Ina_84 5 Report post Posted June 24, 2008 Kanceri i veshkave vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekje prurëse, ndërsa vetëm 10 përqind të pacientëve mbijetojnë jo më shumë se 5 vjet. Çdo vit miliona njerez preken nga kjo sëmundje dhe mijera vdesin prej saj. Ndër format e trajtimit përfshihen, operimi, rrezet dhe kemioterapia, të cilat nuk janë treguar tepër të efektëshme, si dhe terapia biologjike përdoret më shpesh. Dy studimet e fundit rreth ilaçit të ri Sutent, arrijnë në përfundimin se ky ilaç në përgjithësi mund t’i ndihmojë pacientët me këtë sëmundje shumë më tepër sesa trajtimi standart me interferon. Jo vetëm kaq; ilaçi Sutent mund të ndalë rishfaqjen e kancerit në veshka pas operacionit për të paktën një vit. Në fakt, ilaçi Sutent nuk sulmon drejt përdrejt qelizat kanceroze, por bllokon kanalet e ushqimit të tumoreve, pra" parandalon furnizimin me gjak të qelizave kanceroze". Duke e pare çështjen nga pikëpamja se sot jetojmë në një kohë kur sëmundjet kanceroze përhapen me shpejtësi dhe gjetja e kurave të reja bëhet jashtëzakonisht e vështirë, një onkologjist thotë se rezultatet që tregojnë suksesin e ilaçit Sutent, janë të shkëlqyeshme. Quote Share this post Link to post Share on other sites