Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Shna Ndoi, një faltore për gjithë besimet

Recommended Posts

a_325.jpg

Udhëpërshkrim. Një ditë mes mijëra qytetarëve në kishën e Laçit

është e marta e parafundit. Dielli djeg nën re. Djersë, pluhur dhe lutje... Janë të gjithë për te Kisha e Shna Ndoit. Ecin ngadalë rrugës malore të sapo shtruar. Kanë ndryshuar mjaft gjëra rrugës për në kishë. Vendi i qirinjve, vendi i ujit. është çelur një librari e re. Ah, më kryesorja: rruga tashmë është e shtruar me asfalt dhe me shkallë. E kalueshme për këdo, për ata që çalojnë, për fëmijët, të moshuarit, të verbrit etj. Kisha e Shna Ndoit është vendi që i mbledh të gjithë çdo të martë për 13 javë rresht, nga marsi në qershor. S‘kishte si të ndodhte ndryshe as ditën e parafundit të lutjes. Mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë këtë ditë, për më shumë mbarësi dhe fat në jetën e tyre. Fjala përshëndetëse është "Ju ndihmoftë!". Të mbush me emocion kjo fjalë, sapo e dëgjon dhe çuditërisht të ngulitet në mendje dhe përgjatë gjithë rrugës nuk të vjen t‘i përshëndetësh ndryshe të njohurit, veçse "Ju ndihmoftë Kisha e Shna Ndoit".

 

Ajo shtrihet në malin e Rodonit, pak kilometra nga qyteti i Laçit, prej të cilit ka marrë edhe emrin. Laçi është qytet i vogël në veri të Shqipërisë, që mbase bujën më të madhe e ka nga kjo kishë. Që në orët e para të mëngjesit nis pelegrinazhi prej majës së malit, që të krijon ndjesinë e një çatie përbërë nga shkëmbinj të bardhë. Zona është e veshur me bimësi, larg shihen fushat, deti Adriatik dhe qytetet kufitare të Laçit, Kruja, Lezha, etj. E ngritur aty më 1349, kisha është e mbushur me histori dhe legjenda. "Janë shënuar mrekulli në kishën e Laçit ndaj edhe vijmë këtu çdo vit", të thonë qytetarët që ngjisin rrugën malore për te vendi i shenjtë. "Kanë ardhur pa sy dhe kur janë kthyer në shtëpi kanë parë, me sëmundje të ndryshme dhe janë shëruar...", thonë ata.

 

Nuk është rastësi që afro një milion shqiptarë dhe të huaj shkojnë te kisha e Laçit përgjatë 13 javëve, kryesisht të martave dhe të shtunave. Gjithçka është intriguese në këtë vend, nisur nga fakti që nuk ndjen asnjë lodhje, edhe pse ke ngjitur një malore të theksuar për 20 minuta pa pushim.

 

Furgonat, autobusët, gjithfarë targash e markash sjellin një lumë njerëzish nga zona të ndryshme, si Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, Mirdita, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia. Nisur nga marsi në qershor, numri i pelegrinëve që shkelin këtë vend është shumëfishuar. Pjesa më e madhe shkojnë për tre të marta radhazi te kisha. Afro një e treta e popullsisë shkelin në gjurmët e shenjtit deri ditën e 13 qershorit, që është edhe dita e shenjtit.

 

Të martat janë të shenjta edhe për lypësit, dhjetëra e dhjetëra që kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme e kryesisht nga Tirana, për të marrë "kafshatën e bekuar". Me fjalë të ndjeshme fetare ata i drejtohen çdo kalimtari, prej të cilit shkëpusin dylekësha. Të lësh lekë te kisha e Laçit është traditë. Kjo quhet mbarësi për njerëzit, ndaj shumëkush vendos lekë apo rrobë nën jastëk një natë para se të udhëtojë për në Laç dhe i hedh ato në kishë. Kjo është mbarësi të thonë qytetarët, që fshijnë afresket në muret e kishës e mandej i lënë rrobat në vendin e caktuar. Një tjetër rit është ai i ndezjes së qirinjve. Një qiri dhe një lutje për realizim dëshire shoqëron këtë episod në kishë. Shpeshherë ka radhë në vendin e qirinjve, pasi shumë syresh qëndrojnë aty derisa qiriri të shkrihet e të tjerët, me besim se dëshira do të plotësohet me shkrirjen e qiririt, marrin rrugën e zbritjes faqes së malit.

 

Mesha jepet në altarin e ngritur në oborrin e kishës, për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe ambientit të vogël brenda mureve të saj. Ora 10:00 dhe 16:00 janë më të përshtatshmet për meshë, që ndiqen nga besimtarët më të devotshëm, ndërsa mjaft të tjerë thjesht ndjekin ritin e vizitës te Kisha e Shna Ndoit pa qëndruar gjatë për lutjet.

 

 

 

 

Historia

 

 

Kisha e Shna Ndoit, historia

 

e faltores prej 1349-ës

 

 

Kisha e Shna Ndoit të Sebastesë së Kurbinit (Laç) është nga kishat më të njohura të Shqipërisë dhe më gjerë, një vend pelegrinazhi ku vijnë dhe besimtarë të tjerë, veç atyre katolikë. Vizitat te kjo kishë (rrënojat) ishin dhe prelud i ringjalljes së besimit fetar në prag të vitit 1990, kur qenë vënë dhe ato postblloqet e famshme në kryqëzime rrugësh për ndalimin e tyre, apo qenë bërë mbledhje me të rinjtë për t‘i bindur ata që të mos i frekuentonin vendet e shenjta... Po ata nuk u ndaluan ta përshkonin lartësinë për te kisha, edhe pse kishte një tabelë që i ndalonte me mbishkrimin: zonë ushtarake. Françeskanët patën ardhur në Shqipëri rreth vitit 1240, ku themeluan disa kuvende, si ai i Rubikut, Trashanit etj. Nga dokumentet del se rreth vitit 1349, disa fretën e zbuluan vendin e shenjtë dhe formuan këtu një Kuvend Noviciati, ku filluan lutjen dhe uratën bashkë me banorët e kësaj zone, shkruan Imzot Rrok Mirdita në broshurën "Shna Ndoi dhe shenjtëria e tij në Sebaste-Laç". Studiuesit janë përpjekur të gjurmojnë në vjetërsinë e këtij tempulli dhe qytetërimin e zonës. Kështu, mendohet se në qytezën e lashtë antike të Sebastesë, rrënojat e së cilës ndodhen në anën perëndimore të kishës së famshme, ipeshkv ishte Shën Vlashi, i cili kishte ikur nga qyteza, pasi po e kërkonin paganët për ta kryqëzuar, përndryshe gjodhitë. Dhe kishte ardhur e ishte fshehur në këtë shpellë që mban emrin e tij, në "themele" të kësaj kishe, e cila vizitohet pareshtur nga pelegrinët që aso kohe e deri më sot.

 

 

Studimi

 

 

Shna Ndoi, jeta e shenjtit

 

sipas mon Luigj Gjergjit

 

 

Për Shna Ndoin ka pasur shumë botime nga autorë të ndryshëm. Ndër ta, prifti i mirënjohur kosovar, Don Lush Gjergji (autor dhe i monografisë së famshme për Nënë Terezën), shkruan se shenjti ka lindur më 15 gusht 1195 në Lisbonë të Portugalisë, nga prindërit Martin dhe Maria. U pagëzua me emrin Ferdinando (në gjuhë visigote me domethënien "kërkuesi apo luftëtari i paqes". Por biri i kësaj familjeje me tradita luftarake do të merrte tjetër drejtim në jetë, do të ketë një luftë shumë më të vështirë, kundër djallit, mëkatit, të keqes, herezive të kohës së tij, me një fjalë, kundër robërisë shpirtërore. Ndërron dhe emrin në At Antoni, për t‘u ikur tundimeve luftarake të familjes. Shna Ndoi qe legjendë e gjallë në të gjallë të tij, kudo i mirëpritur. Ishte njeri i Uratës së Madhe, uratë të pafund, kudo e kurdo. Sipas hulumtimeve shkencore të eshtrave të tij (1981), në gjunjë iu gjetën shenja të dukshme të gjunjëzimit prej uratëve të shumta. E pikërisht urata dhe pendesa e kanë ndihmuar që në moshën 36-vjeçare të arrinte shkallën e lartë të shenjtërisë. Një vit qëndroi në Padova të Italisë për të sjellë paqen e munguar dhe për të bërë mrekulli të jashtëzakonshme (34 janë të dokumentuara nga misioni kishtar) dhe padovasit i dhanë emrin e tyre, Shna Ndoi i Padovës.

 

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

Eshte e vertete qe kisha Shen Ndoit,eshte nje vend i bekuar.

Them se eshte e vertete se mua me sheroi kur isha ne moshe te vogel.Per 13 te marta me prindeirt e mi,nandajen dajat e tezet qe jetojne ne Laç shkoja me to ne kishe,me shpresen qe te permiresohesha.Dhe mrekullia ndodhi,diten e 13 qershorit isha 3 vjeçe dhe sapo kthehem ne shtepi te afermit e mi kuptojne qe une isha sheruar.Qe ate dite edhe pse isha e vogel,filloj te mesoj me nandajen lutjet dhe sot jam nje person qe beson ne zot.....

Share this post


Link to post
Share on other sites

Per mua edhe pse kam pak prirje ateiste eshte vendi me i shenjte qe ekziston.

Eshte nje vend ku te gjithe shqiptaret pa dallim feje e vizitojne ne pritje te mrekullive

qe shume ndodhin pa patur ndonje shpjegim.....

 

:)

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...