Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
g°n

Urime Kosoves se Pavarur

Recommended Posts

Urime te gjithe qytetareve te Kosoves per pavarsine e shumepritur.

Kjo ishte nje nder parullat e vendosura sot (17-02-2008) ne qytetin e Lezhes.

 

i288870_17022008.jpg

 

p.s Fotografia eshte bere ne levizje dhe nuk eshte shume cilesore... sorry :(

17022008.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Per ne si rrace shqipetari u vu ne vend nje padrejtesi e madhe historike dhe kosova e gezofte pavarsine.......POR........kush e ndoqi aktin e pavarsise dhe deklaratat e bera per kete pavarsi si :deklarata e pavarsis,NJOHJA E KONTRIBUTEVE,synimet per te ardhmen etj emeri SHQIPERI as qe u permend kund a thua se shteti meme shqipetar qendroi indiferent gjate ceshtjes kosovare,a thua se ata i perkisnin nje kombi tjeter dhe jo ati shqiptar.........perse as nje falenderim per gjith ate mbeshtetje politike,ekonomike,strategjike,diplomatike dhe shoqerore qe u kemi dhene as nje fjale per shtetin shqiptar,,,,,!!!!!!!!!!!!? mos harroni se shume kosovare gjate krizes se kosoves ne 1999 kane thene:kurr ne nuk do ta kishim bere gjith keto gjera qe ju po beni sot per ne sic ishte pritja 500.000 kosovareve kur ne nuk kishim buke per vete.....sa per ta ilustruar nje kusheri imi i afert strehoi ne 99 nje familje kosovare dhe e mbajti me gjith te mirat e botes pasi fale zotit kishte ekonomi shume te mire (firme ndertimi)....por ata jo vetem qe shperdoruan c'do gje gjat qendrimit por as edhe nje telefonate falenderimi nuk i erdhi kurr nga ata....PSE GJITH KJO MOSMIRNJOHJE

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nuk duhet te identifikohet nje popull nga disa individ sepse njerez te papergjegjshem ka kudo ,por mjafton te vije dikush nga Shqiperia dhe te shoh se si e presin ne Kosove,un ju siguroj se do hasni ne mikpritje te jashtzakonshme.

Pastaj nuk e di nese e keni percjellur viziten e presidentit Topi ne Kosove te cilit mendoj se ju be nje pritje madheshtore.

MOS HARRONI SE PER TERE JETEN DO JU JEMI MIRNJOHES PER CKA KENI BERE PER NEVE ,edhe nese nuk eshte permendur ne deklaraten e pavarsis kjo do shkruhet ne histori.Ne deklaraten e pavarsis mbeten edhe shume gjera pa u permendur si p.sh. kontributi i presidentit RUGOVA per vite te tera ,e qe beri te na njohe bota.

Por tani e rendesishme eshte se KOSOVA ESHTE E PAVARUR dhe shqipetaret ane e kend botes treguan se dijn te festojn.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ahhhhhhhhh ! Sikur te gjith kosovaret te kishin nje mirnjohje dhe nje emer kaq te bukur dhe domethenes sa keni ju kristjana c'do gje do kishte shkuar me mire per ne shqipetaret anemban kufirit....dhe nuk do kishim pasur keto probleme qe na shoqerojne edhe tani ne shek 21.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Urime gjith popullit Kosovar...Ta gezoni pavarsine....

Te Dielen qe u shpall pavarsia ne Bergamo ishte blocco del trafico (si gati cdo te djele) po ne vialin kryesor kane qene rreth 50-60 makina te mbuluara me flamurin shqiptar qe banin parade....sa burite kane ra ate dite per dy ore e e bukura ishte se nuk kishte polici ti ndalte se qunin rrazista....

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ne nje moment si ky historik per Kosoven eshte me mire te heqim dore nga pakenaqesite individuale (si ato te Antonikas) e te ndihemi nje me kosovaret shqiptare, qe kane hequr te zezat ne shekuj nga serbet, te gezojme e te vuajme se bashku me ta kur behet fjale per gezime e probleme. Nje individ nuk perfaqeson kurre nje popull, i miri apo jo i miri gjenden kudo. Kosovaret jane pjese e gjakut tone shqiptar ashtu siç kane qene ne shekuj, ndaj gjithçka qe ka te bej me Kosoven ka te bej dhe me ne te Shqiperise. Dhe pse institucionalisht, juridiksionalisht e formalisht jemi te ndare, gjithçka tjeter e ndiejme unike me ta, e keshtu do te mbetet perhere sepse jemi nje Etni, nje popull e kjo eshte me kryesorja. Shqiperia ne diten e pavaresise se Kosoves ishte e gjitha nje, te gjithe shqiptaret harruan dallime feje o partie gezonin se bashku, ndoshta i vetmi moment historik qe shqiptaret te gjithe nga jane e nga s'jane pa vene re dallimet e ideve e festuan kete dite te madhe te gjithe se bashku. Do te thoja qe kur flitet per Kosoven gjithe shqiptaret ne bote ndihen nje, i vetmi "kapitull" historik Kosova qe na mbledh te tereve e na bashkon me shume nga çdo "kapitull" tjeter, e ky eshte nje fakt teper pozitiv. Ndaj nga ana tjeter dhe vuajme njesoj si kosovaret kur shohim qe punet nuk shkojne mire ne Kosove, ku korrupsioni e problemet e renda ekonomike kane bere vend mbi kete toke te vuajtur, e nuk do te ndihemi kurre ne paqe ashtu si populli kosovar deri sa te arrijne momentin e madh te Lirise se plote, ate Liri te mohuar padrejtesisht ne shekuj.

pershendetje

Durimi

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...