Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Simba

A Ju Pelqen Historia....?

Recommended Posts

Marr shkas te hap kete teme pasi kohet e fundit jam bere moderator i kesaj teme por edhe ngaqe jam i apasjonuar mbas historis dhe gjithashtu pres qe kete vere te diplomohem ne kete shkence.....ju lutem jepni mendimet tuaja per kete shkence sa ju pelqen te flisni per te...ku calon ajo ? a mund ta quajme shkence historine apo jo dhe ku calon kjo dege ne shqiperi.....faleminderit

greateralbania.gif

Share this post


Link to post
Share on other sites

vallahi historia ka nje problem qe nuk do te zgjidhet kurre. Historia eshte shkruar nga historianet dhe eshte shkruar sipas pikpamjeve te tyre qe shpesh here kane qene te influencuara nga idealizma, dogma, politika etj... ndaj e verteta do mbetet mister.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Eshte shume e vertete ajo qe thote GONNY.

Pastaj edhe per faktin e asaj harte qe ke bashkengjitur ANTONIKAJ eshte per tu pare e verteta!

Sepse ne te gjitha popujt ka pretendime territoriale, por duhet te shihen keto gjera nga disa pike veshtrimi

per te patur nje shkrim te sakte te historise (qe nder te tjera duhej te ishte e verteta) por qe kurre nuk ndodh.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Me interes po e ndjek kete teme dhe shoh se shume pak po kontribohet ne kete fushe.

Historia eshte nje, te ndryshme jane menyrat dhe personat qe e shkruajne.

Vleresoj se sot kur nuk kemi me kufizimet qe kane qene do te ishte me shume vlere qe te gjithe te kontribojme ne ndriçimin e shume ngjarjeve te ndodhura ne menyre qe te mberrijme tek historia e vertete.

Ne sinkron me ate qe ky forum ka emrin "veriu" vleresoj se nje nga poshtesite e bera me pare eshte deformimi me qellim i historise sidomos te trevave te veriut.

Ne kontekst me sa me siper eshte me shume vlere qe te japim kontributin tone per fakte dhe te verteta qe nuk jane te pasqyruara ne historine zyrtare.

Ne vijim do te paraqesim shkrime te ndryshme per figura dhe ngjarje per te dhene sa me shume informacion.

Duhet te jemi te bindur se ne historine e Shqiperise dhe te Shqiptareve trevat e veriut kane vlere dhe kontribut te jashtezakonshem, vlera eq duhen revokuar dhe qe jane nje motiv i larte per sot per te qene shqiptar dhe njeri i mire

Po e fillojme me nje nga figurat me legjendare, veprimet dhe fama e te cilit i kalon ato te realitetit dhe eshte dhe do te jete nje mistike e vertete.

Me vjen keq qe e kam humbur origjinen e shkrimit por mendoj se eshte Tonin Çobani.

 

Kush ishte Lekë Dukagjini?

Lekë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar.

 

Per studiuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet. Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit.

 

Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit.

 

Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

 

Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.

 

"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.

 

Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

 

Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.

 

"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

 

Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.

Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".

 

Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

 

Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

Kronologjia e jetës së tij

Në shek.VII-të permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

 

1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

 

1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

 

1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

 

1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

 

1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

 

1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

 

1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

 

1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

 

1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

 

1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

 

1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

 

1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

 

1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

 

1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

 

1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

 

1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

 

1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

 

1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

 

1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

 

1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

 

1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

 

1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

 

1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

 

1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

 

1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

 

1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

 

1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

 

1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

 

1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

 

1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

 

1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

 

1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

 

1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

 

1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nje nga figurat me te spikatura, por dhe me te denigruarat nga historiografia zyrtare eshte figura e Preng Bib Dodes ose Preng Pashes.

Eshte nje figure teper komplekse jeta e te cilit eshte e njejte me periudhen e zgjimit kombetar shqiptar dhe ate te fomimit te shtetit shqiptar.

Akoma dhe sot nuk eshte studiuar dhe publikuar ne dimensionet e saja te vertete.

Preng Pasha me jeten dhe vepren e tij i ka bere dhe i ben nder gjithe Shqiperise.

 

 

 

 

 

 

Duke shfletuar historinë

 

PRENK BIBË DODA, ATDHETAR I MADH PËR TË DREJTËN KOMBËTARE

Ndër ato figura historike që lanë gjurmë të pashlyera në historinë kombëtare është edhe atdhetari i ndritur i kombit shqiptar Prenk Bibë Doda. Për veprimtarinë e tij patriotike një kohë të gjatë është heshtur, por edhe kur është përmendur, kjo është bërë në kontekstin negativ nga historianët që ishin në shërbim të djallit për të zhdukur çdo gjë shqiptare, prandaj u munduan që veprimtarisë së tij t'i mveshin kontekste negative, këtë shërbim të ulët e kishin bërë edhe ndaj njërës prej figurave më kombëtare shqiptare At Gjergj Fishtës e shumë atdhetarëve të tjerë që nuk kursyen asgjë për kombin shqiptar.

Ky atdhetar shqiptar u lind në vitin 1858 në fshatin Orosh të Mirditës, fshat i njohur për traditë patriotike, gjithnjë ka qenë në anën e dëbimit të Perandorisë Osmane. Prenkë Bibë Doda ishte dëbuar që në fëmijërinë e vet në stamboll, por ishte kthyer pas vdekjes së Bibë Dodës në Mirditë, për të vazhduar detyrën e Kapedanit në Mirditë. Në vitin 1876 e udhëhoqi kryengritjen e Mirditës së bashku me patriotin dhe atdhetarin e shquar Imzot Prenk Doçi. Prenk Bibë Doda u caktua Prijës i Mirditës, arsyeja që i dha shkase Imzot Prenk Doçit, i cili së bashku me të ta udhëhiqte kryengritjen ishte vdekja e Bibë Dodës, i cili ishte vrarë nga një shërbëtor i Turqisë, shtet okupues që kishte para vetes detyrën për ta zhdukur derën e Gjonmarkajve, të cilët nuk ishin nënshtruar gjatë pesë shekujve të robërisë.

Synimi i tyre ishte arritja në Mirditë dhe pengimi i familjes së Gjonamarkajve për të mos sunduar më në bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, administrim që ishte bërë halë në sy për Turqinë. Pas disa kohe, Prenk Bibë Doda u lidh me krerët e lëvizjes kombëtare në Dibër, Lurë, Malësi të Madhe, Shalë e Shoshë, sepse kishin një synim të shenjtë dhe një qëndrim të drejtë për largimin e Perandorisë Osmane nga trojet tona shekullore. Pas dështimit të kësaj kryengritjeje Prenk Bibë Doda qëndroi ilegal në Lurë, ku i përpiloi kornizat e një kryengritjeje të përgjithshme kundër osmanlinjëve. Por edhe Prenk Bibë Doda, ashtu si krerët e Lëvizjes Kombëtare e dinin mirë se pas largimit të Perandorisë Osmane nga trojet tona do të ndeshen me probleme të ardhacakëve ballkanas që e luanin politikën dyftyrëshe, prandaj krerët u përgatitën të luftonin në dy fronte. Prenk Bibë Doda i njihte mirë traditat dhe historinë e kombit shqiptar, prandaj ishte i zgjedhur nga vetë populli për realizimin e të drejtave shekullore, kështu që për t'i përballuar të gjitha këto vështërsi ky kishte dy pikëmbështetje: njëra ishte vullneti që ia jepte Perendija e tjetra ishte ndërgjegja e lartë Kastriotike e historisë së lavdishme të dhëmbshme, por krenare. Dhe kështu, me hapa të sigurt Prenk Bibë Doda përgatiti terrenin për një luftë të përgjithshme shqiptare kundër Perandorisë Osmane, e kjo ndodhi në vitin 1878, kur Prenk Bibë Dodën e gjeti në krye të Lidhjes Shqiptare të Shkodrës. Për veprimtarinë e Prenk Bibë Dodës në përgatitjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dihet shumë, por e vërteta se ai ka qenë ndër figurat më emblematike për orientimin e duhur kombëtar, gati se ka rënë në hije. Në këtë shkrim po japim fjalën e disa fakteve shkencore të cilat dëshmojnë peshën e Prenk Bibë Dodës si atdhetar. Shkenctari libanez Gjergj Korma (Georges G. Krom), në tezën e tij të doktoraturës, të mbrojtur në Sorbonë, të botuar në Paris në vitin 1971 konstaton se " Lëvizja kombëtare shqiptare fillon në vitin 1878, kur Lidhja e Prizrenit, e drejtimit islam e udhëhequr nga Haxhi Ymer Prizreni dhe të Lidhjes Shqiptare të Shkodrës, e udhëhequr nga Prenk Bibë Doda, i drejtimit të krishterë, shpallin origjinën e vet të përbashkët etnike me ç'rast ndryshimet fetare janë fare të parëndësishme ". Ky zgjim kryesisht spjegohet me rilindjen kulturore dhe gjuhësore të trimëruar nga veprat e shqiptarëve në diasporë në SHBA, Itali e veçanërisht në Egjipt. Në atë zgjim në masë të barabartë marrin pjesë të krishterë dhe muslimanë, të cilët, duke tejkaluar rrethanat e veta fetare e gjejnë sërish përkatësinë e përbashkët etnike. Ndërkaq, filozofi dhe historiani gjerman Peter Bartels, në librin e tij: Albanien Vom Mitalalter bis zur Gegenvart ", f. 95, ku bënë fjalë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ai kontributin e Prenk Dodës dhënë Lidhjes Shqiptare e spjegon në këtë mënyrë: " Në këtë luftë kundër Turqisë nuk kanë qenë të angazhuar vetëm muslimanët, por edhe katolikët e dhëhequr nga Kapidani i Mirditës Prenk Bibë Doda ". Dhe vazhdon më tutje:

" Me 13 qershor të vitit 1878, në mbledhjen e parë të Kongresit të Berlinit, Lidhja Shqiptare e Shkodrës, e udhëhequr nga Prenk Bibë Doda, i dërgoi një memorandum kryeministrit të Britanisë Lord Beaconsfildit që edhe delegacioni shqiptar të merrë pjesë në kongres ". Në memorandum thuhet: " Ne shqiptarët jemi popull i vetëm në Ballkan që nuk i kemi përfaqësuesit tanë në Kongresin e Berlinit. Ne ende se kemi një qeveri të përbashkët, por nuk dëshirojmë që të na prezantojë Qeveria e Turqisë. Ne shqiptarët jemi popull me kulturë të njejtë, me gjuhë dhe tradita të përbashkëta. Ne i kemi dy besime të ndryshme, por, kurrësesi nuk e kemi harruar prejardhjen tonë të përbashkët ", përfundon memorandumi i dërguar kryeministrit të Britanisë së Madhe, Lordit Beaconsfild, nga Lidhja Shqiptare e Shkodrës e udhëhequr nga Prenk Bibë Doda. Pas gjithë kësaj veprimtarie atdhetare të Prenk Bibë Dodës dhënë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atë do ta gjente fati, ashtu siç i gjeti shumë udhëheqës të saj, shtypja e tij me shpatë e hekur të nxehtë nga Turqia. Prenk Bibë Doda, në vitin 1881, do të internohet për të dytën herë në Turqi, në Anadoll, ku do ta mbajnë turqit plot 17 vjet në internim, deri në vitin 1908. Por shkaku që Prenk Bibë Doda të rikthehet Kapedan i Mirditës është kryengritja e organizuar nga Mirdita në vitin 1903, e cila kërkoi kthimin e tij. Kthimi i Prenk Bibë Dodës në Mirditë u shndërrua në festë të madhe, jo vetëm për mirditasit por edhe për tërë Shqipërinë e Veriut, të cilët atë e shihnin si udhëheqës të ardhshëm të Shqipërisë së Pavarur dhe të bashkuar me të gjitha vilajetet shqiptare. Pas kthimit në Mirditë në vitin 1908, Prenk Bibë Doda vazhdon aktivitetin atdhetar edhe pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit Shqiptar. Për këtë angazhim dhe zotësi, nderin dhe respektin që e gëzonte Prenk Bibë Doda në mbarë Shqipërinë, e sidomos në Shqipërinë veriore, flet raporti i dërgatës së Qeverisë së Vlorës i vendosur në Shkodër. Raport i zotërinjëve L. Gurakuqi, H.B Vrioni dhe E.B. Vlora. " Qeverisë së Përkohshme në Vlorë, gusht 1913. Kemi nderin t'ju shtrojmë raportin në vijim mbi punën që menduam ta bëjmë në Shkodër, pas barrës që na keni vënë, të shkojmë në atë qytet dhe të shohim se në ç'mënyrë mund të nisej një marrëveshje e ngushtë dhe e drejtë në mes të Qeverisë sonë dhe atyre viseve të sundimtarëve të Shkodrës ku nuk arrinë fuqia e komisionit ndërkombëtar. Me të arritur në Shkodër, patëm një pritje aq të mirë, së cilës i mbetemi përgjithmonë mirënjohës, nga i tërë populli i qytetit. Mendimi jonë ishte që t'i paraqesim komisionit ndërkombëtar për t'u marrë vesh me të duke i treguar qëllimin tonë. Jemi të gëzuar të themi se pjesëtarët e ndershëm të atij komisioni patën mirësinë dhe u sollën në mënyrë njerëzore me ne. Të gjithë na siguruan se e shihnin me sy të mirë punën e na uruan një përfundim të gëzueshëm.

Në fillim të veprës sonë, u mbështetëm në parime që t'i këshillojmë qytetarët e Shkodrës, në prezencën e tyre, ashtu edhe banorët e fshatrave të maleve, për të bërë fillimisht bashkimin e lidhjes mes tyre e pastaj edhe marrëveshjen me qeverinë tonë. Duke u bazuar në këto dy pika, që në ditët e para patëm shumë takime e marrëveshje, si me të krishterë ashtu edhe me muhamedanë të Shkodrës dhe me disa nga krerët e maleve të Dukagjinit dhe të Mirditës. Kur erdhi Prenk Bibë Doda në Shkodër i gjithë populli e priste me padurim dhe pati ndërime të mëdha, takimet e marrëveshjet tona u bënë më të shpeshta e më miqësore. Ditë për ditë mbledhje të mëdha u mbajtën në Klube të Shkodrës apo në shtëpi të Prenk Bibë Dodës dhe në të gjitha bisedat që u bënë u pa haptas dëshira e paqës, e bashkimit dhe e lidhjes. Qëllimi ynë ishte t'i takojmë dhe t'i afrojmë me një mendim e një dëshirë të vetme krerët e maleve e të fushave të qytetit të Shkodrës. Këto qëllime dhe dëshira u gjetën në të gjitha mendjet dhe zemrat e tyre, kështu që puna jonë u lehtësua tepër e na dhanë premtime të mira. Autori më i madh dhe më i lartë i marrëveshjes dhe i bashkimit në krahinën e Shkodrës është sot për sot i përndershmi Prenk Bibë Doda i Mirditës, i cili përveç emrit dhe nderimit që ka kudo në ato vise ka edhe një mënyrë fjalë e veprimi aq të ngrohtë e të arsyeshme që ofron, lidhë dhe bashkon. Pas të gjitha atyre vërejtjeve që bëmë në ato ditë që qëndruam në Shkodër, e pas marrëveshjeve e bisedimeve që patëm me krerët dhe pas premtimeve e sigurimeve që morrëm mund të themi me gëzim që Krahinën e Shkodrës e gjetëm dhe e lamë shumë më mirë sa që menduam. Po e përsërisim edhe një herë se të gjithë kanë dëshirë për paqe e bashkim e sa për të kryer këtë qëllim krerët dhe të parët e maleve të fushave e të qytetit së shpejti do të mbajnë një mbledhje të madhe ku shpresojmë të hedhim themelin e një bashkimi të plotë nga i cili do të rridhte pastaj edhe marrëveshja me Qeverinë tonë të Përkohshme. Mbledhja do të mbahet ose në Shkodër ose në Lezhë, ndërsa zgjedhja e vendit do të bëhet pasi të kthehet z. I. Tije, arqipeshkvi i Shkodrës, i cili pritet të vijë këto ditë. Përfundojmë, duke ju sjellë shëndet e urime të gjithë vendasve të asaj krahine, me përshëndetje personale të të përndershmit Prenk Bibë Doda, të të përndershmëve peshkopë të Lezhës të Zadrimes e të Mirditës, e të gjithë kryesisë së Klubit, të cilët na kanë porositur t'ju sigurojmë se si janë të lidhur me zemër ashtu të lidhen shpejt edhe me punë me Qeverinë e Përkohshme. " Përlindja e Shqipërisë, 10 -23 gusht 1913). Pas mbajtjes së Kongresit të Triestës, prej 1 deri 4 mars 1913 dhe pas aprovimit të kërkesave që dolën nga ky kongres i madh gjithshqiptar, ku merrnin pjesë nga Preveza e Janina, Shkupi e Manastiri, nga Shkodra e Saranda, nga Kalabria e Sicilia, nga Kosova e vende të tjera, Prenk Bibë Doda ishte përshëndetësi dhe përuruesi i parë i këtij kongresi për punën e mbarë dhe të sukseshme në realizimin e kërkesave. Pas një kohe në Shqipëri erdhi Princi Vilhelm Von Vidi, me ç'rast u formua Qeveria e Re, me kryeministrin Turhan pasha. Në këtë Qeveri, Prenk Bibë Doda e kishte postin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Pasi para se të vinin në Shqipëri forcat austriake në vitin 1916, ata kishin lajmëruar popullin shqiptar dhe politikanët e asaj kohe, që ata nuk po vinin si pushtues në Shqipëri, por po vinin që ta shpejtojnë atë nga orekset e fqinjëve ballkanikë, ardhjen e së cilëve e përshëndetën Prenk Bibë Doda dhe Ahmet Zogu, i cili u aktivizua për të parën herë politikisht. Pas gjithë kësaj veprimtarie atdhetare, pasi i shpëtoi dy internimeve në Turqi, Prenk Bibë Dodën për një kohë u mundua ta përvetësojë kryeqeveritari serbo-malazez dhe armiku më i madh i shqiptarëve në këtë kohë Nikolla Pashiq, por pasi ky e pa se nuk mund ta përvetësonte në asnjë mënyrë, Prenk Bibë Dodën, ngritjen e së cilit fuqitë perendimore e shihnin me sy të mirë, Pashiqi përgatit atentat kundër Prenk Bibë Dodës, pikërsht në momentin kur ky përgatitej që me ndihmën e këtyre fuqive të bëhej udhëheqës i Shqipërisë së Pavarur. Ardhja e Prenk Bibë Dodës në krye të Shqipërisë nuk i shkonte për shtat kursesi sllavëve, por edhe një pjese të shqiptarëve të cilët ishin të mjerë shpirtërisht dhe të shitur poshtërisht. Këta përgatitën atentatin kundër Prenk Bibë Dodës, i cili u vra në verën e vitit 1919, në moshën 61 vjeçare, pikërisht atëherë kur e kishte arritur stadin më të lartë të pjekurisë politike. Vrasja e Prenk Bibë Dodës shkaktoi zemërim dhe indinjatë të thellë në mbarë Shqipërinë dhe më gjërë. Por, ky atdhetar shqiptar përveq që la gjurmë të pashlyeshme në dokumentet e kohës u përjetësua edhe në këngë. Kështu, vëllezërit Pjetër dhe Ndue Lleshi do të këndojnë: " Prenk Bibë Doda dhe At' Gjergj Fishta kësi dragojsh ka rritë Mirdita ! " Barazimi i Prenk Bibë Dodës me atë të At' Gjergj Fishtës tregon se të dytë jo vetëm se jetuan në një periudhë kohore, por kishin ngjashmëri. Jetët e tyre, ajo politike e Prenk Bibë Dodës dhe ajo letrare e At' Gjergj Fishtës ishin jetë të bujshme. Prenk Bibë Doda u përjetësua në këngë të popullit, të cilat flasin për vrasjen e tij. Një këngë ende e papublikuar është ajo e rapsodit tonë të ndjerë Mark Oroshit, i cili ndër të tjera do të këndojë:

 

" Shka ka dielli

Që s' bënë dritë,

Vranë Prenk Bibë Dodën

Mos paqin ditë! "

 

Ndalja e diellit që shpreh rapsodi vërteton ndjenjën e dhëmbshurisë që kishte populli shqiptar për vrasjen e Prenk Bibë Dodës. Pastaj në vargjet tjera:

 

Prenk Bibë Doda i gatë e i hollë

Dy allti i majke n'dorë,

M'paqi n'qafë more ju malësorë,

N'qafë më paq mori Malësi,

Jam kon Mbret për me dal n'Shqipni! "

 

Siç shihet nga këto vargje, por edhe nga të dhënat e drejtëpërdrejta të njerëzve të vjetër shihet qartë se Prenkë Bibë Doda ishte vrarë nga dora shqiptare që punonte për interesa të Nikolla Pashiqit dhe per interesa te tjera antishqiptare. Për jehonën ndërkombëtare që bëri vrasja e Prenkë Bibë Dodës, në këngën e rapsodit Mark Oroshi thuhet kështu:

 

" Jam kon djalë për me dalë n'Shqipëri,

Mos me jau que djemt asqeri,

Mos t'jau rreh djemtë me kamxhi.

Mos t'jau rrehin djemtë e t'jau mundojnë

Mbretit gjerman letra po i shkon ".

 

Por, si do të jetë përgjegja e udhëheqësve perendimorë rreth kësaj vrasjeje, e në veçanti atij gjerman, pasqyrën reale na japin vargjet e fundit të kësaj kënge:

 

" E mur letren, mbreti pe këndon

Lot për faqe po i shkojnë.

Ja nis mbreti po vajton,

Krejt shqiptarët mbetshin shkretë,

Vranë Prenk Bibë Dodën djemtë e vet,

I madhi Zot, tradhtari i laftë shkretë ! ".

 

Vrasja e Prenk Bibë Dodës vërtet tradhëtarët i la të shkretë, por la një zbraztësi të madhe në popullin shqiptar dhe kështu ajo që nuk i shkoi për dore princit të Mirditës që të bëhej udhëheqës i Shqipërisë, sepse e vranë për të mos vdekur kurrë, i shkoi për dore princit të Matit Ahmet Zogut që të udhëheqë Shqipërinë, por të cunguar, pa kokë e pa zemër.

 

Marre nga Libri Deshmi Koherash i Nue Oroshi ShB Lumbardhi Prizren 2003

 

KRAJLI I SHQIPNISË

 

Ne po rrimë pa za

Se reja e madhe na ra

Se ke kenë pasha i Shqypnisë

Ke kenë pasha i bajrakve të Mirditës

Pesë Bajrakë me sodet i ke rrxue

Emni i Mirditës me sodet ka mu harue

Por ne mos u idhnojshin sod pak

Ata mos laqin djal në oxhak

Deken tande në breg të Mates kush se ka prit

Me katër vetë at ditë se të kishin mytë

Se gjithëherë ke hec me djelmni

Tash disa vjet tuj u përpjek për Shqipni

Por mos të madhnohet aji që të ka vra

Se ska ra në gjak si çdo gjak

Pse ka vra ma të parin oxhak në pes bajrak

Pesë bajrakëve sot po u them një fjalë

T'mos t'u dhimet të tanve ka i djal

Me que me dek për nder e për hall

Se Mirdita përnjëmend posht ka ra

Por gjithmon larg asht ndie me za

Ku ka ra gjithmon ka lan namë

Në lufta të largëta gjithmon ka shkue

Dera jote gjithmon i ka que

Me të parët në luft kan ra

Me faqe të bardh gjithmon jan da

Ma së pari i jot ka met në kala

Ti se ke ken një oxhak i xanun vonë

Por ke qenë oxhak i ken gjithmon

Te krajlat e mreti e keni pas zan

Se zoti ju pat fal nishan

Gjtihmon ju desht e ju aviti mreti

Ju preku petkat e ju vu nishan si veti

Se besa për princ si ke kenë

Ke hjek ditën e sikletit

Ke shkue jetën në shpinë të detit

Tridhjet e disa vjet ke ndej i tretun

Sarajet tueja gjithmon i ke dëshirue

Nanë e motër për të gjallë të kanë lotue

Por kur të shkojsh mram në atë fushë të gjan

Tash të qohen të gjithë në kambë

Tash të qohen të tan temenan

Tash të dalin para babë e nanë

Ata tash të bertasin ndo i fjalë

Ti Preng si ke lanë oxhakut djal

Sarajet tueja me robët e ke rrënue

Djelm e rrogtar i le shkretnue

Tash nuk po të vajton veq ty

Por po vajton edhe kët Shqypni

Se për të sod e në bajrak të zi

Dij q* u ba në vrasë tënde hiletar

Aj mos u vuftë kur në farë

 

 

 

Ky vaj është bër në ditën e vdekjes së Preng Bibdodës prej Gjeles së Frrok Matës së Gomsiqës në Shkodër 1919

Është mbledhur nga At Shtjefën Gjeqovi

Preng_Pasha.doc

Share this post


Link to post
Share on other sites

Jam dakort me ju per sa i perket ceshtjes se debatit ne forum,por fatkeqesisht jo te gjithve ju pelqen historia. <_ .>

Per sa i perket temave qe ke trajtuar duke ju falenderuar per mundimin qe keni marre po them edhe un dy fjale ne lidhje me to.

 

LEK dukagjini.Vertet leka ka hyre ne histori fuqishem i famshem per KANUNIN "e tij" Por nuk eshte vetem kanuni qe e ben kete njeri kaq te famshem por sic e ke permendur edhe ti me siper eshte edhe te qenit bujar i principates qe perfaqesonte.Persa i perket figures dhe veprimtaris se tij un personalisht e shoh me skepticizem.

Leke dukagjini ka qene pervec se nje luftetare i shkelyer ka qene edhe nje njeri i intriges dhe kryenecesis qe e ka karakterizuar.

Se pari dukagjine kane qene te ndare ne dy dege si fis dhe kjo duhet pasur parasysh kane qene dukagjinet qe jetonin ne afersi te shkodres dhe dukagjine qe jetonin afersisht ne dukagjinin e sotem.

Se dyti nese flasim per leken si person dhe veprimtarine e tij duhet thene se:

1) LEKE dukagjini as qe ka marre pjese fare ne beselidhjen e skenderbeut dhe ne lidhjen e princave qe pati jete vetem 6 vjet.

2)LEKE dukagjini dhe shteti i tij nuk ka qene kurre ne sundimin e skenderbeut dhe leka me skenderbeun nuk kane luftuar kurre bashke,perkundrazi kane qene ne konflikt te vazhdueshem dhe kete e tregon me se miri vrasja e leke zaharis nga leke dukagjini per marrjen e danjes.

3)Mardheniet e ndera me skenderbeun i tregojne edhe analet ne vatikan qe tregojne se eshte dashur nderhyrja e papeve disa here per te ulur tensionet e skenderbeut me dukagjinet.

4)leke dukagjini ka bashkepunuar disa here me turqit dhe sidomos me venedikun kundra skenderbeut qe ishin ne grindje te vazhdushme per shkodren dhe rrethinat e saj pasi skenderbeu e paraqiste veten si psardhes i balshajve shkodrane.E pare ne kete kendveshtrim pasi sdua te ndalem me gjate veprimtaria e leke dukagjinit nuk me duket shume "atdhetare" Ndregjegjesimi i dukagjineve erdhi shume vone kur tashme turku e kishte dobesuar shume qendresen shqiptare dhe dukagjinet i kishin mbi koke turqit pasi keta te fundit i perdoren dukagjinet per te dobesuar shtetin e skenderbeut...E DREJTA KANONIKE qe ai la pas nuk ishte se u shpik nga leka por ishte nje permbledhje normash dhe zakonesh te vete popullit te tij...thene ndryshe vepra dhe jeta e L.dukagjini ka me shume minuse se pluse

250px_Leke_Dukagjini.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites
Jam dakort me ju per sa i perket ceshtjes se debatit ne forum,por fatkeqesisht jo te gjithve ju pelqen historia. <_< .

Per sa i perket temave qe ke trajtuar duke ju falenderuar per mundimin qe keni marre po them edhe un dy fjale ne lidhje me to.

 

LEK dukagjini.Vertet leka ka hyre ne histori fuqishem i famshem per KANUNIN "e tij" Por nuk eshte vetem kanuni qe e ben kete njeri kaq te famshem por sic e ke permendur edhe ti me siper eshte edhe te qenit bujar i principates qe perfaqesonte.Persa i perket figures dhe veprimtaris se tij un personalisht e shoh me skepticizem.

Leke dukagjini ka qene pervec se nje luftetare i shkelyer ka qene edhe nje njeri i intriges dhe kryenecesis qe e ka karakterizuar.

Se pari dukagjine kane qene te ndare ne dy dege si fis dhe kjo duhet pasur parasysh kane qene dukagjinet qe jetonin ne afersi te shkodres dhe dukagjine qe jetonin afersisht ne dukagjinin e sotem.

Se dyti nese flasim per leken si person dhe veprimtarine e tij duhet thene se:

1) LEKE dukagjini as qe ka marre pjese fare ne beselidhjen e skenderbeut dhe ne lidhjen e princave qe pati jete vetem 6 vjet.

2)LEKE dukagjini dhe shteti i tij nuk ka qene kurre ne sundimin e skenderbeut dhe leka me skenderbeun nuk kane luftuar kurre bashke,perkundrazi kane qene ne konflikt te vazhdueshem dhe kete e tregon me se miri vrasja e leke zaharis nga leke dukagjini per marrjen e danjes.

3)Mardheniet e ndera me skenderbeun i tregojne edhe analet ne vatikan qe tregojne se eshte dashur nderhyrja e papeve disa here per te ulur tensionet e skenderbeut me dukagjinet.

4)leke dukagjini ka bashkepunuar disa here me turqit dhe sidomos me venedikun kundra skenderbeut qe ishin ne grindje te vazhdushme per shkodren dhe rrethinat e saj pasi skenderbeu e paraqiste veten si psardhes i balshajve shkodrane.E pare ne kete kendveshtrim pasi sdua te ndalem me gjate veprimtaria e leke dukagjinit nuk me duket shume "atdhetare" Ndregjegjesimi i dukagjineve erdhi shume vone kur tashme turku e kishte dobesuar shume qendresen shqiptare dhe dukagjinet i kishin mbi koke turqit pasi keta te fundit i perdoren dukagjinet per te dobesuar shtetin e skenderbeut...E DREJTA KANONIKE qe ai la pas nuk ishte se u shpik nga leka por ishte nje permbledhje normash dhe zakonesh te vete popullit te tij...thene ndryshe vepra dhe jeta e L.dukagjini ka me shume minuse se pluse

 

 

Si ke lane gja mangut analizave qe u baheshin ne kohe te dulles. Anton djali, se me duket se je i ri, me sa ke thane, ti e ke shpall armik. Leka ka jetu ne shekullin e 15 dhe ka pas mentalitetin dhe format e asaj kohe. nuk e ka dite se kush do te ishte kunder Skenderbeut do te shpallej prej teje armik.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Papa Shqiptar Klementi xi-Albani

Nga Zef Bushati

 

Ne historine shqiptare, si

 

dhe ne fusha te tjera stu

 

dimore albanologjike

 

emri i Papa Klementit XI-

 

Albani, permendet si nje

 

Pape me “gjak shqiptar”,

 

si nje Pape me “origjine shqiptare”, si Papa qe ka konvokuar Kuvendin e Arberit me 1703 dhe se ka patur plot merita te tjera per çeshtjen shqiptare.

 

Emri i tij nga disa studiues eshte permendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur t’i takonte nje bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe Shqiperine.

 

Ne kete menyre, kesaj figure madheshtore te popullit shqiptar nuk i eshte kushtuar nje kapitull i domosdoshem ne historine e Shqiperise.

 

I rendesishem eshte fakti se ne asnje rast nuk injorohet origjina e tij shqiptare nga autore te huaj, por perkundrazi theksohet “krenaria” e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij per çeshtjen shqiptare, e cila gjithkund formulohet si nje veprimtari patriotike.

 

Papa Klementi XI –Albani e dinte fort mire ate fjalen ungjillore se “çdo peme njihet dhe dallohet nga frutet e saj”, ashtu si kunder çdo shqiptar, veçanerisht ne shtetet e huaja, dallohet ne shqiptarizmen e tij, nga veprat qe ai kryen ne dobi te çeshtjes kombetare dhe te jetes se shqiptareve.

 

Per Papa Klementin XI – Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmen e tij se sa e dime ne te vertete vete ne shqiptaret. Ne tjetersimin tone gjate sundimeve te huaja jemi larguar paksa nga traditat evropiane.

 

Qendrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Françesk-Albani te zgjidhej Pape, per te dhene nje kontribut me te madh edhe ne jeten politike, ne ato vite kur Evropes po i kercenohej rreziku nga perandoria osmane, te cilet mbanin nen sundim gati te gjithe Evropen Juglindore.

 

Kohet e fundit, sidomos nga autoritetet me te larta te Kishes Katolike, eshte evokuar emri i Papa Klementit XI-Albani, nepermjet motiveve me te mira te se kaluares se lavdishme te shqiptareve dhe te luftes se popullit shqiptar per liri dhe pavaresi.

 

Keshtu psh: Papa Pali i VI, me 17 Janar 1968, me rastin e perkujtimit te 500-vjetorit te vdekjes se heroit tone kombetar Skenderbeu, nder te tjera ka deklaruar: “Nder ata qe hypen mbi katedren e Shen Pjetrit, me kenaqesi po e kujtojme paraardhesin tone Klementin XI-Albani, i cili mburrej per rrjedhen e tij te moçme shqiptare”.

 

Ndersa Papa Giovanni Paolo i II-gjate vizites qe beri ne Shkoder, me 25 Prill 1993 dhe ne intervistat qe i parapriu kesaj vizite, disa here e ka permendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqiperise, lidhje keto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmone te mira per udheheqesit popullore shqiptare.

 

Si dallim nga Papet e tjere, autori gjerman, (mbase me i njohuri i historise se Papeve) L.B. Von Pastor, pikerisht Papa Klementit XI-Albani i ka kushtuar hapesiren me te madhe ne nje vellim, çka do te thote se edhe nga aspekti bashkohor Papa Klementi XI- Albani, konsiderohet Pape “i madh” qe ka lene gjurme te thella ne Kishen Katolike dhe ne jeten politike evropiane.

 

Epiteti “i madh” zakonisht perdoret per ata Pape qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jeten politike, etj. Prandaj, dhe trupi i tij i shenjteruar gjendet sot, sipas radhes, ne anen e djathte ne pjesen lart te Basilikes se Shen Pjetrit ne Rome, kurse portretet dhe bustet e tij jane te shumta si ne Rome, ashtu edhe ne Urbino, ne vendin e lindjes se Tij, e ne vende te tjera.

 

Krenaria e origjines shqiptare e Papes u çfaq edhe ne momentin kur u zgjodh Pape, mbas emrit te papenise, vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, per t’u dalluar perpara botes se eshte shqiptar. Ne kete menyre, ai vazhdimisht te dy emrat Klement dhe Alban i ka motivuar me boten shqiptare.

 

Ne historine e gjate te papatit, qe se bashku me Papen aktual Benedikti XVI, behen 264, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombesise se tij.

 

Edhe biografi francez i Klementit XI-Albani, M. Reoule e ka theksuar kete moment te kujdesur te Papes per çeshtjen kombetare, duke thene se: “Gjon Françesk Albani, qe kishte origjine shqiptare, u kujdesua posaçerisht per fatin e Kishes ne vendin e paraardhesve te tij. Me iniciativen e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolik te Ballkanit (14-15 Janar 1703). Kjo ishte nje fitore e madhe per kulturen dhe kombesine shqiptare, mbasi qe kleriket ishin te paret qe filluan te shkruanin ne gjuhen shqipe dhe te krijonin monumentet e para te letersise shqipe”.

 

Gjon Françesk Albani u lind ne Urbino ( Itali) me 23 Korrik 1649. Keshtu, qysh ne vitin 1660, pas kryerjes se shkolles fillore, shkoi ne Rome per te ndjekur kolegjin romak. Ne vitin 1668 diplomohet ne drejtesi. Ne vitin 1670 fillon karrieren kishtare. Me 13 Shkurt 1690 emerohet kardinal. Me 9 tetor 1700 fillon detyren e Papes. Papa Klementi XI-Albani vdiq me 19 Mars 1721, mbasi e udhehoqi Kishen Katolike per 21 vjet. rresht.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...