Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Kalvari i adresave web me ".al"

Recommended Posts

a_311.jpgDikush shtoi se fundmi qeveria shqiptare mori ne dore (edhe pse nuk dihet se cfare) "pushtetin" per te qene rregullatore direkte e adresave web shqiptare per prapashtesat (domain ne anglisht) me .al. Por na duhet te shtojme se projekti i qeverise i quajtur "Shqiperia ne kohen e internetit" mund ta quajme totalisht te deshtuar. Perkundrazi, urdheri i fundit i ngjason pak a shume Kubes ku vetem se fundmi ka lejuar kompjuterat personale dhe se shqiperia ende nuk ka mundesi qe nje subjekt privat ose individ te regjistroje nje adrese interneti me prapashtesen e vendit te vet.

Urdheri i fundit thote se:

Rregullat për hapjen e një faqe interneti nga institucionet shtetërore

 

Institucionet shtetërore për hapjen e një adrese interneti duhet të regjistrohen vetëm nën tre domaine. Fillimisht është domaini “gov.al”, e rezervuar për të gjitha institucionet shtetërore, kurse “mil.al” e rezervuar vetëm për Forcat e Armatosura Ushtarake dhe “edu.al”, e rezervuar vetëm për institucionet shtetërore arsimore dhe edukative.

 

-Për institucionet shtetërore është e detyrueshme që domaini të shoqërohet në përputhje të plotë me emrin e institucionit.

 

-Një institucion shtetëror është i detyruar që në konfigurimin e faqes së tij të internetit të mos shmangë dy elemente kryesorë: stemën e Republikës së Shqipërisë dhe pamjen e jashtme të godinës së institucionit.

 

-Institucione shtetërore nuk janë të kufizuara me ndonjë rregullore të posaçme për hapjen e një faqeje interneti, në të cilën pasqyrohen informacione apo të dhëna statistikore përveç drejtorive brenda një drejtorie të përgjithshme që është në varësi të një ministrie.

 

-Institucionet qendrore, duke përfshirë ministritë, Këshillin e Ministrave, Presidencën, Kuvendin dhe institucionet e pavarura kanë parashikuar në buxhet shpenzime deri në 5 milionë lekë të reja në vit. Këtu përfshihen pagat e punonjësve të informacionit, mirëmbajtja e rrjetit, tarifat apo dhe blerja e kompjuterëve.

 

-Në drejtoritë dhe agjencitë në varësi të institucioneve qendrore shpenzimet për internetin kapin vlerën e 2.5 milionë lekëve të reja në vit.

 

Rregullat për subjektet private dhe persona të tjerë

 

Subjektet private dhe individët mund të regjistrojnë faqen e internetit vetëm nën domainet .al si: “com.al”, “org.al” dhe “net.al”.

 

Ajo cfare i duhet ERT (Enti rregullator i telekomunikacionit) jane vetem disa server dhe lidhja me network qe te kemi te gjithe mundesine te regjistrojme nje domain .al.

Kane kaluar 16 vjet kur adresat e para filluan te regjistroheshin ne mbare boten ndersa ne shqiperi vazhdojme te jemi ne epoken e gurit sesa ne ate te internetit.

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...