Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
GenTo

A duhet te egzistoje denimi me vdekje

Denimi me vdekje, duhet apo jo?  

101 members have voted

  1. 1. Denimi me vdekje, duhet apo jo?

    • PRO
      44
    • KUNDER
      46
    • ABSTENIM
      8


Recommended Posts

Para pak vitesh parlamenti shqiptar votoi ligjin per 'heqjen e denimit me vdekje'. Heqja e ketij ligji ishte nje nder kushtet qe Keshilli i Europes i vuri Shqiperise per anetaresimin dhe integrimin e saj ne Europe.Duke pare nivelin e kriminalitetit dhe shkallen e dhunes se perdorur ne disa raste vitet e fundit ne Shqiperi duhej hequr ai ligj apo jo?

Share this post


Link to post
Share on other sites

.. deri ne nji fare veni ty ta mshtes 'menimin'

 

 

 

 

 

..... jeten njeriut ja ka fal zoti dhe vetem ai ka te drejte t ja marre,por kur nje njeri perdhunon nji fmi,shfaros nji familje apo ban noj krim tjeter te rende qe sado te munohesh me gjet nji arsye me e fal nuk e gjen dot......

Share this post


Link to post
Share on other sites

edhe une ta pshtes "mendimin" por sic the edhe ti vete "VEC ZOTI QE NA KA FALE KA TE DREJTE TE NA E MARRE" pra le tia leme atij qe te vendose per te sepse per ate qe ben nje gje te tille ta dish mire se edhe ne ket jete por edhe ne tjetren ka per te marre denimin e merituar por jo vdekjen prej duarve te njerezve .smile.gif

Share this post


Link to post
Share on other sites

kurse un jam e mendimit qe denimi me vdekje duhet te jete!!!!

 

e jam me mendimin e gentit...un nuk do ta falja kurre nje kriminel...

marim nje shembull qe po e degjojme cdo dite: djemt shqiptare qe marin vajzat e i bine ne itali per pune prostituzioni, e pas disa kohesh i vrasin....

ju si mendoni per ato njerez?

un keta njerez para se ti vrisja do ti beja te vuaj e pastaj do ju jepja ate qe meritojne...

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

hmmm ceshtje delikate kjo.

un votova PO ndoshta vote pak sa e nxituar. Por u nisa nga fakti qe duhet te egzistoje por me kushte. te aplikohet atehere kur personi ne fjale eshte rrezik publik (si: maniake te vrasjes "serial killer" etj...). Te vrasesh nje njeri besoj se eshte padyshim krimi me i madh sepse po i heq te drejten te jetoje nje personi prandaj nje person i cili vret duhet ta dije mire se nese vret (pra per arsye qe nuk justifikojne vrasjen qe ben) duhet te vdese edhe ai.

Share this post


Link to post
Share on other sites

E prisja se Genti heret a vone do e hapte kete teme sepse shpesh diskutojme per te por ama un metem gjithmone e mendimet se jeten ka te drejte ta marre vetem ai qe na e ka fale domethene ZOTI. Edhe pse nje person vret dhe eshte kriminel nuk eshte e thene qe dhe un duhet te behem kriminel dhe te marr jeten e tij...ai le ta vuaje denimin dhe te mos shohe me diell me sy e te kalbet ne burg....por kurre te vritej nga dora e njeriut... Genti shpirti ime ndrro mendje se si ta besh per te mire si ta besh per te keq gjithsesi i ke marre jeten nje njeriu....mos e provofsh sepse mendoj se nuk eshte gje shum e bukur

Share this post


Link to post
Share on other sites
QUOTE (breshka @ Enjte, Tet 06, 2005 04:58 pm)
...ai le ta vuaje denimin dhe te mos shohe me diell me sy e te kalbet ne burg....por kurre te vritej nga dora e njeriut...

lloj ose menyre vrasjeje eshte edhe kjo.

ta lesh ne burg deri sa te kalbej eshte nje lloj rruge qe ta vrasesh njeriun

Njeriu vetem kur eshte i lire atehere mund te quhet se nuk eshte i denuar.

Share this post


Link to post
Share on other sites

ke te drejte se eshte nje lloj menyre per ta vrare....por nuk eshte njelloj sepse ti qe je katolik e di shume mire se kshtu i krijon nje mundesi per tu penduar gje qe kur e vret nuk do e kete kurre

Share this post


Link to post
Share on other sites

.....ne amerike qe eshte nder vendet me liberale e demokrate te botes egziston denimi me vdekje.Sa here qe votohet presidenti ne amerike dmth 1 here ne 4 vjet asnjeri nga kandidatet kryesore ne platformen e tij elektorale nuk parashtron heqjen e denimit me vdekje.Ndoshta ne ligjet amerikane denimi me vdekje per disa raste eshte i tepert por si ligj ai egziston ...... nuk asht ma si dikur ne kohe te xhaxhit enver qe te denoshim me vdekje per 'tradhti ndaj atdheut' apo 'krijim i bandave te armatosura',atij i them ligj i gabum. Po kur nje person qe vret nji tjeter,e djeg, e fut ne thes e e hedh ne lume (ngjarje qe ka nodhe nga fundi i gushtit ne shqiperi) ju thoni se do penohet nojhere.une se besoj. s po jap shume shembuj se s dua te zgjatem.........ne shqiperi ai u miratua si ligj se ishte kusht qe e vuri europa,askush nuk bani noj referendum popullor.....

Share this post


Link to post
Share on other sites

Jam absolutisht pro denimit me vdekje. Pse jam, ja marrim vetem dy

shembuj...

Keto kohet e fundit po shohim shume si burra midleage men, kapin femije 5-15 vjec i perdhunojne, i masakrojne dhe sigurisht ne fundt i mbysin. Tani me thoni ju qe jeni kundra denimit me vdekje, qofte larg sikur dikush tua beje femijes tuaj dikush keshtu, besoj do ta vrisnit vete dhe jo te prisni qe shteti ta denoje me vdekje... Po sikur tu vrisnin qofte larg dike te familjes kot, une per vete sia fal dhe do ia veja denimin me vdekje po te ishte ne doren time...

Jam dakord asaj qe Zoti te dha jeten, Zoti le ta marre....por ama jane ca raste qe s'falen dhe uron qe te jete denimi me vdekje.

Share this post


Link to post
Share on other sites

denimi me vdekje eshte nje "ligj" kunder natyres dhe nese arsyetojme si te paprekur nga padrejtesi te medha jemi kunder por shko ti te flasesh me ata te cilet

u eshte vrare vajza pas nje perdhunimi kolektiv,

u eshte vrare djali nga njerez qe hane njerez e pjeset e trupit konsumohen ne stomakun e vraresit,

i eshte vrare gruaja shtatezane,

i eshte vrare burri per motive politike,

u eshte vrare babai sepse eshte i bardhe ose i zi.

u eshte vrare nena sepse dikush e deshiron e nuk mund e kete

ose

babai vret te gjithe familje,

nena fut femijen e vet ne lavatrice e te tjera.

denimi me vdekje nuk eshte ligj qejfi po zori. i kuptoj njerezit qe jane pro dhe pse jam kunder sepse zoti na ka thene: " une u kam dhene jeten dhe vetem une kam te drejten t'ua marr" askush nuk duhet te luaje me jeten e tjeterkujt dhe pse nuk eshte keshtu.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sipas PLL...

 

TE KTHEHET DENIMI ME VDEKJE

 

Legalistet, duke vleresuar punen e qeverise dhe n( vecanti perkushtimin e Policise se Shtetit ne luften e tyre pa kompromis me elemente apo banda kriminale, ndonese edhe me humbje jetesh nga radhet e saj, vene ne dukje se e gjitha kjo do te deshtoje nese nuk realizohet reformimi i shpejte dhe i thelle ne te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise, totalisht i paralizuar per shkak te korrupsionit, deri edhe te lidhjeve te drejtperdrejta me krimin e organizuar dhe kriminelet ordinere. Ne kete kontekst, kryetari i PLL-se, Spahiu, beri te ditur se partia qe ai perfaqeson do te insistoje vazhdimisht ne kerkesat e saj, qe qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise te shprehen per rivendosjen e denimit me vdekje per disa vepra penale dhe per nje kohe te kufizuar. "Ne kushtet e rendimit te situates se rendit per shkak te krimeve te renda ndaj jetes, deri edhe ne vrasjet makabre, rivendosja e denimit me vdekje tashme eshte bere dosmosdoshmeri per te shtypur krimin, per te stabilizuar rendin dhe per te kthyer besimin tek institucionet", u shpreh ai. Nga ana tjeter, PLL-ja duke vleresuar vendimin e qeverise "Berisha" per dhenien e nje ndihme financiare per familjet e policit te vrare dhe atij te plagosur kerkon qe te mos harrohet pa dhenien e ndihmes edhe pasagjerit te vrare pak dite me pare nga pengmarrja e autobusit te linjes Kukes-Tirane. "Nisur nga rrethanat e vrasjes se viktimes se pafajshme Mefail Ismet Spahiu, i cili humbi jeten gjate tentatives per te mbrojtur jeten e nje te moshuare nga pengjet e shumte, i kerkojme qeverise dhe organeve te pushtetit vendor te Kukesit, qe, konform ligjeve ne fuqi, t(u akordojne nje ndihme financiare edhe familjareve te te ndjerit Mefail, duke marre parasysh gjendjen e rende ekonomike dhe psiqike te familjes dhe 3 jetimeve te mbetur pa baba", shprehet Spahiu

 

 

 

Ky artikull u mor nga gazeta Koha Jone....

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

nese dikush qe vret duhet te vritet: kush do e vrase ate qe vrau dikushin? askush nuk mund te zgjedh vdekjen per dike tjeter e kur kjo ndodh krimineli duhet te denohet me denimin qe duhet te denohet nga njeriu e asgje me teper. sepse si thoshte dhe ghandhi " sy per sy dhe bota do te verbohet".

Share this post


Link to post
Share on other sites

Une mendoj se duhet te veproje nje mekanizem shtetror,i percaktuar sakt e qarte sepse ndryshe do te lidin serite e vetgjyqesise mes njerezve...sepse pyetjes se THOMAS-"kush do e vrase ate qe vrau dikushin?.."une i pergjigjem ne mos nje mekanizem shteteror ate do e vrase pala e demtuar..keshtu do vazhdoje seriali vrasjeve..ka plot raste qe nje person qe ka vrare dike sapo ka dale nga burgu (di nje rast edhe pasi kishte bere 25 vite burg)eshte vrare nga pala e demtuar...

Share this post


Link to post
Share on other sites

KUNDER!!

 

Ne rastet e krimeve te renda duket qe denimi me vdekje eshte i pershtatshem per te "qetesuar" zemerimin e mases dhe keshtu per te shuar simpatine qe njerezit ndjejne me viktimat e krimit. Po si do te jete denimi me vdekje ka nje trajt definitive, por disa mendojne se dhenia e denimit me vdekje, edhe nese jane te pafajshem, eshte e pranueshme duke patur parasysh numrin e madh te njerezve te pafajshem qe shpetohen nga frika preventive e denimit me vdekje

 

Po sido te jete denimi me vdekje eshte i pajustifikueshem, dhe kjo eshte vetem nje mbeturine e nje sistemi pritmitiv te sanksionimit ne nje nivel arkaik te zhvillimit te se drejtes, dhe si i tille eshte e papranueshme per kohet moderne, ku e drejta penale ka si qellimin kryesor mbrojten e integritetit fizik te individeve.

 

Pra eshte nje denim barbar primitiv, dhe se duke patur parasysh se njerezit qe jane te ngarkuar te gjykojne mbi te tjeret, sado me pervoje dhe te kualifikuar, existon mundesia reale per te denuar njerez te pafajshem, sa ka ndodhur shume shpesh. Dhe keto denime nuk mund te zhbehen. Dhe gjithkush mund te pyes veten se sa efekt ka tek frikesimi preventiv te krimineleve, duke patur parasysh SHBA-ne, ku akoma ne disa shtete zbatohet denimi me vdekje, por kjo nuk do te thote aspak se ka me pak raste te tilla qe te ule kriminalitetin dhe te permiresoje rendin publik. Me gjithe zbatimin e ketyre denimeve barbare, mbetet nje nga shoqerite me te dhunshme ne bote. Dhe nuk mendoj aspak se futja e denimit me vdekje do te kete nje ndikim me pozitiv ne shqiperi.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...