Armend Qushku 2 Report post Posted May 27, 2008 Proteinat kunder plakjes. Mjafton te kesh sasi shume pak me te larta sesa normalja e proteinave ARF dhe p53 per te mbetur te rinj per nje kohe me te gjate dhe jetuar me shume. Kjo, te pakten, eshte ajo qe ndodh tek kaviet e laboratorit, siç kane treguar Manuel Serrano dhe koleget e qendres kombetare spanjolle per kerkimin kunder kancerit (CNIO). Kerkuesit kane ndryshuar gjenetikisht keto gjallesa ne menyre qe te prodhonin nje sasi me te madhe te ketyre proteinave (qe nder te tjera kishin nje rregullim normal ne organizem), duke pare qe kaviet e modifikuara semureshin me pak me kancer dhe jetonin me gjate. Per tu kujtuar, ARF dhe p53 jane perfshire ne gjetjen dhe eleminimin e demit qelizor: sipas kerkueseve, eshte e mundur qe te kene nje efekt te fuqishem antioksidues qe vonon plakjen. Quote Share this post Link to post Share on other sites