Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

"Shkollimi duhet ta na pergatiste per jeten". Tashme duket si titulli i nje barcalete.

Recommended Posts

Nje shkolle ku çdo femije si fillim, adoleshent e pastaj ne fund çdo i ri grua apo burre, mund te ndjeke, kuptoje apo ku i pelqen te gjeje veten, pamvaresisht nga injoranca e klases sociale nga e cila vjen.

Nje shkolle e cila, nje here e nje kohe e ndjekur me detyrim formimi, edukimi ndoshta ne gjendje te pergatise qeniet e reja njerezore per rruget e ndryshme te jetes, me largpamje te gjate, pamveresisht nga kritikat dhe autokritikat per te mundesuar pershtatjen ndaj çdo ndryshimi epokash dhe brezash.

Nje shkolle nga e cila do te dalesh i pathyeshem menderisht, i afte, kesaj here , per te vleresuar, kritikuar dhe gjykuar.

Me nje fjale, nje shkolle e pamvarur nga shtysat politike, jo e servirur sikurse eshte . Praktikisht: nje enderr! Nje barcalete!

Por, te besh gjithe kete, po behet gjithnje e me shume, perveç se nje perralle, nje lloj “mbrojtjeje personale”, pasi po na shkaterrojne gjithnje e me shume menderisht, qe pastaj, ta bejne dhe fizikisht, pasi te na shtryllin si limone.

Por duke qene se shkolla nuk eshte vetem kjo , atehere duhet te mesojme te mbushim tek vetja ato boshelleqe , madje te vraposh per tu kthyer pas, sikurse na imponohet permes veprimeve kriminale te mediave, te atyre kater idiotave qe kendojne dhe rrifen si budallenj , ose qe vrapojne pas nje topi pa pasur nje te tille ne koken e tyre te pazhvilluar.

Duke na bere te besojme se te jesh budalla eshte “gje e bukur”!

Duket si e tepruar te thuash se duhet te mesojme te mbrohemi?

Po çfare po na lene te marim fryme? Cfare do na japin per te ngrene ,mes diegesave te mbeturinave, shkarkimeve toksike dhe centraleve te ardhshme berthamore?

Jemi tashme skllever te nje sistemi ekonomik dhe financiar gjithnje dhe me kriminel , qe ka anulluar partite dhe magjistraturen , duke u sherbyer krejtesisht dhe duke shkelmuar ate cope lecke qe quhet kushtetute , per tu pasuruar ne menyre te paligjshme , jashte çdo mundesie per te qene te gjykuar dhe kunder çdo tutele dhe lirie qytetare. Duke bere qe, shprehja : “sovraniteti i popullit”, te marre domethenien e nje enderre.

Per garantuar kete , kishin nevoje per breza jo kritikues, jo me ne gjendje per te folur, per rrjelloje per tu mbrojtur. Dhe shkolla , eshte gjeja e pare qe duhet te shkaterrohet , duke lene te lire brezat e rinj. Dhe ne tashme, , jemi ata qe ishim konsideruar si brezat e ardhshem .

 

Por ne fund te fundit çfare do te ndodhe me ne?

Ndryshimi ka qene i dhunshem (97')dhe asnjeri nuk e kishte vene Re""""". Ishte si nje virus vdekjeprures.

Flluska e pare qe do te shpertheje , do te jete absurditeti i cementos, dhe pjesa me e madhe e atyre qe besojne qe kane nje çati mbi koke, se shpejti do te kuptojne se nuk e kane. Por qe kane hedhur leke ne ere!

Por ne vrapojme te tundemi ne diskoteka , te pijme, te drogohemi duke kerkuar te ndryshojme permes nje injorance femijerore, sikurse ato vizatimet mbi lekure dhe vrimat artificiale , ne te cilat fusin gjithcka (piercing)!

Duke kontribuar gjithnje e me shume ne shperhapjen e ketij virusi vdekjeprures.

Po ju dukem paranojik?

Perpara se te perpiqeni te pergjigjeni pozitivisht , mundohuni te reflektoni mire,duke kerkuar çdo pike qe mund te vleresoje ate qe thashe, ndoshta duke fikur per pese minuta, ate m.t telefoni!

Pastaj, por vetem pastaj, nese nuk keni gjetur baza dhe pika te vlefshme per kete "Teoreme" ose nese vetem dyshime, mund te me thoni dhe se jam nje paranoje e semure!

Por nese i gjeni , te mundohemi te bejme dicka per te vazhduar te na marrin per rripi!

 

Ps. Kjo si rrjedhoje e ndertimit te nje centrali eolik ne rrethin e Lezhes .................................

Share this post


Link to post
Share on other sites
Hey ber bese, une e di se ne pik te mjesit nuk duhet te lexoj temat e tua se gjith dita shkon per le...zh!

O Armenito, jane pak si te tepruara o zemra, nuk them se nuk ke te drejte ama pak e ke ekzagjeruar, jo per gje se te gjitha ne rregull i ke por me i than gjitha bashke ben nje fare efekti.

E kujdes kur thua se ato qe i vrapojne mbrapa nje topi nuk kane ne koke asgje tjeter pervec "topit bosh"..jane gjera me zarar per tu thene.

Gjithsesi eshte ndier shume mungesa jote ne forum...

 

Jo se kam gje kunder futbollistave jo, po thjesht nje shembull "banal" qe te rinjte e sotem ndjekin per te qene "fico".

Se keshtu tematikash perplasemi te disa forume perdite, por realiteti shqiptar te kthen rrjedhen e gjakut per se mbrapshti.Pjesa me e madhe e gjerave jane me koke poshte, ajo qe eshte normale ne shqiperi si korrupsioni, vrasjet, kercenimet, "injoranca"ne pergjithesi ne raport me te drejtat qe kane si qytetare e shqiptareve te ngre floket perpjeteee...

Pastaj ja para se te shkruaja kete lexova nje lajm mbi nje projekt qe ishte ne duart e kryeministrit shqiptar per centralin eolik qe do ndertohet ne Lezhe. Ne te parashikohet qe 98 % e energjise te prodhuar ti shkoje Italise, mire per kete por per ndertimin e tij do te prishen mjaft peme dhe do kete nderhyrje ne ambient. :sopate: .................e beh bravo atyre qe po mbushin xhepat me prishjen e atij vendi te shkrete.... :scratch:

..............

 

Thx xoxi.....:D

Share this post


Link to post
Share on other sites
Jo se kam gje kunder futbollistave jo, po thjesht nje shembull "banal" qe te rinjte e sotem ndjekin per te qene "fico".

Se keshtu tematikash perplasemi te disa forume perdite, por realiteti shqiptar te kthen rrjedhen e gjakut per se mbrapshti.Pjesa me e madhe e gjerave jane me koke poshte, ajo qe eshte normale ne shqiperi si korrupsioni, vrasjet, kercenimet, "injoranca"ne pergjithesi ne raport me te drejtat qe kane si qytetare e shqiptareve te ngre floket perpjeteee...

Pastaj ja para se te shkruaja kete lexova nje lajm mbi nje projekt qe ishte ne duart e kryeministrit shqiptar per centralin eolik qe do ndertohet ne Lezhe. Ne te parashikohet qe 98 % e energjise te prodhuar ti shkoje Italise, mire per kete por per ndertimin e tij do te prishen mjaft peme dhe do kete nderhyrje ne ambient. :sopate: .................e beh bravo atyre qe po mbushin xhepat me prishjen e atij vendi te shkrete.... :scratch:

............

 

Armenito ka mese te drejte,sepse ky eshte realiteti ne ditet e sotme.

Pastaj ai çentrali qe duan te ndertojne ne Lezhe e degjova ne top channel,dhe mua personalisht nuk me pelqeu.Ndoshta e kam edhe gabim por ne çfare do fitojme ''asgje''.....

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...