Rubikse_embel 0 Report post Posted November 10, 2006 Faj i familjes? Sigurisht..martesa te kombinuara dhe mbi te gjitha ne moshe fare te vogel (15-16 vjece) Thjesht per faktin se duhet martuar! Faj i shtetit? Dhe i shtetit esht sepse nuk ndalon se pari martesat posht moshes 18 vjece si ne gjith boten dhe nuk u jep mundesin te punojn,te ken shkolle,te ken nje te ardhme! Apo zgjedhje nga vete personi! 99% te femrave shqiptare qe punojn ne rruge e bejn se jan te detyruara nga njerez te tjere dhe nga varferia! Quote Share this post Link to post Share on other sites
klodian 0 Report post Posted January 14, 2007 me vje keq per disa. Disa e bejne per palle. Por shumica jane te detyruara ose te mashtruara dhe te detyruara gjithsesi. Faji?! Faji mbetet jetim edhe kete radhe. rendesi ka qe thuhet se shqiptaret e ruajne shume ndershmerine,por perbejne ndoshta nr me te madh te prostitutave ne Europe Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted January 14, 2007 Faji nuk eshte jetim... ka prinder, "ka shtet", Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted January 14, 2007 rasti i femrave shqiptare qe shesin trupin e tyre nuk eshte jetim siç tha edhe Gonny por ka zanafille. nuk duhet ti gjykojme femrat aq keq sa shpesh here ndoshta dhe pa dashur e bejme sepse nuk i dime problemet e tyre. nuk besoj se nje femer rri ne mes te dimrit ne mes te rruges sepse ka qejfin e saj por sepse tashme ka nje te shkuar qe s'mund te mohoje dhe nje te ardhme e cila varet nga e shkuara e saj e nxituar nese mund te themi. çdo njeri ben gabimet e veta dhe krijon varesite personale. sa nga ju pine duhan?; alkol?; marrin lende narkotike ose vese te tjera. pse nuk shkeputeni nga to? gjithsecili gjykon fare thjeshte te tjeret por ngurron ti beje vetes autokritike. nuk eshte gje pozitive te shesesh trupin por siç thote edhe benjamin franklin "kushdo qe mendon se paraja ben gjithçka ai vete ben gjithçka per parane". Quote Share this post Link to post Share on other sites
klodian 0 Report post Posted January 15, 2007 Po mire more se keto i di une,...po puna eshte si me e mbull kete vrime ke i eshte hapur me kohe shoqnise shqiptare. Si me e mbyll sipas jush? Po i here shume djem shqiptare jane ata qe e marri inisjativen me ju ''dhan udhe''. Jane bashkemoshatare tanet.Po per mua gja ma te poshtme nuk ka,se me ja nis motren tjetrit.Se njani ja nis tjetrit e motren e vet ja nis ai tjetri e si i duket atij?! Ma burrnore a mu marr me ''te bardhe'' se me to.Se per shume vete a kthy ne pune e fitim. Plage. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted January 15, 2007 Kjo plage sipas meje faktoret qe ndihmojne ne mbylljen e saj ose ta lehtesoje ate jane shteti nepermjet forces se ligjit. Dhe nje faktor tjeter shume i rendesishem eshte ndergjegjesimi i popullit dhe sidomos ai i femres shqiptare qe te mos mbese viktime e te tille personave. Per fat te keq gjendja ekonomike shqiptare ka bere qe vajzat sot te mashtrohen shume lehte pas makines, lekeve. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted January 15, 2007 sipas mendimit tim shume nga vajzat qe prostituojne neper bote jane atje me dijeni dhe vullnet sepse nje njeri qe nuk deshiron te beje nje gje te gabuar nuk e ben as me zor e as me nder. Quote Share this post Link to post Share on other sites
ISA82 0 Report post Posted March 6, 2007 sipas mendimit tim shume nga vajzat qe prostituojne neper bote jane atje me dijeni dhe vullnet sepse nje njeri qe nuk deshiron te beje nje gje te gabuar nuk e ben as me zor e as me nder. edhe une kshu mendoj....kan ikur ato koh kur vajzat vishin te shfrytezume.. tani e bejn me vetdije dhe me deshire.... pastaj kerkojn ta marrin lekun kollaj loool me vjen keq ti them keto gjera, por eshte realiteti i socem... Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted March 6, 2007 Un them te kunderten. Vajzat prostituojne te detyruera nga tutoret e tyre. Flas per vajzat shqiptare. zemershqiptari -t mund ta ndihmoj duke i kthyer kujtesen kur nje naten ku ishim te ulur un dhe zemershqiptari ne nje lokal ne tavolinen jolarg nesh ishin 2 cuna te cilet prisnin dike. 2 cunat njihen per veprimtarine e tyre jo ligjore dhe nuk e di nese kane edhe precedente penal. Befas pas disa minutash afrohet nje vajze me nje cante te vogel poshte krahut dhe me nje cigare duke e pire. Paraqitja e jashtme mund edhe te genjeje por ngjasonte shume me nje prostitute kjo edhe nga sjellja e saj. nuk ndenjen as 5 minuta dhe pas disa telefonatash largohen pa lene gjurme. Jane te pakta ato vajza qe prostituojne me deshire dhe nese e bejne me siguri jo ne rruge. Zakonisht zgjedhin lokale, pub -e ose night -te, kjo eshte gjithmone prostituim por ka nje background disi me zbutes duke sikur te ishte nje pune dhe jo si kafshe ne rruge. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 12, 2007 gonny. ti e di si e mendoj une mbi femrat shqiptare qe prostituojne. pastaj kemi shume shembuj praktike per te ballafaquar me temen ne vijim pa pasur nevoje te krijojme re tymi pa shkak. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted March 15, 2007 Re tymi? Jo me pak se para 6 ditesh ne zonen e Lacit (gorrè) jane larguar nga shtepia nje vajze 16 dhe 18 vjec nen mashtrimin e disa personave te zones. Un e di kronologjine e ngjarjes ne detaje dhe fakti qe vajzat shqiptare jane prostituta me deshire bie poshte. Vajzat shqiptare mashtrohen dhe mepas perfundojne prostituta duke i derguar Ne shqiptaret motrat e shqiptareve ne rruget e botes. Nuk besoj se ka vajza qe di se do te perfundoje prostitute dhe shkon me deshiren e saj pas mashtruesve. A mund quhet "me deshire" largimi i nje vajze 16 vjec? Si mund te grabitet nje vajze 16 vjec? Priderit e saj jane pothuajse duke luajtur mendsh. Sikur te kisha dicka ne dore do i denoja me denimin maksimal personat qe merren me kete pune, te njejtin denim sikur te kishte vrare dike. Te merresh me droge nuk eshte edhe aq e rende sepse ne fund te fundit askend nuk detyron ta marre ose ta lere. Nuk e di por ngjarja qe ka ndodhur pak dite mepare me ka shtuar urrejtjen ndaj personave qe merren me trafikimin e qenieve njerezore. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 18, 2007 mendoj se secili ka te drejten e mendimit te lire dhe gjykimit gjithashtu! sidoqofte une jam i bindur se pak jane ato femra qe jane te detyruara qe te prostituojne ne ditet e sotme. ka veç tkurrje vullnetesh nga ana e atyre femrave qe prostituojne pasi jane mesuar me parate e thjeshta dhe ashtu duan te shtyjne derisa te munden. merrni nje shembull praktik nese fjalet e mia u tingellojne si te pakuptimta! Quote Share this post Link to post Share on other sites