Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Piratet informatike,parajse ne Shqiperi.

Recommended Posts

a_287.jpgShkatërrojnë me dhjetëra faqe interneti, përfshirë dhe atë të Kryeministrisë, pothuajse të gjitha ministrive e vetë Ministrisë së Brendshme, por piratët e internetit janë të pakapshëm. Mungojnë specialistët e mjetet hetimore

 

TIRANë - Të ndërhysh në sisteme kompjuterike apo të shkatërrosh një adresë interneti në Shqipëri, faqe zyrtare ministrish, biznesi apo medie, do të thotë të mos ndëshkohesh e t’ia hedhësh paq. Edhe pse në Kodin Penal ekziston një nen që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, asnjë person deri më sot nuk është gjykuar për ndërhyrje të paligjshme në këto sisteme. Sipas burimeve zyrtare policore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bëhet e ditur se, edhe pse në raste tepër të rralla, në vendin tonë disa faqe zyrtare të institucioneve të ndryshme duke filluar nga Kryeministria e pothuajse të gjitha ministritë, janë fshirë ose janë bllokuar nga të ashtuquajturit “hackers”, thënë ndryshe “piratët e internetit”. Rasti më i fundit ka qenë ai i një viti më parë, kur faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme pati disa probleme dhe nuk mund të lexohej apo të hapeshin materialet e reklamuara aty. Pasi ekspertët informatikë u morën me rastin, rezultoi se dikush ose një grup i caktuar personash akoma të paidentifikuar, kishin bërë një “lojë” me faqen e internetit dhe se ajo ishte bllokuar përfundimisht. Gjatë punës së bërë për të parë se nga vinte virusi, u arrit në përfundimin se kishin të bënin me një sistem virusi interneti me origjinë aziatike, por tek personat të cilët kishin infektuar faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme nuk u arrit kurrë. “Punuam disa javë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me adresën dhe pas punës së bërë, rezultoi se një virus aziatik ishte përdorur për të shkatërruar faqen. Gjetëm llojin e virusit, por tek personi që kishte bërë këtë nuk mundëm të arrinim kurrë. është pothuajse krejtësisht e pamundur. Njerëzit që bëjnë këto gjëra janë shumë profesionistë. Nuk i kapim dot”, - shprehen burimet policore. E ndërkohë, rezulton se në Shqipëri, edhe pse rastet e tilla nuk janë shumë të shpeshta, metodat për hetimin dhe zbulimin e piratëve të internetit kanë shumë mangësi. “është një fenomen krejtësisht i ri, që fatmirësisht deri tani edhe kur kemi pasur raste, nuk kanë sjellë probleme të mëdha. Por edhe nëse do të përballeshim me një situatë aspak të këndshme a alarmante, identifikimi i personave është shumë i vështirë, kjo pasi nuk është shumë e përhapur si vepër penale dhe nuk kemi metoda të specializuara për të kapur apo arrestuar dikë që prish faqe apo adresa interneti”, - theksojnë po të njëjtat burime zyrtare të policisë. Por edhe nëse në të ardhmen do të kemi probleme të tilla, edhe nëse kemi një vepër penale që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, ligji është shumë i butë me ta. Ndërkohë që sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës, asnjë person dhe asnjë çështje nuk po ndiqet penalisht kohët e fundit, për shkak se asnjë rast i ndërhyrjeve nuk është denoncuar në organin e akuzës.

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ky artikull sipas meje tregon se ne shqipri vendet e punes jane te zena nga injorantet dhe njerezit e paafte. Un them se te punesosh ne institucione te ndryshme e sidomos ato te rendesishme duhet te kete nje konkurs dhe vendin e punes ta meritoje me i afti dhe jo djali i shokut, mikut, vellait etj... ndryshe do te vazhdojme te kemi pengese ne zhvillim.

Ne internet nuk egziston anonimiteti absolut askush duhet te mendoje qe kam instaluar nje antivirus apo 10 antiviruse, ndaj askush mund te futet ne kompjuterin tim ose te marre te dhena te rendesishme ne kompjuter. Vetem te dhenat qe na merren nepermjet cookie qe ndodhen ne kompjuterin jane te mjaftushem per nxjerre IP, Fjalekalime, Host, Porte, Browserin, Gjuhen.

Nga cookie mund te nxirren: Nga cila faqe vjen personi, cila ka qene faqja qe ka vizituar pra se te vizitoje nje tjeter.

Coockie permbajne:

Emrin Hostit

Ip

Hosti Vendodhjes

Faqja nga vjen

Sa faqe ke vizituar

Emri i bRowserit

Emri i kodit te browserit

Versioni

Sistemi operativ

Platforma e sistemit

Procesori

Lloji i lidhjes

etj... qe tani nuk me kujtohen.

 

Te ashtuquajturit Hacker per te mbuluar gjurmet ata perdorin PROXY (1) qe sherben per te mbuluar adresen IP te vertete.

Si mund te zbulohet nga vjen nje Proxy. Por para se te zbulojme se nga vjen duhet te dime se cfare eshte nje proxy.

(1) Proxy jane server qe ofrohen nga kompani te ndryshme (zakonisht me pagese) per lundrim te sigurte ne raste pagesash ose edhe thjeshte per lundrim te sigurte. Kjo per mbuluar identitetin e sakte.

Proxerat me te sigurte jana proxerat TOR qe jane nje grup serverash qe transferojne IP nga nje server tek tjetri server. Psh.: Kemi 10 servera proxy dhe kalimi i IP se kompjuterit tone kalon nepermjet 3 severave ne kete rast kemi IP->Server 1->Server 2-> Server 3-> SERVERI WEB (aty ku ndodhet faqja) Keta tre servera proxy nderrojne IP tone duke perdorur IP e tyre keshtu ne jemi mbuluar nga severi proxy.

Atehere eshte aq e thjeshte te gjejme nje hacker duke bere nje kerkese zyrtare ketyre kompanive per dhenien e sakte te IP-se ku eshte perdorur IP Proxy i gjendur.

Ky veprim eshte me i thjeshte kur kemi te bejme me nje kerkese te institucioneve zyrtare te nje shteti dhe me nje veprim pirat ose krim informatik.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ne shqiperi per momentin mungon se pari baza ligjore per ndjekjen penale te ketyre fenomeneve dhe e dyta e me e rendesishmja mungon formimi i duhur dhe praktik i policise per te bere nje cyberlufte.Ne vendet e zhvilluara policia merr ne pune Hackerat e 'penduar' te cilet japin nje kontribut teper te madh ne kundershtimin dhe parandalimin e sulmeve via web.Ne Shqiperi ata qe kane studiuar Information Tecnology,vendi i fundit ku mund te futen ne pune,eshte policia dhe kjo per arsye te rroges se ulet dhe nepotizmit,korrupsionit e militantizmit qe karakterizon shoqerine dhe klasen drejtuese e politike shqiptare.Eshte e vertet ajo qe tha Goni me siper... ma pare marrin ne pune shokun e mikut te vellait qe s ja ka haberin si ndezet pc se sa dike qe eshte me te vertete i zoti....

 

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...