Pëllumb Syku 1 Report post Posted April 1, 2008 Eja te dashurojme prane dritares Tash eja e dashur, te dashurojme prane dritares, qe t’na lakmojne te gjithe kuriozet e mbare lagjes, ata, qe kohen ma renduan mbi shpatulla çdo nate, mungesen tende ne trup, ma gllenden porsi plage. Lakuriq te dashurojme e dashur, pa gajle, deri vone, te krenohemi me afshin e ndezur ne dhomen tone, t’na xhelozojne fqinjet e zgurdulluar, si une me pare, kur s’te kisha prane e kundroja i etur, si lisi i thare. Te çmallemi mu ketu, perpara perdes gjysmehapur, per zerat qe sonte heshtin, por shpesh me kane tallur kur per syçkat e mi tinzar perleshje sensuale aktronin, duke me shpuar ne gjoks, pa ditur se sa me mundonin. Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar, se jeta ka dy faqe, ku veç ne njeren jeton i dashuruar, ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake, qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake. Komentoni poezine time ekzibicioniste nese deshironi! ...pasi mendoj se koha sot mund te jete vertet e tille. Njerezit xhelozojne prane dritares pa e ditur sa vrasin, por duke ditur se dikush po kuriozon. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted April 1, 2008 poezia eshte formuar mire edhe pse disa here duket sikur me shume i mungon ajo sesa vete mardhenia ne pah. do ta vleresoja si jo shume shqiptare, duke pare brumin tone. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted April 2, 2008 poezia eshte interesante....e ane te kesaj poezie duhet tu themi shqipetarve te shohim me shume punet e veta se sa te kerkojne te duken ose te shohin te tjeret se cfare bejne Quote Share this post Link to post Share on other sites
Kristjana 0 Report post Posted April 6, 2008 ''Dashnoret nuk shohin askend ne bote perveq vetes se tyre,por harrojn se bota i sheh'' Ata mire bejne nese nuk ia varin askujt,le te harrojne kur ia vlene. Poezi e bukur,me pelqen. Quote Share this post Link to post Share on other sites
naimmustafa 0 Report post Posted October 10, 2008 Dy te dashuruarve nje gje ju ngulitet ne tru qe ata shohin gjithshka ndersa ata te dy nuk i shikon kerkush,ne nje kohe qe me gjestet qe bejne dallohen fare kollaj. Quote Share this post Link to post Share on other sites