Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Ina_84

sheqeri ne gjak te grate shtatzena

Recommended Posts

 

 

Niveli i sheqerit në gjak tek grate shtatzëna

 

Niveli i sheqerit në gjak tek grate shtatzëna është përcaktues për lindje normale e foshnje të shëndetëshme. Ekspertët thonë se nuk ka ndonjë nivel të caktuar të sheqerit në gjak, ku këto rreziqe shfaqen, por rreziqe shtohen në përpjestim me shtimin e nivelit të sheqerit.

 

Foshnjet e lindur nga nëna me diabet janë në rrezik më të lartë për lindje të vështirë si me operacion cesarian. Këta fëmijë gjithashtu, ka mundesi të kenë në gjakun e tyre edhe nivele të papërshatëshme insuline.

 

Një studim i ri lë të kuptohet se foshnjet e lindura nga nëna me nivel të lartë sheqeri në gjak, janë në të shumtën e rasteve njësoj në rrezik, edhe nëse nëna nuk preket mga sëmundja e diabetit.

 

Mjekë të universitetit Northwestern së bashku me kolegë nga vende të ndryshme të botës, grumbulluan të dhënat e mbi 23 mijë grave shatzëna.

 

Gjatë shqyrtimit, ata panë se grate me nivel të ulët të sheqerit në gjak, në 5 përqind të rasteve lindën foshnje me peshë trupore shumë më të madhe sesa pesha normale, në krahasim me 26 përqind për gratë me nivel të lartë të sheqerit në gjak.

 

Niveli i lartë i sheqerit tek grate shtatzëna gjithashtu rrit mundësinë që lindja të kryhet me operacion ceserian. Tek grate me nivel të ulët sheqeri në gjak, mundësia e një lindjeje të tillë ishte 10 përqind.

 

Ekspertët thonë se nuk ka ndonjë nivel të caktuar të sheqerit në gjak, ku këto rreziqe shfaqen, por rreziqe shtohen në përpjestim me shtimin e nivelit të sheqerit.

 

 

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...