Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Fundi i botes apo eksperiment...?

Recommended Posts

a_351.jpgPavarësisht problemeve të vogla elektrike, është vënë në punë akseleratori më i madh në botë, në Gjenevë të Zvicrës

 

Rrezja e parë më protone është "nisur" dhe tashmë ka kompletuar xhiron e parë me shpejtësinë e dritës në unazën e gjatë 27 kilometra të makinës më të madhe të këtij lloji të ndertuar ndonjëherë.

 

Studiuesit e qendrës së Kontrollit të Cern në Gjenevë e kanë përcjellë xhiron e parë të rrezes me duatrokitje.

 

Tensioni gjatë nisjes së eksperimentit ka qenë shumë i lartë në radhët e studiuesve, të cilët ashtu sikurse edhe paraardhësit e tyre, u kanë kushtuar vite të tëra pune këtij kërkimi.

 

Janë parë grimca të shndritshme ndërsa rrezja e protonit kryente xhiron e parë.

 

Kanë nisur katër eksperimentet e parashikuara në projektin më ambicioz të fizikës moderne. Shkencëtarët shpresojnë të materializojnë grimcën e Zotit, për t'i dhënë më pas shpjegim ekzistencës së masës, që është një mister i madh, kurrë i zbuluar, por vetëm i hipotezuar nga shkencëtari skocez Peter Higgs.

 

Shpresohet të rikrijohen kushtet e Big Bang, që më pas gjeneroi Universin shoqëruar plot mistere, sidomos në aspektin fizik.

 

Të tjerë ekspertë kanë manifestuar frikën e prodhimit të anti-lëndës (të ashtuquajturat vrima te zeza) dhe kjo ka bërë nisjen e diskutimeve të shumta sidomos para nisjes së eksperimentit.

 

CERN ka siguruar se njerëzimi nuk do të ketë asnjë problem nga ky eksperiment.

 

Drejtori i Pergjithshem i CERN, në Gjenevë, është shprehur se sot është një ditë historike për kompletimin e misionit të shumëpritur, ndërsa shpresa per zbulime te medha eshte e jashtezakonshme.

 

Që nga Nostradamusi e deri në kultet e kohëve moderne, parashikimet për fundin e botës kanë arritur të ngjallin gjithnjë histerinë kolektive.

Këtë herë eksperimenti i CERN-it në Zvicër zgjoi edhe njëherë panikun e Apokalipsit, panik i cili madje ndoqi edhe rrugë ligjore.

 

Fjalët për të ashtuquajturën 'vrimë të zezë' që do të përpijë globin gjatë eksperimentit eklipsuan rëndësinë që kjo sprovë mund të ketë për ne.

 

Më 26 gusht kimisti gjerman Otto Rossler e paditi CERN-in (Arganizatën Ndërkombëtare për Kërkimet Bërthamore) në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, me akuzën se një skenar i tillë shkel të drejtën për jetën të qytetarëve europiane dhe kërcënon rendin ligjor.

 

Por gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim kërkesën urgjente për ndalimin e eksperimentit, pasi u sigurua me prova teknikisht nga CERN-i, se njerëzimit nuk i kanosej asnjë rrezik. Po gjithsesi një seancë gjyqësore për cështjen në fjalë do të zhvillohet.

 

Në mars dy ambientalistë amerikane e paditën CERN-in në Hauai duke kërkuar madje tërheqjen e SHBA-se nga eksperimenti.

 

Që nga ajo kohë fushatat e tyre është përhapur me ndihmën e titujve të tillë që si ajo e gazetes “The Sun” më 1 shtator trumbetonin "Fundi i botes pas 9 ditesh".

 

Shkencëtarët shpjegojnë se natyra formon shpesh vrima të zeza kur yjet në fund të jetës së tyre përplasen me njëri tjetron. Edhe nëse eksperimnneti i prodhon të tilla ato do të jenë mikroskopike dhe do të avullojnë shpejt.

 

Ankthi i përjetshëm i njerëzimit mbi të rejat shkencore ka ekzistuar gjithnjë, që kur u shpik lokomotiva e parë dhe u parashikuan katastrofa për trupin e njeriut e deri te vaksina e lisë, që dikur njerëzit e bënin me frikën se do të ktheheshin në lopë.

 

Shkencëtarët thonë se nuk ka rrezik dhe se e gjithë kjo zhurmë e është e trilluar, njëlloj si historitë e Den Brown në librin e tij "Engjej dhe djaj", ku një shoqëri sekrete mundohet të shkatërrojë Vatikanin me një bombë antimaterie që është vjedhur pikërisht nga CERN-i.

 

Bomba antimaterie ka të bëjë me antilendën, që është dhe dilema me e madhe e shkences, nese ajo ekziston apo jo.

 

Grimcat e antilendes nuk jane krijuar ndonjëherë. Prova e vetme e antimateries jane vrimat e zeza. nese provohet krijimi i antimateries, provohet teoria se nga perplasja e vrimave te zeza, u krijua materia, pra kozmosi.

 

Dhe ky eksperiment tenton te provoje kete, me menyren e anasjellte, pra nga materia te krijohet antimateria.

 

Qarqet shkencore te kontrolluara nga feja, kryesisht ajo kristiane, nuk jane te interesuara qe kjo te vertetohet, pasi hedh poshte biblen dhe versionin, qe bota u krijua nga Zoti.

 

"Kam vënë bast 100 dollarë që prova e "Big Bang" të dështojë sepse nuk dua që grimcën e Zotit, ta zbulojë super akseleratori i CERN".

Kështu u shpreh shkencëtari më i madh i kohëve tona Stephen Hawking, mjeshtri i sekretit të vrimave të zeza.

 

Hawking lë kokën pas basteve pavarësisht se ka humbur në rastet e tjera.

 

"Akseleratori do të realizoje një energji që nuk është arritur kurrë më parë dhe sipas teorisë duhet të jetë e mjaftueshme për të gjetur këtë grimcë mistike, që shpjegon masën e gjërave dhe kështu përfaqëson një bazë thelbësore për të deshifruar lëndën", shpjegoi shkencëtari për BBC.

 

"Besoj se do të ishte më argëtuese, sikur ata të mos e gjejnë këtë grimcë. Kjo do të tregonte që kemi gabuar në idetë tona dhe se duhet të mendojmë të gjejmë shpjegime të tjera", u shpreh Hawking, që konfirmoi se kishte vënë bast 100 dollarë.

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...