VeriuPortal 0 Report post Posted May 24, 2008 Bota e medias dhe vecanerisht Top Media, Top Channel, Top Albania Radio, DigitAlb jane ne nje gjendje shoku, pas lajmit se Dritan Hoxha, president i Top Medias dhe themelues e krijues i Top Albania Radio, Top Channel dhe DigitAlb, eshte ndare ne menyre tragjike nga jeta, ne te gdhire te dates 23 maj 2008. Dritan Hoxha, i cili mbushte 40 vjec kete vit, eshte shuar pak minuta pas nje aksidenti te rende me makinen e tij ne nje prej rrugeve kryesore te kryeqytetit, shume prane studiove te Top Channel. Dritan Hoxha do te mbahet mend gjate per profilin e tij te vecante publik, si krijues i nje perandorie mediatike, e cila ndryshoi shijet e shqiptareve dhe dha kontribut te posacem ne liberalizimin dhe hapjen e shoqerise shqiptare pas vitit 1990. Ne si punonjes dhe bashkepunetore te tij jemi ende ne kerkim te fjaleve, per te shprehur dhimbjen e madhe qe na ka mberthyer ne keto ore, kur Tani, ashtu si te gjithe e therrisnim ne, nuk eshte me. Padyshim humbja me e madhe njerezore eshte per familjen e tij, per nenen Zyrane, e cila e rriti Dritanin, ne mungese te babait te tij, qe per rastesi tragjike, ishte shuar edhe ai ne nje moshe te re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve te shumta si te gjithe shqiptaret, ne shtepine e tij te pare ne Laprake. Ne Lapraken qe e rriti si djalin e saj, Tanin, nje i ri i jashtezakonshem, i cili merrej me shpikje teknologjike per te care terrin informativ qe kishte vendosur regjimi komunist. Humbja eshte e pazevendesueshme per gruan e tij Vjollcen, me te cilen ai krijoi familjen e tij te shtrenjte. Dritan Hoxha do t’i mungoje tre vajzave te tij Lorit, Sares, Redias, si dhe djalit te tij te vogel, Itan, i cili lindi vetem nje vit me pare. Dritan Hoxha do t’i mungoje Top Channel, pasi do t’i mungoje motori i pashterrshem i ideve, projekteve te guximshme dhe ambicioze qe kerkonte t’i realizonte, dhe ti realizonte shpejt, ashtu sic edhe ai vete jetonte jeten e tij, me nje ritem te jashtezakonshem. Dritan Hoxha do t’i mungoje Top Albania Radios, krijeses se tij te dashur dhe te pare mediatike. DigitAlb do te ndjeje mungesen dhe peshen e madhe te kujdesit per kete kompani te madhe mediatike, filialet e se ciles Dritan Hoxha i rriti me dashurine qe nje baba rrit femijet e tij. Por ne nje fare menyre Dritan Hoxha eshte kudo, ne cdo qelize te Top Medias, ne cdo sekonde qe ne transmetojme ne eter. Ne eter aty ku tani endet edhe shpirti i personit qe u njoh si Tani i Topit dhe si i tille do te mbahet mend pergjithmone. Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi ne mengjes, pikerisht pak metra larg vendit, per te cilin ajo rrihte me fort, prane studiove te Top Channel. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted May 25, 2008 NGUSHELLIME TE SINQERTA NE EMER TE STAFIT DHE TE ANETAREVE TE VERIU PORTAL ,FAMILJES SE DRITAN HOXHES !!!!!!!!!! Perballe humbjes se nje njeriu cdo koment i metejshem eshte i kote. Share this post Link to post Share on other sites
Ina_84 5 Report post Posted May 25, 2008 Zoti na merr njeriun qe duam,e na jep force x ato qe kemi prane.... Ngushellime familjes.... Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted May 25, 2008 Ngushellimet me te sinqeta per familje Hoxha. Duhet te pranojme te gjithe pa marre parasysh pikpamjet tona se ai ishte njeriu qe terhoqi zvarre progresin teknologjik ne shqiperi. U prehte ne paqe! Share this post Link to post Share on other sites
notis 0 Report post Posted May 25, 2008 Gjynah per ato kalamajt e shkrete te tij qe cfare babet paskan pase edhe qe nuk i paska dashte hic Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted May 26, 2008 Ngushellime e mia familjes Hoxha! Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted May 26, 2008 heh....ngushellime.....ajo gje e mire qe duhet thene per kete njeri dhe do mbahet mend gjate eshte se ky mban vulen e modernizimit te medias shqiptare,,,,,ku arriti te krijoj nje rrjet te fuqishem ne shqiperi si TOP_MEDIA....me programet qe te gjith i njohim..degjova biles ne nje nga intervistat e shumta qe kane dhene njereze te ndryshem per te se:paisjet teknologjike te top medias ja kalonin edhe paisjeve teknologjike te rrjetit BBC,thonte nder te tjera nje gazetar shqiptar qe punonte per BBC. POR nuk duhet te harrojme edhe anen tjeter te medaljes.Mos harroni se teknologjia e tij e larte kishte edhe anet e keqija sic eshte teknologjija HD (haj de finishen) e cila perdoret vetem nga 6 vende te tjera ne bote,me thoni ju kane xhepa shqipetaret te perballojne keto kosto ? plus qe per ta perdorur tani kete teknologji duhet te blesh aparat te ri te besh se sben abonim te plote 1 vjecar etj sepse perndryshe digitalbin vare ne mullare se nuk ben.e sa e sa ndyshime qe ka bere gjate kesaj kohe ne digitalb vetem e vetem per ti rrjepur nga xhepat shqiptaret.Pa harruar ketu njeanshmerin e theksuar ne thenien e informacioneve dhe poletizimin e flliqur qe mbarte ne vetvete,,,,,,, Share this post Link to post Share on other sites
Ina_84 5 Report post Posted May 26, 2008 .Mos harroni se teknologjia e tij e larte kishte edhe anet e keqija sic eshte teknologjija HD (haj de finishen) e cila perdoret vetem nga 6 vende te tjera ne bote,me thoni ju kane xhepa shqipetaret te perballojne keto kosto ? plus qe per ta perdorur tani kete teknologji duhet te blesh aparat te ri te besh se sben abonim te plote 1 vjecar etj sepse perndryshe digitalbin vare ne mullare se nuk ben.e sa e sa ndyshime qe ka bere gjate kesaj kohe ne digitalb vetem e vetem per ti rrjepur nga xhepat shqiptaret.Pa harruar ketu njeanshmerin e theksuar ne thenien e informacioneve dhe poletizimin e flliqur qe mbarte ne vetvete,,,,,,, Eshte e vertete qe teknologjia e fundit kushton,por ama askush nuk eshte i detyruar qe ta bleje.Dhe per me teper ai qe e ka nxjerre kete teknologji (Paste drite)te fundit ka te drejten e fitimit te tij. Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted May 26, 2008 .Mos harroni se teknologjia e tij e larte kishte edhe anet e keqija sic eshte teknologjija HD (haj de finishen) e cila perdoret vetem nga 6 vende te tjera ne bote,me thoni ju kane xhepa shqipetaret te perballojne keto kosto ? plus qe per ta perdorur tani kete teknologji duhet te blesh aparat te ri te besh se sben abonim te plote 1 vjecar etj sepse perndryshe digitalbin vare ne mullare se nuk ben.e sa e sa ndyshime qe ka bere gjate kesaj kohe ne digitalb vetem e vetem per ti rrjepur nga xhepat shqiptaret.Pa harruar ketu njeanshmerin e theksuar ne thenien e informacioneve dhe poletizimin e flliqur qe mbarte ne vetvete,,,,,,, Eshte e vertete qe teknologjia e fundit kushton,por ama askush nuk eshte i detyruar qe ta bleje.Dhe per me teper ai qe e ka nxjerre kete teknologji (Paste drite)te fundit ka te drejten e fitimit te tij. Ehte e vertete moj ina se nuk te detyron kush ta blesh me zor ate por edhe per HD nuk kane lek shqiptaret mos harro vetem 6 vende te tjera e perdorin mos vadhe jemi ne vendi 7 me i pasur i botes.....jo po do thuash ti cte duhet HD...po ai te gjitha programet interesante ne digitalb aty po i kalonte....pastaj e mban mend ate reklamen___e cju duhet televizioni kur nuk ke digitalb....se me antene te thjesht asgje nuk shikon.Pastaj vete menyra se si e humbi jeten (aksident ne 1 te nates me dashnoren)...tregon per nje person jo serioz...e te mendosh se ne shtepi sic thua ti kishte 4 femi e gruaN !!!!!!?????????? Share this post Link to post Share on other sites
Ina_84 5 Report post Posted May 27, 2008 [ .Pastaj vete menyra se si e humbi jeten (aksident ne 1 te nates me dashnoren)...tregon per nje person jo serioz...e te mendosh se ne shtepi sic thua ti kishte 4 femi e gruaN !!!!!!?????????? Me vjen keq,por ama si moderatore dua te te them qe gjerat personale te çdokujt nuk ka te drejte askush te gjykoje. Nese ka qene serjoz apo ... nuk kemi deshire ti shqyrtojme ne. Ne po flisnim per ate ç°fare ju ka sjelle shqiptareve,sepse na dha mundesine qe nga vende te tjera te botes te shihnim çfare ndodh ne Shqip me ane te digit-alb....(MENDIMI IM) Share this post Link to post Share on other sites
notis 0 Report post Posted May 28, 2008 Po moj Ina por te gjitha ato gjana nuk i ka ba me djerse te ballit por me shume pislleqe qe i din gjith shqiperia edhe e gjithe Tirana edhe digjitalbi eshte veten sistem rrjepes se ne fillim i kane ba me u rregjistru dy here e me pagu dy here me shume se 200000 abonente nga 36000 leke te reja edhe me thuj sa ka vjelle kur personalitet i madh qe na meritoka edhe rrespekt edhe nje njeri me 4 femije nuk i con familjen ne Rome ne Itali edhe ketu shkon mbas kurvave edhe ecen me 250 km ne ore midis Tiranes me marre edhe noj kalimtar ne qafe .Gjithsesi ky eshte mendimi im personal. Share this post Link to post Share on other sites