Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Alarm! Webfaqe shqiptare me virus

Recommended Posts

a_304.gifKohet e fundit eshte shtuar numeri i faqeve te internetit te infektuara me viruse te ndryshme. Ky alarm eshte dhene nga Synmatec dhe McAfee ku shprehen se rreth 1,3 e faqeve te internetit jane te infektuar nga kode qe egzekutohen ne momentin kur ne vizitojme faqen. Zakonisht kodi egzekutohet si javascript dhe aq me keq nese ai egzekutohet si ActiveX. ActiveX eshte nje lloj shtese ku browserit tuaj i kerkohet te instalohet nje "Controller" qe i nevojitet faqes web te shfaqet ne rregull. Keto kode futen nga hacker per te regjistruar fjalekalime te ndryshme per prishjen e adresave apo per tu futur ne llogari bankare te personave te tjere.

Ky alarm ka perfshire edhe adresat shqiptare ku disa nga ato jane:

 

realiteti.org //Lloji i virusit 'HTML/Infected.WebPage.Gen' [virus]

 

parajsa.com // Lloji i virusit 'HTML/Infected.WebPage.Gen' [virus]

 

gazeta-albania.net //Lloji i virusit 'HTML/Infected.WebPage.Gen' [virus]

 

Keto jane faqet qe deri tani kemi arritur te verifikojme deri tani me ane te programeve antivirus dhe antispyware te cilat kane analizuar kodin e ketyre faqeve. Ne ju keshillojme rreptesisht qe mos te vizitoni keto faqe pa pranine e nje antivirusi apo anti spyware sepse mund te jene fatale per te dhenat tuaja nese ju i perdorni ato.

Gjithashtu ju ftojme te keni kujdes ne rezultatet e kerkimit qe mund te beni me ane te motorit te kerkimit "Google" ku shpesh here mundoheni te vizitoni nje rezultat kerkimi dhe papritmas ri-drejtoheni ne nje faqe tjeter. Kjo do te thote se kompjuteri i juaj eshte i infektuar. Shpesh here google na njofton te mos vizitojme disa adresa sepse ato mund te jene te infektuara.

Si te veprojme?

Zakonisht ky lloj problemi fshihet si nje program ndaj duhet te shkoni tek "Paneli i kontrollit":

Start->Panel control->Add or Remove programs

Aty kontrolloni nese ka ndonje program te instaluar padeshiren tuaj.

Nese ju duhet nje antivirus atehere ne po ju japim disa keshilla se cfare programi eshte me i kompletuar per nje mbrojtje sa me te sigurte, ndaj keshillojme:

 

1.Avira Premium Security

2.Bit Defender Total Security

3.Panda Antivirus Internet Security

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...