Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Grisëm 7 miliardë lekë në një vit. Alarmohet banka

Recommended Posts

a_297.jpg

Kritika të forta për kulturën e mirëmbajtjes së parave

Mungesa e kulturës së mbajtjes së parasë, vazhdon të mbetet problem për vendin tonë, duke sjellë pasoja të rënda për ekonominë. E lidhur ngushtësisht me efektin psikologjik të prezencës së parasë sa më afër vetes, duke e mbajtur në portofol, në xhep dhe shumë herë në dorë, si rrjedhojë e veprimeve të shpeshta me procesin e shitblerjes, jo qëllimisht i kemi dëmtuar, duke i nxjerrë jashtë përdorimit. Vetëm për vitin që shkoi, shqiptarët kanë "zhdukur" nga qarkullimi rreth 7 miliardë lekë ose 80 milionë dollarë, si pasojë e keqpërdorimit të tyre. Një tjetër shkak që solli rezultatin negativ për ekonominë tonë është se, një pjesë e kartëmonedhave janë prodhuar prej kohësh, si 100 dhe 200 lekëshin. Por në listën e sasisë së kartëmonedhave të dala nga qarkullimi nuk mungojnë dhe prerjet e reja, si 10 mijë lekëshin i ri apo 5 mijë lekëshin. Pavarësisht rritjes së numrit dhe shërbimit të bankave në vend, ose ligjeve fiskale të nxjerra nga qeveria për të ulur informalitetin, shqiptarët preferojnë që me paranë të kenë një kontakt fizik sesa virtual.

 

Raporti

 

Banka e Shqipërisë ka publikuar dje raportin statistikor për vitin 2007, duke hedhur të dhëna financiare rreth aktivitetit të bankës. Kështu, BSH ka paraqitur shifrat e fundit për vitin 2007 dhe 2006 rreth gjendjes së kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim. Për vitin që shkoi, shqiptarët kanë qarkulluar 161,162,000,000 lekë, duke përfshirë dhe sistemin bankar. Ndërsa për vitin 2006, monedha dhe kartëmonedha në qarkullim rezultonin 168,234,000,000 lekë. Pra, nga diferenca mes dy viteve del se, rreth 7 miliardë lekë kanë dalë nga qarkullimi për periudhën që shkoi. Kartëmonedha më e prekur rezulton 100 lekëshi, me rreth 3500 copë të dala nga qarkullimi, si dhe 500 lekëshi me rreth 13 mijë copë të dala nga përdorimi, gjithnjë sipas krahasimit të bërë me 2006. Bie në sy fakti se prerjet e reja 5000 lekëshe nuk i kanë shpëtuar "keqtrajtimit" nga përdoruesit, duke nxjerrë jashtë lojë plot 800 copë.

 

Bankat

 

Roli i bankave në trajtimin dhe mirëmbajtjen e parasë është i domosdoshëm në këtë proces. Që prej pesë vjetësh në vendin tonë kanë hyrë në përdorim kartat elektronike debiti dhe krediti, të cilat zëvendësojnë fizikisht paranë, por që janë tepër komode për t‘u përdorur. Për ta zhvilluar si kulturë të përgjithshme, qeveria shqiptare hodhi hapin e parë të funksionimit të tyre, duke i kaluar pagat e sektorit shtetëror nëpërmjet bankave, numri i të cilave sa vinte dhe rritej. Edhe pse në fillim u duk i vështirë aplikimi i kësaj skeme nga punonjësit e administratës shtetërore, kalimi i pagave me bankë solli detyrimisht përdorimin e tyre ATM-ve (automateve), e si rrjedhojë kartat elektronike. Që nga ajo periudhë e deri më sot numri i ATM-ve siç është raportuar nga bankat, në 31 dhjetor 2007 rezulton të jetë 433, nga të cilat në rajonin e Tiranës janë të vendosura 254 ATM. Të dhënat e fundit (shkurt 2008) flasin për një përdorim të kartave të debitit nga ana e individit deri në 621 mijë dhe karta krediti në rreth 14 mijë. Për sa u përket pikave tregtare (butikë, market, etj), që ofrojnë shërbimin e këtyre kartave, në rang vendi numërohen rreth 2 mijë.

 

Paratë e "grisura"

 

Kartëmonedha më e prekur rezulton 100 lekëshi, me rreth 3500 copë të dala nga qarkullimi, si dhe 500 lekëshi me rreth 13 mijë copë të dala nga përdorimi, gjithnjë sipas krahasimit të bërë më 2006-ën. Bie në sy fakti se prerjet e reja 5000 lekëshe nuk i kanë shpëtuar "keqtrajtimit" nga përdoruesit, duke nxjerrë jashtë loje plot 800 copë.

 

 

 

 

Kartat e kreditit

 

Këto karta janë krijuar që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe t‘ju lehtësojnë pagesat për blerjet dhe shërbimet. Kështu, nëse nuk keni me vete të holla, mund të blini atë që dëshironi, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën e kreditit. Për ta pasur këtë kartë shërbimi, mjafton të kesh një llogari bankare, e cila të autorizon përdorimin e këtij mjeti. Çdo muaj paguhet pjesa e shpenzuar me kartë krediti nga individi për muajin paraardhës ose mund të paguhet e gjithë fatura. Limiti i konsumimit të shumës varion nga paga individuale dhe llogaria bankare.

 

 

Kartat e debitit

 

Ndodh shpesh që termat debit dhe kredit të përdoren si të njëjtë, por në fakt ekzistojnë ndryshime midis tyre. Me një kartë krediti mund të blesh dhe faturën ta paguash më vonë. Shumica e llogarive të kartave të kreditit të lejojnë të mbartësh një shumë të papaguar nga një faturë mujore te tjetra, duke paguar interesat për atë shumë. Zakonisht, duhet shlyer detyrimi sa herë që merr një faturë. Për t‘u pajisur me një kartë debiti mjafton të hapësh një llogari bankare, duke paraqitur një dokument identifikimi dhe një vërtetim individual për të ardhurat mujore.

 

Gjendja e kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim

 

 

31 Dhjetor 2007 31 Dhjetor 2006

Vlera Nominale

LEKë

Copë

(në mijë)

Totali

LEKë (milionë)

Copë

(në mijë)

Totali

LEKë (milionë)

 

 

100 5,906 591 9,244 924

200 13,183 2,637 15,799 3,160

500 52,883 26,441 66,541 33,271

1,000 69,202 69,202 72,601 72,601

5,000 12,074 60,368 11,351 56,755

Monedha 1,923 1,523

161,162 168,234

 

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...