VeriuPortal 0 Report post Posted May 13, 2008 Dikush shtoi se fundmi qeveria shqiptare mori ne dore (edhe pse nuk dihet se cfare) "pushtetin" per te qene rregullatore direkte e adresave web shqiptare per prapashtesat (domain ne anglisht) me .al. Por na duhet te shtojme se projekti i qeverise i quajtur "Shqiperia ne kohen e internetit" mund ta quajme totalisht te deshtuar. Perkundrazi, urdheri i fundit i ngjason pak a shume Kubes ku vetem se fundmi ka lejuar kompjuterat personale dhe se shqiperia ende nuk ka mundesi qe nje subjekt privat ose individ te regjistroje nje adrese interneti me prapashtesen e vendit te vet. Urdheri i fundit thote se: Rregullat për hapjen e një faqe interneti nga institucionet shtetërore Institucionet shtetërore për hapjen e një adrese interneti duhet të regjistrohen vetëm nën tre domaine. Fillimisht është domaini “gov.al”, e rezervuar për të gjitha institucionet shtetërore, kurse “mil.al” e rezervuar vetëm për Forcat e Armatosura Ushtarake dhe “edu.al”, e rezervuar vetëm për institucionet shtetërore arsimore dhe edukative. -Për institucionet shtetërore është e detyrueshme që domaini të shoqërohet në përputhje të plotë me emrin e institucionit. -Një institucion shtetëror është i detyruar që në konfigurimin e faqes së tij të internetit të mos shmangë dy elemente kryesorë: stemën e Republikës së Shqipërisë dhe pamjen e jashtme të godinës së institucionit. -Institucione shtetërore nuk janë të kufizuara me ndonjë rregullore të posaçme për hapjen e një faqeje interneti, në të cilën pasqyrohen informacione apo të dhëna statistikore përveç drejtorive brenda një drejtorie të përgjithshme që është në varësi të një ministrie. -Institucionet qendrore, duke përfshirë ministritë, Këshillin e Ministrave, Presidencën, Kuvendin dhe institucionet e pavarura kanë parashikuar në buxhet shpenzime deri në 5 milionë lekë të reja në vit. Këtu përfshihen pagat e punonjësve të informacionit, mirëmbajtja e rrjetit, tarifat apo dhe blerja e kompjuterëve. -Në drejtoritë dhe agjencitë në varësi të institucioneve qendrore shpenzimet për internetin kapin vlerën e 2.5 milionë lekëve të reja në vit. Rregullat për subjektet private dhe persona të tjerë Subjektet private dhe individët mund të regjistrojnë faqen e internetit vetëm nën domainet .al si: “com.al”, “org.al” dhe “net.al”. Ajo cfare i duhet ERT (Enti rregullator i telekomunikacionit) jane vetem disa server dhe lidhja me network qe te kemi te gjithe mundesine te regjistrojme nje domain .al. Kane kaluar 16 vjet kur adresat e para filluan te regjistroheshin ne mbare boten ndersa ne shqiperi vazhdojme te jemi ne epoken e gurit sesa ne ate te internetit. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites