VeriuPortal 0 Report post Posted September 28, 2008 Ka ndryshuar emrin nga Yusra në Yasmin dhe punon si balerinë në «pole dance», rrotullohet rreth një tubi me rroba në stilin kubist në klubet e Londrës. Nuk ka asgjë të cuditshme, nëse nuk do të ishte vajza e Mohammed Omar Bakri, predikuesit të njohur islamik i cili u dëbua nga Anglia dhe tani jeton në Liban. Ajo që e zbuloi Yasmin, 27 vjece, ka qënë revista e mirenjohur “The Sun”. “Nuk kam kontakte me babanë tim dhe nuk e kam aprovuar asnjëherë mënyrën e tij të jetesës dhe idetë e tij ekstremiste”, konfirmon Yasmin, nënë e një fëmije tre vjec, fryt i martesës së saj me ish burrin turk. Sipas “The Sun” sheiku Mohammad që kërkon që gratë të mbajnë perce. Ai nuk e shihte të bijën prej vitesh dhe e mendonte në Turqi me burrin. Ndërsa, Yasmin është martuar dy herë dhe tani bashkëjeton me një djalë 26 vjecar. Por hetimet e revistes nuk perfundojne me kaq. Gazetarë zbuluan se 5 vjet më parë, kur Mohammed Omar Bakri jetonte në Britaninë e Madhe, paska paguar për operacionin plastik në gjoks të së bijës, operacion që i mundësoi edhe suksesin në karierë. Një shoqe e saj tregoi: “Ajo ishte shumë e lumtur nga efekti që shkaktonte tek burrat dhe ky besim i ri në vetvete e coi të zhvishej në klubet e natës. Nuk do ta kishte bërë kurrë një punë të tillë nëse nuk do të kishte patur atë gjoks, që iu pagua nga i ati. Ai është përgjegjësi i gjithë kësaj”. Bakri, 50 vjec, i njohur për predikimet e tij që dënon gruan që shfaq feminilitetin e saj, do të duhet t'i justifikojë botës profesionin që ka e bija. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites