje të shtetit në krijimin dhe funksionimin e institucioneve fetare. Citojmë veç të tjerash: “Çdo shoqatë fetare ka të drejtë të kërkojë regjistrimin si bashkësi fetare në kuptim të këtij ligji nëse plotëson këto kushte: a) ushtron aktivitetin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë prej 20/30/50 vjetësh nga data e regjistrimit të saj si shoqatë fetare; B) aktiviteti i saj fetar ka njohur shtrirje të konsiderushme në aspektin territorial dhe të anëtarësisë së besimtarëve/përkrahësve të doktrinës së saj...”. Është e qartë, pra, prirja për të favorizuar katër fetë tradicionale në Shqipëri, që siç dihet janë ajo myslimane, bektashiane, ortodokse dhe katolike. Mirëpo, në parim, e drejta mbi lirinë e fesë për qëllime të Konventës Europiane dhe sipas standardeve perëndimore në këtë fushë e përjashton vlerësimin nga shteti të legjitimitetit të bindjeve fetare ose mënyrave me anë të të cilave shprehen këto bindje. Masat që merren prej tij, ose kriteret e vendosura zyrtarisht për të promovuar, bie fjala, komunitete të caktuara, ose disa udhëheqës apo organe përkatëse të komuniteteve fetare të ndara, apo që synojnë të detyrojnë bashkësi fetare të caktuara që t’i nënshtrohen një udhëheqjeje të kufizuar, madje edhe të centralizuar, kundër vullnetit të vet komuniteteve të ndara, sigurisht që përbëjnë cënim të lirisë së fesë. Në shoqëritë demokratike ekziston dhe pranohet tashmë bindja, se shteti nuk ka nevojë të marrë masa të tilla. Ato do të binin ndesh me paragrafin e parë të nenit 9 të Konventës, ku parashikohet e drejta e individit për të ndryshuar fenë ose bindjet. Në të njëjtën mënyrë, atje ku ushtrimi i të drejtës për lirinë e fesë, ose e një prej aspekteve të saj, në bazë të ligjit vendas i nënshtrohet një sistemi autorizimesh paraprake, apo përfshihet në procedurën për dhënie autorizimi vetëm një apo disa autoriteteve fetare të njohura, kjo nuk mund të përputhet, gjithashtu, me kërkesat e paragrafit të dytë të nenit 9. Një mospërputhje e tillë gjendet e pohuar qartë dhe e analizuar gjerësisht në jurisprudencën e Gjykatës Europiane me qendër në Strasburg, nëpërmjet vendimeve mbi disa ankime që qytetarë të ndryshëm dhe bashkësi fetare nga kontinenti ynë i kanë paraqitur asaj. *** Me gjithë këto që u shprehën, vështirë se do të kufizohej me kaq rezja e problematikës që ngërthen diskutimi rreth një Projektligji të tillë të rëndësishëm. Sepse, tërë çka u tha në këto pak rradhë përbëjnë gjithsesi vetëm disa ravijëzime, në pritje të një debati të gjerë mbi lirinë fetare në vendin tonë, përpara se ky akt legjislativ të marrë formë përfundimtare, miratimin në Kuvend dhe të hyjë në fuqi. Dhe, kjo pritje nuk ka pse të jetë një pretendim i kotë. Fundja, debate të kësaj natyre janë zhvilluar plot. Por, e vërteta është që ato më së shumti janë shoqëruar me tone përgëzimi për tolerancën fetare që ekziston midis nesh, kur me këtë rast, tash së fundi, koha erdhi që të bëhet ndonjë shqyrtim analitik i gjendjes së lirisë fetare dhe, mbi këtë bazë, të jepen rekomandime të pjekura, për ta përmirësuar e forcuar më tej tekstin e Projektligjit. Pra, të bëhet një shqyrtim, gjatë të cilit protagonistë të jenë fetarë dhe laikë, teologë dhe filozofë, sociologë dhe juristë, një galeri e gjerë individualitetesh dhe kulturash si shprehëse e diversitetit pluralist në një shoqëri demokratike. Cilat jane mendimet tuaja rreth kesaj çeshtjeje dhe a ka te drejte autori qe ngre nje problem te tille? Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted February 8, 2009 Konkretisht, prej disa vitesh diskutohet te ne, nëse duhet të pranohen apo të përçmohen në gjirin e shoqërisë sonë ata individë që paraqiten me mjekra të gjata apo pantallona treçerekshe, simbole të fesë së tyre islame. Me të njëjtën valë zëri është shqiptuar shqetësimi rreth pranisë gjithnjë e më të shtuar të grave e vajzave me shami të kokës, gjithashtu si simbol të asaj feje. Madje është arritur deri sa të mbushen faqe të tëra gazetash kundër këtyre shfaqjeve, me moton: “Islami cënon laicizmin dhe kërcënon demokracinë dhe integrimin”. Por, ndërkohë, artikuluesit e kësaj thirrjeje nuk u ndërsyen ndonjëherë ndaj mjekrave të disa intelektualëve dhe artistëve ortodoksë, katolikë apo edhe laikë. Sikurse në asnjë rast nuk u shpreh përbuzja, përkundrazi, ndaj figurës së Nënë Terezës, Nderi i Kombit, e cila nuk ka se si të identifikohet pa atë velin dallues, që e mbajnë të tëra pasueset e Urdhërit të saj dhe të urdhrave të tjerë katolikë. Pa u zgjatur me plot përqasje duket se Projektligji e zgjidh njëherë e mirë këtë dilemë, derisa u garanton qytetarëve shqiptarë mbajtjen e simboleve edhe në institucionet publike. Aq më shumë që disa prej këtyre simboleve, qoftë mbajtja e shamisë së kokës, qoftë edhe varja e kryqit të të krishterëve në mënyrë të dukshme etj, ndonjëherë kanë përdorime estetike, sikurse edhe utilitare. Por ndryshon puna kur bëhet fjalë për mbajtjen në mjedise publike të ferexhesë, asaj velloje myslimane që mbulon të gjithë fytyrën e gruas, sepse në ndonjë rast ajo napë e plotë dhe e errët mund të shpërdorohet nga mendje demoniake, të fshehë bashkë me portretin edhe synime ogurzeza që s’kanë asgjë lidhëse dhe asnjë motiv të përbashkët me qëllimet hyjnore. E pra, edhe selektimi i simboleve ndoshta është e nevojshme të jetë objekt i përcaktimeve ligjore. Po marr kete paragraf sepse e shpreh me mire shqetesimin e ketij "gazetari" injorant. Me sa duket autori i ketij artikulli nuk di te dalloje njerezit e besimit me drejtuesit e besimit. Nene Tereza ka qene nje misionare katolike, pra nje murgeshe. Per ata persona qe nuk e dine murgeshat si pjesetare te kishes katolike e kane pothuajse te detyruar te mbajne nje veshje te tille. Priftat franceskane kane po te njejtin detyrim ndaj veshjes, ndaj nuk mund te behet nje paralelizem mes drejtuesve te fese dhe besimtareve. Un nuk besoj se ky autori i ketij artikulli ka pare nje besimtare katolik apo ortodoks te veshur si prift apo si murgeshe. Pra me pak fjale, shtresa e ketyre feve qe mban kesoj lloj veshjesh eshte teper e vogel dhe nuk perben problem per shoqerine dhe shtetin. Nderkohe qe ky fakt per besimin fetare myslyman eshte nje fenomen mase. Imagjinoni sikur te gjithe besimtaret myslyman ne shqiperi te mbanin mjekerr dhe perce, a do te mund ti dallonim dot nese jane Hoxha, Myfti apo thjeshte besimtare? Por besimi myslyman kerkon te beje dallimin aq te deshiruar per ta kthyer shqiperine ne nje turqi apo arabi te vogel ne mes ballkanit. Ky autori i artikullit eshte kaq injorant sa ai mendon se njerezit duhet te kthehen nga veshje civile apo laike ne veshje tipike te feve, nderkohe qe shqiperia duhet te mbaje flamurin e laicitetit dhe si vizion qyteterimin europian. Po ne vendet arabe qe jane me shumice myslymane keto 10-vjecaret e fundit ka nje tendece per per veshje me civile dhe laike. Sepse ne fund te fundit nuk eshte veshja ajo qe tregon se sa besimtare jam por besimi qe ndodhet ne zemren e secilit. Dua te heq nje paralele mes terroristeve dhe besimtareve myslyman qe mbajne veshjen arabe, a eshte e pranueshme kjo? Pra, te dashur besimtare te cdo lloj feje le te jemi qytetare dhe civile pa pasur nevoje te ri-kthehemi kohen e para Krishtit ku njerezin ishin te veshur me rroba te tilla per shkak te zones klimatike ku ata ndodheshin. Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted February 9, 2009 Pikerisht fakti qe bente paralelizma qe nuk qendronin ne te njejtin kontekst ia ul vleren messazhit qe kerkon te jape. Por eshte sidoqofte nje analize e rradhes , me te cilat jemi mesuar te ndeshemi shpesh ne internet. Integralizmi islamik ne shqiperi ka filluar te rrenjoset thelle ne mendjet dhe mentalitetin e bashkombasve tane. Shpresoj qe nje gje e tille te mos perbeje nje pengese per integrimin ne B.E. te shtetit shqiptar. Edhe pse duke filluar nga Rexhep Mejdani e me pas te gjithe presidentat kane patur nje rol favorizuesi ndaj te krishtereve dhe jane perpjekur te shfaqin Shqiperine si shtet laik ku respektohet liria e besimit dhe ku toleranca fetare duhet te ishte shembull per vende te tjera. Vete titulli "Ne pritje te nje debati per fene" tregon paksa me sarkazem nje gje qe ne shoqerine shqiptare nuk ben pjese ne problemet thelbesore te jeteses. Share this post Link to post Share on other sites
breshka 3 Report post Posted February 24, 2009 Jam plotsisht Dakort me gonin (cuditrisht, po noshta se ai ka ken per prift e un gati per murgeshe...hahahaha) Nuk mendoj se nje person shfaq besimi e tij me veshjen apo me paraqitjen e jashtme....Besimi e Feja jane dicka shume me te medha se nje perce apo nje kryq i varun ne qafe.... Liria duhet te jete po se secili duhet te kete te drejten ta shpreh fene e vet sic e ndien po mu kto gjane me duken me shume deshire per tu duk e jo besim i plote.... Share this post Link to post Share on other sites
arb 0 Report post Posted March 17, 2009 Per sa i perket kesaj qeshtje,po ju citoj nje thenje te Iraklitu.Kure e pyeten disa njerez,i thane Ju si filosof qe jeni dhe dini gjdo gje a nuk na thua se c'mendim keni per zotat e Olimpit, dhe ai u pergjigj <PER SA I PERKET ZOTAVE NUK JAM NE GJENDJE TE KRIJOJ NJE MENDIM TE QARTE, SE ME PENGON PADITURIA QE KAM DHE CIKLI I SHKURTER I JETES SE NJERIUT> Pra sic e shikoni te dashur lecues edhe ai qe ishte filosof e shikonte te pa mundur per tu marre me fene me gjithse besonte. Do te mbetet gjithmone nje pyetje pa pergjigjie Share this post Link to post Share on other sites