VeriuPortal 0 Report post Posted March 10, 2008 TIRANë – Një lojtar i rëndësishëm si Valon Behrami e ka bërë të ditur disa kohë më parë se do të luante për një Kosovë të pavarur. I intervistuar në fund të vitit 2007 nga media zvicerane (“Die Welt Woche” – “Java Botërore”), mesfushori i djathtë i Lacios romane në Serinë A, premtoi se ndonëse e ndjen veten mjaft zviceran, nuk do ta refuzonte dot përfaqësuesen e Kosovës. “Shqipëria nuk ka qenë altenativë për mua, - është shprehur Valoni, - në një Kosovë të pavarur do të luaja për Kosovën, edhe pse kjo shkon kundër logjikës sportive. Nuk ka asnjë keqkuptim, ndjehem zviceran dhe jam krenar që të luaj për këtë vend, por Kosovën nuk mund ta refuzoj”. Behrami pohoi se ka shumë të afërm në Prishtinë dhe se shpesh shkon atje, ndonëse është larguar që 5 vjeç. Po ashtu ai thotë se është takuar me njerëz të politikës dhe me detyra institucionale të Kosovës dhe i ka kërkuar atyre që të ndihmojë me popullaritetin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, lojtarët nga Kosova që luajnë për kombëtaren shqiptare do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat kuqezi, për këtë u ra dakord mes presidentëve përkatës të federatave, Dukës së Shqipërisë dhe Vokrrit të Kosovës. Lexo me shume artikuj Share this post Link to post Share on other sites
Simba 3 Report post Posted March 10, 2008 Tipat e valon berhamit mund te quhen me plot goje mercenar dhe interesaxhi....ai ne te kaluaren ka dashur te luaj edhe me kombetaren shqiptare por e tundoi ideja per te luajtur ne boteror "gjermani 2006" dhe "euro 2008" sepse zvicera ishte vend prites dhe do luante patjeter ne kete veprimtari madhore..keto dhe tundimi financiar e cuan ate drejt kombetares zvicerane...por c'ndoll ? ne vendin e huaj kurre nuk ndihesh dhe respektohesh si ne vendin tend dhe trajtimi qe i kane bere zviceranet ka qene zhgenjyes per berhamin(mosperfshirja ne formacionin titullar,ftohtesia ne ekip ndaj tij etj) e shtyjne behramin drejt kombetares kosovare sepse me shqiperin nuk aktivizohet me dot....moralin dhe "patriotizmin" e keti futbollisti nxirreni vete.......... Share this post Link to post Share on other sites
GenTo 0 Report post Posted March 11, 2008 Jam dakort me ate qe tha antoni me siper (gja e rralle).Valon Behrami i perket rangut te mesem te futbollisteve ne kampionatin italian.Ne kombetaren zvicerane eshte aktivizuar me 'pikatore' dhe qe ne fillim ai ka refuzuar perfshirjen e tij me kombetaren e Shqiperise ne te cilen marrin pjese shume lojtare nga Kosova dhe kjo jo vetem per faktin qe Kosova nuk kishte apo nuk ka akoma nje skuader perfaqesuese por ata jane krenare te perfaqesojne ngjyrat e flamurit shqiptar. Behrami ben pjese ne brezin e futbollisteve qe thjeshte per arsye 'komoditeti' mohojne prejardhjen e tyre.Ne kete grup bejne pjese edhe Zlatan Ibrahimovic qe ka origjine boshniake ( i ati boshniak,e ema kroate) dhe perfaqeson kombetaren suedeze. Zjelko Kalac me origjine kroate por quan veten Australian Mario Balotelli lindur nga prinder nga Ghana dhe biresuar nga prinder italiane.. etj etj qe s po me vine ne mendje. Morali i kesaj pune : NE QOFTE SE NUK E NDJEN VETEN PATRIOT MA MIRE MOS LUAJ ME FANELLEN E NJE KOMBI. Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted March 11, 2008 Po kujt i plasi per Brekramin re. Ai ska goje te flasi per patriotizem... Share this post Link to post Share on other sites