Ina_84 5 Report post Posted June 24, 2008 Perberesit; 1 kg karkaleca deti të pastruara+lengu nga zierja e tyre 1 lugë hudhra të grira avokado,e pastruar me kujdes dhe e ndare ne pjese te vogla 1/2 filxhan qepë të kuqe, të grirë hollë 1/4 filxhan majdanoz të freskët, të prerë hollë 1 1/2 filxhan domate të prera 1/4 filxhan të vogël ketchup 1/4 filxhan lëng limonash të freskët 1 lugë të vogël salcë të kuqe djegëse kripë piper kokërr Vendosim karkalecat e detit në një pjatancë të madhe. Përziejme qepët, hudhrat dhe majdanozin. Hedhim karkalecat. Përziejme në një tas të vogël domatet me lëngun e midhjeve, ketchup-in, lëngun e limonit, salcën djegëse dhe piperin kokërr.Hedhim kripë dhe e veme në pjatancën me karkaleca. Hidhim edhe copat e avokados dhe i xziejme me kujdes. Mbulojme pjatancën dhe e leme në frigorifer për 2-3 orë. Me deshire mund te vendosim edhe feta limoni... JU BEFTE MIRE. Quote Share this post Link to post Share on other sites