Pëllumb Syku 1 Report post Posted September 4, 2008 Sekser, sot eshte fjala me e perhapur neper muhabetet e korridoreve dhe neper klubet e tejmbushura. Nje fjale qe ne gjuhen e sotme te huazuar shqipe shpreh korrupsionin ne rruge jo te drejtperdrejta, por nepermes nje personi te trete, i cili nuk ka nje lidhje te mirefillte me korruptuesin e te korruptuarin, por sherben si ure lidhese per parate. Keta persona dhe kjo situate mendohet te jene sjedhur me dipllomaci per te anashkaluar problemet kombtare te korrupsionit ne mase perballe komunitetit europian apo syve te botes, duke e perdorur si "larje duarsh". Ju si e shikoni kete fakt qe nuk ndodh vetem ne shqiperi por qe tani ne shqiperi eshte shume ne fame dhe po ben buje? Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted September 4, 2008 Un do ta quaja thjeshte nje perfitues ose grabites xhepash. Sekseri nuk eshte gje tjeter vec nje person qe perfiton nga njohja e nje punojesi shteteror, privat etj. Por mund te sherbeje edhe si nje mburoje per vete pushtetarin duke evituar pazaret e drejtperdrejta. Sdq para ligjit te tre keta persona denohen si korruptuesi, korruptori dhe i korruptuari. Un dua te denoj nje ves ose "zakon" qe shqiptaret si popull me shume preferojne te bejne nje pune duke paguar se sa falas. Psh.: Ne spitale ku mjeku kryen punen e tij si cdo punetor tjeter, pacienti ose shoqeruesi i pacientit pasi kryen viziten nxjerr leket dhe i thote sa ben duke mos menduar qe ne shqiperi sherbimi mjeksor eshte FALAS. Pra ne nje menyre populli eshte pergjegjes per nivelin e korrupsionit ne shqiperi. Quote Share this post Link to post Share on other sites