Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Pëllumb Syku

Rrefim shokues

Recommended Posts

Rrefim shokues. (i vertete)

 

…eh shikome tani si me ka shkuar halli!

Vetem pak kohe me pare isha nje “scarface” i vertete, ndersa tani, tani jam bere loloje e pordhacit te pare qe me hase ne rruge. Me humbi dinjiteti e autoriteti qe kisha fituar me bemat e mia te jetes keqadashese.

Po pse te ti them ty keto gjera, ti e njeh mire historine time.

A te kujtohet ditelindja ime e njezet e peste? Ishe dhe ti ne feste kujtoj, apo jo?

A te kujtohet rralla e bagjellave qe ziheshin per t’me lepire kepucet e per te thithur pak nga ai miell i bardhe, qe m’i vrau te gjitha qelizat me te mira te trurit. Truperojet e atij vendi dridheshin edhe perpara hijes sime. Ishte kulmi atehere. A te kujtohet, sa langareçe qe ishin te ftuar ne ate feste ne “Old Fascion”? Te gjithe qe me rrinin rrotull si mizat rreth qenefit, duke pritur ndonje myse apo urdher prej meje, veçuar ty dhe Mondin sigurisht; ju jeni njerez mundi dhe djerse, siç ju quaj une. Ju ishit shoket e pjeses se bardhe te jetes sime. Isha bere vertet nje “Al Capone” atehere, i rendesishem ne ate rreth.

…e si e nisa! Ti e di mire si e nisa. Per hall e nisa.

Nenes sime i duhej nje zemer e re, perndryshe do te vdiste e une ndihesha dhe isha i pafuqishem per te perballuar nje situate te tille si ekonomikisht ashtu edhe emocionalisht, qysh pas vdekjes se babait. Nuk arrija te gjeja nje zgjidhje te ndershme. Gimi ishte i futur ne kete mesele qe me kohe dhe une e dija, prandaj shkova te ai dhe i fola per hallin tim. Ai me ndihmoi; ma futi ne çmime, por me ndihmoi. Nje rrenje e vogel me duhej, nuk doja te futesha krejtesisht ne valle. Nisa te shperndaja si mesatare, tre-kater gram ne nate, me nje mase sigurie ekstreme dhe me rregulla strikte me klientet e mi. Me gjithe punen ne fushen e ndertimit arrija te kurseja ne fund te muajit reth gjashte mije euro. Punet po fillonin te shkonin mire. Nenen e kisha sjellur ne Itali dhe po bente te gjitha vizitat e duhura ne pritje te gjetjes se zemres qe i pershtatej asaj.

Nuk e dinte askush pjesen e jetes sime te erret, shqiptaret mergimtare ne Milano me pershendesnin me respekt e me nderimin qe i duhet dhene nje punetori. Me ne fund arriti dhe lajmi se zemra e pershtatshme me grupin e gjakut te nenes u gjet. U gezova pa mase. Shkuam ne Gjermani ku u be dhe operacioni, por pas nje dite nena me vdiq. Doktoret me thane se zemra ish qene teper e fuqishme per nje moshe te thyer si te nenes. U acarova dhe permbysa çdo gje qe me doli perpara, por me kot, asgje s’me ngushellonte dot. Kisha shume pyetje, te cilave nuk u gjija dot pergjigje. Ishte ky çasti kur une bera hapin me te gabuar te jetes sime: fillova te thith nga ai miell i bardhe, i mallkuar. E fillova me doza te vogla, por shpejt dola jek e jek me kursimet, derisa kursimet nuk me mjaftuan. Pa pasur me ç’te humbisja, vendosa ti futem ketij “sporti” me dendesisht, doja te behesha idhull per te gjithe shperndaresit e droges ne mbare boten. Fillova te transportoj nga Amsterdami ne Milano me ngarkesa te medha e fitime te medha. Sfidoja shumkend e pa skrupuj. Ketu pata fat pasi nuk me kapen e nuk me eliminuan. Pastaj ua kalova punen dy “kelysheve” qe me jargaviteshin dhe une merrja nje perqindje te mire nga fitimi i tyre. Siç eshte edhe shprehja; “gur pas guri behet kalaja”; ashtu qe, ashtu e ngrita edhe une kalane time. U ktheva ne leggende te gjalle brenda nje kohe te shkurter neper ate metropol siç eshte Milano. Parate filluan te dyndeshin ne llogarite e mia ne Zvicerr nderkohe qe ne hunden time hynin shume vila me jaguar te parkexhuar perballe. Dy “kelyshet” qe po i beja te pasur, vendosen te me tradhetonin. Me futen ne burg. Akuza ishte; nente kilogram kokaine dhe armembajtje pa leje. Shpenzova gjysmen e kursimeve te mia ne avokatet me me kellqe te atij vendi dhe pasi korruptova krejt gjykaten, dola brenda dy muajsh. U habita kur pashe sesa shpejt kish ndryshuar jeta perjashta. Trafiku im kishte ngordhur. Vetem pak persona me ishin akoma besnike. Trafiku tani drejtohej nga dy “kelyshet”. Pagova profesioniste qe t’i eliminonin ata “kelyshe tradhetar” dhe ashtu u be. Lavdia, nese keshtu mund ta quajme, m’u rikthye serish. Por tani kisha bere shume buje dhe me ndiqte interpoli. Nuk zgjati shume e me zune serish. Me rrasen mbas hekurave per vrasje dhe trafikim droge mes shume akuzave te tjera kalimtare. Harxhova te gjitha parate e mia ne avokate, kesaj rralle. Kur dola pas dy vitesh, bera nje shqyrtim te vogel ndergjegje. Kisha guxuar shume e ne menyre te gabuar, prandaj mendova t’i rikthehem jetes se ndershme, per aq sa do mundja. Vendosa te le edhe drogen. Teper vone!!! Tre persona te maskuar me moren nje nate dhjetori, me çuan ne pyell dhe mi shtypen topet me çekiç, ma laskaruan lekuren me biçak e me ngopen me shkelma. Ne spital doktoret e paafte arriten te shpetonin vetem njeren nga topet e mia. Tani bej ndonje gje te vogel, te jashteligjshme, por me frike se po me kapen me kalbin brenda. Tani ndjehem edhe me pak mashkull gjithashtu.

Duke bere moralin e historise se jetes sime mund te themi se jam: nje “ish Boss” i droges, me nje tope te vetme e pa nje grosh ne xhep ne moshen tridhjete vjeçare, duke lene menjane varesite e mia kundrejt droges e veseve te tjera.

 

* Historia u shkruajt mbi bazat e rrefimit, pa u ndalur ne trillime e zbukurime te metejshme.

 

Gjykoni vete!

Share this post


Link to post
Share on other sites

e cfare e donte nena jeten kur zemra saj blihej me para te pista????me mire nje vdekje me ndergjegje te paster sesa nje jete me para te ndyra,,, nuk e justifikoj dot ate djalin per ate cfare ka bere dhe pse mund ta kete bere ne nje moment te veshtire te jetes se tij,,, ndoshta ajo cfare i bene ne fund ishte cmimi i asaj qe korri gjate kohes kur merrej me trafik,,,dhe vrasjen e dy personava. ndoshta tregohem pak egoiste dhe e pashpirt por njerezit qe merren me pune te tilla heret a vone tduhet te paguajne

Share this post


Link to post
Share on other sites

historia e keti te "gjorit" eshte e njgjashme me qindra histori te tjera te shqipetarve anembane botes te cilet ne kushte te keqija ekonomike ose nevoja te tjera jetike (sic ishte rasti i keti ne tregim qe i duhej te blinte zemer per nenen) i kane hyre rrugeve te pista si krimi ,trafiku,prostitucioni dhe vjedhja......pra nuk duhen pare gjerat kaq ngusht...shqiptaret nuk jane te keqinj,nuk kane lindur hajdute dhe te pandershem por kane qene kushtet e atilla ekonomike kryesisht qe i kane cuar drejt asaj rruge

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ne rradhe te pare te marresh droge nuk ka asnjeri faj pra e merr me plot vetdijshmeri edhe pse ndoshta shumekush te thote qe nuk duhet ta marresh.

Pra tregtia e droges mbahet ne kembe nga klientet dhe jo nga trafikuesit. Personi ne fjale eshte marre nje tregti sic eshte ajo e "Red Bull" apo sic ka qene deri vone ajo e ilacit mjeksor "Aulin".

E dyta, te merresh nje tregti te tille nuk e habitshme te kesh probleme me vrases, policine, kliente etj... ndaj mua nuk me vjen cudi se cfare fundi ka pasur ky person.

Un personalisht, sa here qe degjoj se kapen nje shqiptare per krime te ndryshme them "SHYQYR" dhe skam aspak keq.

Keto lloj gjerash nuk jane te panjohura per asnje prej nesh!

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...