VeriuPortal 0 Report post Posted June 8, 2008 Arbitrat kryesore te Euro 2008 do te perfitojne 10 mije euro per cdo ndeshje qe do te drejtojne gjate këtij kompeticioni. Nderkohe, anesoret do te marrin 5 mije euro, ndersa arbitrat e kater 4 mije. Xhaketat e zeza te zgjedhura nga UEFA ne baze te performancave ne kampionatet respektive, por edhe gjate kompeticioneve nderkombetare jane grumbulluar ne Regensdorf te Zvicres, nderkohe qe kryetari i komisionit te arbitrimit prane UEFA-s, Angel Maria Vijar, i ka cilësuar ata si skuadra e 17-te e Euro 2008. Perpara grumbullimit te Zvicer, te gjithe arbitrat moren pjese ne nje workshop, ku bene testet e fundit fizike si dhe moren udhëzimet e fundit te UEFA-s. Pritet qe gjate ndeshjeve te Euro 2008, arbitrat te tregohen shume te ashper me nderhyrjet e renda, sic jane ngjitja e takave apo ato nga mbrapa, nderkohe qe per here te pare lojtaret mund te ndëshkohen ne baze te pamjeve filmike. Neritan Prifti Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites