Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
g°n

MicroSoft Albania qe nuk flet shqip

Recommended Posts

Kane kaluar disa muaj qe nga nenshkrimi i kontrates me Microsoft dhe qeverise shqiptare. Kohet e fundit duket se dicka po leviz ne shqiperi. Qeveria shqiptare ka dhene nje urdher qe te gjitha institucionet shqiptare te legalizojne kopjen e tyre te windows sepse mircosoft ka dhene mundesi qe te gjithe perdoruesit windows te regjistrojne kopjen e tyre deri me 20 qeshor.

Meqe po flasim per perfaqesi te Micosoft ne shqiperi duhet qe te pergatitemi per dicka te tille.

Ne rradhe te pare shqiperia nuk ka nje fjalor te informatikes, tash 17v demokraci askush nga gjuhetaret ta studioje ate. Si per habi Top-Channel intervistoi nje gjuhetare rreth 60vjec i cili shtroi nevojen e nje fjalori informatik por nuk kuptova se ku ishte qellimi i intervistes ne fjale. Un them se pervec gjuhetareve ndihmen me te madhe mund ta japin perdoruesit e informatike sesa thjesht nje perkthyes gjuhetar.

 

Problemi eshte se nuk nevojitet vetem perkthimi i fjales por me e rendesihmja eshte kuptimi, pra, nese fjala tregon veprimin ose nenkupton funksionin.

Le te shohim se si shtetet e huaja kane zgjidhur keto lloj problemesh me gjuhen informatike. Ne rradhe te pare gjuha informatikes eshte pothuajse ne anglisht dhe shume fjale te perdorura kane funksion tjeter ne informatike.

Marrim nje shembull: Fjala File

Francezet e quajne "Fichier"

Italianet e quajne "File" si ne anglisht

Spanjollet e quajne "archivo"

Por ne shqiptaret si do ta quajme? Zgjidhjet mund te jene: Fashikull ose te lihet njesoj si ne anglisht File sepse ne fund te fundit eshte nje fjale qe perdoret vetem ne informatike.

Nje tjeter fjale eshte ajo e "Refresh":

Fregjisht Refresh nuk ndryshon

Italisht Aggiorna

Ne shqiptaret e kemi perkthyer ne disa menyra sipas gustove ose sipas aftesise mendore. Ne paketen e gjuhes shqipe per Windows XP te perkthyer nga vellezrit tane kosovare e kane quajtur Perditesim.

Kjo fjale "Perditesim" eshte perkthim direkt i fjales "Aggiorna" ne italisht por ne shqip shpreh nje veprim qe behet cdo dite dhe nuk ka asnje lidhje me funksionin e fjales ne Anglisht "refresh".

Perkthimet qe i jane bere kesaj fjale jane: Azhornim, Perditesim, Rifreskim por me e peraferta eshte ajo e Rifreskim ndoshta i jep nje kuptim me real funksionit ne informatike. Termi "Refresh" nenkupton nje ri-ngarkim ose ri-kontrollim te te dhenave duke verifikuar nese ka ndonje gje te re ne permbajtjen qe po shikojme.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Guest

file mund te quhet arkivim, ose arkiva

 

refresh ose aggiorna ne shqip mund te quhet rifreskim :D ma mire s'ka

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...