VeriuPortal 0 Report post Posted March 16, 2008 Ka qenë ndezja aksidentale e pirgjeve të barutit të grumbulluara gjatë zbrazjes së gëzhojave ajo që ka shkaktuar eksplozionin fillestar, i cili i ka dhënë jetë më pas një zinxhiri të pambarimtë shpërthimesh. është ky skenari që përshkruan një ekspert ushtarak shumë pranë skuadrave të specializuara që operojnë prej kohësh në sektorin e shkatërrimit të municioneve. Ndërkohë, eksplozionet masive që pasuan kanë ndodhur për shkak të përqendrimit të sasive të konsiderueshme të predhave të magazinuara shumë pranë njëra-tjetrës. Skenar që, sipas burimit, i cili preferon të flasë në kushtet e anonimatit, bëhet i pranueshëm edhe po t‘i referohemi rrjedhës së ngjarjeve të treguara me kalimin e orëve nga dëshmitarët okularë: fillimisht u panë flakë zjarri të pasuara nga disa krisma jo shumë të forta, të cilat, pas rreth 15 minutash, u shoqëruan nga një shpërthimi gjigant, që i hodhi njerëzit që ndodheshin aty pranë deri 7-8 metra larg. "Baruti i zi, me të cilin janë mbushur predhat e artilerisë - vazhdon eksperti - gjatë djegies arrin temperatura deri 3 mijë gradë Celsius, gjë që mund të ketë krijuar edhe kushtet për nisjen e eksplozioneve zinxhir, duke tejnxehur mbushjet e municioneve". Përkundrejt asaj që mendohet gjerësisht, sidomos duke iu referuar përmasave veçanërisht të mëdha të shpërthimeve, sipas ekspertit municioni i magazinuar në depot e Gërdecit ishte i llojit të konsideruar me rrezikshmëri të ulët. Në pjesën dërrmuese bëhet fjalë për predha artilerie të kalibrave të ndryshëm, që nisin nga kalibrat 37, 57, 85, 100 dhe maksimumi 152 milimetrash. Eksperti përjashton çdo lloj mundësie për ekzistencën në depo të armëve me mbushje të mëdha eksplozive. Sqaron se materialet luftarake me rrezikshmëri të lartë, si bomba aviacioni, mina nënujore dhe silurë janë asgjësuar falë një projekti nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes më 15 dhjetor të vitit të shkuar. Ka qenë sasia shumë e madhe e tyre dhe magazinimi nëpër depo sipërfaqësore dhe jo në tunele të posaçme që i dha të tilla përmasa shpërthimit. Përveç vendndodhjes mbi terren, është shkelur çdo standard i mundshëm i ruajtjes dhe magazinimit të materialeve të tilla, duke lejuar ndërtimin e godinave civile në afërsi të zonës. Një tjetër faktor që e ka bërë më të pranishëm këtë rrezik është edhe lloji i municionit dhe sidomos koha e gjatë e qëndrimit të tij në magazina e depo ushtarake. Në pjesën dërrmuese bëhet fjalë për predha kineze e ruse të prodhuara në harkun kohor 1960-1965. Çfarë mund ta ketë shkaktuar shkëndijën fillestare? Me shumë gjasa një gabim njerëzor, shpjegon eksperti, i cili mund të vijë edhe si pasojë e një cigareje të vetme të ndezur. Një rrezik tjetër shumë i madh është edhe prania e rrjeteve elektrike në ambientet ku bëhet çmontimi i predhave dhe zbrazja nga baruti. Nga ana tjetër përjashton çdo mundësi që këto materiale të rrezikshme të jenë trajtuar nga duar jo eksperte, siç u raportua nga disa media, sipas të cilave në fabrikën e demontimit punonin gra e fëmijë. "Në të vërtetë, kompani të këtij lloji pjesën më të madhe të të punësuarve e kanë afruar nga radhët e ish- ushtarakëve, të gjithë specialistë të fushës së armatimit, madje disa syresh edhe me grada të larta, si kapitenë e majorë". Për ekspertin, tragjedia e fshatit Gërdec mund të jetë shkaktuar nga një skenar shumë i përafërt me atë të ngjarjes së 6 majit të vitit 2006 në Dhëmblan të Tepelenës, ku për shkak të shpërthimit të shkaktuar nga një pakujdesi mbetën të vdekur specialistët Ardian Hana e Namik Gjolena dhe u plagosën tre kolegë të tjerë. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted March 17, 2008 Serisht nje tragjedi dhe srish nje ''gabim njerzor'' pas tragjedis ne liqenin e farkes.....Sic e vini re edhe ju jeta ne shqiperi eshte ende e pasigurte dhe kjo jo vetem per faj te njeres pale nese mund ti quajme te tilla qeverine nga njera ane dhe popullin nga ana tjeter.....faji eshte i te gjitheve per jete qe humben cdo dite ne shqiperi duke nisur nga vete populli qe qe luan vete me fatin e tij duke hypur 20 vete ne nje varke per 4-5 persona,duke punuar ne nje uzine cmontimi armesh pa asnje lloj kualifikimi dhe aq me teper familjaret dergojne edhe femijet e tyre te punojne me ''vdekjen e tyre''...pa permendur edhe jete qe humbasin ne aksidente rrugore ku drejtuesit e automjeteve ne shqiperi i ngasin ato pa zbatuar asnje lloj rregulloreje.....por edhe shteti nuk ngelet prapa me gabimet e tij ne rastin e fshatit gerdec ku lejoj cmontimin e gjith ati arsenali luftarak afer nje qendre te banuar dhe nuk inspektoj asnjeher masat e sigurise ne te....e sa e sa te tjera......te cilat ju mund ti permendni dhe jo te heshtni sepse eshte nje ngjarje e cila vetem ne heshtje nuk mund te kalohet.....PRA SHKRUANI.... Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted March 17, 2008 Siguri 100% nuk ka askund, por ajo qe ndodhe ne shqiperi eshte pasiguri 100%. Po un fajin do te doja ta ndaja pak nga te gjithe: Qeveria 90% Populli 10% Kjo sepse njerezit kane ndertuar 10m larg depove te armve duke e ditur qe aty mund te kete rrezik per jeten e tyre. Eshte njesoj sikur te ndertosh shtepine poshte diges se nje hidrocentrali duke shpresuar qe nuk do ndodhe asgje. 90% faji i qeverise sepse ajo duhet te monitoroje dhe te kufizoje ndertimet ne vendet me rrezik per popullsine. Ky eshte treguesi se ne 15v demokraci nuk kemi pasur shtet. Un per vete i kam humbur shpresat se ne shqiperi klasa politike nuk di te beje dhe drejtoje nje shtet, thjeshte nuk jane te afte. Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted March 17, 2008 E0YJAIjGHck Sinqerisht do thoja qe ka qene nje fatalitet po fatalitet ky i ndodhur per neglizhencen e dikujt. Ato materiale luftarake jane transportuar nga Burreli e jane sjelle ne rrethinat e Vores ku kompania amerikane 'SAIC' kishte nenkontraktuar kompanine shqipatre 'ALBA Demil' per cmontimin e armatimeve luftarake qe shteti shqiptar kishte te grumbulluara ne depot e tij qe mbas luftes se dyte boterore. Nga deshmite e shumta qe jane pare,degjuar e lexuar ne keto dite del ne pah fakti se ne fabriken e improvizuar te cmontimit te armatimeve punonin gra,femije,pleq e te rritur pa patur asnje lloj trajnimi per kryerjen e kesaj detyre DHE KJO ESHTE NJE NDER PERGJEGJESITE E ORGANEVE PERKATESE se nuk kan ushtruar as me te voglin kontroll per verifikimin e kushteve te punes. Pastaj te improvizosh nje fabrike per cmontimin e materialeve luftarake ne afersi te nje qendre te banuar eshte si nje akt denimi me vdekje per popullsine.Aty edhe mund te kete qene nje repart ushtarak apo dicka e tille po kurre nje vend per grumbullimin dhe cmontimin e materialeve luftarake dhe per kete pergjegjesi bie perseri mbi shtetin.Transportimi i tyre ka me teper se nje vit qe kishte filluar edhe ne gazeten Panorama ishte ngritur problemi i ketij operacioni para pak kohesh.. askush nuk ja vuri veshin. Te shkretet ata qe kane humbur te afermit e u jane demtuar shpiat se shtetit c ja q.... qeni nanen se duhet me marre nji nga nji pa dallim e me i fut me bajt predha per 5000 leke ne dite e masanej e marrin vesh se ca dmth me punu per me mbijetu se as me jetu s ja del me aq. Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted March 19, 2008 ky brume kete buke nxierr......"c'do popull meriton qeverine qe ka''....ndaj mos u mundoni ta hellni fajin vetem qeverise....ata qe ishin me shpi aty afer fabrikes se cmontimit pse nuk e bene nje here problem rezikun qe u kanosej por perkundrazi shkuan te punonin aty "me cull e me mull" sic thote populli.Biles as opozita jone e nderuar nuk e ngriti asnjeher si problem por vetem tani kerkon te perfitoje reputacion politik me gjakun e shqipetarve dhe fatkeqesine e tyre..... Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted March 20, 2008 Sidoqofte edhe levizja demografike e popullsise duhet te rregullohet nga pushteti qeverises. Faji per shtepite afer depove te armatimeve eshte faj i qeverisjes nga 92 e deri me sot. Pra, jovetem i qeverise Berisha. Sot ndodhi tragjedia e kesaj depoje por shqiperia eshte me rreziqe te tilla duke nisur nga ndertimet e pakontrolluara. Share this post Link to post Share on other sites