Simba 3 Report post Posted May 14, 2008 Nuk e di se sa te informuar jeni per ate c'fare ndoll ne shqiperi pasi nje pjese madhe juaja(antaret e forumit) jetojne jashte si itali USA etj por besoj do keni degjuar sadopak per gafat ose krimet dhe korrupsionin qe ka perfshire mjeksine shqipetare.....keta mire se marrin leket por te lene edhe te vdesesh....ja disa nga rastet me flagrante te dy javeve te fundit: 1) nje burre ne spitalin nene tereza plagosi mjekun qe kishte marre ne patronazh xhaxhain e tij t cilin e la te vdiste pasi me pare i kishte marre rryshfet dhe i kishte premtuat shpetimin te semurit. 2)Nje vajze nga pogradci vdes pasi kryen operacionin ne nje klinike private gjoja nga me mirat ne pogradec...pasi mjeku i kishte kryer operacionin gabim duk i prere disa nga damart te cillet i shkaktuan hemoragji vajzes dhe si pasoje vdekjn.3) Nje foshnje ne kryeqytet vdes pasi operacioni i kryhet me narkoze.....(mdikament qe jashte nuk perdoret as per kafshet) 4) Nje femi rth 7 vjec ne elbasan humbet pergjithmone shikimin nga gabimi ne mjekim i bere nga mjeku.....dhe sa per ilustrim nje shok imi para ca ditesh vajti ne spital per tu vizituar por......i kerkuan 20 mije lek vec per te shkuar tek lloma e doktorit....!!!!!!!! por me mire qe nuk shkoi thone se .......kushedi si do kishte dale.....Te gjith ne jete kmi nevoje ne jete per mjekun por per keta lloj doktoresh jo........ Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted May 14, 2008 Gjeja me irrituese eshte se sot koleget e mjekut nga progradeci qe la ate vajzen te vdiste per shkak te operacionit ne bajame dolen duke thene se ky mjek eshte i pafajshem. Duhet nje reformim radikal i sistemit te shendetit ne shqiperi sepse mjeket shqiptare e bejne punen e tyre vetem kur tu mbushesh xhepat me lek. Duhen masa ndeshkuese te rrepta kundet korrupsionit ne mjeksi. Dua te shtoj se ata qe vuajne nga bajamet nuk duhet te kryejne operacion. Bajamet ndodhen ne gjendrat e fytit te cilat ndihmojne ne kryerjen e disa proceseve te rendesishme per fytin. Nderhyrja ne gjendrrat mund te jete edhe shkaktar i stimulimit te semundjeve kancerogjene ndaj nuk duhen bere operacion bajamet por vetem te kurohen me ilace. Ne itali me sa di un ka rreth 7 - 8 vjet qe eshte ndaluar kryerja e operacionit ne bajame. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted May 16, 2008 Jam teresisht dakord me postuesit e mesiperm. Eshte e vertete qe mjeket ne shqiperi jane pjese e rendesishme e atij sistemi korruptiv qe ka perfshire vendin. Por shume persona ne kete fushe u hedhin fajin organeve te tjera, sikurse ne rastet e mesiperme mjeket dhe koleget e tyre fajesonin shtetin dhe strukturat perkatese te shendetit publik.Nje gje e tille eshte e papranueshme,per vete faktin se ne Shqiperi, po behen disa gabime qe nuk kane te bejne "fare" (dhe pse nuk perjashtohet faktori infrastrukture dhe mjete teknologjike ne disponim) me profesionin e mjekut.Personalisht kam degjuar me dhjetera raste te ketyre "Kolegeve" qe bejne gabime. Shumica e ketyre gabimeve vjen nga fakti se mjeket (nje pjese e mire e tyre) e shohin profesionin e tyre vetem nga ana e fitimit,duke shtuar se metodat qe perdorin ,si ne ilace ashtu dhe ne teknikat invazive gjate operacioneve jane te mbi 20 vjeteve perpara. Rifreskimi i njohurive te tyre nuk behet,edhe pse kemi struktura qe merren me urdherin e mjekut e gjera te tilla.Ne vendet perendimore dhe ne menyre specifike ne Itali (qe jo rastesisht ka sherbimin shendetsor me te mire ne bote) behen seminare,mesime,dhe prova ndaj mjekeve per te provuar aftesite e tyre ne profesion. Njoh shume "kolege" nga Lezha, disa nga te cilet nga shkolla e mesme. Dicka qe me ka mbetur ne mendje, eshte nje pergjigje e nje shoqe klase qe synimi i saj per t'ju futur mjeksise ishte $$$$$. POR problemet per mjeksine nuk fillojne qe kur marrin mevetsine e profesionit, por shume me perpara,qe ne fillimet e universitetit, atje nuk kane kushte,nuk kane informacionet e domosdoshme ne disponim, vijne ne kontakt me zbulimet shkencore shume vone ne krahasim me vendet e tjera ne bote.Psh. nje zbulim shkecor qe mund te behet tani, duhen 3-5vite per ta edituar,reduktuar,dhe botuar ne anglisht, kur vjen te botohet ne Shqip me gjithe perkthimin,editimin dhe reduktimin e librave marrin po aq vite ne mos me shume.Dmth po te jene aq fatlume studentat tane te mjeksise 10 vite pas gjithe studentave te tjere informohen per ate zbulim. Vete mangesia e faqeve shqiptare per mjeksine ne internete dhe botimi i revistave dhe gazetave shkencore i privon ata nga barazia me koleget perendimore. Shpresoj qe shteti dhe vete mjket te kuptojne misionin qe kane drejt bashkombesave,bashkeqytetareve dhe te afermeve. Ciao Quote Share this post Link to post Share on other sites
Armend Qushku 2 Report post Posted July 2, 2008 Keni shume te drejte qe te tre, ne Shqiperi gjerat jane skandaloze. Por Armend, mos harro se sot mjeket gjuhe te huaja dine, interneti ka arrit dhe nje shqiperi, dyert e botes jan hapur dhe pjesa me e madhe e mjekeve bejne master jashte shteti. Nuk jane dhe aq mbrapa e po te duan mjetet per tu informuar i kane. Mjafton pak vullnet e jo mendja vec per leke. ej po ti cfare ke ndermend te besh? do kthehesh ne shqiperi te zoterosh zanatin apo jo? Ehm ne fillim kur shkon jashte ke vetem ne mendje per tu kthye, por kjo ndryshon me kalimin e kohes, se shikon mundesite edhe "potencialitetet" qe mund te ofrojne vende te tjera. Akoma s'ia bej vetes kete pyetje por eshte nje vendim qe do duhet te marr kur te mbaroj shkollimin, duken shpresuar qe ne Sqhiperi te behet me mire ia le kohes te me tregoje udhen ;) ................... Quote Share this post Link to post Share on other sites