Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Camorra, pse eshte kaq e fuqishme

Recommended Posts

a_332.jpgMe temperaturat e veres ne rritje ne Napoli, ne jug te Italise, kriza mbi mijera tone plehra te pa mbledhura po perkeqesohet. Zyrtarisht vleresohet se jane 50 mije tone mbetje ne rajonin e Kampanias dhe 5 mije tone ne rruget e qytetit. Banore te zemeruar fajesojne qeverine dhe bandat kriminale te Kamorres.

 

Por, si funksionon Kamorra? Dhe pse qeveria duket e pafuqishme?

 

Clare Longrigg eshte nje ze autoritar mbi mafien napolitane: "Kamorra kontrollon gjithe trafikun qe leviz ne portin e Napolit, te gjitha bizneset e paligjshme dhe te palejueshme qe levizin jo vetem ne qendren e Napolit, por edhe rrotull. Nepermjet kontakteve te Kamorres ne keshillat e qytetit dhe ato lokale, ne ekipe operuese dhe administrative, ata kane marre kontrollin e kontratave per hedhje te mbeturinave, pra, ata kane kontroll te plote te jetes ekonomike te qytetit".

 

Kontrolli qe Kamorra ka mbi biznesin e mbeturinave, do te thote planifikim i dobet bashkiak dhe rregulla te dobeta. Vendet ku hidhen plehrat jane mbushur plot, jo vetem me mbeturina lokale, por edhe mbeturina te importuara nga pjese te tjera te Italise. Disa nga keto mbetje kane qene toksike, si frigorifere te vjeter dhe mbetje industriale te patrajtuara, por te hedhura aty pa leje. Numri i personave, qe vuajne nga kanceri ne Napoli eshte rritur ndjeshem. Dhe nje proces gjyqesor per lidhjet midis politikaneve dhe Kamorres nuk ka pasur fillim te mire, kur nje prej deshmitareve kryesore, Michele Orsi, u qellua per vdekje ne nje bar.

 

Pra, kush jane keta persona qe kane kaq shume pushtet ne nje qytet evropian modern?

 

"Eshte nje lloj federate e perbere nga familje te ndryshme. Disa jane me te fuqishme se te tjerat. Disa jane ne rritje dhe grinden e formojne aleanca te ndryshme. Por, njerezit qe drejtojne keto familje jane karizmatike, ashtu si edhe drejtuesit e kulteve. Luigi Guliani dhe bashkeshortja e tij kane drejtuar pjesen qendrore te Forcellas dhe ne shkuam ne nje prej dasmave te tyre. Yjet vendase ishin te ftuar. Ata jane shume te famshem dhe kane pasuri te jashtezakonshme", thote Clare Longrigg

 

Po cfare roli luajne grate, e pyetem Clare Longrigg. "Grate ne Kamorra luajne rol shume te rendesishem, po t'i krahasosh me mafiet e tjera italiane. Grate ne Napoli prej kohesh kane qene me te emancipuara. Vetem ato jane pergjegjese per huazim parash, por edhe per drejtimin e kontrabandes se droges dhe pastrim te parave. Pupetta Maresca p.sh., ishte nje grua e jashtezakonshme, qe mori drejtimin nga i shoqi, kur ky i fundit u vra. Ajo ishte vetem 18 vjece. Mbaj mend, ishte vetem disa vjet me pare, kur dy makina te mbushura me gra nga familje kundershtare shkuan ne nje takim, qe perfundoi duke qelluar njera- tjetren. Dy makina te mbushura me gra te vdekura".

 

Kriza ne Napoli eshte tipike e koheve tona. Rrenjet e Kamorres megjithate jane te vjetra sa edhe vete qyteti. Nje nga ata, qe e kuptojne shume mire Napolin, eshte shkrimtari Peter Robb. "Mendoj se kushtet per te e kane prejardhjen larg, qe nga perandoria romake dhe treguesit e pare ne fillim te Rilindjes, por Kamorra eshte dicka spanjolle".

 

Mbreterit spanjolle moren zoterimin e Napolit ne fillim te 1500 dhe sunduan per me shume se 200 vjet. Ata sollen me vete krimin e rruges se Seviljes. Ata sollen gjithashtu, thote Peter Robb, edhe ligjshmerine politike qe shohim sot: "Sunduesit spanjolle ishin gjithmone te kenaqur qe te linin njerezit te vetorganizoheshin. Ata nuk ishin aspak te interesuar per mireqenien e popullsise vendase dhe keshtu filloi te ekzistonte nje bashkekzistence midis pushtetit sundues dhe ketij pushteti kriminal vendas, e filloi te rritej dhe dominoi periferi dhe lagjet e vjetra te Napolit dhe qe nga ajo kohe, ajo ka mbetur. Ka korrupsion te tmerrshem politik dhe lenie pas dore dhe eshte ne keto kushte qe po lulezon edhe pushteti kriminal".

 

Kur Napoli u trondit nga termeti i 1980, Kamorra shfrytezoi rastin. Peter Robb thote: "Qeveria italiane futi miliarda per rindertim dhe Kamorra mundi te futet ne menyre shume te gjere dhe ne kontratat qeveritare, ndertimet dhe materialet e ndertimit jane tashme pjese e rendesishme e biznesit te Kamorres. Ne te njejten kohe, atje filloi te lulezonte dhe trafikimi i droges se botes. Heroina arriti ne Itali dhe me pas edhe kokaina nga Amerika jugore".

 

Bandat e rruges se Napolit ishin tani ne te njejtin nivel me fqinjet e tyre te famshem pertej ngushtices se Mesines, Cosa Nostres tradicionale ne zemer te Sicilise.

 

Nje studim i koheve te fundit nga nje shoqate italiane, vleresoi se Kamorra vitin e kaluar kishte vlere afro 23 miliarde dollare, qe eshte ne pergjithesi GDP e Libanit.

 

Anna Gilmour, e cila ka ndjekur nga afer menyren se si Kamorra eshte shtrire ne nje rrjet krimi te gjere boteror, me te ardhura te krahasueshme me ato te nje vendi te vogel.

 

"Kamorra eshte shume e lidhur me organizata te tjera. P.sh., per sa i perket heroines, ajo mund te kete marredhenie me shqiptaret, keta te fundit kane lidhje me grupet turke e keta te fundit kane lidhje me rrjete qe levizin nga Afganistani dhe Pakistani. E njejta gje edhe per kokainen. Kamorra ka pasur mundesi te forcoje lidhjet me grupet spanjolle dhe kolumbiane, qe operojne tregtine e kokaines nga vendet prodhuese ne Ande, nepermjet Brazilit ose Karaibeve per ne Afriken Perendimore dhe me pas ne Evrope".

 

Kamorra mund te jete tani nje lojtar nderkombetar. Por, per Peter Robb, ajo eshte ende problem italian kaq i thelle, kaq kompleks, saqe shkon ne zemer te cdo gjeje italiane:

 

"Ceshtja e korrupsionit ne Itali, qe eshte ne thelb te kesaj, eshte kaq e thelle dhe vazhdon ne kaq shume shtresa, saqe une nuk e di se ku mund te filloje dikush punen".

 

Nderkohe, 70 milione eurot e nevojshme per te perfunduar gjithe punen ne Napoli jane ngrire, si pjese e nje hetimi, ne te cilin eshte perfshire dhe guvernatori rajonal, Antonio Bassolino. Ne Napoli, policia ka arrestuar rreth 50 vete, qe thuhet se jane te Kamorres dhe me shume se 20 zyrtare jane nen hetim, pasi ne menyre te paligjshme kane shitur mbetje ne vend qe t'i pastrojne. Per napolitanet, sherimi nga keto probleme duket me larg se kurre.

 

Marre nga: BBC

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...